Ballina
Mirė se ėrdhėt nė Xhaminė e Wels-it "Mesxhid-El-Resul"
Aktivitete
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 27 April 2011

 

  • Raporti i aktiviteteve eshte online ... 

 

Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 27 April 2011 )
 
Mr. Muhidin Ahmeti - Zotimi pėr dashuri dhe unitet vėllezėror
Shkruar nga Web Master   
Samstag, 12 Juni 2004
Image

Mr. Muhidin Ahmeti - Zotimi për dashuri dhe unitet vëllezëror

 

Get Flash to see this player.

Azhornuar sė fundi ( Montag, 26 Dezember 2011 )
 
NĖ TAKIM ME RAMAZANIN
Shkruar nga Administrator   
Donnerstag, 04 August 2011

  MIRË SE VJEN MUAJI   I MADHËRISHËM I RAMAZANIT

 

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ

 

         Muaji i Ramazanit është muaji i mikpritjes Hyjnore, ai është muaji në të cilin i zbriti Kur’ani i nderuar Pejgamberit të Islamit (a. s.). Muaji i Ramazanit është një sofër e hapur që është shtruar për të gjithë besimtarët. Përfitimi ynë nga begatitë e këtij muaji varet nga shkalla e fisnikërisë së shpirtrave tanë dhe fuqisë shpirtërore që zotërojmë.

         Po na vjen edhe një Ramazan. Tani është koha që insani të mendojë për veten e tij. Edhe një vit na u shtua në moshën tonë dhe tani për një vit  jemi më të vjetër. Jemi më afër udhëtimit, të cilin nuk mund të shtyjmë as nuk mund ta shlyejmë (anulojmë). A po përgatitemi për këtë udhëtim?! Ai është i gjatë, i mundimshëm dhe i pasigurt.  Prandaj, All-llahu (xh. sh.) e ka  dhënë tërë dynjallëkun që të përgatitemi për këtë udhëtim. A nuk është  absurde dhe për t’u qeshur të ndërtosh shtëpinë në të cilën do të qëndrosh shkurtë si një kalimtar rasti, apo si një musafir?! “Puno për dynjallëkun aq sa do të banosh në të, e për ahiretin aq sa do të qëndrosh atje!” (hadith). Në qoftë se dëshirosh ta dish se çfarë të pret te All-llahu, mendo çfarë do t’i çosh ti Atij”! Ky është edhe një rast tjetër. E Islami vazhdimisht ofron raste, sepse xhehenemi është vendbanim i tmerrshëm. A po mendon ti o vëlla për këtë?! Çfarë ke planifikuar të bësh për këtë Ramazan?
Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 04 Januar 2012 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
MI’RAXHI
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 26 Juni 2011

Mr. Muhidin Ahmeti

 


 

 

  MI’RAXHI - NGRITJE DHE POROSI  

“Qoftë lartësuar Ai i cili e kaloi robin e vet në një pjesë të natës prej Mesxidi Haramit (Mekës) deri në Mesxhidi Aksa (Jerusalem), rrethinën e të cilit e kemi bekuar, në mënyrë që t’i tregojmë disa nga augmentet tona. Ai me të vërtetë dëgjon dhe sheh çdo gjë”. (Isra: 1)

 

 Me një ngjarje e përjetim jo të zakonshëm, All-llahu xh.sh.  i bëri nder Pejgamberit të Tij të fundit - Muhmmedit a.s. duke ia mundësuar  të bëjë Isran -Udhëtimin dhe Mi’raxhin - ngritjen në çastet më të vështira të jetës së tij.

Ishte viti i dhjetë i Shpalljes hyjnore dhe në atë kohë Muhammedi (a. s.) i humbi dy njerëzit më të dashur. Fillimisht i vdiq axha Ebu Talibi - mbrojtësi i tij besnik dhe përkrahësi i fuqishëm në çastet më të vështira të jetës së tij, e pastaj i vdiq edhe Hadixhja, gruaja e tij e parë, muslimanja e parë dhe bashkëshortja e jetës. 

Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 04 Januar 2012 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 11 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 71 - 74 nga 74
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com