Ballina
Mirė se ėrdhėt nė Xhaminė e Wels-it "Mesxhid-El-Resul"
Ligjėrata dhe hutbeja e ditės sė Xhuma
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 15 Januar 2012
Tema: "Besimi nė dhe kėnaqėsia me caktimin e All-llahut (xh. sh.)"

Xhamia: "Mesxhid err-Rresul" Nė Wels -Austri

 

 

 

Azhornuar sė fundi ( Sonntag, 15 Januar 2012 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
(Video) Die Güte gegenüber den Eltern im Islam
Shkruar nga Administrator   
Freitag, 13 Januar 2012

Get Flash to see this player.

 
 
Ah sikur të ishte …

Njëri nga shokët e Muhammedit a.s. në shtratin e vdekjës i tha tri fjali të cilat të pranishmit rreth tij nuk i kuptuan...

Njëri nga shokët e Muhammedit a.s. në shtratin e vdekjës i tha tri fjali të cilat të pranishmit rreth tij nuk i kuptuan.
Ai tha:
Ah sikur të ishte e re, pastaj kthehej nga agonia e vdekjes dhe thoshte:
Ah sikur të ishte më larg, prapë kthehet nga agonia e vdekjes dhe thotë:
Ah sikur të ishte e plotë.
Azhornuar sė fundi ( Freitag, 13 Januar 2012 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Enigma e vitit 2012
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 28 Dezember 2011
Po hyjmë në vitin 2012, i cili do të kar akerizohet nga një ndërthurje e pashmangshme me vitin 1912, pë r të shënuar ashtu njëqind vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, njërës nga ngjarjet më kulmore të kombit tonë.
 
 
 
 
 
 
 
Dr. Milazim Krasniqi

KU ËSHTË FSHEHUR SHQIPËRIA E KOSOVËS

Po hyjmë në vitin 2012, i cili do të karakterizohet nga një ndërthurje e pashmangshme me vitin 1912, për të shënuar ashtu njëqind vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, njërës nga ngjarjet më kulmore të kombit tonë.
Pra, viti 2012 do të jetë njëfarësoj peng i preokupimit tonë me të kaluarën, e cila për këto njëqind vjet ka ardhur duke u shtresuar, por nuk është sistemuar, sikundër që ka ardhur duke u harruar, por pa u vlerësuar. Barra e vitit që po vjen, rrjedhimisht do të jetë e rëndë për ta mbajtur një vit i vetëm.

 
Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 28 Dezember 2011 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
E ARDHMJA E ARSIMIMIT TĖ MĖTEJSHĖM TĖ IMAMĖVE NĖ AUSTRI DHE EVROPĖ
Shkruar nga Administrator   
Montag, 26 Dezember 2011
 
 
Me datën 17. 12. 2011 në Vjenë në Universitetin e vjenes -instituti për studime shkencore, u organizua Konferenca ndërkomëbtare "Trajnimi dhe arsimimi i imamëve në Evropë. Në këtë konferenecë referuan ekspertë nga vendet e ndryshme të Evropës, të cilët në fokus të diskutimeve të tyre paten temën "Trajnimi dhe arsimimi i mëtejshëm i imameve në Austri dhe më gjerë ne Evropë".  Kjo konferencë u organizuar me qëllim që përvojat e deritashme nga hapësirat evropane të nxisin dhe stimulojnë realzimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për islamin dhe muslimanët në Evropë.

Në konferencë u trajtuan dhe u diskutuan si aspketet shkencore dhe detyrat e një teologjie islame në kontekstin evropian, po ashtu edhe rendësia praktike dhe organizative e arsimit të ardhshëm të imamave.
Me qenë se pritjet dhe kërkesat e organizatave islame kanë rëndësi të madhe, në knferencë moren pjesë aktive edhe përfaqësuesit e shoqatave-Unioneve  islame që veprojnë në Austri.
Ç'është e vërteta, për të strukturuar një teologji islame në universitete, në një afatë më të gjatë, duhet arritur një konsenzus ndërislamik, por që njëkohësisht të jetë i pranuar edhe nga shoqëria austriake. Ky objketiv i gjithmbarshëm shoqëror është i realizueshëm vetëm nëmpërmjet një trajnimi dhe arsimimi islamik -autentik, por në të njëjtën kohë një arsimim i orinetuar për të ardhmën dhe i destinuar të shikojë përpara.
Promotor i organizimit të kësaj konference ishte Prof. Dr. Ednana Aslan (Universiteti i Vjenës) në kuadër të projektit “Kursi universitar (Lehrgang): “Muslimanët në Evropë”
Në konferencë morën pjesë studius dhe profesor nga unversitet e ndryshme nga Gjermania, Anglia, Holanda, Zvicra,  Austria etj. Përveç tjerash, vlen të përmendet se në këtë konferencë morën pjesë me referatët e tyre edhe 4 shqiptarë, tre nga Austria dhe nje nga Zvicra. Nga Zvicra ishte Bekim Alimi – imam dhe mësues i fesë ne Zvicer. Nga Austria: Mr. Muhidin Ahmeti – imam në Wels dhe kryetar i Unionit të shqiptarëve musliman në Austri, Vahidin Behluli –imam dhe mësues  i fesë në Linz dhe Wels, Mr. Zekeria Sejdini – Docent në Universitetin e Vjenës dhe Insbruck-ut.

Në fund konferenca u cilësua si e sukseshme duke marrë parasysh faktin se aty u vunë në pah roli dhe përgjegjësia e madhe e imamit që ka sot në Evropë dhe sfidat e persepktivat e teologjisë islame në kuadër të kontekstualizimit të islamit në Evropë.

Mr. Muhidn Ahmeti
Azhornuar sė fundi ( Dienstag, 27 Dezember 2011 )
 
Vdekja kercenon femijet e Somalise
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 27 Dezember 2011

 


UNIONI I SHQIPTARËVE MUSLIMAN NË AUSTRI NDIHMON FËMIJËT E SOMALISË ME SHUMEN MODESTE PREJ 8.680.00 €

 Në emër të All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderuar qoftë All-llahu i cili krijoi njerëzit dhe i bëri disa prej tyre të pasur, e të tjerët të varfër. Ai është i cili shpërblen ata të cilët bëjnë vepra të mira me shpërblim të dyfishtë, trefishtë e deri më 70.000 herë  më shumë.
Dëshmojmë se Ai është i vetmi All-llah, Krijuesi i çdo gjëje të gjallë dhe jo të gjallë dhe dëshmoj që Muhamedi është robi Tij dhe pejgamberi i Tij, selamet dhe slavatet e All-llahut qofshin mbi të, mbi as’habët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin atë derisa ka jetë në gjithësi.

 

 

Azhornuar sė fundi ( Dienstag, 27 Dezember 2011 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Besimi nė caktimin e Zotit
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 27 Dezember 2011
Jeta e njeriut është e mbushur me të papritura, vështirësi dhe probleme. Gjatë gjithë jetës, njeriu përballet me lloj-lloj hallesh dhe sfidash. Ka gra shumë të mira të cilat divorcohen, ndërkohë që shumë të tjera që nuk i gëzojnë këto cilësi jetojnë të lumtura me burrat e tyre. Ka bashkëshorte, të cilat nuk mund të lindin fëmijë dhe të bëhen nëna, ndërkohë që të tjera pasi lindin i braktisin fëmijët e tyre në spitale, apo në shtëpitë e fëmijës. Ka njerëz të ndershëm dhe të mirë, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ndërkohë që shumë të tjerë të shthurur dhe të korruptuar gëzojnë shëndet të plotë. Një bujk ka nëntë fëmijë, të cilët mezi i ushqen me qumështin e lopës së vetme, ndërkohë që komshiu i tij ka nëntëdhjetë e nëntë lopë, por që nuk ka asnjë fëmijë. Dikush ka vetëm një fëmijë, i cili i vdes dhe e lë qyqe të vetëm, ndërkohë që dikush tjetër ka me dhjetëra fëmijë, por i ka braktisur dhe nuk do t’ia dijë për ta.
Azhornuar sė fundi ( Dienstag, 27 Dezember 2011 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
ISLAMI DHE SHQIPTARĖT NĖ AUSTRI
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 07 Dezember 2011

DUAJA E HATMËS NË XHAMINË E SHQIPTARËVE “MESXHID ERR-RRESUL”

NË WELS –AUSTRI

 

 


 
 “Më të mirët janë ata të cilët e këndojnë
 Kur’anin dhe ua mësojnë edhe të tjerëve”  (Muhammedi SAVS)

 

Për shkak të politikës diskriminuese dhe represionit që ushtrohej në vazhdimësi ndaj shqiptarëve nga sistemi i atëhershëm në Ish-Jugosllavi, shumë shqiptarë që në vitet e shtatëdhjeta u detyruan të largohen nga trojet e tyre dhe të emigrojnë ne vendet e Evropës Perëndimore. Një pjesë prej tyre gjeti vendbanim të përshtatshëm dhe pritje të mirë në qytetin e Welsit të Austrisë së Eperme (Oberösterreich). Të shtyrë nga nevoja për t’u takuar, njohur dhe bashkuar me njëri tjetrin, Shqiptarët themeluan Bashkësinë e tyre të shqiptarëve muslimanë.

 

Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 07 Dezember 2011 )
Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 64 - 70 nga 74
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com