Ballina
Shqiptarėt nė kėrkim tė njė identiteti PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 05 Juni 2012
A ėshtė identiteti i shqiptarėve njė identitet evropian? Apo ėshtė njė identitet me qasje orientaliste? Apo shqiptarėt kanė identitetin e tyre kombėtar tė mirė konsoliduar?

Njeriu, duke lėnė mėnjanė identitetet qė merr pėrgjatė rrugėtimit nė kohė - ka njė identitet tė vetin, atė tė qenies njerėzore . Pra ēdo individ e ka njė identitet tė vetin familjar, fetar, klasor, regjional, kulturor, kombėtar, universal-njerėzor, etj. Nė varėsi tė rrethanave me tė cilat ballafaqohet, ai e pėrforcon njėrin identitet mė fuqishėm se tjetrin. Kjo gjė normalisht vlen edhe pėr shoqėrinė. Pra ky identitet krijohet natyrshėm qė nė lindjen e njė kombi tė caktuar, ndryshon gjatė kohės duke u pasuruar apo varfėruar.

“Identiteti kombėtar unik ėshtė kulminacion i homogjenizimit politik, kulturor dhe zhvillimit ekonomik tė njė populli. Popujt qė mė herėt e kanė arritur kėtė stad zhvillimi kanė ecur mė tė sigurt dhe mė shpejt nė rrugėt e vėshtira tė historisė njerėzore. Nuk ka dyshim se sot, nė kohėt moderne, individi i ėshtė nėnshtruar ndikimeve tė ndryshme globale, identiteteve transnacionale dhe atyre subnacionale. Megjithė ndryshimet dhe paqartėsitė rreth konceptit tė identiteteve qė bashkėveprojnė nė njė individ dhe kolektiv nė tė njėjtėn kohė, nga studiuesit seriozė pranohet fuqishėm ekzistenca e identitetit kombėtar.” Ky identitet i atribuohet njė kombi tė caktuar i pėrcaktuar nga gjuha, gjaku, vendi, historia, etj.

***

“Ashtu si nė shumė procese historike edhe nė procesin e krijimit tė njė identiteti tė fuqishėm kombėtar shqiptarėt janė tė vonuar.” Identiteti shqiptar nė vijimėsi ka qenė i rrezikuar nga fqinjėt tanė, tė cilėt kanė kėrkuar zbehjen apo dhe “ekzekutimin” e tij.

Periudha tė ndryshme tė historisė njerėzore tė njohura si epoka e makinės, epoka e teknologjisė dhe shpeshherė si epoka nė tė cilėn njerėzit e zakonshėm shfaqen nė skenėn historike, epoka e revolucionit shoqėror e industrial, e udhėtimeve hapėsinore e globalizmit, e shteteve tė mėdha e luftėrave botėrore, kanė nxitur pasqyrime tė reja mbi ēėshtjen e identitetit. I tillė ėshtė edhe rasti i Shqipėrisė tė post-komunizmit, nė tė cilėn ka lindur njė diskutim i mprehtė mbi atė se shqiptarėt kanė njė identitet perėndimor (evropian) apo njė identitet lindor (oriental), ku njėra palė ngre hipotezėn e vet dhe hedh poshtė palėn tjetėr qė mbėshtet tė kundėrtėn.

Akademikė, intelektualė, shkrimtarė e politikanė nė vendin tonė pėrpiqen t’i mveshin shqiptarėve njė identitet sipas interesit tė tyre apo me justifikimin “pėr tė mirėn e kombit” duke kamufluar tė vėrtetėn, e cila mund tė jetė shumė mė e lehtė pėr t’u kuptuar dhe akoma mė pak e komplikuar nga ē’paraqitet. Njėra palė mbėshtet idenė apo teorinė e shqiptarėve me identitet evropian (nė kėrkim tė modernizimit dhe evropianizimit tė Shqipėrisė), a thua se “kontinenti mėmė” nuk na pranon nė gjirin e saj nėse nuk kemi identitet evropian?! Ndėrkohė qė nga ana tjetėr, njė palė tjetėr ngulmon nė identitetin lindor tė shqiptarėve, tė kushtėzuar nga ngjarjet dhe rrethanat historike, nė kushtet kur mbi 70% e shqiptarėve i pėrket besimit islam (i ardhur nga lindja).

Hipoteza e dytė hidhet poshtė me ēdo kusht nga e para, qė e sheh si pengesė tė madhe apo si faktor qė e distancon vendin tonė nga “shenjtėria moderne”, Evropa.

Pjesė e kėsaj skene nė rolin e regjisorėve dhe protagonistėve kryesorė u bėnė shkrimtari Ismail Kadare dhe akademiku kosovar Rexhep Qosja nė vitin 2006 pėrmes njė debati publik mbi identitetin, i njohur si “Debati Qose-Kadare”, ku u polemizua fuqishėm mbi rolin e fesė nė identitetin kombėtar tė shqiptarėve tė sotėm. Shkrimtari Kadare mbėshtet konceptin e identitetit evropian tė shqiptarėve nė sprovėn e tij me tė njėjtin emėr, ku konkludon se shqiptarėt janė evropianė se janė racė e bardhė dhe se shqiptarėt nė tė gjitha aspektet kanė identitet evropian. Duke i dhėnė rėndėsi aspektit fetar Kadare pėrpiqet tė gjejė nė rrėnjėt e historisė krishterimin e shqiptarėve duke ia bashkangjitur evropianizimit. Ai shkon mė tej duke arsyetuar se myslimanizmi i shqiptarėve pengon shqiptarėt nė tė qenėt evropianė dhe me njė identitet tė tillė.

Ndėrkohė qė nga ana tjetėr akademiku Qose, thekson rolin e Islamit nė formimin e identitetit tonė kombėtar. Sipas tij ekzistojnė disa nėnidentitete, pjesė e tė cilave edhe ai fetar-mysliman, qė tė bashkuar pėrbėjnė njė identitet kombėtar tė vetėm. Nė kėtė skenė u ngjitėn edhe aktorė tė tjerė si personazhe tė dorės sė dytė, analistė, historianė e shkrimtarė, duke e nxjerrė komponentin fetar jashtė formimit tė identitetit tė njė kombi, madje duke e quajtur identitetin fetar si tė rremė. Sipas analistit Arbėr Xhaferrit, popujt qė nuk kanė identitet kombėtar, pėrpiqen ta sajojnė atė pėrmes fesė, politikės apo pėrkatėsisė gjeografike. Nė kėtė situatė shqiptarėt paraqiten me njė identitet nė “krizė”. Njė tjetėr personazh i kėsaj komedie - do ta quaja, - ishte edhe historiani Kristo Frashėri. Ky fundit kundėrshton tė dy personazhet kryesorė Qose-Kadare qė i kushtojnė njė rėndėsi tė madhe aspektit fetar, duke thėnė se feja nuk ėshtė komponent i identitetit kombėtar. Ndėrkohė sipas Rexhep Qoses, “tė gjitha identitetet – individual e kolektiv, kulturor, fetar, politik, etj. – mund tė bashkohen nė njė tė tėrė tė quajtur identitet kombėtar. Domethėnė qė identiteti fetar ėshtė element, pjesė e identitetit kombėtar.”

Pėrkatėsia islame e shqiptarėve qė shihet si pengesė nga “modernistėt” shqiptarė, bie poshtė si pretendim, nuk e them kėtė pėr tė mbrojtur pretendimin e dytė atė tė njė identiteti lindor tė shqiptarėve,pėrkundrazi, por nė njė shoqėri demokratike qė pretendojmė se jemi, nė njė botė e cila e sheh demokracinė si nivelin mė tė lartė tė lirisė dhe tė drejtave tė individit, nuk ka vend pėr tė tilla komplekse, pasi nė njė shoqėri demokratike ngjyrimi fetar nuk mund tė shihet kurrsesi si pengesė pėr integrimin tonė nė familjen evropiane.

Njė pretendim i tillė bie poshtė edhe pėr faktin se ēdo komb pėrfaqėsohet me identitetin e vet. Evropa ka njė mori kombesh dhe identitetesh nė “barkun” e saj, tė cilat dallohen mes tyre dhe nuk ėshtė e aspak nevojshme, mendoj unė, qė tė na duhet njė identitet evropian tė “flakim” tej kartėn islame pėr t’u pranuar nė Evropė. Nė kėrkim tė identitetit, nė rrugėtimin e gjatė e tė vėshtirė pėr zgjidhjen e kėsaj dileme, shqiptarėt janė pėrplasur herė nga lindja e herė nga perėndimi, me qėllim pėr tė kuptuar vetveten dhe pėr t’i mbijetuar rrymave tė kohėrave moderne. Por mesa duket ata nė asnjė nga kėto dy pole, (Lindje-Perėndim) nuk kanė gjetur identitetin e tyre, ose tė paktėn nuk e kanė dalluar dot se me kė kanė mė shumė ngjashmėri.

Mesa duket ata qė pėrpiqen t’i mveshin shqiptarėve njė identitet sipas shijes dhe preferencave tė tyre, harrojnė elementet kryesorė qė e pėrcaktojnė ekzistencėn e njė identiteti kombėtar si: gjuha, historia, tradita, zakonet, vendndodhja gjeografike, etj.

Me tė drejtė profesori boshnjak Adnan Silajdzic thotė: “Asnjė vepėr qė synon tė trajtojė krizėn e njeriut modern, enė veēanti krizėn e identiteteve... nė botėn moderne kulturore e historike, nuk mund tė lėrė pa trajtuar edhe konceptet e traditės dhe modernizimit.”

Tradita e njė populli nė tė cilėn pėrfshihen zakonet normative dhe intelektuale, tradita e tij kushtetuese dhe shpjeguese, nuk mund tė shihen si tė ndara nga identiteti, pasi ato janė elemente tė lidhur organikisht dhe qė pėrcaktojnė identitetin e njė populli tė caktuar.

Rėndėsinė e traditės Silajdzic e ngre nė nivele universale, kur thotė: “Nėse e gjithė pėrvoja shpirtėrore, intelektuale dhe kulturore e njė populli tė caktuar, pėrfytyrohet si njė pemė e vetme me shumė degė, atėherė tradita pėrbėn rrėnjėt e saj: sikurse edhe pema pėr tė mbijetuar e pėr t’u rritur, duhet tė ketė rrėnjė tė forta, qė e ushqejnė dhe e bėjnė tė ēelė filiza tė rinj vit pas viti.”

Ashtu sikurse popujt nė tėrėsi, edhe shqiptarėt nuk mund tė ekzistojnė pa njėtraditė tė vetėn, traditė e cila modelon identitetin e tyre. Kjo do tė thotė se askush nuk mund tė mbajė njė qėndrim asnjanės ndaj traditės. Nė njėfarė mėnyre ne jemi nė marrėdhėnie tė pėrhershme me tė, si njė element i pandashėm me identitetin. Rrjedhimisht tradita pas gjuhės ėshtė pėrcaktuesi kryesor i identitetit tonė autentik, paēka se kohėt e fundit modernia dhe dėshira pėr tė vrapuar drejt modernizimit po zbeh elementet e traditės sonė shekullore.

Shkėputja e plotė (shkencore dhe teknologjike) nga tradita ēon nė shfaqjen e krizės sė identitetit e pėr rrjedhojė qoftė si individ, qoftė si anėtarė tė shoqėrisė ne shndėrrohemi nė objekte tė thjeshta qė shfrytėzohen nė mėnyrė tė paskrupullt nga pushteti i shkencės dhe i teknologjisė moderne.
Do tė kishim marrėdhėnie tė mira me traditėn, vetėm atėherė kur nuk do ta konsideronim si njė njėsi tė ndarė apo tė pandryshueshme, por si njė proces jetėsor, dinamik e cilėsor.” Po sipas Silajdzic, nga pikėpamja funksionale tradita ka njė rėndėsi tė trefishtė:

Sė pari, ajo ėshtė nė themeltė zakoneve tė njė populli tė caktuar. Sė dyti, tradita siguron vazhdimėsinė, ruan vlerat ekzistuese dhe i transmeton apo i pasuron ato pėr brezat e ardhshėm. Sė treti, tradita ka njė rol edukativ pasi pėrbėn vetėdijen dhe unitetin pėr tė duruar.

Kėshtu, pėrkundėr traditės tonė ashtu si pėrkundėr ēdo tradite tė ndonjė populli tjetėr nė botė, qėndron si antitezė moderniteti i saj, i cili gėrryen e shkėrmoq ēdo ditė e mė tepėr themelet e traditės sonė.
Qytetėrimi modern i hedh poshtė tė gjitha gjėrat tradicionale, e sidomos ato me “nėnshtetėsi” fetare. “Pėr rrjedhojė, mund tė themi me siguri se thelbi kulturor i modernizimit ėshtė mania pėr tė harruar (pėrfshirė edhe veten)...Nė kėtė mėnyrė, modernizmi me teoritė e tij tė veēanta qytetėruese ėshtė antitezė e traditės.”

Pėrballė dėshirės sė madhe tė shqiptarėve pėr t’u bėrė pjesė e familjes evropiano-perėndimore, shoqėria jonė gjendet nė udhėkryqe tė njėpasnjėshme. Perėndimi i qytetėruar me mitet e tij tė famshme tė arsyes, shkencės, progresit material, konsumit, demokracisė na ka ēuar drejt njė pesimizmi duke menduar se ne e kemi tė pamundur t’i qasemi kėtyre arritjeve qė, siē e thashė mė lart, janė vetėm mite dhe si tė tillė nuk do tė na shėrbenin shumė.

Me tė drejtė Prof. Dr. Andan Silajdzic nė librin e tij “Muslimanėt nė kėrkim tė njė identiteti” ngre shqetėsimin, se si mund tė kujdesemi pėr traditėn tonė shpirtėrore, kulturore dhe fetare nė njė kohė tė tillė. Pra si mund tė kujdesemi ne pėr traditėn tonė nė njė kohė kur jemi nėn presionin e pėrshtatjes - i referohem profesorit boshnjak Adnan Silajdzic, pasi si vende me traditė myslimane si Bosnja ashtu edhe Shqipėria, kanė shumė tė pėrbashkėta nė problemet qė shqetėsojnė kėta dy popuj - kėshtu tradita shqiptare ėshtė nė njė krizė tė dyfishtė atė tė pėrshtatjes dhe krizės sė identitetit.
Kėto dy kriza(pėrshtatja dhe identiteti) janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. “Sa mė shumė qė tradita moderne mundohet tė pėrshtatet nė kėtė epokė laike, aq mė thellė do tė bjerė nė krizėn e identitetit tė vet shpirtėror, kulturor e kombėtar dhe anasjelltas, sa mė shumė qė feja tė mundohet ta afirmojė identitetin e vet vetėm nėpėrmjet ritualeve tradicionale, strukturave tė vjetra teologjike dhe koncepteve dogmatike, aq mė e papėrshtatshme do bėhet pėr shoqėrinė laike tė ditėve tė sotme.”

Silajdzic nė analizėn e tij vėren dy shkolla mendimi qė pėrcaktojnė formėn sociale, politike, kulturore dhe fetare tė botės sė sotme. Ato janė globalizmi nga njėra anė dhe individualizmi e pluralizmi nga ana tjetėr. Globalizmi ka nė thelb, konceptin e tij – modelin transnacional kulturor e fetar, ndėrsa pluralizmi dhe individualizmi synojnė pluralizmin e vlerave individualizuese kulturore e fetare. Kėto dy drejtime shkaktojnė krizėn e identitetit individual dhe atij kolektiv. Detyrimisht shqiptarėt nė kėrkim tė globalizimit dhe pluralizmit e individualizmit rrezikojnė identitetin e tyre kombėtar.

Duke iu referuar mendimeve tė filozofit arab Al-Biruni, arrijmė nė pėrfundimin sė nėse do tė ishim tė gjithė njėlloj dhe do tė mendonim po njėlloj, atėherė nuk do tė ishte e nevojshme ekzistenca e njerėzimit. Nė rastin konkret nuk do tė ishte e nevojshme ekzistenca e kufijve, kombeve, popujve apo kulturave tė ndryshme. Por do tė ishim njė komb i vetėm me njė identitet tė vetėm tė quajtur “njerėzim”.
Nė njė kohė tė tillė pranimi apo njohja e identitetit tonė sa vjen e bėhet mė e vėshtirė dhe polemika tė tilla i bėjnė shqiptarėt mė konfuzė. “Si tė pranojmė identitetin tonė nė njė botė e cila ka humbur ndjenjėn e njė kuptimi tė lirisė..., njė botė e cila ėshtė ndarė nė tė fortė dhe tė dobėt, tė pasur dhe tė varfėr - dhe nė tė njėjtėn kohė, nė njė botė qė mė shumė se kurrė mė parė, po ulėrin pėr dialog dhe bashkėpunim tė afėrt mes kulturave dhe popujve.”

Nė vijimėsi shqiptarėt janė vėrtitur ndėrmjet traditave tė tyre shpirtėrore, kulturore e fetare dhe kulturės moderne. Kjo orvatje shekullore, ndoshta mė e theksuar nė kėto 20 vitet e njė demokracie tė deformuar, ėshtė shfaqur herė me zhgėnjime tė lehta e herė me kriza tė thella identiteti.

Orvatja e shqiptarėve nė kėrkim tė identitetit mes lindjes dhe perėndimit, orvatje qė, pėr mendimin tim, mė shumė se sa e shqiptarėve ėshtė e grupeve tė caktuar tė interesit,ėshtė e dėshtuar. Shqiptarėt kanė njė identitet tė tyrin kombėtar, kulturor, social e fetar, njė identitet autentik, i cili mbėshtetet fuqishėm nė gjuhėn, traditėn, historinė unikale tė kombit tonė, e cila bashkon tė gjithė shqiptarėt si dhe kulturėn e tyre, pavarėsisht se nė rrugėtimin historik mund tė ketė elementė tė importuar nga lindja apo perėndimi. Nė vijimėsi tė mendimit tė akademikut kosovar Rexhep Qose, besoj se identiteti i njė populli nuk ėshtė i caktuar dhe definuar pėrfundimisht njėherė e pėrgjithmonė por ai vjen duke ndryshuar pėrmes pasurimit apo varfėrimit gjatė procesit historik. “Nė procesin historik identitetet marrin dhe japin kulturat e tyre, qytetėrimeve tė kombeve tė tjera.”

Idetė qė krijojnė kulturėn dhe motivojnė e drejtojnė zhvillimin e saj nuk mund tė jenė ekskluzivet pėr askėnd. Secili prej nesh individualisht, nė grup apo nė njė komunitet shoqėror, merr pjesė nė procesin e formimit tė elementeve pėrbėrės tė identitetit, kulturės, zhvillimit kulturor tė botės, si krijues dhe pėrēues.

Diversiteti ėshtė njė thesar i paēmuar i mbarė njerėzimit.

Referencat:


1- Edison Ēeraj, Identiteti, motivimi dhe teksti
2- Samuel P. Huntington, Who Are We?: America’sGreat Debate. London: FreePress, 2005, fq. 4-20
3- Rexhep Qosja, Ēėshtja shqiptare: Historia dhe politika. Prishtinė: Instituti Albanologjik, fq.13.
4- Adnan Silajdzic - Muslims in search af an identity, 2006 fq.55
5- Po aty, fq.56
6- H.Kung - Krishterimi dhe fetė botėrore, fq.20 Londėr 1987
7- Adnan Silajdzic – Sarajevė, 10 janar 2006
8- Rexhep Qosja – Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare



Burimi: www.albeu.com


 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com