Ballina
Trajnimi i imamit dhe sfidat e kohės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Montag, 04 Juni 2012
Mr. Muhidin Ahmeti

„Nė kushtet e sotme tė jetės, zotėron ky ligj absolut: Ajo racė qė nuk i vlerėson talentet e vet, ajo ėshtė e dėnuar nė shkatėrrim…Sot ne e ēojmė pėrpara jetėn tonė, por nesėr shkenca do tė shkojė edhe njė hap mė pėrpara, e pėr fatin e njerėzve analfabetė nuk do tė ketė mėshirė.“
(Alfred North Witehead)

Hyrje
Ėshtė me rėndėsi tė potencojmė qė nė fillim tė kėtij referati qė arsimimi nė pėrgjithėsi ėshtė njė komponentė shumė e rėndėsishme e kulturės islame tė punės dhe strategjisė sė saj. Progresi nė arsim mund tė ēojė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės sė myslimanėve nė Evropė. Ai gjithashtu  mund tė ndihmojė nė pėrshtatjen e tyre mė tė mirė nė mjedisin ku jetojnė, duke u mundėsuar atyre qė tė japin njė imazh pozitiv tė islamit. Kjo fushė ka njė rėndėsi tė veēantė kur ėshtė fjala pėr ēėshtjen e trajnimit tė imamėve dhe mėsuesve tė ardhshėm. Kjo ėshtė  e qartė, sidomos kur e kemi parasysh se ata janė fuqia motorike e integrimit dhe bartėsit mė tė rėndėsishėm shpirtėror dhe kulturor tė islamit.


Tema e trajnimit tė imamėve ka njė rėndėsi tė veēantė nė zhvillimin, integrimin dhe afirmimin e komunitetit mysliman nė Evropė. U pėrcaktova nė  trajtimin e kėsaj teme me qėllim qė tė jap kontributin tim modest nė rishikimin e mundėsive pėr njė pėrparim edhe mė tė madh tė punės sė imamit dhe pėr tė kuptuar tėrė kompleksitetin e rolit tė tij bashkėkohor dhe tė sfidave me tė cilat ai ballafaqohet nė ditėt e sotme.

Roli i imamit nė Evropė

Mė lejoni, tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj konference, qė fillimisht tė pėrgjigjėm nė pyetjen kush ėshtė imami dhe cili ėshtė roli tij nė shoqėrinė bashkėkohore. 

Nė traditėn islame, termi Imam  ka njė kuadėr tė gjerė  referencash, ai ėshtė pėrdorur pėr t'iu referuar udhėheqėsit suprem, siē ėshtė halifja, por edhe njė lideri tė thjeshtė siē ėshtė prijėsi i namazit me xhemat. Pėr tė bėrė dallimin ndėrmjet  kėtyre dy roleve, juristėt tė parin e quajnė si  Al-Imam Al-udhma (Imami i madh) dhe kėtė tė dytin si Al-Imam Al-sughra (Imami vogėl). Brenda kėtyre dy referenca tė spektrit tė gjerė shtrihet roli i imamėve brenda shoqėrive myslimane.

Ėshtė me rėndėsi tė bėjmė diferencimin ndėrmjet kėtyre dy titujve tė Imamit si udhėheqės i komunitetit dhe Imamit si udhėheqės i namazit me xhemat (Vorbeter). Ky i fundit ėshtė njė person i emėruar nga bashkėsia vetėm pėr tė udhėhequr faljen e namazit, gjė qė nė parim mund ta bėjė ēdo mysliman qė di t’i recitojė drejtė disa sure tė Kur’anit. Ndėrsa, imami si udhėheqės i komunitetit ėshtė njė dijetar fetar i trajnuar, i cili ka tė drejtėn dhe ėshtė i autorizuar pėr udhėheqjen e lutjeve rituale (namazeve), pėr predikimin e ditės sė xhuma dhe nė fushėn fetare teologjike ėshtė veēanėrisht i kualifikuar. Njė udhėheqės i namazit (Vorbeter) nuk ėshtė patjetėr tė jetė edhe imam, ndėrsa imami ėshtė gjithmonė edhe njė udhėheqės i namazit (Vorbeter)
Sot nuk ėshtė mė e mjaftueshme qė imamėt tė jenė liderėt shpirtėror tė bashkėsive tė tyre, por duhet tė plotėsojnė edhe role tjera qė kėrkohen prej tyre. Imamėt duhet tė jenė pėrfaqėsues dhe zėdhėnės tė bashkėsive myslimane. Duhet tė jenė tė aftė tė debatojnė  me mediet dhe gazetarėt. Prej tyre kėrkohet tė komunikojnė me udhėheqėsit e feve tjera. Imamėt duhet  tė jenė organizator, intermediatorė tė shkathėt. Duhet tė jenė oratorė, mėsues, trajnerė tė mirė dhe multiplikatorė tė zellshėm. Njė imam i xhamisė ėshtė njė model, drejtues dhe pėrfaqėsues i komunitetit tė tij. Ai ėshtė personi kyē kur ėshtė fjala pėr problemet e individėve, familjeve dhe shoqėrisė. Ai dallohet nga mjedisi i tij nėpėrmjet njohurive tė jashtėzakonshme dhe arsyes. Me fjalė tjera, nė kėtė botė moderne, imamėve u duhet tė pėrdorin metodat moderne me anė tė cilave do t’i drejtohen botės bashkėkohore dhe nė kėtė mėnyrė do tė kontribuojnė qė mesazhi i vėrtetė dhe i pashtrembėruar i islamit tė mund tė dėgjohet. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė imamėt, tė cilėt vijnė nga jashtė Austrisė, tė jenė mirė tė informuar, nėse nuk janė tė trajnohen me kurse dhe seminare me qėllim qė tė kenė sa mė shumė njohuri mbi vendin nė tė cilin mendojnė tė punojnė dhe tė arsimojnė. Tė kenė informacione mbi historikun e atij vendi dhe pozitėn e tij gjeografike. Po ashtu, ėshtė shumė e rėndėsishme ta njohin gjuhėn e popullit tė cilit do t’i shėrbejnė. Ėshtė e nevojshme ta kuptojnė traditėn e tyre, zakonet dhe mėnyrėn e tyre tė jetesės.


Imami – autoritet dhe lider nė komunitet

Imami nė cilėsinė e dijetarit islam ėshtė trashėgimtar i Profeti (s) dhe atė nė bazė tė hadithit,  i cili thotė: “Ulematė janė trashėgimtar tė profetėve tė Zotit”. Prandaj roli i imamit sa ėshtė i ndershėm dhe privilegj, po aq ėshtė i pėrgjegjshėm para njerėzve tė cilėt ia kanė besuar kėtė detyrė. Kėshtu, qė tė ketė sukses nė misionin e tij dhe qė tė jetė i mirėpritur dhe i mirėpranuar nė xhemat dhe bashkėsi imami duhet t’i kushtojė kujdes disa udhėzimeve dhe kritereve tė cilat janė tė rėndėsishme nė ushtrimin e misionit tė tij. Me kėtė rast, mė lejoni t’ju ofroj disa mendime dhe reflektime pėr tėparė se kush ėshtė dhe ēfarė do tė duhej tė ishte njė punonjės nė detyrėn e imamit:
- nė radhė tė parė dhe para se gjithash besimi i fuqishėm dhe siguria e brendshme janė kuintesenca e cilėsive tjera pasuese;
- nėse imami dėshiron ta jetė i respektuar nga  xhemati, ai duhet sė pari ta respektojė atė;
- imami duhet tė jetė i ndershėm, i besueshėm dhe duhet tė punojė nė ekip;
- mendjet e vogla janė tė parėt qė i kritikojnė idetė e mėdha;
- mendja mė sė miri mprehėt pėrmes dialogut;
- gjėja mė e vėshtirė ėshtė ta hapėsh mendjen e mbyllur;
- imami duhet tė jetė i vetėdijshėm  pėr rolin e tij dhe qartė t’i definojė qėllimet dhe qėndrimet e veta;
- imami duhet tė ofrojė zgjidhje e jo t’i pėrshkruajė problemet;
- imami nuk i kritikon njerėzit pėr shkak tė gabimeve, por ju flet mbi problemet;
- imami nuk i gjykon njerėzit por i kėshillon;
- imami duhet tė mėsohet tė dėgjojė atė qė nuk dėshiron ta dėgjojė;
- imami duhet tė kėshillohet me xhmatlinjėt, por para se gjithash ai duhet tė dėgjojė ēfarė kanė pėr tė thėnėata;
- imami duhet tė jetė plotėsisht i pėrkushtuar ndaj punės sė vet;
- imami nuk i sundon njerėzit, veē se i udhėzon ata nė rrugė tė drejtė;
- imami ēdo sukses e ndan me xhematin e tij;
- ndjenja pėr punėn e imamllėkut vjen nga zemra e jo nga librat;    
- imami jep atė ēfarė dėshiron tė merre;
- imami duhet t’i dėgjojė xhematlinjėt ēfarė kanė pėr tė thėnė, sepse duhet ta ndjejnė se edhe ata  mund tė ndikojnė nė ēėshtjet e udhėheqjes sė xhematit;
- imami ėshtė njė person qė u sjell besim dhe shpresė  njerėzve;
- imami duhet ta bėjė, vėrtet, me kėnaqėsi punėn e tij. Ai ēdo ditė zgjohet duke e falėnderuar All-llahun qė i ofroi edhe njė mundėsi qė edhe njė ditė tė bėjė punėn e imamllėkut duke i shėrbyer islamit, myslimanėve dhe njerėzve nė pėrgjithėsi.

Organizatat islame  – imami dhe sfidat pėrballė tyre

Pėr sa i pėrket mendimit tonė parimor, por edhe qėndrimi i shoqatave lidhur me ēėshtjen trajnimit dhe arsimimit tė imamėve nė Universitetet Evropiane nė pėrgjithėsi dhe tė Austrisė nė veēanti, ėshtė i lidhur ngushtė me njėrėn ndėr sfidat e mėdha me tė cilėn ballafaqohen tė dyja kėto institucione. E ajo ėshtė sfida intelektuale. Mė lejoni tė nderuar zonja dhe zotėrinj qė shkurtimisht tė shpalos mendimin tim lidhur me atė se ē’ėshtė sfida intelektuale pėr institucionet tona duke filluar nga imami deri tek Universiteti.

Sfida intelektuale ėshtė njėra nga sfidat mė serioze, sepse superioriteti i Evropės dhe i Perėndimit, burimisht, ėshtė intelektual. Me qenė se po jetojmė nė Evropė dhe e konsiderojmė vetėm myslimanė evropian, nuk mund t’i lejojmė vetės luksin qė tė mos i njohim themelet e civilizimit evropian dhe institucionet e manifestimet e saja themelore. Qė tė konkurrojė islami me sukses nė tregun e lirė evropian tė idesė sė shpėtimit nė garėn pėr shpirtin e njeriut, ėshtė e domosdoshme tė  bėhet njė dallim i qartė nė mes asaj qė ėshtė autentike islame dhe asaj qė ėshtė traditė dhe interpretim.  Duhet specifikuar nė mėnyrė tė qartė minimumin e asaj  qė ėshtė obligative dhe e ndaluar nga ajo qė ėshtė  e pėlqyeshme dhe e qortuar. Pastaj,  pėrgjigjet, tė cilat jepen nė emėr tė islamit duhet tė jenė realiste, tė zbatueshme nė kėtė mjedis duke pasur parasysh gjuhėn e kohės. E gjuha, tė cilėn e kupton gjenerata e sotme e Evropianėve ėshtė gjuha e lirisė, tė drejtės, humanizmit. Pėrgjigjet e pamenduara mirė dhe zgjidhjet jorealiste, tė tilla si ato qė kanė tė bėjnė me pozitėn dhe rolin e gruas nė shoqėri, bashkėjetesėn me jomyslimanėt dhe demokracinė, e dobėsojnė kredibilitetin e islamit si streha e fundit e njeriut bashkėkohor. Si askund nė botė nė Evropė ėshtė e nevojshme qė islamin ta afirmojmė si feja e rrugės sė mesme, feja e lehtėsimeve, tolerancės, universalizmit dhe emancipimit shpirtėror.

Ja, pra kjo ėshtė ajo arsyeja e madhe pėrse ne mbėshtesim idenė mbi“trajnimin dhe arsimimin e imamėve” nė Universitetet shtetėrore anekėnd Evropės dhe sidomos nė Austri. Ky ėshtė mendimi ynė dhe, tė paktėn i shoqatave dhe xhematėve tė nacionalitetit shqiptarė nė Austri, pėrfaqėsues i tė cilėve jam vet. Mirėpo, edhe nėse ekzistojnė individė, imamė apo shoqata tė caktuara, tė cilėt nuk e mbėshtesin kėtė ide, ėshtė detyrė e jonė, nė kėtė rast e nismėtarėve tė kėtij projekti qė tė ngrenė shkallėn e ndėrgjegjėsimit, tė vetėdijes dhe sensibilizimit tė tyre. Kjo bėhet nėpėrmjet  formave tė ndryshme tė bashkėpunimit dhe aktiviteteve tė pėrbashkėta nė mes shoqatave dhe universiteteve. Ky ėshtė pėr mendimin tim hapi i parė nė krijimin e njė atmosferė tė pėrshtatshme pėr tė filluar implementimin e kėtij projekti infrastrukturor si pėr islamin,  po ashtu edhe pėr myslimanėt nė Austri. Hapi i dytė nė kėtė rrugė, do tė ishte fillimi i trajnimit tė imamėve ekzistues qė veprojnė dhe punojnė tashmė sa vite nėpėr shoqatat apo bashkėsitė islame nacionale. Kjo do tė realizohej mė sė miri nėpėrmjet Organizatave kupolė (Dacverband) nė secilėn bashkėsi islame nacionale, natyrisht nė bashkėpunim edhe me BI tė Austrisė. Dhe hapi i tretė, do tė ishte fillimi i implementimit tė projektit mbi arsimimin e mė tejshėm tė imamėve nė Universitete duke hapur degėn e teologjisė islame nė to. Njė pėrvojė e dėshmuar janė edhe fakultetet teologjike islame nė shtetet qė nuk janė larg Evropės perėndimore sikurse ėshtė Turqia, Bosnja, Fakultetet teologjike ne Kosovė dhe Maqedoni, nga pėrvoja e tė cilėve mund tė pėrfitojmė edhe ne kėtu nė Austri.


Ndėrsa pėr sa i pėrket bashkėpunimit tė shoqatave islame me Universitetet, ato pėrfshijnė njė gamė tė gjerė veprimtarish e aktivitetesh qė kanė tė bėjnė, jo vetėm me trajnimin e imamėve, por edhe me funksionimin dhe pėrmirėsimin mė kualitativ tė shoqatave, tė cilat i janė lėnė vetvetes dhe nuk merret kush me  to. Ky bashkėpunim konsiston nė format e ndryshme tė organizimit tė kurseve tė trajnimit dhe seminareve periodike duke u ofruar atyre mundėsinė e zotėrimit tė gjuhės gjermane dhe zgjerimin e kompetencave kulturore. Pastaj, nėpėrmjet seminareve, konferencave, simpoziumeve, panel-diskutimeve dhe vorkshopeve tė ndryshme, tė trajtohen temat si pėr shembull: Historia e Austrisė dhe Evropės; Hyrje nė demokraci, sekularizmi dhe tė drejta e njeriu; Roli i imamit nė Evropė – Sfidat dhe shanset; Krishterimi, Hebraizmi dhe religjionet e bashkėsitė tjera fetare; menaxhimi dhe udhėheqja e komuniteteve (shoqatave) islame, pedagogjia dhe didaktika nė mėsimin fetar nė xhami; nė fushėn e veprimtarisė botuese: literatura  islame pėr fėmijė, revista pėr edukim dhe arsimim etj. etj.

Nė vend tė pėrmbylljes

Situata nėpėr tė cilėn po kalon islami dhe myslimanėt sot nė botė dhe nė Evropė tregon pėr domosdoshmėrinė e sigurimit tė trajnimit tė  Imamėve  pėr tė gjithė udhėheqėsit e ardhshėm fetarė nė komunitet. Pėrpjekjet qė po bėhen kohet e fundit nė kėtė aspekt vėnė nė dukje ndikimin e madh qė kanė udhėheqėsit fetarė nė njė komunitet. Zhvillimi i trajnimeve pėr lidership dhe arsimimi profesional pėr Imamėt do tė rezultonte me tė komunikuarit  dhe tė kuptuarit mė tė mirė tė vlerave islame dhe mėnyrės sė tė jetuarit. Ėshtė thelbėsore pėr Imamėt qė tė kenė akses dhe ta njohin teknologjinė bashkėkohore tė arsimit dhe me sukses e kreativitet te dinė t’i shfrytėzojnė mjetet teknike moderne (sikurse janė kompjuteri, interneti, audio-video aparatet, projektorėt etj.), pastaj tė  pajisen   me doracakė, mjete tė vlerėsimit, vorkshope pėr lidership, nė mėnyrė qė ata tė jenė nė gjendje tė angazhohen me studiues nga fetė dhe organizatat  tjera. Trajnimi pėr kompetencė lideshipi pėr imamėt do tė pėrmirėsonte dialogun ndėrkulturor dhe do tė ngushtonte hendekun qė ekziston mes liderėve islamikė dhe  komunitetit mė tė madh.

Mė sa u tha mė lartė kuptojmė sė ėshtė mė sė e nevojshme qė tė ngritėn institucione tėtilla tė arsimit, edukimit dhe kulturės, tė cilat do tė merreshin seriozisht nė frymėn e mėsimeve tė islamit me arsimimin e imamėve, njėkohėsisht duke respektuar tė gjitha segmentet e arsimit teologjik, pedagogjiko-psikologjik dhe humanist.

Referencat:
  1. Dzemal Salihspahic, Imam, Sarajevo, 1991
  2. Islam in Europe, Graz, 2003
  3. Österreichische Imame –Konferenz, Wien, 2006
  4. Khurram Murad, Da’wah among Non-Muslims in the West, some conceptual and Methodological Aspects, UK.
  5. Osman Sinanovic, Ovisnost o drogaman-multidisciplinarni pristup, Tuzla, 2001.
  6. Novi Muallim, Zeitschrift für Bildung und Erziehungnr, nr. 33 • 21. rebiu-l-evvel 1429. / 29. mart 2008
  7. www.salaminstitute.org/Leadership_Training_for_Imam.
  8. www.islamskazajednica.org/)
  9. www.islam-penzberg.de
  10. www.znaci.com _ Sarajevo-BiH _ 2001_2005
  11. www.znaci.com _ Sarajevo-BiH _ 2001_2009
  12. www.bosanskialim.com
  13. www.strategicdialogue.org
  14. www.islamicity.com
  15. www.isesco.org.ma/english/publications/strategy
  16. www.iiim.info/newiiim
  17. www.igbd.eu
  18. www.rijaset.ba/
Azhornuar sė fundi ( Montag, 04 Juni 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com