Ballina arrow Artikujt arrow Aplikimi i mėsimit fetar islam nė sistemin shkollor tė Kosovės
Aplikimi i mėsimit fetar islam nė sistemin shkollor tė Kosovės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Freitag, 01 Juni 2012
Mr. Muhidin Ahmeti

Mė lejoni tė nderuar pjesėmarrės nė kėtė konferencė qė nė kuadėr tė diskutimeve mbi arsimin fetar si njė kontribut potencial pėr zhvillimin e shoqėrisė  multikulturore tė Evropės sė re, tė jap mendimin tim personal lidhur me rėndėsinė dhe arsyeshmėrinė e inkuadrimit tė mėsimit tė fesė nė shkollat e Kosovės.
Inkuadrimi i mėsimit fetar nė sistemin shkollor tė Kosovės, pėr tė cilin besoj se njė ditė do tė realizohet, sikurse po ndodhė tashmė tre dekada nė pjesėn dėrmuese tė vendeve tė Evropės,  do tė ishte ngjarja  mė  e rėndėsishme kulturoro-shpirtėrore nė historinė mė tė re tė shkollės sonė. Ai pėrsėri do tė ripėrfshinte idenė e Zotit dhe vlerat themelore tė fesė nė arsim, dhe me kėtė do t’i siguronte statusin e vlerės publike; do tė fitonte njė rol tė rėndėsishėm nė sensibilizimin e nxėnėsve pėr ekzistencėn e njėmendėsive jashtėshqisore e metafizike dhe do t’i kundėrvihej reduktimit edhe ashtu fatal tė diturisė nė nivelin mė tė ultė tė manifestimit fizik tė Realitetit.


Ai, (religjioni) po t’i  kushtonim kujdes tė mjaftueshėm, do tė mund tė ishte zėri i kuptimit shpirtėror, dėlirėsisė morale, dashurisė dhe ndjesisė pėr tjetrin; do tė mund tė ishte kėrkesė pėr njė edukim dhe arsimim integral qė do tė mbėshtetej nė vetėdijen qė njeriu nuk ėshtė i lidhur vetėm pėr “errėsirėn” e tokės, por edhe pėr dritėn e  Qiellit, qė ėshtė qenie  e unitetit shpirtėror dhe trupor, d.m.th. unitetit tė atyre vlerave pa tė cilat nuk ėshtė i mundur plotėsimi i njeriut si qenie njerėzore. Mėsimi fetar, po ashtu ka rėndėsinė mė tė madhe pėr ballafaqimin  e nxėnėsit me vetveten, e kjo ėshtė nė funksion tė krijimit tė premisės themelore pėr ballafaqim me tė tjerėt. Nuk ka rrugė pėr tek tjetri pa mbizotėrimin paraprak tė rrugės pėr tek vetja (...). Nėse kultura religjioze dėshiron tė pėrgatitė nxėnėsin pėr takim dhe njohje me religjionet dhe traditat kulturore tė popujve tjerė, mėsimi fetar mund t’i ndihmojė qė pėr kėtė tė sigurojė premisėn e parė themelore.


Njė nga elementet pozitive qė del si pėrfundim i kėtij studimi dhe qė po bėhet gjithnjė e me e qartė dhe mė e pėrhapur nė kėtė shekull ėshtė njohja e rėndėsisė sė trashėgimisė religjioze si njė kodeks i domosdoshėm i kulturės, burim i vlerave etike, ofertė e horizonteve tė kuptimit dhe tė ardhmes; trashėgimi qė duhet promovuar brenda institucionit shkollor; trashėgimi qė mund t’i kontribuojė edukimit tė qytetarisė sė hapur dhe dialoguese kosovare, evropiane dhe botėrore. Shembulli i vendeve ish-komuniste, si dhe diskutimi i hapur mbi konceptin e laicitetit nė Francė, janė shumė tė qartė dhe shumė domethėnėse nė kėtė kuptim. Shkolla merr pėrsipėr, mė shumė se nė vitet e fundit, detyra pėr tė ofruar njohuri lidhur me fenė, me gjuhėn e saj dhe simbolet e saja.

Formula pėr tė cilėn personalisht  mendoj se mund ta ndihmojė shoqėrinė kosovare dhe sistemin arsimor tė saj ėshtė  ajo qė  ofron vetė feja me potencialėt e saja tė pashfrytėzuara  sa duhet deri mė tani. Nėse ka ndonjė popull nė botė qė nuk duhet tė ketė frikė nga feja dhe filozofia e saj vepruese, atėherė ata janė shqiptarėt, sepse feja te shqiptarėt nuk ka qenė asnjėherė problem, pėrkundrazi ka qenė pjesė e zgjidhjes. Tė njėjtin rol ajo mund  ta luaje edhe sot e gjithherė, duke thelluar dhe forcuar edhe mė shumė harmoninė ekzistuese ndėrfetare te fėmijėt dhe rinia shqiptare. Misionin e saj historik tė fisnikėrimit tė shpirtit tė njeriut do ta transferojė edhe shkollė duke u ndihmuar fėmijėve tonė tė formojnė kompetencat e tyre ndėrfetare dhe nė tė njėjtėn kohė tė ruajnė identitetet e tyre partikulare. Feja shpesh sot konsiderohet shkaktare e problemeve nė shoqėritė kulturore. Mirėpo, potenciali i saj pozitiv pėr kohezion  social dhe promovim tė mirėkuptimit midis kulturave shpesh ėshtė minimizuar dhe nėnvlerėsuar. Me fillimin e mijėvjeēarit tė ri dhe  zhvillimeve tė shoqėrisė  globaliste, u vėrtetua edhe njėherė se religjioni ėshtė njė fakt kulturor, po aq universal sa edhe ajri e uji. Se ai zotėron energji tė mėdha qė mundėsojnė ruajtjen e identitetit dhe kontinuitetit fetar dhe kombėtar, metafizik e historik, shpirtėror e moral. Prandaj, mbi bazėn e kėsaj, studiuesit, sidomos sociologet e religjionit, ofruan njė lloj definicioni (pėr aq sa ai mund tė definohet) mbi funksionin  e tij nė jetėn e njerėzve, i cili thotė: "Religjioni ėshtė njė element integrues i kulturės, i cili duhet tė luajė rolin e humanizmit tė shoqėrisė, krijimin e strukturave tė solidaritetit dhe ruajtjen e dievrsiteteve."

Tashmė jam i bindur se feja do ta ketė vendin e vet dhe rolin e saj nė shkollėn e Kosovės sė shekullit 21. Besoj se nuk ka vend pėr dyshime nė kėtė aspekt dhe kjo ėshtė e padiskutueshme, por shtrohet pyetja se ēfarė modeli duhet tė ndjek Kosova nė aplikimin e fesė nė shkollė. Nė kėtė pikėpamje, sot nė Evropė janė tė njohura tre modele tė mėsimit fetar. Modeli konfesional, multikonfesional dhe jo-konfesional. Mendoj se Bashkėsia e islame e Kosovės  duhet tė pėrcaktohet pėr modelin konfesional, prandaj, pa humbur kohė, mė lejoni ta arsyetoj dhe ta argumentoj kėtė.

Mėsimi  fetar konfesional

Pėrvoja e disa vendeve tė mėdha me traditė tė fortė edukativo-arsimore dhe shkollore, nė tė cilat  ėshtė i pranishėm mėsimi  fetar i modelit konfesional "nė kuadėr tė qėllimeve tė shkollės" jo qė nuk duhet neglizhuar, por atė duhet marrė nė konsideratė dhe me seriozitet studiuar. Nė shumicėn e vendeve tė Bashkimit evropian nė shkollat shtetėrore aplikohet mėsimi fetar konfesional. Duke u mbėshtetur nė hulumtimet e bėra kohet e fundit, del qartė nė pah se rruga mė e bazuar dhe mė e pėrshtatshme pėr arsimin fetar brenda institucioneve shkollore publike, pėrveē se ėshtė treguesi mė i mirė pėr nevojat e edukimit, ėshtė edhe njė ofertė pluraliste, nė tė cilėn si shtyllė mbartėse ėshtė mėsimi konfesional (mundėsia u ofrohet tė gjitha bashkėsive fetare nė njė hapėsirė tė caktuar). Krahas mėsimit konfesional ėshtė mirė tė jetė, pėr ata tė cilėt nuk duan tė ndjekin atė, lėnda filozofiko-etike nė tė cilėn do tė ketė vend dhe kontribut pėr tradita tė ndryshme fetare tė pranishme nė njė hapėsirė tė caktuar.

Nė kėrkim tė modelit mė tė pėrshtatshėm konfesional shkollor, duhet marrė parasysh nevojėn pėr tė gjetur stilin dhe metodat qė respektojnė pluralizmin. Nė ēdo rast, theksojnė autorėt, duhet tė shmangen qėndrimet dhe aktivitetet e papėrshtatshme mėsimore sikurse janė: sinkretizmi i cili shpie nė pėrzierjen e religjioneve tė ndryshme;   paraqitja deskriptive dhe fenomenologjike e traditave tė ndryshme fetare, simboleve tė tyre, kodekseve dhe porosive; modeli komparativ qė synon nė njė nivel neutral, tė prezantojė nė mėnyrė komparative pėrgjigje tė ndryshme tė religjioneve nė lidhje me disa ēėshtje nga jeta, shoqėria etj.

Njė lėndė e cila do tė theksonte vetėm elementet e jashtme (traditėn, devotshmėrinė e rėndomtė, institucionet, shtresėzimet historike, etj.), e jo thelbin e vėrtetė tė fesė sė gjallė (tė jetuar), pėr shkak tė tė folurit neutral, do tė mund ta humbiste dimensionin e saj religjioz. Tė kufizuarit e ligjėrimit mbi “historinė e religjioneve” mund tė ēojė nė njė thellim tė relativizmit nė lidhje me problematikėn religjioze dhe tė kuptuarit e religjionit si diēka qė i pėrket tė kaluarės, eventualisht  i dobishėm pėr forcimin e identitetit vetanak kulturor.

Rruga qė duhet ndjekur ėshtė ajo e cila me tė vėrtetė pranon veēantitė (specifikat) e mėsimit fetar shkollor konfesional duke vlerėsuar forcėn e saj. Tė pranuarit korrekt dhe me respekt tė traditave tė ndryshme fetare dhe njė angazhim serioz rreth njohjes sė tyre, ėshtė kėrkesė e domosdoshme dhe kusht pėr realizimin e mėsimit fetar konfesional, por brenda njė projekti tė studiuar mirė.

Mėsuesi/ mėsuesi i fesė ėshtė i pėrfshirė ekzistencialisht dhe profesionalisht nė veprimtarinė  tij  tė mėsimdhėnies nė njė shkollė e cila gjithnjė e mė shumė ėshtė e ndryshme. Ikja nga kjo situatė komplekse dhe pluraliste nuk ėshtė e mundur. Vlerat e vėrteta njerėzore nuk mund tė  transferohen as nuk mund tė kėrkohet prej tė tjerėve qė t’i respektojnė ato pa  dėshminė personale tė mėsuesit: asnjė mėsues nuk mund t’i dėshmojė me besnikėri vlerat e fesė duke  u treguar indiferentė nė krahasim me atė ēka flet. Edhe mė e pabesueshme ėshtė qė ligjėrimi (ekspozimi ) i tillė neutral do tė mund t’i edukonte nxėnėsit pėr tė kuptuarit e vėrtetė  tė “religjiozitetit”. Pėrkatėsia, e dėshmuar publikisht, mė shumė  e garanton tė vėrtetėn dhe i kontribuon asaj se objektiviteti (joreal) i atij qė nuk e pranon anshmėrinė vetanake.

Respekti pėr ēdo nxėnės, modestia karshi tė vėrtetės qė ėshtė gjithmonė mbi tė gjitha pėrpjekjet njerėzore dhe sensi ndaj misteriozes do tė inkurajojnė mėsuesin e fesė qė tė futet nė dialog tė kėrkuar me nxėnėsit, me pyetjet e tyre dhe dyshimet e tyre.

Disa theksojnė se rėndėsia e mėsimdhėnies sė mėsimit fetar nuk ėshtė kryesisht nė rrafshin e pėrmbajtjes. Megjithatė informacioni  religjioz ka vlerėn e vet; kjo ėshtė veēanėrisht e qartė sot kur nė disa vende, por edhe tė ne nė Kosovė, del nė pah problemi i analfabetizmit fetar. Rėndėsia e mėsimit fetar, megjithatė akoma varet nga kuptimi qė informacioni arrin tė shkaktojė tek nxėnėsi. Mėsimdhėnia ėshtė e rėndėsishme kur ndihmon tė jepen pėrgjigje nė pyetjet themelore mbi njeriun, universin dhe Zotin.

Mėsimi fetar konfesional islam

Kriza bashkėkohore e  edukimit dhe arsimimit, e cila nė disa mjedise ka arritur kufijtė e patolerueshmėrisė, nė kushtet tona reduktohet nė parullėn “mbi zhvillimin e gjithanshėm tė njeriut.” Ajo ēfarė u ofrohet tė rinjve nė sferėn e ngritjes nuk i plotėson as nevojat mė elementare, e lėrė mė synimin  e  vėrtetė tė sistemit tė gjithėmbarshėm tė edukimit dhe arsimimit.

Nė mėnyrė qė tė mbizotėrojmė krizėn ekzistuese te ne dhe nė botė, ėshtė e domosdoshme tė krijojmė njė pozicion tė ri metapedagogjik dhe  t’i ofrojmė praktikės edukative njė bazė tė re antropologjike, filozofike dhe para se gjithash tradicionale fetare.

Njė arsimim solid rreth pėrmbajtjes islame i shoqėruar me njė paketė tė mendimit kritik – i cili frymėzon (nxit)  mėsimdhėnie  qė edukon pėr njė qėndrim tė moderuar dhe vetėdije mbi  pėrgjegjėsinė vetanake  sociale me interes publik dhe me njė veprim etik, qė fokusohet nė respektin dhe mirėkuptimin e ndėrsjellė. Islami ofron njė pasuri  pėrmbajtjesore  qė duhet tė pėrshkruhet me konceptin modern tė "edukimit pėr paqe". Ky ėshtė fokusi i punės sė mėsuesit  dhe mėsueses tė arsimit fetar islam.

Programi i mėsimi-besimit islam ka pėr qėllim, pėrmes njohjes dhe mėsimit tė  parimeve burimore vetanake, t'i edukojė fėmijėt dhe tė rinjtė pėr njė ballafaqim tė vėrtetė dialogues me vizionet dhe mendimet e atyre qė besojnė ndryshe ose nuk besojnė fare, me respektimin e  tė tjerėve dhe me njė diskutim tė angazhuar me ta, duke i vendosur nė qendėr tė vėmendjes ato probleme ekzistenciale qė  janė tė pėrbashkėta pėr tė gjitha religjionet dhe pėr tė gjithė njerėzit. Erich Frommi qė herėt pati pohuar qė nė  rrėnjė tė tė gjitha religjioneve ėshtė dashuria. Prandaj, ėshtė e rėndėsishme tė njihen parimet burimore tė besimit vetanak me qėllim qė tė mposhten, stereotipet, paragjykimet dhe keqpėrdorimet e fesė, e cila pėr ēdo besimtar ėshtė diēka e madhėrishme dhe fisnikėruese.


Fėmijėt me anė tė mėsim-besimit nė mėnyrė tė dokumentuar, me shpirt tė hapur pėr dialog, duhet tė kenė mundėsinė t'i njohin bazat e besimit tė vet, ashtu qė t'i garantohet shkollės sė tyre si mėnyra shkencore e procesit didaktik, ashtu edhe respektimi i ndėrgjegjes sė nxėnėsit, tė cilėt kanė tė drejtė ta mėsojnė me vėrtetėsi dhe siguri besimin tė cilit i takojnė. Askush nuk ka tė drejtė, asnjė institucion, qoftė shtetėror apo jo, tė cenojė tė drejtėn natyrore tė prindėrve pėr edukimin e fėmijėve  sipas bindjeve tė tyre fetare  dhe morale. Kjo ėshtė e garantuar me tė gjitha konventat ndėrkombėtare mbi lirinė e besimit dhe lirinė e ndėrgjegjes. Kjo ėshtė e pėrcaktuar edhe  nė Ligjin mbi liritė fetare nė Kushtetutėn e Kosovės.

Nė vend tė pėrmbylljes

Ėshtė fakt qė nė dialogun interdisciplinar me lėndėt tjera mėsimore nė shkollė, me theks tė veēantė nė tė mėsuarit mbi botėn, mbi domethėnien e historisė, mbi bazėn e vlerave etike, mbi raportin ndaj natyrės dhe kontributin e fesė kulturės, mėsim-besimi nė shkollė mund tė forcojė, zhvillojė dhe plotėsojė veprimtarinė edukative tė shkollės.

Tipari dialogues i mėsimit fetar fillon nga fakti qė vetėm ai qė e ka qėndrimin e vet (personal), mund ta kuptojė atė qė  ėshtė tjetėr dhe i ndryshėm me tė cilin rast i hapet rrugė tolerancės sė vėrtetė dhe bashkėjetesės.

Mėsimi fetar islam nė shkollat publike  hap mundėsi tė reja pėr pėrdorimin e metodave moderne pedagogjike dhe didaktike.

Dhe sė fundi, dėshiroj tė theksoj nevojėn qė mėsimi fetar konfesional nė tė gjitha shoqėritė pluraliste tė jetė ashtu i bazuar qė tė promovojė dialogun dhe mirėkuptimin nė mes religjioneve dhe botėkuptimeve tė ndryshme, t'i  kontribuojė bashkėjetesės midis njerėzve dhe tė hapė forma tė reja tė bashkėpunimit me bashkėsitė fetare.

P. S. Artikulli ėshtė lexuar si referat nė Konferencėn ndėrkombėtare: Edukata fetare" ne sistemin shkollor nė Kosovė” organizuar nga Bashkėsia islame e Kosovės me 14-15 mars 2011.

Referencat
1.  Adnan Aslan, Religiöse Erziehung der muslimischen Kinder ind Deutschland und  Österreich, Stuttgart, 1998.
2.  Kalb/Potz/ Schinkele, Religionsrecht, Wien, 2003.
3.  Ednan Aslan, Islamische  Erziehung in Europa (Islamic Education in Europe), Wien, 2008
4.  Österreichische Imam-Konferenz – Aktivitäten der Islamischen Galubensgemein-schaft in Österreich, Wien, 2006
5.  Islam in Europe, Europäische Islam – Konferenecen der Islamischen Glaubens-gemeinchaft  in Österreich (II) Wien, 2006
6.  Novi Muallim, nr. 4,  Sarajevė, 2000
7.  www.islamgjakova.net/artikulli.
8.  www.wien.gv.at/bh-hr-sr/zajednicki-zivot/religija.htm
9.  www.wapedia.mobi/hr/Obrazovanje_u_Austriji.
10. www.euro-islam.info
11. www.islamawareness.net/Europe/Austria/early.html
12. www.bs.wikipedia.org
13. www.integrationsfonds.at/
14. www.schulamt-islam.at/
15. www.islaminitiative.at
16. www.diepresse.com/home/panorama/oesterreich/
17. www.dzematsg.ch/html
18. www.bsr.tsn.at/pix_db
19. www.veraznanjemir.bos.rs/
20. www.regionalexpress.hr/site/more/
21. www.iltizam.org/tekstovi/read/1919/
22. www.islamska-zajednica.hr/vijesti/udzbenici.




Azhornuar sė fundi ( Freitag, 01 Juni 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com