Ballina arrow Hutbe arrow Hyrja nė tri muajt e bekuar
Hyrja nė tri muajt e bekuar PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 27 Mai 2012
Mr. Rejhan Neziri


 

„Zoti juaj ka thėnė:’Lutmuni Mua, Unė ju pėrgjigjem! E ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė nė Xhehennem tė nėnēmuar“ (el-Mu’min/el-Gafir:60).  

Muslimanė tė nderuar!

All-llahu xh. sh. i ka dalluar disa pjesė tė kohės prej disa tė tjerave, duke lėshuar nė to mėshirėn dhe mirėsinė e Tij pėr krijesėn mė tė pėrsosur-njeriun. Prej ditėve tė javės e ka dalluar tė premten-xhumanė; prej netėve tė javės: natėn e xhuma; prej atyre tė vitit: natėn e Regaibit, tė Miraxhit, tė Beratit e tė Kadrit; prej muajve hėnor: Rexhebin, Sha’banin dhe Ramazanin.


Falė i qofshim Zotit, i Cili na mundėsoi qė edhe njė herė t’i mbėrrijmė muajt qė, populli ynė i lidhur me gjithė zemėr pėr Fjalėn e Zotit, zakonisht i quan “Tri muajt e bekuar”, nė tė cilėt fillojnė tė hapen valėt e rahmetit-mėshirės, nė tė cilėt nėpėr zemra bėjnė vend ndjenjat shpirtėrore, nė tė cilėt Zoti i hap dyert e rahmetit e tė faljes.

Sot ėshtė dita e parė e muajit Rexheb, pėr vlerėn shpirtėrore tė tė cilit flet tėrthorazi edhe All-llahu xh. sh. nė Kur’an po edhe Pejgamberi a. s. drejtpėrdrejtė nė hadithet e tij. Kėshtu All-llahu xh.sh. thotė: “Te All-llahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si ėshtė nė librin e All-llahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn. Prej tyre katėr janė tė shenjtė. Kjo ėshtė fe e drejtė. Pra, mos e ngarkoni (me mėkat) veten tuaj nė ata (katėr muaj)!” (et-Tevbeh:36). Pejgamberi a.s. duke i komentuar muajt e shenjtė tė pėrmendur nė Kur’an, thotė: “Sigurisht qė koha rrjedh ashtu si e ka krijuar All-llahu qė nga dita e parė. Viti ka dymbėdhjetė muaj. Katėr prej tyre janė tė shenjtė, tri prej tė cilėve vijnė njėri pas tjetrit. Ata janė: Dhu’l-Ka’deh (muaji i 11), Dhu’l-Hixhxheh (muaji i 12), Muharrem (muaji i 1) dhe muaji Rexheb (muaji i 7), i cili vjen ndėrmjet muajve Xhumadije’l-Ahir dhe Sha’ban e qė ėshtė muaji i fisit Mudar” (Buhariu, Tefsir, sureja 8, 9; Bed’ul-Halk, 2; Megazi, 77).

Katėr muajt e shenjtė tė cilėt i pėrmend Kur’ani, edhe nė kohėn arabe paraislame, pra tė xhahilijjetit, janė respektuar si tė shenjtė dhe nė ta ka qenė ndaluar lufta, bastisja e plaēkitja dhe secili e ka ndjerė veten nė rreth tė sigurt. Me ardhjen e Islamit, nderi e respekti ndaj tyre vazhdoi akoma, bile u begatua edhe me dy netė tė bekuara siē janė nata e Regaibit dhe e Miraxhit.

Nė kėta muaj tė bekuar, Pejgamberi a.s. bėnte ibadet mė shumė se ēdo muaj tjetėr dhe ia bashkėngjiste kėtė dua-lutje: “O Zoi ynė! Na beko muajin Rexheb e Sha’ban dhe na mundėso ta mbėrrijmė muajin Ramazan!” (Ahmed b. Hanbel, Musned, 1/259). Nė njė hadith tjetėr ai thotė: “Muaji Rexheb ėshtė muaji i All-llahut, muaji Sha’ban ėshtė muaji im, kurse muaji i Ramazanit ėshtė muaji i ummetit tim” (Axhluni, Keshfu’l-Hafa, 1/423).

Nuk ka dyshim se kėta muaj janė njė shans i mirė pėr t’i qetėsuar shpirtrat tanė tė trazuar me punėt e rėnda tė dunjasė e pėr t’u strehuar e mbėshtetur nė mėshirėn dhe faljen e All-llahut xh.sh. me gjithė vetėdijen tonė si robėr tė Atij qė jemi. Lutjet, pendimet e teubet, tė mirat e pėrgjithmonshme, gėzimet dhe hidhėrimet qė ndahen me gjithė zemėr me tė tjerėt, shpėrblimin do ta kenė tė shumėfishtė nė kėta muaj.

Puna e parė dhe e mira mė e madhe qė duhet bėrė gjatė kėsaj kohe, gjithsesi ėshtė marrja e vetes nė llogari, qėrimi i hesapeve me vetveten, autokritika. Kėtė duhet bėrė sidomos tani kur peshorja po anon gjithė e mė tepėr kah ana materiale sesa kah ajo shpirtėrore, kur mospajtimet e kundėrshtimet e individėve dhe shoqėrive po ndikojnė negativisht nė gjithė botėn dhe sikur po e mbėshtjellin botėn me tė ligat e saj, kur nė vend tė mendjes sė shėndoshė po flasin armėt, kur nė emėr tė krijimit tė njė rendi tė ri botėror e nė emėr tė njė demokracie shterpe po luftohet gjithkush qė nuk ėshtė me tė fortin...Vetėkritika ėshtė mjeti mė i sigurt pėr tė na mbrojtur nga humbja e vlerave morale, tė cilat gjenden nė thelbin e qenies sonė dhe qė e pėrbėjnė boshtin kurrizor tė identitetit tonė. Nė qoftė se shpėrfillet e lihet mbas dore kjo rrugė qė feja jonė me ngulm mundohet tė na mbjellė nė shpirtrat tanė, atėherė fillon tė nėnvleftėsohet e tė pėrēmohet pesha e kuptimi i jetės sė njeriut nė kėtė botė. Manifestimi apo shfaqja sociale e kėsaj do tė ishte: pėrhapja e ndjenjės sė joturpit, e jomoralit, e padrejtėsisė, e korruptimit, e vjedhjes dhe plaēkitjes, e urrejtjes dhe hakmarrjes, me njė fjalė lind jomėshira dhe jodashuria, e kjo do tė thotė qė tė gjithė njerėzit tė bėhen ujq pėr njėri-tjetrin, kjo do tė thotė fundi i kėsaj bote.

Kėto shanse qė po na jepen t’i shfrytėzojmė si ėshtė mė sė miri, duke i braktisur gjynahet qė jemi duke i kryer vazhdimisht, duke i hedhur tej nga zemra ndjenjat dhe idetė e kėqija e tė fėlliqura, duke i lėnė mėnjanė punėt e sjelljet qė na ēojnė ta harrojmė All-llahun xh.sh. dhe Pejgamberin e Tij, duke u ruajtur tė mos na turbullojnė e pėrlyejnė sarajin e zemrės ndjenja e xhelozisė, e urrejtjes, e armiqėsisė, e padrejtėsisė dhe e zullumit, duke u afruar me tė mirė e me dashuri ndaj njėri-tjetrit, ndaj babės dhe nėnės, ndaj tė afėrmve e miqve tanė. Tė bashkohemi e tė afrohemi karshi armiqėsive qė po na mbėshtjellin botėn ku jetojmė; nė zemrat tona ta ndezim zjarrin e mirėsisė, tė vlerės, tė virtytit e tė dijes sė drejtė! Zemrat tona le tė mbushen me ndjenja tė kėtilla tė pastra e tė sinqerta! Rahmeti dhe bekimi i All-llahut xh. sh. qoftė mbi tė gjithė ne, robėr qė kemi nevojė pėr kėto sa tė jemi gjallė dhe vdekur!

Gjatė kėtyre muajve nuk parashihet ndonjė ibadet i veēantė, porse ėshtė mirė, siē mėsojmė nga tradita e Pejgamberit a. s., qė ibadetet e rėndomta nafile t’i shtojmė akoma mė tepėr e pėr farzet as qė duhet tė bisedohet. Kėshtu, ėshtė mirė qė sė paku tė agjėrojmė nga tri ditė nė fillim, nė mes dhe nė fund tė kėtyre dy muajve, si pėrgatitje pėr Ramazanin qė pason; pastaj tė shtohen namazet nafile, leximi mė i tepėrt i Kur’anit e tė shpeshtohen duatė e lutjet si dhe zikret-pėrmendjet e All-llahut xh.sh.

All-llahu xh.sh. na faltė gabimet tona tė hapura e tė fshehta e na pėrudhtė nė tė mbarėn! AMIN!

Azhornuar sė fundi ( Sonntag, 27 Mai 2012 )
 
Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com