Ballina
KAMXHIKU I PEJGAMBERIT TĖ LL-LLAHUT (S) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Donnerstag, 24 Mai 2012
Para disa kohėsh doli nga shtypi libri “Mali i dritės” – “Brdo svjetlosti” nga Isnam Taljic. Ėshtė fjala pėr njė roman qė flet pėr sirėn e Pejgamberit tė fundit Muhammedit (s). Njėri nga rrėfimet mė tė mira mbi Pejgamberin (s) nė gjuhėn boshnjake. Libri ėshtė i shkruar me njė gjuhė tė thjeshtė, e kuptueshme pėr ēdokėnd dhe  e liruar nga shumė detaje tė panevojshme qė gjenden me bollėk nė sirėt tjera, gjė qė e lehtėson vėmendjen dhe pėrqendrimin e lexuesit. Isnami nė njė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė pėrshtatshme pėrshkruan jetėn dhe misionin profetik tė Muhammedit (s) nga fillimi deri nė fund. Nė vazhdim do tė sjellim nė vėmendjen tuaj njė pėrshkrim prekės dhe emocional tė njė ngjarje nga ditėt e fundit tė jetės sė Pejgamberit (s) qė ndodhi nė xhaminė  tij nė Medine.
Sikur All-llahu tė mos betohej nė kohėn dhe sikur kjo tė mos ndodhte nė Xhaminė e Pejgamberit tė Zotit nė Medine, do tė ishte sikur ajo ėshtė jashtė kohės dhe hapėsirės. Dhe ēdo gjė ndėrpritet nga dora e ngritur e Pejgamberit tė Zotit.
As qeni nė rrugėt e shkreta, as era nuk frynė,  as re nė qiell. Askush dhe asgjė. Vetėm Bilali, i vetėm, nėn qiellin me ngjyra tė ndezura dhe nė njė qetėsi tė madhe, ec qytetit tė shkret dhe nga kraharori i tij buēet ezani. Nė vend se prej xhamisė, ai duke ecur Medinės, fton pėr nė xhami. Asnjėherė nuk ka qenė ajo qė ėshtė tani:  Medineja ishte shtangur dhe shndėrruar nė heshtje tė pritjes. Duke u kthyer nga Mekkeja, nga haxhi, Pejgamberi i All-llahut (s) ishte ftohur, e kishin kapur ethet dhe kishte rėnė nė shtrat. Jeta u ndal nė Arabi. Dielli po qėndronte midis qiellit dhe po pėrvėlonte. Po tė kishte qenė mė keq do tė pėrhapej shpejtė. E ēfarė do tė thotė kjo pėr Bilalin? Duhet tė jetė gjallė.... A do tė prijė pėrsėri

Muhammedi nė namaz dhe a do tė flas?
Ėshtė i gjallė! Sigurisht se ai ėshtė gjallė. Ai nuk mund tė vdesė... La ilahe il’lall-llah! – pėrfundon Bilali. Ezani tingėllon nė heshtjen mortore tė Medinės, e populli grumbullohet dhe nė qetėsi pa psherėtimė e ushtimė, shkon pas muezinit.  Si tė ishte njė lum qė del nė heshtje nga rėra dhe rrjedh nėpėr qytetin shkretinor, duke marr me vete ēdo gjė qė kishte mbetur nėpėr shtėpi dhe tani tė gjithė derdhen nė Xhami dhe para Xhamisė
Nė mihrab ėshtė Pejgamberi i All-llahut Muhammedi (s). Me njė zė tė molisur, e udhėheq namazin. Pastaj ngjitet nė mimber. Deri te shkalla e tretė. Prej aty dalin fjalėt e tij: - Ēdo gjė ndodh me vullnetin e Krijuesit tė Lartėsuar dhe e ka pėrfundimin e vet. Vetėm All-llahu ėshtė i pėrjetshėm. Juve ju porosis bėrjen e veprave tė mira.

Shprehni ajetėt: - Vel Asri! Innel-insane lefi husr... Ua pėrkujton betimin e All-llahut nė kohėn – qė nuk janė nė humbje vetėm ata tė cilėt besojnė dhe bėjnė vepra tė mira dhe tė cilėt e kėshillojnė njėri tjetrin pėr tė vėrtetėn dhe durimin. Zėri ėshtė i dobėt. Askush nuk merr frymė. Tė gjithė ishin shndėrruar nė vesh. -  Kaloi koha ime midis jush. Asnjėherė ndaj askujt  nuk kam dashur tė shpreh as urrejtje as hakmarrje. Mos lejoni tė shkoj me borxh ndaj dikujt. Nėse dikujt i ka mbetur borxh nė para, tani do ti kthehen. Nėse dikė e kam goditur, le t’ ma ktheje atė...

I kishte mėsuar ata qė ėshtė mirė tė derdhet loti edhe pėr shkak tė brengės, pikėllimit dhe gėzimit, qė nuk ėshtė njeri ai qė nuk e bėn kėtė, dhe se ai ėshtė ibadet. Mirėpo, sado qė pėrpiqeshin tė respektonin porosinė e tij qė tė mos e shprehin me zė tė lartė brengėn, pikėllimin dhe hidhėrimin e tyre, tani atyre u shqyhet gjoksi nga dhimbja dhe nė Xhami  shpėrthejnė psherėtimat.  Dhe pikėrisht nė fund u vėrtetohet  kėnd e kanė pasur. Duke mos dashur  tė ballafaqohen me fundin e pashmangshėm, nuk iu shkon as ndėrmend ta humbasin. Ai i fton: - Le ta kėrkojė secili tė drejtėn e tij!

Heshtja e xhamisė u ndal: - O Pejgamberi i Zotit, mua m’i ke borxh tre dėrhemė! Isha me ty kur  kaloi njė i varfėr. I more hua prej  meje dhe ia dhe atij. Muhammedi (a.s.) buzėqeshi dhe urdhėroi qė t’i sjellin tre dėrhem nga shtėpia e tij. Pastaj, fjalėt qė e ngrinė ajrin shumė tė nxehtė: - O Pejgamberi i Zotit unė jam Ukkashe. Ishte kjo nė Taif. Mė goditi kamxhiku qė e ngrite ti derisa unė po kaloja. Kėrkoj hakmarrje!

Ajri shumė i nxehtė filloi tė pėlcas para rrėmbimit (shpėrthimit) tė urrejtjes. Ushtoi Xhamia. Tė gjithė do ta kapnin dhe do ta copėtonin faqeziun. I ndalė dora e pejgamberit tė All-llahut (s): - O Bilal, mos tė tė shohė Fatimja, ma sill kamxhikun tim. Murmurimėn e urrejtjes e ndal Aliu: - O Ukkash, pėr atė goditje, ma kthe mua njėqind herė! Ukkashe  refuzon. Kėrcen Omeri dhe hera e parė qė nuk kėrkon lejen e Pejgamberit tė Zotit: - Do tė copėtoj o tash o kur ta ngresh dorėn me kamxhikun!? – O Omer, largohu! – I thotė Muhammedi (s)
Omeri, njė njeri gjigant, largohet si njė fėmijė, e nga kraharori (gjoksi) i shpėrthen gjėmimi. Pėrzihet Osmani: - O Ukash, mė lejo qė ta paguaj me njėqind deve atė goditje. Ukashe refuzon pasurinė kolosale. Bilali ia sjell kamxhikun Pejgamberit tė All-llahut (s). Pejgamberi (s) i thotė Ukkashit qė tė afrohet. Ia jep kamxhikun.  Pėlcet, shpėrthen ajri (atmosfera) tashmė e ndezur flakė nė Xhami. Zjarrin e fik zėri i njeriut me kamxhik nė dorė. Ukkashe: - O pejgamberi i All-llahut, kur mė ka gėrvishtur kamxhiku yt, gjoksi im ka qenė i zbuluar. Mė ke goditur nė trup tė zhveshur, po... a kaq larg?

Dhe jo ndaj kujtdo qoftė, e madje edhe nė xhami, nė kėtė xhami, dhe atė ndaj atij qė ėshtė i sėmur pėr vdekje, a kėshtu vallė ndaj Pejgamberit tė All-llahut? Muhammedi kurrė nuk e ngriti veten, kurrė nuk e shfrytėzoi atė qė nuk e kishin tė tjerėt... Kurrė nuk ka pas, as nuk do tė ketė njeri si ai. E tani, kur ėshtė... Vallė a atij t’i bėhet kjo gjė.? Nuk do tė mundet... Jeta e Ukkashit ka marr fund.
Atė mund tė vazhdojė vetėm dora e ngritur e Pejgamberit tė Zotit. Ai e ngre. Populli pajtohet (qetėsohet). Me dorėn tjetėr e zbėrthen xhyben. Ukkashe  u hodh me kamxhik. Ukkashe e ngrit kamxhikun. E ngrit edhe dorėn tjetėr. Me tė dy duart i afrohet Muhammedit (s), e pėrqafon me butėsi dhe ia puth gjoksin e tij.

I ra kamxhiku Ukkashės pas shpinės sė Pejgamberit tė Zotit (s). Ukkashe qanė me zė mė dhimbshėm se i biri Hatabit, se Omeri, e nga gjoksi i tij shkėputėn copat e fjalėve: - O Pejgamberi i All-llahut, pėr shpėtimin e jetės tėnde e ofroj jetėn time dhe jetėn e prindėrve dhe fėmijėve tė mijė! Kėtė e bėj, sepse mė lejove qė fytyrėn time ta bashkoj me gjoksin tėnd dhe ta puth vendin ku rreh zemra jote e pastėr...

Nga fjalėt e Ukashės kuptohet kėrkimi qė ta falė Pejgamberi i All-llahut (s). Po tė mos betohej All-llahu (xh. sh.) nė kohėn dhe sikur tė mos ndodh kjo nė xhaminė e Pejgamberit tė Zotit nė Medine, do tė ishte sikur ėshtė jashtė kohės dhe hapėsirės. Xhamia qanė. Nuk mund ta ndal vajin nga gėzimi. Dhe tė gjitha kėto i ndėrpret dora e djathtė e pejgamberit tė All-llahut  (s). U ngrit pak, aq sa pati mundėsi. Nė fytyrė i shkėlqeu buzėqeshja. E lėshon dorėn nė kokėn e Ukkashės. E shpreh lutjen: - E lus All-llahun e dashur qė ty dhe tė gjithė ata qė besojnė t’i shpėtojė nga zjarri i xhehenemit!

Marrė nga: www.sadrvan.com

Pėrktheu: Mr. Muhidin Ahmeti

Azhornuar sė fundi ( Donnerstag, 24 Mai 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com