Ballina arrow Artikujt arrow Pozita e mėsimit fetar nė sistemin shkollor austriak
Pozita e mėsimit fetar nė sistemin shkollor austriak PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 20 Mai 2012
Mr. Muhidin Ahmeti

Gati nė tė gjitha vendet evropiane mėsimi fetar ėshtė pjesė pėrbėrėse e programeve mėsimore nė shkollat tetėvjeēare dhe tė mesme shtetėrore. Praktikisht, nuk ka dallim nė kėtė aspekt midis ish vendeve komuniste dhe pjesės tjetėr tė Evropės. Pėrjashtim nė Perėndim ėshtė Franca, nė tė cilėn nuk ka mėsim fetar nė shkollat shtetėrore, por e cila ka njė numėr tė madh tė shkollave katolike shumė tė suksesshme.
Njė karakteristikė e veēantė nė Austri me siguri paraqet edhe mėsimi fetar islam i rregullt qė u ofrohet tė gjithė nxėnėsve dhe nxėnėseve muslimanė dhe qė ėshtė nėn mbikėqyrjen e Bashkėsisė fetare islame. Mėsimi fetar islam nė Austri filloi tė aplikohet nė vitin shkollor 1982/83. Qė nė fillim, kjo ishte njė sfidė dhe njė detyrė e vėshtirė si pėr Qeverinė ashtu edhe pėr Bashkėsinė islame pėr shkak tė numrit tė madh tė nxėnėsve pjesėmarrės nė mėsimin islam dhe pėr shkak tė mungesės sė kuadrit tė pėrgatitur dhe tė kualifikuar fetar.


Pėr kėtė arsye, filluan pėrpjekjet pėr krijimin e institucioneve tė caktuara pėr pėrgatitjen e kuadrit profesional dhe pedagogjik si dhe pėr trajnimin e mėtutjeshėm tė mėsimdhėnėsve pėr mėsimin fetar nė shkollat e mesme. Pėr realizimin e kėtij projekti tė rėndėsishėm nė dymbėdhjetė vite e fundit u krijuan tre institucione, tė cilat paraqesin njė hap tė konsiderueshėm pėrpara nė drejtim tė sigurimit tė cilėsisė dhe pėrmirėsimit tė mėsimdhėnies fetare islame. Fillimisht, nė vitin 1998 u themelua “Akademia pedagogjike fetare islame (IRPA).” Mė 2003 hapet “Instituti islam religjioz –pedagogjik” dhe mė 2006/07 “Instituti i shkencave tė edukimit – dega pėr studimin e shkencave fetare islame” pranė Universiteti tė Vjenės.

Arsimi fetar, nė tė cilin rreth 40.000 nxėnės pjesėmarrės nė mbarė vendin ka qenė njė instrument i rėndėsishėm i integrimit. Jo vetėm se kjo ėshtė njė shenjė e rėndėsishme e njohjes dhe barazisė me komunitetet e tjera tė njohura fetare, por, ka bėrė qė edhe tė rinjtė, t’i bashkėngjiten edukimit fetar me njė debat tė brendshėm nė lidhje me identitetin e tyre. Mėsimi i zhvilluar, me ndėrgjegje tė plotė, ekskluzivisht nė gjuhėn gjermane, duhet tė nxit vetėdijen qė ėshtė nė pėrputhje me ndjenjėn e tė qenit njėkohėsisht musliman dhe pjesė e Austrisė, Evropės. Ky ėshtė po ashtu edhe njė reflektim pėr tė mbėshtetur dallimin nė mes religjionit dhe traditės, nė mes fesė dhe origjinės kombėtare. Pėrveē kėsaj, aty zhvillohet njė diskutim aktiv nė tė gjitha ato pika ku pikėpamjet e kufizuara tradicionale mund tė bien ndesh me fenė -nė mėnyrė tė veēantė ēėshtja e gruas ėshtė shumė e ndjeshme. Sė fundi, pėr shkak tė numrit tė madh tė mėsuesve muslimanė, tė cilėt mund tė participojnė aty si kolegė dhe kolege, shkollat janė gjithmonė forma mė e mirė pėr t’u afruar me njėri tjetrin - duke filluar nga festimet e pėrbashkėta, ndėrmjetėsimi nė rastet kur kėrkohet Kompetenca ndėrkulturore - deri te forcimi i mirėkuptimit dhe akceptimit tė ndėrsjellė.
 
Aspektet ligjore tė arsimit fetar – sidomos atij islamik - nė Austri
Austria ėshtė njė republikė laike, qė do tė thotė se feja ėshtė e ndarė nga shteti. Megjithatė, ky status neutral nuk e ka penguar fare shtetin e Austrisė qė tė sjell ligje tė njėpasnjėshme pėr tė rregulluar marrėdhėniet mė fenė dhe bashkėsitė fetare duke u ofruar atyre edhe arsimin fetar nė shkollat publike.
Mėsimi fetar nė shkollat e Austrisė ka njė traditė tė gjatė. Qė nga viti shkollor 1982/83 lėnda e mėsim-besimit mėsohet nė shkollat publike austriake. Kjo ėshtė njė veēanti brenda Evropės qė qėndron lidhur ngushtė me njohjen e Islamit si fe qė nga themelimi i republikės sė Austrisė nė vitin 1912. Kjo sjellje shembullore ka rezultuar efekte pozitive nė integrimin e myslimanėve nė jetėn shoqėrore austriake. Mėsimi zhvillohet nė gjuhėn gjermane.
Gjatė regjimit nazist ishte hequr plotėsisht. Nė vitin 1945 mėsimi fetar u kthye pėrsėri nė shkollat shtetėrore tė Austrisė. Pas pėrfundimit tė luftės sė dytė botėrore mė 8. 5. 1945 nė sistemin arsimor austriak u bėnė ndryshme thelbėsore. Pozicioni aktual i arsimit fetar ėshtė i bazuar nė Rregullimet e reja qė ndodhen pas luftės sė dytė botėrore.

“Ligji pėr mėsimin fetar i vitit 1949" pėrcakton statusin ligjor tė arsimit fetar nė shkollat austriake. Pika qendrore e referencės pėr kėtė legjislacion ėshtė ligji organik i vitit 1867.
Nė veēanti, nenet e mėposhtme tė Ligjit Bazė janė tė rėndėsishme pėr edukimin fetar nė shkollat publike:
Neni 15 i Ligjit Bazė thotė:
"Ēdo Kishė dhe bashkėsi fetare e njohur me ligj ka tė drejtėn e ushtrimit kolektiv dhe publik tė fesė, rregullon dhe administron nė mėnyrė tė pavarur ēėshtjet e saja tė brendshme, gėzon tė drejtėn e pasjes sė institucioneve kulturoro-arsimore dhe shoqatave e fondacioneve tė caktuara bamirėse, por si ēdo shoqėri u nėnshtrohet ligjeve tė pėrgjithshme.

Neni 17, 4 i Ligjit Bazė thotė:
"Mėsimi fetar nė shkolla mbikėqyret nga Kisha ose komuniteti fetar pėrkatės."
Ekzistenca e Kushtetutės austriake nė lidhje me Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, do tė sigurojė pėr qytetarėt e Republikės tė drejtėn "e edukimit dhe arsimimit nė pėrputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike (botėkuptimore)."
Shteti, nė bazė tė marrėveshjes (Konkorada) me Vatikanin nga viti 1993 dhe me barazinė e garantuar me Kushtetutė, nuk guxon tė ndėrhyjė nė resorin e mėsimit tė fesė. Caktimi i personelit mėsimor dhe arsimimi i tyre, pastaj hartimi i planeve janė detyra tė bashkėsive fetare, tė cilat marrin ndihmė nga shteti.

Pjesėmarrja e obligueshme
Nė Austri zhvillimi i mėsimit fetar u ėshtė mundėsuar tė gjitha bashkėsive tė njohura fetare me kusht qė tė kenė njė numėr tė caktuar tė nxėnėsve. Islami ėshtė njėra nga ato bashkėsi dhe mėsimi fetar islam me vite zhvillohet nė shkollat austriake.
Tė dhėnat mė tė reja pėr vitin shkollor 2010/2011 tregojnė se rreth 57.000 nxėnės muslimanė e ndjekin mėsimin-besimin islam nė Austri. Tė punėsuar janė rreth 430 mėsimdhėnės nė pėrafėrsisht 2800 shkolla.
Mėsimi fetar nė shkollat e Austrisė ėshtė lėndė obligative. Realizohet me nga dy orė nė javė gjatė tėrė shkollimit. Nė arsimin tetėvjeēar tė detyrueshėm, feja mėsohet si lėndė e intonuar konfesionalisht, ndėrsa nė atė tė mesėm, nxėnėsit kanė mundėsi tė zgjedhin lėndėn e etikės. Tė gjithė nxėnėsit tė cilėt i pėrkasin njėrės prej bashkėsive fetare tė njohura me ligj janė tė obliguar tė ndjekin mėsimin fetar tė konfesionit tė vet.
Nė rast se nxėnėsi apo nxėnėsja nuk dėshiron tė ndjek mėsimin fetar, ėshtė i detyrueshėm qė brenda pesė ditėsh nga fillimi i vitit shkollor, tė ē’lajmėrohet (ēregjistrohet). Ē’ lajmėrimi duhet tė bėhet me shkrim dhe t’i dorėzohet drejtorisė sė shkollės. Drejtoria e shkollės pastaj duhet tė njoftojė mėsuesin kompetent tė fesė. Nxėnėsit tė cilėt janė mbi moshėn 14 vjeē mund ta bėjnė vetė me shkrim ē’ lajmėrimin. Ndėrsa pėr ata qė janė nėn 14 vjeē, e bėjnė prindėrit apo kujdestarėt e tyre.

Kush nuk ē’lajmėrohet nga mėsimi fetar nė fillim tė vitit (5 ditėt e para), ėshtė i detyruar tė ndjekė mėsimin, pėrndryshe nuk mund tė vlerėsohet nga ajo lėndė. Pėr lėndėn e pavlerėsuar do tė qėndronte nė dėftesė “i pavlerėsuar”, me ē’ rast ai vit shkollor nuk do tė konsiderohej pozitivisht i kryer. Kjo do tė thotė qė nxėnėsi nuk e kalon klasėn. Pėr kėtė pasojė tė rėndė mė kohė duhet tė njoftohen prindėrit.
Ajo qė mėsimi fetar nė shkollat austriake ėshtė njė lėndė e detyrueshme (obligative), nuk ėshtė njė privilegj qė u ėshtė bėrė Bashkėsive fetare, por ajo ėshtė nė harmoni tė plotė me dimensionin religjioz tė synimeve tė pėrgjithshme tė arsimit nė shkollė.
Sipas objektivave edukative tė shkollės publike austriake, shkolla ka pėr detyrė "tė zhvillojė prirjet (aftėsitė) tek tė rinjtė pėr vlerat morale, fetare dhe sociale si dhe pėrmes njė edukimi tė pėrshtatshėm tė kontribuojė pėr vlerat e sė vėrtetės, mirėsisė dhe bukurisė. Nga kjo del se, komponenti fetar--filozofik ėshtė pjesė integrale e sistemit shkollor publik dhe mėsimi fetar i organizuar nga kishat dhe komunitetet fetare, ėshtė i integruar nė qėllimet e arsimit tė pėrgjithshėm. Urdhri pėr njė arsim tė bazuar nė vlera, zbatohet, nė njė farė mase, nė ēdo lėndė mėsimore.

Miratimi i planit mėsimor dhe mbikėqyrja e arsimit fetar
"Mbikėqyrjen pėr mėsimin fetar nė shkolla e mbart Kisha pėrkatėse ose komuniteti fetar." Bashkėsitė fetare janė pėrgjegjės pėr arsimin fetar, nė organizimin e mėsimdhėnies, ato janė krejtėsisht tė pavarura nga shteti, megjithatė janė nė varėsi tė tij nė ēėshtjet tyre tė jashtme. Komunitetet fetare, pra janė pėrgjegjės pėr pėrgatitjen e pėrmbajtjes sė kurrikulave dhe metodologjisė pėr hartimin dhe inspektimin e arsimit. "Shteti mbikėqyrė mėsimin fetar dhe mėsuesit e fesė vetėm nė aspektin e organizimit dhe disiplinimit nė shkollė. Kurrikulat dhe librat e hartuara nga komunitetet fetare nuk kėrkojnė miratim e shtetit, por librat dhe materialet mėsimore qė i shfrytėzojnė bashkėsitė fetare nuk duhet tė bien ndesh me synimet e pėrgjithshme tė edukimit kombėtar.
Mbikėqyrja e mėsimit fetar qė ėshtė e drejtė e bashkėsive fetare bėhet nga inspektorėt specialistė tė emėruar nga komuniteti pėrkatės fetar. Nė secilėn njėsi federale tė R. sė Austrisė B. islame ka caktuar njė inspektor, i cili mbikėqyr mėsimin fetar islam nė shkollat e shtetit. Barrėn financiare pėr mėsimin fetar nė shkollat publike e ka shteti (Bund, Länder). Kostoja pėr materialet mėsimore, tekstet mėsimore, stafin mėsimor dhe inspektoret pėrballohet plotėsisht nga shteti.

Pėr sa i pėrket financimit tė mėsueseve fetar ėshtė e parėndėsishme, nėse ata janė nė marrėdhėnie pune me shtetin apo me bashkėsitė fetare. Tė gjithė mėsuesit fetar i paguan shteti, d.m.th marrin rrogė prej tij.
Kjo ėshtė e tėra ajo, pėr sa i pėrket pjesės sė parė tė referatit tim lidhur mė arsimin fetar nė sistemin shkollor austriak, i cili mendoj se ėshtė me e interes pėr ne kėtu dhe padyshim e ndihmon procesin e fillimit tė pėrgatitjeve pėr aplikimin e mėsimit fetar nė shkollat publike tė Kosovės.
P. S. Artikulli ėshtė lexuar si referat nė Konferencėn ndėrkombėtare: Edukata fetare" ne sistemin shkollor nė Kosovė” organizuar nga Bashkėsia islame e Kosovės me 14-15 mars 2011.

 
Referencat
1. Adnan Aslan, Religiöse Erziehung der muslimischen Kinder ind Deutschland und Österreich, Stuttgart, 1998.
2. Kalb/Potz/ Schinkele, Religionsrecht, Wien, 2003.
3. Ednan Aslan, Islamische Erziehung in Europa (Islamic Education in Europe), Wien, 2008
4. Österreichische Imam-Konferenz – Aktivitäten der Islamischen Galubensgemein-schaft in Österreich, Wien, 2006
5. Islam in Europe, Europäische Islam – Konferenecen der Islamischen Glaubens-gemeinchaft in Österreich (II) Wien, 2006
6. Novi Muallim, nr. 4, Sarajevė, 2000
7. www.islamgjakova.net/artikulli.
8. www.wien.gv.at/bh-hr-sr/zajednicki-zivot/religija.htm
9. www.wapedia.mobi/hr/Obrazovanje_u_Austriji.
10. www.euro-islam.info
11. www.islamawareness.net/Europe/Austria/early.html
12. www.bs.wikipedia.org
13. www.integrationsfonds.at/
14. www.schulamt-islam.at/
15. www.islaminitiative.at
16. www.diepresse.com/home/panorama/oesterreich/
17. www.dzematsg.ch/html
18. www.bsr.tsn.at/pix_db
19. www.veraznanjemir.bos.rs/
20. www.regionalexpress.hr/site/more/
21. www.iltizam.org/tekstovi/read/1919/
22. www.islamska-zajednica.hr/vijesti/udzbenici.
Azhornuar sė fundi ( Sonntag, 20 Mai 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com