Ballina
Islami dhe muslimanėt nė Austri PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 01 Mai 2012
Austria ėshtė njė vend i Evropės qendrore qė pati nderin ndėr tė parėt nė Evropė tė takohet me muslimanėt dhe besimin e tyre. Okupimi i Bosnjės dhe Hercegovinės, e para kėsaj edhe lufta me Osmanlinjtė, e bėnė kėtė vend njohėsin mė tė mirė tė islamit dhe muslimanėve nė kėtė kontinent.
Islami ėshtė i njohur zyrtarisht nė Austri dhe konsiderohet  si feja e dytė nė vend, pas katolicizmit. Nė mesin e popullsisė austriake prej 8 milionėsh, gjysmė milion muslimanė gėzojnė tė drejtat ligjore dhe privilegje tė pakrahasueshme me ato tė ofruara ndonjėherė popullsisė sė madhe myslimane nė vendet tjera perėndimore.


Njė arsye pėr kėtė ėshtė periudha e gjatė e ndėrveprimit nė mes tė Austrisė dhe  Islamit, duke u shtrirė nė histori qė nga viti 1525 kur osmanėt u pėrpoqėn tė pushtonin perandorinė austriake. Edhe pse kėto orvatje dėshtuan, ato lanė  gjurmėt e veta nė kulturėn austriake  dhe si rezultat  i kėsaj shumė austriakė pranuan fenė islame. Emigracioni i vazhdueshėm i muslimanėve nga Turqia dhe Evropa Lindore nė perandorinė austriake u rrit pas konferencės sė Berlinit  tė vitit 1878. Tė ardhurit e rinj u mirėpritėn nga autoritetet e vendit, duke u lejuar atyre praktikimin riteve fetare. Njė ligj i lėshuar nė vitin 1867, i cili  garanton respektimin e tė gjitha feve nė tė gjithė perandorinė, u dha  myslimanėve  tė drejta pėr themelimin e xhamive dhe praktikimin e fesė sė tyre. Xhamia e parė nė vend  ėshtė ndėrtuar nė Vjenė nė vitin 1878 me ndihmėn e qeverisė  qė tė jetė nė shėrbim tė muslimanėve  tė rekrutuar nė ushtrinė austriake. Pas luftės sė dytė botėrore, filluan valėt e reja tė emigrantėve muslimanė, kryesisht  fuqi punėtore e kualifikuar e tėrhequr pėr tė punuar nė pėrpjekjet pėr rindėrtimin e vendit. Mė tej pasuan emigrimet si pasojė e bumit ekonomik qė ndodhi nė Evropėn Perėndimore gjatė viteve 1970 dhe shpėrbėrja e Jugosllavisė nė fillim tė viteve 1990, qė shkaktoi valėn e fundit masive tė emigrantėve muslimanė nga ish-Jugosllavia. Muslimanėt arabė, ndėrkohė, shtuan njė dimension tė ri demografik tė popullsisė muslimane nė Austri. Fillimi i vėrtetė i legalizimit tė tė drejtave tė muslimanėve nė Austri ka qenė nė vitin 1908, kur qeveria propozoi njė projekt-ligj pėr tė njohur Islamin si  fe zyrtare. Ky ligj i Islamit (Islamgesetz), do tė bėhet i njohur pas miratimit tė tij  nė  vitin 1912, i cili u dha muslimanėve tė drejta dhe privilegje tė ndryshme, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr organizimin dhe menaxhimin e pavarur tė ēėshtjeve tė tyre tė komunitetit dhe atė pėrmes kėshillave komunale dhe pėr krijimin e fondeve tė ndryshme islamike humanitare. Kėto tė drejta dhe privilegje do tė zgjerohen  me nėnshkrimin e marrėveshjes sė Saint-Germain tė vitit 1919, nė tė cilėn qeveria austriake u zotua pėr mbrojtjen e minoriteteve dhe afirmimin e tė drejtės sė ēdo qytetari pėr tė marrė pėrsipėr pozita tė rėndėsishme kombėtare, pavarėsisht nga feja apo origjina etnike..     



Njohja e Islamit si komunitet fetar
Nė Austri zyrtarisht janė tė njohura dymbėdhjetė religjione dhe bashkėsi religjioze. Njoha ligjore do tė thotė qė Kisha apo bashkėsia fetare bėhet person juridik, qė do tė thotė fiton statusin e “bashkėsisė me tė drejtėn  e veprimtarisė publike”. Njohja zyrtare nga ana e shtetit bėhet nė bazė tė njė kėrkese qė duhet drejtuar Ministrisė sė  arsimit dhe kulturės pėr njohje. Pas plotėsimit tė parakushteve, bashkėsisė fetare i njihet statusi, sipas tė cilit bashkėsia realizon pėrparėsi dhe privilegje tė caktuara, pėr tė cilat merr  garanci dhe ndihmė nga shteti. Por njoha ligjore e bashkėsive fetare sjell edhe disa tė drejta dhe privilegje, siē janė pėr shembull organizimi i mėsimit fetar dhe financimi i tij nga ana e organeve shtetėrore, lirimi nga obligimi i pagesės sė taksave pėr tokėn, e drejta e caktimit tė shėrbyeseve  fetar nė ushtri, burgje  dhe spitale etj.

Austria mund tė jetė shembull pėr vendet evropiane pėr qėndrimin e saj ndaj islamit dhe muslimanėve me aktin e njohjes sė islamit qė nga viti 1912 dhe me sjelljen e “Ligjit islam”, i cili mund t’i shėrbejė Evropės sė sotme pėr zgjidhjen e ēėshtjes myslimane.

"Marrėdhėniet nė mes tė shtetit dhe fesė nė Austri janė tė rregulluara nga njė mori bazash  ligjore tė cilat parimisht garantojnė lirinė e besimit dhe tė ndėrgjegjes, lirinė individuale tė manifestimit dhe ushtrimit tė fesė.  Si tė gjitha 12 (aktualisht 15) Kishat dhe Bashkėsitė fetare ekzistuese sot nė Austri, tė njohura me ligj,  po ashtu edhe njohja e Islamit ėshtė e bazuar nė Ligjin themelor tė shtetit qė nga viti 1867 dhe me “Aktin e njohjes” tė vitit 1874. (...). Ndėrsa “Ligji i islamit”  i datės 15 Korrik tė vitit 1912 ishte njė parakusht i mėtejshėm pėr krijimin e Bashkėsisė Islame nė Austri (IGGÖ), pėrkatėsisht  pėr njohjen e saj si njė institucion publik.

Pėrmbajtja e ligjit pėr fenė islame ėshtė nė pėrputhje me standardet bashkėkohore tė sistemit sovran tė Kishės shtetėrore. Pėrmes kėtij ligji myslimanėt fituan kėto tė drejta: tė drejtėn pėr tė ushtruar fenė bashkėrisht dhe publikisht, garancitė themelore pėr pronėn dhe administrimin e organizatave dhe Institucioneve pėr kulturė, arsim,fondeve apo shoqatave bamirėse si dhe tė drejtėn pėr barazi ligjore me konfesionin mė tė madh krishterė tė Perandorisė qoftė nė  ndėrrimin e fesė apo edukimin fetarė tė fėmijėve.

Sipas kėtij ligji, mėsimet islame, institucionet  dhe objektet e saj, gėzojnė mbrojtje ligjore pėr aq sa ato nuk janė nė kundėrshtim me ligjet e shtetit.

Nė “ligjin islam austriak”, tė cilin e ka nėnshkruar mbreti Franjo Josip qartė thuhet qė Bashkėsia islame ėshtė institucion me tė drejtat e barabarta me tė gjitha bashkėsitė tjera fetare dhe me kishat, si dhe gėzon mbrojtje tė plotė juridike tė vlerave tė saj fetare, kulturore dhe materiale.


Bashkėsia islame e Austrisė    
Bashkėsia islame e Austrisė ėshtė njė organizatė kupolė dhe pėrfaqėsuese zyrtare e muslimanėve nė njė vend Evropian, e cila merr pjesė aktive nė ēdo segment tė jetės publike, politike dhe kulturore. Si njė nga fushat mė tė rėndėsishme tė punės pėrfaqėsuesit e Bashkėsisė e definojnė edukimin e brezit tė ri.
    Kėshtu nė Wien qė para nėntė viteve ėshtė themeluar gjimnazi i  parė islam. Aty ndjekin mėsimin 360 nxėnės me origjinė nga 15 vende, ndėrsa nė kuadėr tė shkollės gjendet edhe hapėsira ku nxėnėsit mund ta falin namazin.

    Lindjes sė tė a. q. islami evropian nė Austri, pėrveē gjimnazit islam nė vitet e fundit i kontribuon edhe Akademia pedagogjike islame. Ajo tashmė i ka dhėnė pesė gjeneratat e para tė mėsuesve tė fesė, tė cilėt sot ligjėrojnė si nė Gjimnazin islam, po ashtu edhe nė tė gjitha shkollat tjera publike nė tėrė Austrinė, nė tė cilat mėsojnė nxėnėsit e konfesionit islam.

    Projekti i ardhshėm i Bashkėsisė islame, e cili duhet tė ēojė nė krijimin kushteve mė tė mira tė Islamit nė Evropė ėshtė projekti i predikimit islam nė spitalet austriake. Kėshtu, pėrfaqėsuesit e Bashkėsisė islame -  imamėt dhe motrat medicinare – tashmė kanė filluar organizimin e vizitave tė
pacientėve te fesė islame. Po ashtu, kohet e fundit po krijohen faltoret e pėrbashkėta ndėrfetare nėpėr spitalet e qyteteve tė mėdha tė Austrisė pėr zbatimin praktik tė riteve fetare.
Bashkėsia fetare islame, ėshtė njė organ i sė drejtės publike dhe pėrfaqėsues zyrtare e islamit nė Austri. Kushtetuta e re e B. Fetare islame ka hyrė nė fuqi mė 22 tetor 2009. Sipas Nenit 1 (1) B.F.I.A. ėshtė njė Komunitet fetar i njohur me ligj pėr tė gjithė ndjekėsit e islamit (Reggullorja 1988§ 1), selia qendrore e sė cilės ėshtė nė Republikėn e Austrisė. Neni 1 (5) i Kushtetutės mė tej parasheh se tė gjithė muslimanėt qė jetojnė nė Austri, pa dallim nga gjinia, prejardhja etnike, shkolla juridike fetare dhe kombėsia janė pjesė e BFIA -sė. BFIA-sė  nga aspekti regjional ėshtė e ndarė nė bashkėsi tė veēanta fetare islame (Myftini - IRGn). Anėtarėt e bashkėsisė fetare islame janė njėkohėsisht edhe anėtarė tė BFIA -sė. Ruajtja e praktikės fetare nė mesin e pasuesve tė islamit ėshtė objektivi qendror i BFIA -sėdhe  atė nė bazė tė nenit 3 tė Kushtetutės sė Bashkėsisė fetare islame nė Austri (VIG).
Si rezultat i njohjes ligjore tė islamit nė Austri, burojnė disa avantazhe praktike qė lidhen me tė. Ato janė:


- e drejta e manifestimit tė lirė dhe publik tė besimit fetar,
- autonomia e brendshme e Bashkėsisė Fetare Islame,
- mėsimi-besimi nė shkolla (organizimi, trajnimi i mėsuesve, emėrtimi i tyre, pėrgatitja e kurrikulit etj.)
- Qendra e shėrbimit pėr ēėshtjet muslimane
- Menaxhimin e njė varreze myslimane nė Vjenė dhe krijimi i varrezave myslimane nė qytete tė ndryshme tė Austrisė
- Vizitat dhe shėrbimet sociale nė spitale dhe nė burgje.
- marrja parasysh e pėrkatėsisė fetare nė ushtri etj.
- mbartja e shamisė (hixhabit) nėpėr tė gjitha institucionet shtetėrore tė Austrisė etj.


Unioni i shqiptarėve musliman tė Austrisė


Si pjesė e rėndėsishme integrale e shoqėrisė multietnike dhe multireligjioze austriake ėshtė edhe elementi i diasporės shqiptare. Edhe shqiptarėt sikur popujt tjerė, nė pėrpjekjet e tyre tė vazhdueshme pėr t’u integruar nė shoqėri austriake,  themeluan organizata, shoqata dhe institucione tė ndryshme pėr t’i dalė nė ndihmė popullatės shqiptare nė ruajtjen e traditės, gjuhės dhe identiteti tė
tyre kombėtar e fetar. Si rezultat i kėtyre intencave shqiptarėt nuk mjaftuan vetėm me krijimin e shoqatave lokale, por ata realizuan edhe forma tė tjera mė tė pėrhapura dhe  mė  tė zgjeruara tė angazhimit shoqėror. Kėshtu, njė pjesė e shqiptarėve tė Austrisė arritėn tė krijojnė njė organizatė kupolė, e cila do t’i bashkonte shqiptarėt nga tė gjitha trojet etnike, pėrkatėsisht do tė krijonte lidhjen e  xhematėve shqiptare apo tė qendrave shqiptare islamike. Aktualisht ekzistojnė 12 xhematė shqiptare tė shpėrndara nė qytetet e ndryshme tė Austrisė.  Qė tė gjitha kėto qendra janė bėrė pjesė e njė strukture tė pėrbashkėt me emrin ”Unioni i shqiptarėve muslimanė” nė Austri, i cili u themelua nė vitin 2006 dhe i cili vazhdon veprimtarinė  e tij edhe sot si njė institucion i pavarur qė u themelua pėr t’i artikuluar interesat e diasporės  shqiptare nė Austri.
Ndėr aktivitetet mė kryesore qė ia vlen t’i pėrmendim janė ato qė organizohen gjatė muajit tė Ramazanit duke aplikuar metodėn e kėmbimit tė imamėve nėpėr xhematėt dhe xhamitė e qyteteve tė ndryshme tė Austrisė.  Organizimi i  tribunave dhe aktiviteteve tjera qė zhvillohen me rastin e manifestimeve tė ndryshme fetare dhe kulturore.
Unioni  i shqiptarėve mysliman, nė bashkėpunim mė organizatėn e njohur turke “Milligürush”,  ēdo vit bėn organizimin e haxhit pėr haxhinjtė shqiptarė nga tė gjitha trojet. Vitin e kaluar numri i haxhinjėve shqiptarė  ka qenė 52 veta nga tė gjitha trojet shqiptare.
Nė fushėn e aktivitetit humanitar Unioni i shqiptarėve muslimanė tė Austrisė, kohė pas kohe organizon aksione humanitare  pėr t’u dalė nė ndihėm njerėzve tė cilėt goditėn nga fatkeqėsi tė ndryshme, qofshin natyrore apo tė shkaktuara nga dora njerėzore. Nė kėtė rast mund tė pėrmendim Shkodrėn e cila u ndihmua me 8000 €  nė ndihėm tė popullatės qė pėsoi nga fatkeqėsia e vėrshimit. Pakistanin me 18000 € me rastin e tėrmetit qė ndodhi atje. Somalinė me 10.000 pėr t’i ndihmuar fėmijėt, tė cilėt po vdisnin nga uria dhe etja pėr shkak tė thatėsisė sė madhe qė zotėron atje etj.

Nė vend tė pėrmbylljes

Qėndrimi i moderuar dhe i hapur i muslimanėve nė Austri ka ndėrtuar njė formė tė veprimit pozitiv tė pėrbashkėt me tėrė shoqėrinė. Nė vend tė injorimit dhe getoizimit, kultura e dialogut mundėson ndėrtimin e urave, tė cilat nė mėnyrė objektive trajtojnė tema me rėndėsi tė pėrgjithshme. Pasojat negative – tė cilat do t’i sillte izolimi nė formėn e njė shoqėrie paralele – muslimanėt e Austrisė i kanė kuptuar  me kohė dhe nė kėtė mėnyrė e hedhin poshtė ēdo lloj segregacioni. Nė pajtim me kėtė lindi edhe motoja e B.islame dhe myslimaneve tė Austrisė e cila thotė: “Integrimi nėpėrmjet participimit”. Participimi pėrfshin  sferėn shoqėrore, kulturore, politike dhe ekonomike. Siguria e vendit do tė thotė edhe siguria e popullatės myslimane. Mirėqenia dhe lėvizja e suksesshme pėrpara duhet tė zhvillohen si njė obligim i pėrbashkėt pėrmes pjesėmarrjes personale dhe nė pajtim me kushtetutėn e vendit.


Krejt nė fund nuk mund tė rri pa e theksuar se kjo ishte njė pėrpjekje e imja modeste lidhur me historinė e islamit dhe tė muslimanėve nė Austri. Fillimisht kjo u trajtua shkurtimisht si hyrje e referatit tė mbajtur nė  konferencėn ndėrkombėtare rreth mėsimit fetar nė shkollat publike tė Kosovės qė u organizua vitin e kaluar nė Prishtinė nga Bashkėsia islame.  Pastaj e zgjerova pak dhe tani po e botoj duke qenė i vetėdijshėm se ka nevojė pėr njė trajtim mė serioz dhe shkencor. Mbetet nė tė ardhėm qė tė merret dikush me kėtė temė mė seriozisht  dhe ta trajtojė atė mė gjerėsisht me qėllim qė ta kemi njė pasqyrė mė tė plotė tė  islamit dhe muslimanėve nė Austri dhe mė gjerė. 

Referencat   
                                                                                                                                          
1.  Adnan Aslan, Religiöse Erziehung der muslimischen Kinder ind Deutschland und Österreich, Stuttgart, 1998.
2.  Kalb/Potz/ Schinkele, Religionsrecht, Wien, 2003.
3.  Ednan Aslan, Islamische  Erziehung in Europa (Islamic Education in Europe),
4.  Österreichische Imam-Konferenz – Aktivitäten der Islamischen Galubensgemeinschaft in Österreich, Wien, 2006
5.  Islam in Europe, Europäische Islam –Konferenecen der Islamischen Glaubensgemeinschaft  in Österreich, Wien, 2006
6.  www.wapedia.mobi/hr/Obrazovanje_u_Austriji?t=5.
7.  www.euro-islam.info
8.  www.islamawareness.net/Europe/Austria/early.html
9.  www.bs.wikipedia.org
10. www.integrationsfonds.at/
11. www.islaminitiative.at



Azhornuar sė fundi ( Dienstag, 01 Mai 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com