Ballina arrow Artikujt arrow NDIHMOJENI QENDREN KULTURORE MODERNE ISLAME NĖ WELS!
NDIHMOJENI QENDREN KULTURORE MODERNE ISLAME NĖ WELS! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Montag, 09 April 2012
APEL
NDIHMOJENI NDĖRTIMIN E QENDRĖS KULTURORE MODERNE ISLAME (XHAMISĖ) NĖ WELS TĖ AUSTRISĖ SĖ EPERME



All-llahu (xh. sh.) thotė:
“Xhamitė  e  All-llahut i ndėrton dhe i  mirėmban  vetėm ai qė i ka besuar All-llahut dhe ditės sė mbrėmė e qė e falė namazin, e  jep zeqatin e nuk i frikėsohet askujt pos All-llahut. Tė tillėt do tė jenė tė udhėzuarit (nė rrugėn e drejtė)”. (Et-Tevbe: 18)

“Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e All-llahut ėshtė si i njė kokrre qė i mbinė shtatė kallinj, nė secilin kalli njėqind kokrra. All-llahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, All-llahu ėshtė bujar i madh, i di qėllimet. (El-Bekare: 261)

Pejgamberi i All-llahut (s) ka thėnė:

“Vendet (shtėpitė) mė tė dashura pėr All-llahun janė xhamitė” (Muslimi)

“Kush ndėrton njė xhami, duke e kėrkuar kėnaqėsinė e Allahut, Allahu ia ndėrton atij njė tė ngjashme ne Xhennet". (Buhariu dhe Muslimi)

Tė dashur vėllezėr e motra nė islam, donatorė tė nderuar!

Shpresojmė qė ky apel juve dhe mė tė dashurve tuaj do t’ju gjejė nė shėndet dhe gjendje shpirtėrore tė mirė dhe qė pėrmbajtja e tij me siguri t’ju gėzojė tė gjithėve.

Hapėsira jonė e xhamisė aktuale nė Gutenberg  5 ka kohė qė nuk i plotėson kushtet pėr aktivitetet tona gjithnjė e mė intensive dhe pėr programin  gjithnjė e mė tė pasur dhe mė pėrmbajtjesor tė punės dhe veprimtarisė sonė. Shkurt aty ne nuk kemi perspektivė edhe nga aspekti i legjitimitetit dhe sigurimit tė lejes pėr zhvillimin e aktiviteteve tona. Prandaj, ndjejmė kėnaqėsi tė veēantė, por edhe nder qė mund t’ju njoftojmė se e kemi gjetur  truallin pėr Qendrėn e ardhshme islamike (xhaminė) dhe e kemi nėnshkruar blerjen e tij.

Po ashtu kemi nderin, por edhe obligimin qė t’ju njoftojmė se tashmė ka filluar aksioni i grumbullimit tė mjeteve financiare (tė hollave) pėr ta bėrė pagesėn e truallit nė fjalė.
Pėr ta realizuar kėtė ide fisnike do tė ishte e nevojshme qė tė pėrfshihen nė kėtė, mė tė dobishmin aksion qė zhvillohet nė kėtė hapėsirė,  njė numėr sa mė i madh donatorėsh.

Kjo Qendėr do tė jetė institucioni mė i rėndėsishėm i shqiptarėve tė Welsit me rrethinė dhe i tė gjithė atyre qė ia duan tė mirėn kombit shqiptar dhe besimit tė tyre fetar. Ajo do tė jetė, inshaAll-llah, VAKĖF i tė gjithė atyre tė cilėt do tė jenė pjesėmarrės aktiv nė realizimin e kėtij projekti madhėshtor.

“Njeriu duhet tė punojė pėr kėtė dynja sikur do tė jetojė qindra vite  nė tė, por gjithashtu duhet tė pėrgatitet pėr t’u larguar prej saj sikur ajo tė jetė nesėr. Pas vdekjes se njeriut, mbyllet libri i veprave tė tija pėrveē se nė tre raste: nėse pas vete lė fėmijė tė edukuar mirė apo ndonjė vepėr shkencore apo ndonjė hajrat –VAKĖF”,  thotė Resulullahu (s).

Ky do tė jetė hajrati –Vakėfi mė i madh i yti i lėnė ndonjėherė nė  kėtė hapėsirė, nėse vėlla i dashur dhe e nderuara motėr do tė marrėsh pjesė nė tė. 
Ju ftojmė tė merrni pjesė  edhe ju nė kėtė aksion mė tė hajrit pėr shqiptarėt dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi, sepse prej kėtij Vakėfi dobinė mė tė madhe do ta keni ju si individė, familjet tuaja dhe xhemati ynė.

  Mund tė lėni vakėf (hajrat) ndonjė shumė tė caktuar tė  hollave nė emėr dhe pėr shpirt tė babait, nėnės, vėllait, motrės, kushėririt apo mikut tuaj, tė cilėt kanė ndėrruar jetė, ndėrsa ne nga ana jonė si xhami do tė caktojmė njė ditė nė vit si “Dita e Vakifėve” dhe atėherė do tė tubohemi tė gjithė dhe do tė kėndojmė Qelime-i-Tevhid pėr Vakifėt tanė. Ky ėshtė njė aksion jashtėzakonisht i mirė, imagjinoni ēdo vit kėndimi i hatmės pėr mė tė dashurit tuaj gjatė kohės se muajit tė bekuar tė Ramazanit. Hatmja do tė kėndohet nga nxėnėsit e Mektebit tonė dhe atė ditė do tė organizohet mbrėmje kur’anore pėr t’i kujtuar me hatme ata qė bėnė kurban atė qė ėshtė mė e dashur nga pasuria e tyre.

Kontributin tuaj pėr blerjen dhe ndėrtimin e kėsaj Qendre (xhamisė) mund ta bėni nė kėtė adresė: “Bashkėsia e shqiptarėve mysliman nė Wels “Mesxhid el-Resul” Gutenberg str. 5  4600 Wels - Verein Albanischer Muslime in Wels  Konto: 271031908  BLZ 15130 – Oberbank  Wels

Donacionet tuaja mund t’i paguani edhe nė objektin aktual tė xhamisė: Gutenberg str. 5 4600 Wels
 Hapėsira e truallit ku do tė ndėrtohet Qendra Kulturore Moderne Multifunksionale Shqiptare pėrfshinė sipėrfaqen prej  5800 m².  Shikojeni  skicat ne foto...

Duke shpresuar nė pėrgjigjen tuaj fisnike dhe me kohė ndaj kėtij apeli, ju pėrshėndesim vėllazėrisht duke iu lutur All-llahut tė madhėrishėm qė tė na ndihmojė nė realizimin e kėtij qėllimi fisnik dhe implementimin e kėtij projekti madhėshtor. Amin







Azhornuar sė fundi ( Freitag, 13 April 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com