Ballina
KREMTIMI I DITĖS SĖ PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Freitag, 17 Februar 2012

Ēdo  popull nė historinė e vet ka momente tė kthesave tė mėdha, kur vendoset  pėr fatin se do tė hyjė apo nuk do tė hyjė ai popull nė histori, me fjalė tjera, kur vendoset se do tė jetojė ai popull me dinjitet e krenari apo do tė jetė i detyruar tė eliminohet nga skena e jetės dhe historisė. Me 17 shkurt 2008, Kosova hyri nė histori dhe me meritė, krenari e dinjitet.
Kėto ditė anembanė Kosovės po pėrjetohen momentet e shpalljes sė Pavarėsisė.

Njėqind vjet sakrifica, vetėmohime e luftė tė vazhdueshme pėr liri, megjithatė nuk u mposht shpirti i shqiptarit tė Kosovės. Njėqind vjet rezistencė tė pathyeshme pėrballė pushtuesit qė nė gjenet e veta kultivoi urrejtjen e militantizmin antishqiptar, megjithatė shqiptarėt nuk u pėrkulen, nuk u gjunjėzuan. Periudhė e gjatė nė tė cilėn shqiptarėt pėrjetuan male tė kėqijash dhe  u persekutuan, u rrahėn, u keqtrajtuan dhe u plaēkitėn, u torturuan dhe u dergjen me vite tė tėra nėpėr burgje, qindra mijėra u pushuan nga puna duke lėnė familjet e tyre pa kafshatėn e bukės, qindra mijėra tė tjerė u deportuan dhe u shpėrngulen me dhunė nėpėr te gjithė globin, iu dogjėn shtėpitė dhe iu pėrvėluan fėmijėt, u vranė dhe u masakruan, vetėm nė luftėn e fundit u vranė rreth 20 mijė shqiptarė dhe u hapen mbi 600 varre masive, megjithatė ky popull nuk u dorėzua dhe gjithmonė doli fizikisht edhe mė i fuqishėm, shpirtėrisht edhe mė i pasur e moralisht edhe mė i qėndrueshėm, por nuk u dorėzua dhe nuk e humbi substancėn e identitetit kombėtar. Zoti Madh deshi qė ky komb tė kalojė nėpėr zjarrin e madh tė sakrificave pėr tė kalitur shpirtin dhe vullnetin e tij kolektiv. Individėt bėhen tė lavdishėm e tė pavdekshėm vetėm nėpėrmjet sakrificave e vetėmohimeve, e popujt tė mėdhenj e tė fuqishėm vetėm nėse janė tė gatshėm pėr sakrifica pėr tė mirėn e kombit, pėr tė mirėn  e pėrgjithshme.

Mirėpo, sot nuk ėshtė koha tė vajtojmė pėr tė kaluarėn tonė tė hidhur, por tė festojmė tė sotmen tonė tė pavarėsisė dhe tė shikojmė pėrpara, sepse e ardhmja jonė do tė jetė mė e mirė se e kuluarja jonė. Sot, pra kemi festė, kremtojmė njėqindvjetorin e pritjes. Njė qind vjet nė pritje pėr kėtė ditė tė madhe. Le tė gėzohemi tė gjithė tė mėdhenj dhe tė vegjėl, burra e gra, tė gjithė shqiptarėt ku do qofshin ata. Le tė gėzohemi tė gjithė sepse me pavarėsinė e Kosovės tė gjithė shqiptarėt fitojnė, sepse tashmė shqiptarėt po bėhen faktor nė Evropė. Evropa po  ndėrron fizionominė e vet duke ia kthyer kėtė tė drejtė natyrore Kosovės tė cilėn ia kishte marrė qindra vjet mė parė. Evropa, mė nė fund po e ndėrron edhe hartėn e vet mė shtetin mė tė ri nė kontinentin vet.
Ne nga ky vend i nderuar dhe nė kėtė ditė tė madhe i ftojmė fqinjėt  tanė, njerėzit e vullnetit tė mirė, qė tė mblidhemi rreth tė vėrtetės dhe drejtėsisė pėr hir tė paqes, pėr tė ardhmen mė tė mirė tė fėmijėve tanė, pėr hir tė ndihmės sė Zotit pėr ta  rikthyer besimin mes njerėzve.  Qė tė mos i lutemi askujt tjetėr pėrveē Zotit Njė tė Vetėm, qė tė mos i bėjmė asnjė shok Atij dhe qė te respektojmė njėri tjetrin. Kjo ėshtė mė mirė pėr ne nėse ia duam tė mirėn secilit njeri. Ky ėshtė shpėtim nga e keqja. Pėr kėtė na obligon fati i pėrbashkėt dhe shpresa e pėrbashkėt pėr tė ardhmen mė tė mirė. 

Tė nderuar vėllezėr, atdheu ėshtė vendi  ku kemi lindur dhe ku jemi rritur. Pėr tė na lidhin ndjenjat, malli dhe emocionet. Ai ėshtė e drejta jonė. Atdheu nuk ėshtė ēėshtje e dorės sė dytė nė jetė , prandaj, dhe kujdesi pėr tė dhe fati i tij nuk mund tė lihet nė dorė tė huaj. Atdheu ėshtė pėrgjegjėsia ime dhe e jotja, ēėshtje e rėndėsishme nė jetėn tonė tė pėrbashkėt dhe kujdesi ynė prej tė cilit nuk mund tė heqim dorė duke ia lėnė nė dorė dikujt tjetėr. Pėr Kosovėn 17 shkurti  i 2008-ės nuk ka alternativė. Ajo ditė ėshtė shenjė e luftės sonė shekullore kundėr pushtuesit tė pamėshirshėm dhe ajo ėshtė e vetmja festė qė s’ka alternativė. 17 shkurti tregon se shqiptarėt nė mėnyrė tė pakthyeshme i dhanė lamtumirėn robėrisė. Pas 17 shkurtit definitivisht edhe ajri mbi territorin Kosovės do tė jetė i pastėr dhe shqiptarėt tash tutje do tė marrin frymė nė liri. Edhe fushat e punuara e arat e mbjella ushqim i pastėr pėr ēdo tė ri. Edhe lumeje tė kulluar ujė pėr tė pi, edhe malet e lira prej tė cilave mund tė shikohet bota nė largėsi.  
    Tani atdheut i duhen rrugė tė mira qė tė mund tė ecet nėpėr to, shkolla tė pajisura qė tė mund tė mėsohet, spitale tė aftėsuara e tė specializuara qė tė mund tė shėrohemi, xhami dhe kisha tė shndritshme qė tė mund tė madhėrohet Zoti, djem tė guximshėm qė tė mund ta mbrojnė prej tė kėqijave dhe  pasardhės tė shėndetshėm qė tė mund tė ėndėrrojnė pėr tė ardhmen.

    Atdheut i duhen patriot tė besueshėm tė cilėt nuk do tė hedhin baltė mbi tė nėpėr botė, as nuk do tė tallen mė dhimbjen e tij, as nuk do t’i nėnēmojnė dėshmorėt e tij, as t’i akuzojnė heronjtė e tij.
    Atdheu ėshtė i shtrenjtė...
Tė kesh atdheun tėnd, do tė thotė tė kesh shtėpinė tėnde, e tė mos kesh atdheun tėnd, do tė thotė tė mos kesh shtėpinė tėnde. I lirė ėshtė ai qė i bėhet rob vetėm Zotit, e rob i vėrtetė ėshtė ai qė i bėhet rob  njeriut. I lirė ėshtė ai qė ka vatanin e vet, e rob ėshtė ai qė s’ka vatan.
“Dashuria ndaj atdheut ėshtė pjesė e besimit” tha Profeti i nderuar Muahmmedi (a.s.).
Tė duash emrin tėnd, gjuhėn tėnde, kulturėn dhe vendin tėnd nuk ėshtė gjynah. Tė respektosh emrin e huaj (tjetrit), gjuhėn e huaj, kulturėn dhe fenė e tjetrit nuk ėshtė gjynah. Nė tė vėrtetė, ėshtė farz tė duash tėnden e tė respektosh tė huajėn.
Nė kėtė ditė tė madhe historike, nuk duhet t’i harrojmė ata tė cilėt u flijuan dhe e dhanė jetėn pėr lirinė e atdheut dhe pėr kėtė ditė tė madhe tė pavarėsisė. Ata janė dėshmorėt, tė cilėt derdhen gjakun e shenjtė pėr tokėn  Kosovės. Tė cilėt dhanė atė mė tė shtrenjtėn pėr lirinė tonė. Ata tė cilėt u dogjėn vetė si qiriu pėr t’ na bėrė drite neve, pėr t’i  bėrė dritė Kosovės.

Kėta njerėz, nga e gjithė Kosova dhe trojet tjera , luftuan dhe me veprėn e tyre u bėnė dėshmorė, heronj tė vendit, tė cilėt do tė pėrkujtohen sa tė jetė jeta, e pėrkujtimi i tyre mė i mirė ėshtė shpėrblimi i Zotit  nė ahiret pėr shpirtrat e sakrifikuar ne dynja dhe pėr atė qė realizuan vendosjen e atdheut tė dyfishtė :  atdheut hapėsinor dhe  atij shpirtėror.   
Ata qė sakrifikuan gjumin e tyre nė mėnyrė qė njė popull i tėrė, burra e gra, tė mėdhenj e tė vegjėl, tė dobėt e tė fuqishėm, ta shijojnė tė qetė gjumin, ata qė e konsumuan veten me qėllim qė populli tė jetojė pa frikė dhe qė e bėnė mburojė ekzistencėn e vet pėr sigurinė e tė tjerėve. Ja, kėta janė tė denjė pėr t’u kujtuar sot me respekt.
Kėta janė ata tė cilėt luftuan pėr t’i mbrojtur vlerat  universale njerėzore. Tė luftosh pėr mbrojtjen e vlerave themelore, sikurse  janė: mbrojtja e jetės, e nderit dhe e moralit, dinjitetit e krenarisė, besimit e atdheut dhe ēdo gjėje qė ėshtė fisnike, e drejtė dhe madhėshtore,  d.m.th. tė bėsh rezistencė aktive kundėr atij apo atyre qė mbjellin urrejtje, shkaktojnė krime e dhunė dhe tė japėsh jetėn tėnde nė mbrojtje tė atyre vlerave, do tė thotė tė jesh shehid, dėshmitar, dėshmor edhe i kėsaj bote edhe i botės tjetėr (shehidu’d-dunja ve’l-ahireh) – dėshmor i dynjasė dhe i ahiretit. Dėshmor qė dėshmon pėr kalueshmėrinė e dynjasė dhe pėrjetshmėrinė e ahiretit; dėshmon pėr zhbėrjen e trupit dhe pavdekshmėrinė e shpirtit.
Pėr shehidėt e kėtillė All-llahu (xh. sh.) nė Kur’an thotė:
 “Kurrsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e All-llahut. Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u ushqyer te Zoti i tyre. Ata janė tė gėzuar me atė qė u dha  All-lahu nga tė mirat e Tij, dhe atyre qė kanė mbetur ende pa iu bashkuar radhėve tė tyre, u marrin myzhde se pėr ta nuk ka as frik as shqetėsim. Ata janė tė gėzuar me begati e dhurata qė ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpėrblimin besimtarėve.”  (Ali Imran, 169 – 171)


O Zot i Mėshirshėm:
tė sėmurėve jepu shėndet,
tė varfėrve furnizim,
tė burgosurve liri,
tė pėrndjekurve kthim nė vatrat e tyre,
mbrojtėsve tanė ndihmė,
dėshmorėve shpėrblimin mė tė mirė,
jetimėve pėrkujdesje e ngrohtėsi,
atdheut tanė paqe e liri.
Fuqizoi tė parėt tanė me urtėsi e trimėri
Fisnikėroi tė gjithė njerėzit me dashuri dhe mėshirė!
Pastroi zemrat e njerėzve nga urrejtja dhe e keqja!
Dhuroja gjithė botės udhėzimin dhe mėshirėn Tėnde
Pash mirėsinė Tėnde tė pamė dhe Pash mėshirėn Tėnde nė kėtė ditė tė madhe! (Amin

    P. S. Fjalim i mbajtur nė Xhaminė e Shqiptarėve nė Wels tė Austrisė me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės.


Azhornuar sė fundi ( Freitag, 17 Februar 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com