Ballina arrow Sire arrow Mevludi dhe nocioni i bid’atit (risisė)
Mevludi dhe nocioni i bid’atit (risisė) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Samstag, 04 Februar 2012
Ē’ėshtė bidati/risia
Kuptimi gjuhėsor (filologjik) i fjalės bid’at na tregon pėr ēdo formė tė risisė ose pėr ēdo gjė qė ėshtė e re dhe interesante. Kuptimi i saj nė sheriat ka tė bėj me instalimin e ēfarėdo risie nė fe, pavarėsisht ėshtė pozitive apo negative. Kur ėshtė fjala pėr qėndrimin e ulema-sė sė sheriatit ndaj bid’atit, kėtu ekzistojnė mendime tė ndara, mbi bazėn e tė cilave janė profilizuar dy qėndrime plotėsisht tė ndryshme. Grupi i parė i ulemasė sė sheriatit janė ata tė cilėt ēdo lloj tė bid’atit (qoftė pozitiv apo negativ) e konsiderojnė, nė mėnyrė tė pėrgjithshme, negativ dhe tė ndaluar.

Nė kėtė grup bėjnė pjesė: Ibn Tejmie , Ibn Rexhep El-Hanbeli dhe imam Zerkashi. Mendimin e tyre dhe qėndrimin e kėtillė, kryesisht ata e mbėshtesin nė argumentet vijuese: Nė ajetin e tretė tė sures El-Maide, All-llahu (xh. sh.) thotė: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe.” Nė kėtė kuptim, ky grup ulemash shfrytėzon edhe disa hadithe tė Pejgamberit (s), sikurse janė: “Kush sjell diēka tė re nė ēėshtjen (fenė) tonė qė nuk i pėrket asaj, ajo ėshtė redd (d.m.th. refuzohet)” (Buhariu dhe muslimi). “Kush vepron diēka qė nuk ka bazė nė fe edhe ajo ėshtė redd (e refuzuar).” Ēdo bidat ėshtė lajthitje dhe ēdo lajthitje pėrfundon nė zjarr.” Tė gjithė kėsaj ata ia shtojnė edhe fjalimin e Ibni Mes’udit, nė tė cilin thuhet: “Vetėm ndiēni e mos sillni risi, meqė feja na ėshtė e mjaftueshme.” Gjithashtu transmetohet nga Ibni Abbasi qė ka thėnė: “Ēdo vit qė kalon njerėzit ringjallin gjithnjė e mė shumė bid’ate, e shkatėrrojnė gjithnjė e mė shumė sunnete, gjithnjė derisa tė gjallėrojė plotėsisht bid’ati, e tė zhduket sunneti.” Ky grup shfrytėzojnė edhe disa hadithe tjera si argumente, por pėr shkak tė vėllimit tė tekstit nuk kemi nevojė pėr pėrmendjen e tyre. Nė pjesėn e mėparshme tė tekstit, me siguri janė pėrmendur argumentet mė tė rėndėsishme me tė cilat paraqitet ky grup ulemash. Nė ēdo rast, ata konsiderojnė, duke komentuar ajetin e pėrmendur nga sureja El-Maide: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj…”, qė futja e ēfarėdo risie nė fe do tė ishte e panevojshme dhe e padėshiruar. Ata, nė pajtim me kėtė, besojnė qė bid’atet nė fe (besim) vetėm se mund ta shkatėrrojnė sunnetin e Pejgamberit (a.s.) dhe ta shtrembėrojnė besimin.

Grupi i dytė i ulemasė sė sheriatit nė tė cilin bėjnė pjesė: Imam Shafiu , Ibni Hazmi, Ibn El-Xhevzi, Ibn El-Esir, Imam Gazaliu, Imam Neveviu, Imam Sujutiu, Ibn Haxher El-Askalani, El-Iz ibn Abde-s-Selam, Ibn Abidin El-Zerkani dhe El-Karafi, si dhe shumė dijetarė tjerė tė njohur nga tė katėr medh’hebėt, kanė pikėpamje krejtėsisht tė ndryshme lidhur me ēėshtjen e bid’atit (risisė nė fe). Ky grup jo vetėm qė pohon se ka bid’at tė mirė, por se ekziston edhe bid’ati, futja e tė cilit nė fe paraqet farz tė rreptė. Ata konsiderojnė se tė gjitha kėto nuk janė nė kundėrshtim me ajetin e pėrmendur tė sures El-Maide, meqė kanė vendosur njė kusht tė rreptė qė bid’ati i cili futet, duhet patjetėr tė jetė i bazuar nė sheriat dhe qė tė mos jetė nė kundėrshtim me dispozitat ekzistuese islame. Kėta dijetarė konsiderojnė qė tė gjitha hadithet tė cilėt i sjell grupi i parė, nė tė vėrtetė, kanė tė bėjnė vetėm me ato bidate tė cilat janė nė kundėrshtim me dispozitat ekzistuese islame. Ata, pėr mė tepėr, konsiderojnė qė disa prej kėtyre haditheve tė cilat grupi i parė i ulemasė i ka sjellė si argumente, ato madje pikėrisht e bėjnė tė kundėrtėn, d.m.th. tregojnė pėr mundėsinė e futjes sė bid’atėve (tė dobishme) nė fe. Sikurse ėshtė pėr shembull hadithi: “Kush bėn diēka qė nuk ka bazė nė fe, ajo ėshtė redd (d.th. ajo refuzohet).” Nėse vėshtrojmė me kujdes kėtė hadith do tė kuptojmė qė Pejgamberi (s) ka thėnė qė do tė refuzohet ai bid’at i cili nuk ka bazė nė fe? Pėr kėtė pėrgjigjen do tė na japė Pejgamberi (s) nė hadithin tė cilin e transmeton Imam Muslimi: “Kush e sjell nė islam ndonjė gjė tė mirė, ai ka shpėrblim pėr atė dhe shpėrblimin e atij i cili e praktikon atė pas tij, e qė atyre (d.m.th atyre tė cilėt e praktikojnė atė) asgjė nuk i pakėsohet nga shpėrblimi i tyre. E kush e sjell nė islam ndonjė gjė tė keqe ai ka dėnim pėr tė, por edhe dėnimin e atyre tė cilėt do ta praktikojnė atė, e qė atyre asgjė nuk u pakėsohet nga dėnimi i tyre.”

 Ka edhe shumė hadithe qė flasin pėr tė njėjtėn temė, sikurse ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Ebu Hurejre (r. a.) nė koleksionin e Muslimit, i cili ėshtė i ngjashėm me hadithin e mėparshėm, megjithatė nė kėtė rast atė nuk do ta pėrmendja. Edhe njė argument qė bid’ati ėshtė i lejuar dhe i preferuar nė fe, e shohim nė praktikėn e as’habėve tė Pejgamberit (s). Qysh nė kohėn sa ishte gjallė Pejgamberi (s) ndodhi qė ishte njė as’hab ndaj tė cilit u ankuan as’habėt tjerė pėr shkak se nė ēdo rekat e kėndonte surėn El-Ihlas. Kur e pyeti Pejgamberi (a. s.) se pėr ē’arsye e praktikon kėtė, ai u pėrgjigj duke thėnė se e do atė sure, nė ēka Pejgamberi (s) buzėqeshi dhe i tha: “Edhe All-llahu tė do ty pėr kėtė veprim tėndin.” Pejgamberi (s) i dha pėrkrahje kėtij as’habi dhe nuk e qortoi pėr shkak tė futjes sė bid’atit. Nė njė hadith tjetėr, gjithashtu thuhet se si Pejgamberi (s) e pyeti hz. Bilalin: “O Bilal, i kam dėgjuar hapat tuaj nė xhenet, ēka ke bėrė ti kėshtu? Hz. Bilali iu pėrgjigj: “Unė vetėm e kam bėrė praktikė qė pas ēdo marrjeje abdesi i fali dy rekate namaz. Pejgamberi (s) buzėqeshi dhe nuk tha gjė se ajo ėshtė bid’at, pėr tė cilin nuk ka argument nė Kur’an apo nė sunnet. Imam Buhariu na transmeton njė hadith nė tė cilin thuhet se si nė njė rast, nė kohėn e namazit, derisa Pejgamberi (s) ngrihej nga rukuja kėndoi: “SemiAll-llahu limen hamideh”, njėri nga as’habėt prej xhematit ia shtoi: rabbena leke-l-hamden kethiren tajjiben mubareken fihi.” Pas pėrfundimit tė namazit, Pejgamberi (s) tha: kush e tha atė dua (dhikr)? Kur as’habi pėrkatės u pėrgjigj se ishte ai, Pejgamberi (s) tha: “I kam parė tridhjetė melaqe tė cilat nxitonin cila prej tyre e para do tė shkruante atė.” Nga kjo shohim se Pejgamberi(s) nuk e kritikoi kėtė as’hab pėr shkak tė kėndimit tė kėtij thikri tė ri, veē se atė e lavdėroi dhe e paraqiti si njė bid’at tė mirė. Imam ibn Haxher El-Askalani ka thėnė se ky hadtih konsiderohet argument qė ėshtė e lejuar futja e ndonjė dhikri tė ri, i cili nuk bie ndesh me dhikin tradicional. Nė praktikėn e as’habėve tė Pejgamberit (s), pas vdekjes sė tij, ka qenė e njohur futja e bid’ateve, tė cilat nuk kanė qenė tė njohura sa ka qenė nė jetė Pejgamberi (s). Kėshtu e dimė se hz. Ebu Bekri (r. a.) e ka tubuar Kur’anin (a. sh.) nė njė libėr, edhe pse Pejgamberi (s) kėtė nuk e ka bėrė. Po ashtu, hz. Omeri (r. a.) e bėri faljen kolektive (me xhemat) tė namazit tė teravisė dhe atė prej 20 rekatesh, ndėrsa Pejgamberi (s) i falte tetė rekate dhe atė nė shtėpinė e tij. Dhe me rastin kur e bėri kėtė tha: “sa risi e mirė ėshtė kjo”? Gjithashtu, ėshtė i njohur rasti i hz. Osmanit (r. a.) i cili e bėri kėndimin e dy ezanėve pėr namazin e xhumasė, e mė pas i shtoi edhe njė dhe i bėri tre ezane, pėr shkak tė pėrhapjes sė bashkėsisė myslimane, derisa gjatė kohės sa ishte gjallė Pejgamberi ishte vetėm njė ezan pėr namazin e xhumasė. Gjatė jetės sė Pejgamberit (s) namazi i Bajramit falej nė njė vend, por hz. Alia (r. a.) e solli vendimin qė tė falet nė mė shumė vende. Sikurse e dimė, po ashtu edhe Abdullah in Omeri (r. a.) e bėri qė nė teshehud tė kėndohet ve berekatuhu, qė ėshtė njė shtesė nė fjalin es-selamu alejeke ejjuhen-nebijju ve rahametullahi ve berekatuhu dhe po ashtu edhe vahdehu la sherike lehu – nė fjalinė eshhedu en la ilahe il’lAll-llah.
Nė bazė tė asaj qė u pėrmend mė lartė, shohim qė as’habėt kanė sjell bid’ate tė cilat kanė qenė shumė tė lavdėruara. Disa janė futur gjatė jetės sė Pejgamberit (s), e disa tė tjera pas vdekjes sė tij.


Nė vend tė pėrmbylljes
Muslimanėt e gjithė botės nuk e festojnė, nuk e kremtojnė, veē se e shėnojnė mevludin, e kjo do tė thotė qė nga ajo ngjarje marrin mėsim dhe me tė frymėzohen. E ēfarė janė mėsimet nga fjalėt e Eminės: “Kur e linda atė, linda njė dritė tė madhe nga e cila u shndriten pallatet e Shamit (Damaskut)”. Ose fjalėt e Eminės tė shprehura nga goja e pėrpiluesit tė mevludit:

“Tha Eminja pashė at’natė ēudi njė dritė
Sikur dielli pėr dritare kur rrezitė
 
Si vetimė shpejt duel prej shpie ēudė u bė
Gjithė dynjaja me kėtė nur qė dritė u bė”
 
A e sheh njeriu i sotėm atė dritė? Drita tė cilėn duhet ta shohim quhet – Kur’an, ndėrsa rruga e ndriēuar nga e cila duhet tė shkojmė e ka emrin Islam. Dritė nė jetė ėshtė besimi, dritė ėshtė dituria, dritė ėshtė familja kompakte, fėmija ynė nė mekteb ėshtė dritė, dritė ėshtė oborri ynė i rregulluar dhe rruga e pastėr, dritė ėshtė puna, rendi dhe pėrgjegjėsia nė shoqėri... A e sheh njeriu i sotėm kėtė dritė, e cila aq fuqishėm shndriti nė muajin rebiul-evvel. Ai muaj quhet muaji i lindjes. Kemi rastin tė bėjmė tė lind nė veten tonė dėshira qė t’ia kthejmė shpinėn dritės sė rrejshme tė epshit dhe tė nisemi rrugės pėr te drita e vėrtetė e besimit (fesė). Drita nė shpirtin tonė vjen prej islamit, prej namazit, prej kėtij mevludi. Drita e All-llahut shkėlqen nė shtėpi tė caktuara, “drita shkėlqen nė shtėpitė nė tė cilat pėrmendet emri i Tij dhe e falėnderojnė Atė mėngjes e mbrėmje (Nur: 36). All-lahu (xh. sh.) thotė: “Kur’ani shpie nga ajo qė ėshtė mė e mira, mė e madhja, mė e fuqishmja” (Kur’an: 179). Islami i ēon njerėzit nga ajo qė ėshtė mė e mirė nė jetė, nga ajo qė ėshtė mė e bukur. Prandaj, Kur’ani dhe islami duhet tė jenė nė zemrėn e njeriut dhe nė shtėpinė e tij. Pejgamberi i All-llahut (s) thotė: “Shtėpinė ndriēojeni me kėndimin e Kur’anit dhe faljen e namazit”. Ky ėshtė ai nuri, ajo drita – e cila erdhi me Pejgamberin tonė dhe tė cilėn e kėndojmė nė mevlud. Sepse, nėse nė shtėpi nuk ka Kur’an dhe nuk ka namaz, mbetet shejtani, mbetet errėsira.

Lindja e Muhammedit (a. s.) nuk ėshtė vetėm lindje e njeriut, por edhe e njė ideje e cila e pushtoi kozmosin dhe u bė nur-dritė apo reflektim i qiejve karshi Tokės dhe i Tokės karshi qiejve. Dhe sikur se drita e ditės qė vjen nga dielli ashtu drita nė shpirtin tonė vjen nga Kur’ani nė tė cilin ėshtė e vėrteta e Zotit, tė cilėn me besnikėri na e pėrcolli mė i miri prej njerėzve tė mirė dhe mė i madhi nga pejgamberet e mėdhenj tė All-llahut – Muhammedi (s).

Marrė nė pėrgjithėsi, thelbi dhe esenca e kėsaj ēėshtjeje qėndron nė faktin qė islamin duhet kuptuar dhe jetėsuar. Duhet tė depėrtojmė nė vetė thelbin dhe esencėn e jetės sė Pejgamberit (s) nė mėnyrė qė tė kuptojmė misionin e tij jetėsor, qė ta njohim shpirtin e tij. Kemi raste kur njerėzit mėsojnė me mijėra hadihhe, apo siē thuhet “i nxjerrin sikur prej xhepit”, por, nuk e kuptojnė vlerėn e tyre tė vėrtetė, as shkakun pėr ē’arsye Pejgamberi (a. s.) e ka thėnė apo e ka aprovuar njė gjė. Shpesh pyes veten sa e njeh nė tė vėrtetė njė mysliman Muhammedin (a.s.), sa e admirojmė atė nė tė vėrtetė dhe sa e si duhet ta duam atė nė tė vėrtetė. Sa i aplikojmė porositė e tij nė jetėn tonė tė pėrditshme dhe sa e ndjekim shembullin e tij nė jetėn tonė nė pėrgjithėsi.
Si duhet tė organizohet mevludi?

 Autori i veprės Mizanul-adil, thotė: “Ceremonitė e mevludit me tė cilat shėnohet lindja e Pejgamberit (s) janė tė bazuara nė islam dhe ato janė tė dėshiruara dhe tė rekomanduara. Unė e kushtėzoj tė praktikuarit dhe aplikimin e tyre me kushtet vijuese:

1. Qė ceremonia tė fillojė me kėndimin e pjesėve kur’anore.
2. Leximi apo kėndimi i teksteve tė cilėt pėrmbajnė detaje nga jeta e Pejgamberit (s), pėrmendja e disa mu’xhizeve dhe momenteve prej tė cilave mund tė merret mėsim.
3. Qė tė pranishmit tė kėndojnė salavate sa herė qė pėrmendet emri i Pejgamberit Muhammedit (a.s.).
4. Qė manifestimi tė pėrmbajė ilahi, kaside dhe recitime mbi Muhammedin (a.s.), tė cilat janė tė mbėshtetura nė Kitabėt mu’teber.
5. Shmangia e transmetimeve nga jeta e Muhammedit (a. s.) qė nuk janė tė bazuara nė traditėn autentike.
6. Tė mos lejohet pėrzierja e grave dhe burrave nė tė njėjtėn hapėsirė (ihtilat)
7. Respektimi dhe aplikimi i edukatės sė pėrgjithshme islame (kultura e sjelljes) duke mos lejuar nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė veprim tė dilet jashtė kuadrit tė mėnyrės islame tė sjelljes (bontonit islam)
8. Tė mbahet njė ligjėratė e shkurtėr pėrmbajtjesore (10-15 minutash) nga e cila do tė pėrfitojnė tė pranishmit nė jetėn e tyre duke marr mėsim pėr veten, familjet dhe njerėzit tjerė nė pėrgjithėsi (shėn. yni).
O All-llah i Gjithėfuqishėm, na forco nė qėllimin tonė qė ta ndjekim Sunnetin e Muhamedit (s)
O All-llah i Gjithėdijshėm, na mėso qė Muhammedi (a.s.) tė jetė shembull nė jetėn tonė!
O All-llah i Gjithėmėshirshėm, le tė jetė shefaati i Muhammedit (s) mėshira Jote!
 
Literatura: shiko librin: Mevludi ne gjuhen shqipe (Mr. Muhidin Ahmeti, Wels –Austri)

Azhornuar sė fundi ( Samstag, 04 Februar 2012 )
 
Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com