Ballina arrow Sunneti dhe Hadithi arrow Kush ėshtė Dexhxhalli (Anti-Krishti)
Kush ėshtė Dexhxhalli (Anti-Krishti) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Montag, 23 Januar 2012



Shėnim
: Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) na ka nxitur qė vazhdimisht ta recitojmė (kėndojmė) Suren El-Kehf, e cila pa kurrfarė dyshimi do tė na mbrojė nga tė kėqijat e Dexhxhallit.

Imran ibn Husein (r.a.) rrėfen se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut (s.a.v.s.) duke thėnė: “Qė nga krijimi i Ademit (a.s.) gjer nė Ditėn e Kijametit nuk ka fitneh (e keqe, test) mė tė madhe se ajo e Dexhxhallit.”

Hudhejfe (r.a.) thotė: Dexhxhalli do tė jetė i verbėr nė syrin e tij tė majtė. Do tė ketė qime shumė tė dendura nėpėr trup, si dhe me vete do ta ketė llojin e tij tė Xhennetit dhe Xhehennemit: Megjithėse Xhenneti i tij do tė duket si Xhennet, nė realitet do tė jetė Xhehennem, nė tė njėjtėn mėnyrė, megjithėse Xhehennemi i tij do tė duket si Xhehennem, nė realitet do tė jetė Xhennet. (Muslimi)

Imran ibn Husein (r.a.) thotė se Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) ka thėnė: “Ata qė dėgjojnė pėr Dexhxhallin duhet tė rrinė larg nga ai. Pėr All-llahun! Njė njėri do t’i afrohet atij duke menduar se ėshtė besimtar (i fortė), por kur t’i sheh tė bėmat e tij mahnitėse, do tė bėhet pasues i tij.”


Ubade ibn Samti (r.a.) njė herė pati thėnė: “Ju kam shpjeguar pėr Dexhxhallin, mirėpo po frikėsohem se ju mundet qė tė mos keni kuptuar. Mesihu-Dexhxhali do tė jetė  i shkurtėr dhe kėmbėt e tij do tė jenė tė shtrembėra. Flokėt do t’i ketė tepėr kaēurrela. Ai do ta ketė vetėm njėrin sy (me tė cilin mund tė shohė, dhe tė cilin do ta ketė tė dalur jashtė, siē na informojnė Hadithe tė tjera), ndėrsa syrin tjetėr do ta ketė totalisht tė rrafshėt, i cili nuk do tė jetė as i futur brėnda (nė zgavren e tij) e as i dalur jashtė.


Nėse ju keni ende ndonjė dyshim nė lidhje me tė, atėherė silleni nė mendje se Mbėshtetėsi (Rabbi) juaj nuk ėshtė me njė sy – i verbėr.
(Meqė Dexhxhalli nė fund do tė pretendojė se ėshtė All-llahu xh.sh.)”


Nė njė Hadith tė gjatė tė transmetuar nga Ebu Se’idi (r.a.) i Dėrguari i All-llahut (s.a.v.s.) raportohet tė ketė thėnė: “Do tė vijė Dexhxhalli, por do tė jetė e ndaluar dhe        e pamundshme qė ai tė hyjė nė Medine. Ai do ta ngrejė kampin e tij nė njė tokė jopjellore jashta Medines. Njė njėri qė do tė jetė njeriu mė i mirė do tė konfrontohet me tė duke i thėnė: Dėshmoj se ti je me tė vėrtetė Dexhxhalli, pėr tė cilin na ka informuar Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.).


Dexhxhalli do t’u thotė pasuesve tė tij: Nėse e mbys kėtė njėri dhe pastaj e ringjall, a do tė dyshonit atėherė ju nė mua? Ata do t’i thonė: Jo. Ai pastaj do ta mbysė atė njeri (sipas njė transmetimi tjetėr ai do ta ndajė atė nė dysh) dhe mandej do ta ringjallė. Njeriu do tė thotė: Plotėsisht jam i bindur, mė tepėr se ēdo herė, se ti definitivisht je Dexhxhalli.


Dexhxalli do tė tentojė qė pėrsėri ta mbysė kėtė njeri, mirėpo pėrpjekja e tij do tė jetė  e kotė.”


(Sipas njė Hadithi, pas kėtij incidenti, Dexhxhalli nuk do tė jetė mė nė gjendje qė tė dėmtojė dikė tjetėr.)


Enesi (r.a.) thotė se i Dėrguari i All-llahut (s.a.v.s.) ka thėnė: “Do tė vijė Dexhxhalli dhe mė nė fund do tė arrijė nė periferi tė Medines. Aty do tė ndodhin tri lėkundje. Nė atė kohė, tė gjithė pabesimtarėt dhe hipokritėt do tė zhduken (nga Medina).”


Nė kėtė mėnyrė Medinetul-Munevvere do tė spastrohet nga tė gjithė hipokritėt e ligjė.


Esma bint Jezid (r.a.) tregon se Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) njėherė erdhi tek shtėpia e saj dhe foli rreth Dexhxhallit. Ai tha se para se tė shfaqet Dexhxhalli do tė ketė tri vite thatėsirė. Nė vitin e parė qielli do ta ndalojė njė tė tretėn e shiut, e si pasojė toka do ta ndalojė njė tė tretėn e prodhimtarisė sė saj. Nė vitin e dytė qielli do t’i ndalojė dy tė tretat e shiut, e si pasojė toka do t’i ndalojė dy tė tretat e prodhimtarisė sė saj. Nė vitin      e tretė qielli do ta ndalojė tė tėrė shiun, andaj atė vitė nuk do tė ketė tė korrura. Tė gjitha kafshėt, qofshin barėngrėnėse ose mishngrėnėse, do tė ngordhin si rezultat.


E keqja mė e madhe e Dexhxhallit do tė jetė kur t’i afrohet dikujt dhe i thotė: Nėse unė do ta ringjalli devenė tėnde, a do tė mė besosh se unė jam zoti yt? Ky njeri do t’i thotė: Pa dyshim. Pastaj Shejtani (nga mesi i shumė Shejtanėve qė do ta shoqėrojnė gjithmonė Dexhxhallin) do tė shfaqet para atij personi nė formėn e devesė sė tij me gunga tė ngritura dhe me gjinj pėrplot qumėsht.


Nė tė njėjtėn mėnyrė Dexhxhalli do t’i shfaqet njė njeriu tjetėr, babai dhe vėllai i tė cilit kanė vdekur qė moti, dhe do ta pyet: Nėse do tė ta sjellė babain dhe vėllain tėnd sėrish nė jetė, a do tė besosh se unė jam zoti yt? Personi nė fjalė do t’i pėrgjigjet: E pse jo? Shejtani pėrsėri do tė marrė formėn e babait dhe vėllait tė tij…  (Ahmedi)


Mugire ibn Shu’be (r.a.) thotė se askush nuk e ka pyetur Pejgamberin e All-llahut (s.a.v.s.) rreth Dexhxhallit mė shumė se sa unė.  Pejgamberi i All-llahut (s.a.v.s.) mė ka thėnė: Si mundet ai vallė tė tė dėmtojė ty? I thashė: Njerėzit po thonė se ai do tė posedojė me vete njė mal me bukė (ushqime) dhe njė lumė me ujė (shumė ujė). I Dėrguari i All-llahut (s.a.v.s.) mė tha: Tek All-llahu xh.sh. ai ėshtė shumė mė tepėr         i turpėruar se aq (i.e., All-llahu xh.sh. e di shumė mirė se nė realitet Dexhxhalli nuk posedon asgjė, dhe e tėrė ajo qė shfaqet me tė nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē se mashrim)  (Buhariu dhe Muslimi)


Hadithe tė tjera nė lidhje me Dexhxhallin na informojnė se:

  • Ai do tė shfaqet nė mes Shamit dhe Irakut, si dhe tė dalurit e tij do tė merret vesh derisa ai ėshtė nė Isfahan, nė vendin e quajtur Jahudea.
  • Ēifutėt e Isfahanit do tė jenė pasuesit e tij kryesorė.
  • Pavarėsisht se pasuesit e tij mė tė shumtė do jenė Ēifutė, do jetė edhe njė numėr shumė i madh grashė gjithashtu qė do ta pasojnė atė.
  • Ai do tė ketė me vete zjarr dhe ujė, por nė realitet zjarri i tij do tė jetė ujė i ftohtė, ndėrsa ajo qė duket tė jetė ujė i ftohtė, nė realitet do tė jetė zjarr i flakėruar. Ata qė i binden do tė hyjnė nė ‘Xhennetin’ e tij, kurse ata qė nuk i binden do tė hyjnė nė ‘Xhehennemin e tij’.
  • Nė syrin e tij tė majtė do tė jetė njė gjė sikur thua i trashė.
  • Shkronjat ‘Ke’, ‘Fe’, ‘Re’ do tė shfaqen nė ballin e tij dhe do tė jenė tė lexueshme nga tė gjithė Mu’mininėt (Besimtarėt), pavarėsisht se ata a dinė tė lexojnė apo jo.
  • Ai do tė ketė fytyrė me ngjyrė gruri.
  • Ai do tė udhėtojė me shpejtėsi shumė tė madhe dhe pėr mjet transporti do ta ketė njė mushkė tė madhe. Thuhet se ai do tė luajė muzikė tė kėndshme, e cila do t’i joshė tė dashuruarit ndaj muzikės.
  • Dexhxhalli do tė pretendojė se ėshtė pejgamber.
  • Ai pastaj do tė pretendojė se ėshtė zot.
  • Ai do tė bėjė gjėra tė pazakonshme.
  • Ai do tė udhėtojė nė tėrė botėn. Ai do t’u sjellė shi atyre qė besojnė nė tė, gjė e cila do tė shkaktojė rritjen e mirėfilltė tė tė korrurave, qė drunjtė tė japin frute dhe qė tė trashet bagėtia.
  • Ai do t’u shkaktojė thatėsi atyre qė nuk besojnė nė tė, gjė e cila do tė rezultojė nė uri dhe vėshtirėsi pėr ta.
  • Gjatė kėsaj kohe tė vėshtirė Mu’mininėt do ta largojnė urinė e tyre pėrmes recitimit tė Subhanall-llah dhe La ilahe il-lall-llah.
  • Thesaret e fshehura do tė dalin nė shesh nėn komandėn e tij.
  • Ai do tė qėndrojė nė kėtė botė pėr dyzetė ditė; gjatėsia e ditės sė tij tė parė do tė jetė sa njė vit, e tė dytės sa njė muaj, e tė tretės sa njė javė, ndėrsa ditėt tjera do tė jenė normale (sikur ditėt tona).
  • Ai nuk do tė ketė mundėsi qė tė hyjė nė Mekkė, sepse Melaiket (Engjujt) do ta ruajnė Qytetin e Shenjtė. Po ashtu nuk do tė ketė mundėsi qė tė hyjė as nė Medine, sepse Melaiket do t’i ruajnė qė tė shtatė hyrjet e saj; Nga Medina ai do tė vazhdojė pėr nė Sham, ku ėshtė i vendosur Imam Mehdiu.
  • Dhe nė fund do tė zbresė Isai (a.s.) nga qielli dhe do ta ndjekė atė derisa pėrfundimisht do ta mbysė tek Lydda e sotshme (Baad Lud).

 

Burimi:
Islamcan.com

 

Autor:
Muhammed  Ali  Ibn  Zubejr  Ali

Shqipėroi:
Daim Abazi

Azhornuar sė fundi ( Montag, 23 Januar 2012 )
 
Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com