Ballina
Vizita e Tadiqit nė Kosovė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Montag, 23 Januar 2012


“Me lypė sy te qorri”
Fjalimi qė mbajti nė Deēan presidenti i Serbisė, Boris Tadiqi, me frymėzimin e fortė fetar dhe me mistifikimin e gjėrave qė janė shumė konkrete e shumė tė qarta, e pėrafron kėtė person me disa elementė tė biografisė dhe tė mitologjisė qė mbulon figurėn e Stefan Deēanskit. Pėr ata lexues qė nuk e dinė biografinė dhe mė tutje mitologjinė pėr Stefan Deēanskin, ajo prezentohet kėtu me pak fjalė:  Stefan Deēanskin babai i vet, Millutini, e ka verbuar dhe e ka dėbuar nga familja. Ai ka bredhur rrugėve, deri sa e ka gjetur pop Nikollaj, i cili e merr nė mbrojtje dhe “e aftėson” qė tė sheh me shpirtin e vet.


Mirėpo, mė vonė, pėr hir tė pėrkushtimit tė fortė fetar tė Stefanit, Nikollaj ia rikthen sytė dhe shikimin,  (ky mit kishtar ėshtė i ndėrtuar nė analogji me shėrimin qė u bėri tė verbėrve Jesusi), ndėrsa mė vonė ai arrin ta merr fronin serb dhe madje tė shndėrrohet edhe nė shejt tė kishės serbe. Mu pranė varrit tė kėtij shenjti tė Kishės Ortodokse Serbe, Boris Tadiqi u soll bash si njeri i verbėr, qė nuk sheh asgjė para vetes. (Cinikėt do tė thoshin se edhe Borisin e ka verbuar babai i vet, Lubo Tadiqi, me nacionalizmin e vet iracional, ndėrsa nuk po gjendet njė atė Nikollaj qė t’ia kthejė shikimin.)

Disa nga mesazhet qė dha presidenti i Serbisė, vėrtet janė simptoma tė verbėrisė politike tė tij. E para, ai tha se “po tė pranoja qė Serbia tė heqė dorė nga rezoluta 1244 nė aspektin e pėrfaqėsimit rajonal tė institucioneve tė sė ashtuquajturit shteti i Kosovės, Serbia do ta merrte statusin e kandidatit”. Ndėrsa, e vėrteta ėshtė se statusi i kandidatit nuk iu dha pėr shkak tė mbajtjes dhe financimit sė strukturave kriminale nė veri tė Kosovės, dhe pėr shkak tė sulmeve brutale tė eksponentėve tė tij politikė ndaj ushtarėve tė KFOR-it. 

Kurrėfarė kushtėzimi me pėrfaqėsimin rajonal tė Kosovės nuk ėshtė pėrmendur, madje as  nga Angela Merkeli. Nga ana tjetėr, dihet botėrisht se Gjykata e Drejtėsisė, kur ka dhėnė verdiktin se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, vendimin e vet e ka bazuar pikėrisht nė rezolutėn 1244, e cila me asgjė nuk e ka penguar pavarėsinė e Kosovės.

Ai ėshtė njė vendim unanim i Gjykatės sė Drejtėsisė, i miratuar edhe nga Asambleja e  Pėrgjithshme e OKB-sė. E treta, nė rezolutė pėrmendet si shtet ish Jugosllavia dhe askund nė tė nuk pėrmendet Serbia, prandaj Serbia as qė ka mundėsi tė merr pėrsipėr trashėgiminė eventuale qė pėrmendet nė atė rezolutė. Shpėrbėrja e Jugosllavisė sė AVNOJ-it ėshtė konstatuar nga komisioni Badenter, ndėrsa Jugosllavia e Zhablakut as qė ka qenė anėtare e OKB-sė.  Sille nga ta sillesh, referimi i Tadiqit nė rezolutėn 1244 ėshtė njė verbėri politike.

E dyta,  ai pranė varrit tė Stefan Deēanskit pėrsėri deklaroi se Serbia nuk do t’i heqė strukturat paralele, me ēka ai konfirmon vazhdimin e konfliktit me Bashkimin Evropian dhe veēmas me Gjermaninė, e cila kėrkon kėtė gjė nė mėnyrė kategorike. Nėse nuk hiqen strukturat kriminale serbe, nėse nuk ndėrpritet finanimi i tyre nga buxheti shtetėror i Serbisė, atėherė nuk ka asnjė shans qė tė arrihen rezultate nga dialogu teknik  dhe realisht nuk ka shans qė Serbia ta merr statusin e kandidatit nė shkurt. E nėse Serbia nuk e merr atė status nė shkurt, atėherė ėshtė e sigurt se partia e Tadiqit dhe vetė Tadiqi do t’i humb in zgjedhjet parlamentare e presidenciale.

E treta,  ai deklaroi edhe kėsaj here se Serbia kurrė nuk do ta pranojė Kosovėn si shtet, ndėrsa vetė ai ka ardhur nė Kosovė me lejen e autoriteteve tė shtetit tė Kosovės. Vetėm njė i verbėr politik nuk e sheh kėtė realitet. Pėrndryshe ēfarė presidenti na qenka ai president qė u dashka tė kėrkuara leje pėr tė bėrė vizita nė “shtetin e vet?“

Mirėpo, kėso kundėrthėniesh e karakterizojnė krejt politikėn e kėtij personi, e jo vetėm atė qė e proklamoi pranė varrit tė sundimtarit tė verbėr serb tė Mesjetės. Tadiqi pohon se politika e tij  synon „edhe Kosovėn edhe Europėn“, ndėrsa ėshtė e sigurt se Kosovėn e ka pėrgjthmonė tė humbur, ndėrsa me verbėrinė e vet politike po e humb edhe Europėn. 

Tadiqi me altoparlantėt e vet, Bogdanoviqin e Stefanoviqin, gjatė tėrė verės ka kėrkuar qė serbėt nė veri tė ngrenė barrikada, ndėrsa nė fund ka kėrkuar qė ata t’i heqin barrikadat. Kjo tregon jo vetėm jokonsekuencėn, por edhe krizėn morale tė tij. Ndėr kundėrthėniet e tij ėshtė edhe qė deklarohet si proevropian, ndėrsa qeverisė me partinė e pareformuar tė Sllobodan Milloshevqit.       

 Si rezultat i politikave tė tij dykuptimėshe, jo koherente dhe jomorale, Tadiqi gjatė qeverisjes sė tij i ka ashpėrsuar marrėdhėniet me Kroacinė e me Hungarinė, i ka pėrkeqėsuar me Bosnjėn e me Malin e Zi dhe i ka futur nė krizė edhe mė tė thellė me Kosovėn. Dhe nuk po sheh asnjė rrugė tė re, e cila do ta nxirrte nga bataku politik e moral ku ka rėnė.

Njė fjalė e urtė thotė ”Shkoi me lypė sy te qorri”. Kėshtu ka bėrė Tadiqi edhe kėsaj here  nė Deēan, te varri i Stefan Deēanskit. Por, kėshtu ėshtė sjellė, si i verbėr politk, edhe gjatė tėrė mandati tė tij si president i Serbisė dhe si shef i shumicės qeverisėse.

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com