Ballina arrow Tregime dhe Poezi arrow Djaloshi i vogel
Djaloshi i vogel PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 15 Januar 2012

Para shume vjeteve, gjate kohes se tabi’ineve (gjenerata e muslimaneve pas sahabeve), Bagdadi ishte nje qytet i madh islam. Ne fakt, ishte kryeqendra e Umetit Islam dhe per shkak se jetonin nje numer i madh dijetaresh, ishte qendra e diturise islame. Nje dite mbreti i Romes e dergon nje emisar ne Bagdad per t’i sfiduar muslimanet me tre pyetje. Kur emisari arriti ne qytet, e informoi kalifatin se kishte tre pyetje, me te cilat do i sfidonte muslimanet.

Kalifi mblodhi te gjithe dijetaret e qytetit dhe e vendosi emisarin e Romes te ngjitet ne nje podium te larte dhe tha:

“Kam ardhur me tre pyetje. Nese me pergjigjeni, atehere do ju le nje pasuri te madhe qe e kam sjelle nga mbreti i Romes. Pyetjet jane:


-cfare kishte para Allahut?

-Ne cilin drejtim eshte Allahu?

-cfare ben Allahu ne kete moment?”

 

Shumica e asamblese ishte ne qetesi.

(A mund te iu pergjigjesh ti ketyre pyetjeve?)

Ne mes te ketyre dijetareve brilant dhe studenteve qendronte nje njeri me djalin e tij te vogel. “Oh babi im i dashur! Une do i pergjigjem dhe do ia mbyll gojen” – tha djaloshi.

Keshtu qe djaloshi i peshperiti kalifit qe te marre leje per t’iu pergjigjur ne pyetje, dhe u lejua.

Romaku iu adresua djaloshit musliman dhe e perseriti pyetjen e pare:“cfare kishte para Allahut?“

 

Djaloshi pyeti: “A di te numerosh?”

“Po” – tha njeriu.

“Atehere, numero prej dhjete e me poshte!” – tha djali.

Ai filloi: “Dhjete, nente, tete…” – deri sa arriti ne “nje” dhe nuk numeroi me.

“Por, cfare ndodhet para numrit ‘nje’?” – pyeti djaloshi.

“S’ka me asgje para njeshit, kjo eshte kaq!“ – tha njeriu.

“Pra, nese nuk qendron aritmetikisht asgje para ‘njeshit’, atehere si pritni qe te kete dic para “Nje” i Gjithedijshmi, i Perhershmi, i Pari, i Fundit, Shpikesi, i Padukshmi?”

Tash njeriu nga Roma i befasuar nga pergjigja direkt nuk mund te debatonte me shume. Prandaj pyeti:”Me thuaj ne cilin drejtim eshte kthyer Allahu?”

 

“Me sjell nje qiri dhe ndeze pastaj“ – tha djaloshi. “Dhe me thuaj ne cilin drejtim eshte drejtuar flaka.”

“Por, flaka eshte vetem nje drite shperndahet ne te kater anet, Veri, Jug, Lindje dhe Perendim. Nuk eshte drejtuar vetem ne nje ane“ – tha njeriu me habi.

Djaloshi tha: “Nese nje flake fizikisht shperndahet ne te kater anet ashtu qe nuk do te mund te me tregosh se ne cilen ane eshte e drejtuar, atehere cfare pritni nga Nurus semavati vel erd – Allahu Ndricuesi i Qiejve dhe Tokes? Drite mbi Drite, Allahu eshte i drejtuar nga te gjitha anet ne te gjitha kohet.”

Romaku ishte marrezuar dhe i shtangur qe ketu ishte nje vocerrak, i cili i pergjigjej pyetjeve te tij ne ate menyre, sa qe nuk mund te argumentonte kunder provave te tij. Keshtu qe, si i krisur deshironte te provonte pyetjen finale. Por, para se ta bente, djaloshi tha:

“Prit! Ju jeni ai qe beni pyetje dhe une jam ai qe iu pergjigjem te gjitha pyetjeve tua. Do te jete e drejte sikur ju te zbritnit poshte, ne vendin ku qendroj une, keshtu qe une te jem aty ku jeni ju tash, keshtu qe pergjigjet te ndihen mire ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.”

Kjo iu duk e arsyeshme romakut, keshtu qe ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit ne podium. Njeriu perseriti pyetjen e tij finale:“Me thuaj cfare ben Allahu ne kete moment?”

 

Djaloshi me krenari u pergjigj:

“Ne kete moment, kur Allahu e pa ne kete podium te larte nje genjeshtar dhe perqeshes te Islamit. Ai e beri te zbres nga lart poshte. Dhe ate qe beson ne Njeshmerine e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vertetoi te Verteten. Ai ne cdo moment eshte i angazhuar ne ceshtje te reja (fale mekate, largon brengosje, jep jete, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk te tjera etj.). (Surja Rrahman, Ajeti 29).

Romaku nuk pat cfare te thote pervec se te largohet dhe te kthehet ne vendin e tij, i mundur.Ne nderkohe, ky vocerrak u rrit dhe u be njeri nder dijetaret me te famshem ne Islam.

Allahu i Lartemadheruar e shperbleu me nje mencuri dhe dituri te Dinit Islam. Emri i tij ishte Ebu Hanifja (rahmetullahu alejhi – Allahu e meshirofte!) i njohur sot si nje dijetar i madh ne Islam.

Azhornuar së fundi ( Sonntag, 15 Januar 2012 )
 
< I mëparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com