Ballina
Dy femije ne Luften e Uhudit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 15 Januar 2012

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu Vellezer dhe motra te nderuara, ne nje Ligjerate te mbajtur nga nje dijetare i Afrikes se Jugut, dijetari permendi nje hadith te cilin desha ta ndaje me ju. Ne te thuhet si vijon:

Ne luften e Uhudit, kur muslimanet tuboheshin per te shkuar ne lufte, erdhen dy femije (12 dhe 13 vjecare), njeri prej tyre quhej Rafi“ ibn Hatixh ndersa tjetri Samra ibn Xhundub dhe kerkuan nga i Derguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) qe t“i lejoje te marrin pjese ne lufte, mirepo i Derguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) u tha qe te kthehen dhe ata respektuan urdherin e te Derguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe u kthyen. Babai i njerit prej atyre dy femijeve te kthyer erdhi tek i Derguari (SalAllahu Alejhi ve Selem dhe i tha:

O i Derguari i All-llahut, ti nuk i ke lejuar birit tim qe te marre pjese ne lufte dhe une respektoj vendimin dhe urdherin tend. Vetem se, biri im eshte shenjetare shume i mire dhe ndoshta shkathtesia e tij mund t“i ndihmpje Ummetit kete dite (SubhanAll-llah, athua ka kesi prinder sot ?!?).”

 

 

“I Derguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i lejoi birit te ketij Sahabiu qe te merr pjese ne lufte. Kur degjoi femiu tjeter se, i Derguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) i kishte lejuar shokut te tij (femiut tjeter) qe te marre pjese ne lufte, ai u kthye prap dhe iu drejtua te Derguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem):

 

 

” O i Derguari i All-llahut, ti nuk na lejove qe te marrim pjese ne lufte, mua dhe shokut tim dhe ne u kthyem, ndersa tani ke lejuar Rafi“i-un per shkak te shkathtesive te tija ne hark, mirepo une te betohem se, po qe se na lejon qe te mundemi, une do t“a rrezoje ate.” (SubhanAll-llah, femije 12 vjecar)

 

 

“I Derguari i All-llahut (SalAllahu Alajhi ve Selem) i tha: ” Ne regull, ti thua se mund t“a rrezosh ate? Thirre shokun tend dhe ejani ketu per mundje.”

 

 

[Dy Sahabe-femije duke u mundur per te luftuar fisebilil-lah]

 

 

“Dhe para syve te te Derguarit (SalAllahu Alejhi ve Selem), Samra mbajti fjalen e dhene dhe rrezoi Rafi“-un. I Derguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi dhe Selem) tha:

” SubhanAll-llah, ti pate te drejte. Qe te dy mund te shkoni.”

Azhornuar sė fundi ( Sonntag, 15 Januar 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com