Ballina
Xhamitė monumentale PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 15 Januar 2012

Xhamia e Gazi Mehmet Pashės (Bajrakli) nė Prizren



Prej monumenteve tė lashta dhe mahnitėse Osmane ėshtė edhe Xhamia e Gazi Mehmet Pashės. Kjo xhami jo vetėm nė Prizren, por edhe nė Kosovė e Ballkan njihet ndėr xhamitė mė tė bukura. Xhamia e Gazi Mehmed Pashait, e cila njihet edhe si xhamia e Bajraklisė numėrohet njėra prej mė tė mėdhave, kurse pėr shkak tė pozitės sė saj njihet edhe si njėra ndėr objektet mė me vlerė.[1]
Ndėrtues i kėsaj xhamie ka qenė Gazi Mehmet Pasha, i cili nė historinė Osmane njihet si komandant ushtarak. Ka marrė pjesė nė shumė luftėra, pas luftės sė Mohaēės nė vitin 1526, bėhet sanxhakbej i Smederevės dhe Pozhegės. Pas zgjerimit tė Perandorisė Osmane, matanė Savės dhe Danubit, Mehmet Pasha rimėkėmbės dhe beglerbej i Budapestit zgjeroi pushtetin edhe nė dymbėdhjetė sanxhaqe tė Hungarisė. Pėrveē se ka qenė i guximshėm ishte i njohur edhe pėr ngritjen e xhamive, medreseve, hamameve dhe objekteve tė tjera. Janė tė njohura edhe ndėrtimet e tij nė Prizren, ku ka ndėrtuar njė xhami, medresenė dhe hamamin.[2]

 
Gazi Mehmet Pasha ndėrtoi nė Prizren njėrėn ndėr xhamitė mė tė bukura tė kohės. Xhamia e tij si mė madhėshtorja qė ishte, u privilegjua qė gjatė festave shtetėrore dhe gjatė muajit tė Ramazanit nė te tė valonte flamuri. Pėr kėtė qėllim, nė pjesėn mė tė lartė tė minares, ėshtė vendosur njė shufėr metalike dhe nė tė njė litar qė lėshohej deri nė vendin ku myezini thėrriste ezanin, nėpėrmjet tė cilit ėshtė ngritur gjegjėsisht ėshtė ulur flamuri. Pikėrisht pėr kėtė nga populli u quajt Xhamia e FlamuritBajrakut (nė popull xhamia e Bajraklisė)[3].
Kjo xhami gjendet nė anėn e djathtė tė Lumėbardhit, ėshtė njėra ndėr mė tė mėdhatė dhe ka njė hapėsirė tė konsiderueshme. Dallohet nga xhamitė tjera ngase gjendet nė njė kompleks tė bukur oriental.[4]
Oborri ėshtė i shtruar me kalldrėm dhe nė hapėsirėn e tij gjendet Medreseja e Mehmet Pashės, nė afėrsi tė medresesė ai ka ndėrtuar edhe tyrben pėr ta varrosur nė tė, mirėpo, si duket ėshtė vrarė nė ndonjė betejė dhe nuk ėshtė i varrosur aty[5], gjithashtu, nė oborr gjenden varreza, nė anėn perėndimore tė oborrit tė xhamisė janė tė vendosura tetė ēezme, e pak mė tutje banjat, ndėrkaq, para hyrjes kryesore, nė anėn e djathtė dhe tė majtė gjenden dy gurė tė musallas.

Si ndėrtesė ka themelin katėrkėndėsh dhe disa pjesė tė ndėrtuara prej mermeri. Mbi derėn hyrėse (portikun) gjendet epitafi i mermertė me dimensione 40×40 cm., ėshtė i shkruar me shkrim thuluth me ngjyrė tė kuqe nga poeti Ali Mehmet Tahir efendiu nga Bursa.[6]
Edhe njėherė Gazi Mehmet Pasha
dhuroi-ndėrtoi njė xhami tė shenjtė
Nuk e bėri kėtė pėr lavdėrim
veēse pėr hir tė Zotit
Kjo xhami nė qytetin e Prizrenit
e bėri kėtė qytet vendparajsė
Shejh Ali ka kėnduar nė vargje fillimin e xhamisė
Zoti e ripėrtėriu Qabenė e fukarave.[7]
Viti – ( Sene) 981

Nga mbishkrimi konstatohet se Gazi Mehmet Pasha xhaminė e ka ndėrtuar nė vitin 981/1573.[8] Hyrja pėrbrenda xhamisė ėshtė mahnitėse pėr secilin vizitor, ngase ka vizatime dekoruese dhe kolorit nė gjithė hapėsirėn e saj.
Duke hyrė brenda nė xhami ėshtė e ndėrtuar edhe pjesa e fundit pėr vendfalje e cila ėshtė e ndarė me dritare ku ėshtė e rrethuar me hekur dhe kjo pjesė ka edhe mihrabin. Mihrabi i xhamisė ėshtė prej mermeri [9] . Specifikė e kėsaj xhamie ėshtė se nė tė ekzistojnė pesė vende tė imamit (mimbere), njė nė brendi, dy nė ēardakė dhe dy nė korridore. Kėto elemente nuk i kanė xhamitė e tjera nė Prizrenin e lashtė dhe as nė hapėsirėn mė tė gjerė.[10]
Nė anėn e brendshme tė kupolės janė tė vendosur njė numėr i qypeve tė zbrazėt, roli i tė cilėve ėshtė qė tė kondensojnė lagėshtinė e ajrit e qė mos tė dėmtohet suvatimi dhe ornamentet nėn kupolė. Avulli i kondensuar nė qypa, pikon nė formė tė ujit. Xhaminė e karakterizon edhe njė akustikė e jashtėzakonshme.

Nė ēdo mur janė tė vendosura nga dy dritare lart dhe poshtė, po ashtu nė qoftė se ia shtojmė edhe nga njė dritare gjysmėharkore, atėherė xhamia ka 27 dritare. Minarja ėshtė me gjatėsi 40m, mbulesa e minares ėshtė e ndėrtuar prej llamarine zinku.[11]
Xhamia ėshtė restauruar nė vitin 199394 janė investuar punime me vlera tė mėdha, kėshtu qė nė enterier, plasaritjet vertikale nė kupolėn kryesore (11.00×0,15 x 0.03m), u bė rikonstruksioni i pikturave murale, i fragmenteve tė arabeskave nė kupolė e mbi dritare, u bė rillaqosja e minares, meremetimi i shtresės sė plumbit nė minare e kupolė, llamarina nė pullaz ėshtė lyer me ngjyra e kemikalie mbrojtėse dhe ėshtė ngjyros e gjithė hapėsira brenda dhe jashtė xhamisė. Me rastin e investimeve tė fundit nė xhami ėshtė instaluar edhe njė luster elektrik dimensionesh tė mėdha (2x3m) dhe katėr mė tė vegjėl [12] .
Investimet pėr restaurimin e xhamisė janė bėrė nga Kėshilli i Bashkėsisė Islame dhe ndihmat e popullit si dhe me punė vullnetare, pas restaurimit kjo xhami edhe pse ka pėsuar ndryshime, megjithatė nuk e ka humbur origjinalitetin e saj burimor. Xhamia zė njė sipėrfaqe prej 1.907m² (vetėm xhamia 771m² ndėrsa oborri 1.136m²) [13] .

Nė fund tė pėrshkrimit tė kėsaj xhamie monumentale, do tė theksoja se pikėrisht nė kėtė xhami ėshtė mbajtur edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e tė cilėn, fatkeqėsisht, historianėt tanė nuk e thonė troē, jo pėr tjetėr por vetėm sa pėr hir tė sė vėrtetės.

Autor: Mirije Xhezairi
(Edukata Islame, nr. 81.)
Burimi: Breziiri.com
________________________
1. Raif Virmģēa: “Kosova’da osmanli mģmarģ eserlerģ”, fq. 35.
2. Maliq Osi: “Prizreni qytet i lashtė, muze me thesar tė pasur kulturor”, fq. 82.
3. Ibid, fq. 93.
4. Maliq Osi: “Prizreni qytet i lashtė, muze me thesar tė pasur kulturorė”, fq. 86.
5. Grup autorėsh: “Kosova dikur e sot”, fq. 47071.
6. Raif Virmiēa: “Kosova’da osmanli mģmarģ eserlerģ”, fq. 35.
7. Po aty, fq. 40.
8. Lidhur me datėn e ndėrtimit tė xhamisė hasim disa versione: disa thonė se xhamia ėshtė ndėrtuar nė vitin 1549 e nė disa burime tė tjera hasim vitin 1561, ndėrkaq nė mbishkrimin pėrmbi deren e xhamisė tregohet viti 981 sipas hixhretit, qė korrespondon me vitin 1573-74. Unė kujtoj se kjo ėshtė mė e sakt.
9. Raif Virmēa: “Kosova’da osmanli mģmarģ eserlerģ”, fq. 37.
10. Muhamed Shukriu: “Prizreni i lashtė…”, fq. 269.
11. Raif Virmģēa: “Kosova’da Osmanli mģmarģ eserlerģ”, fq. 38.
12. Muhamd Shukriu: “Prizreni i lashtė”, fq. 258.
13. Raif Virmģēa: “Kosova’da Osmanli mģmarģ eserlerģ”, fq. 37.
Azhornuar sė fundi ( Sonntag, 15 Januar 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com