Gusuli PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 04 Januar 2012

Muslimani në raste të veçanta konsiderohet i papastër (nga papastërtia e madhe) dhe si i tillë është i obliguar që të pastrohet sipas udhëzimeve të Allahut (Xhel-le xhelaluhu) “E nëse jeni xhunub atëherë pastrohuni”Maide 6. Papastërtia sipas dispozitave islame ndahet dy llojesh: papastërti e madhe ndaj së cilës kërkohet gusul dhe e vogël ndaj së cilës kërkohet abdes. Rastet në të cilat muslimani obligohet të marrë gusul janë gjashtë:

 

 

1.Dalja e spermës, ejakulimi me epsh nga organi gjenital pavarësisht nëse kjo ndodh zgjuar apo në gjumë. Në gjumë edhe    nësë nuk ndjen epsh obligohesh me gusul.

 

2.Marrëdhëniet seksuale edhe nëse nuk ejakulohet.

 

3.Nëse një jobesimtar bëhet musliman (në këtë pikë dijetarët nuk janë të gjithë të një mendimi disa janë të mëndimit se

është e detyrueshme e disa se është e pëlqyeshme).

 

4.Me rastin e vdekjes, këtë veprim e kryejnë të gjallët.

 

5.Pas përfundimit të menstruacioneve.

 

6.Pas përfundimit të lehonisë.

 

 

Mënyra e marrjes së gusulit. Kjo ndahet në dy forma, forma e detyrueshme pa të cilin gusuli nuk është i vlefshëm dhe forma e preferuar duke vepruar ashtu si ka vepruar Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) dhe duke synuar shpërblim të plotë.

Forma detyruar e gusulit është:

 

 

1.Të bëhet nijet (jo me fjalë por me zemër) që po merr gusul për tu pastruar nga papastërtia e madhe.

 

2.Të futet uji në gojë.

 

3.Të futet uji në hundë.

 

4.Të lahet i gjithë trupi duke prekur uji ç’do pjesë të tij, të mos mbetet asnjë pjësë në trup pa u lagur.

Forma e preferuar e gusulit është duke ia shtuar veprimeve të detyruara edhe veprimet e preferuara:

 

 

1.Bërja e nijetit (jo me fjalë por me zemër) që po merr gusul për tu pastruar nga papastërtia e madhe.

 

2.Përmendja e Allahut duke thënë Bismilah para se të fillosh.

 

3.Larja e duarve tre herë.

 

4.Larja e organeve gjenitale dhe e pjesëve që i ka prekur papastërtia.

 

5.Marrja e plotë e abdesit (ashtu siç merret abdes normalisht).

 

6.Larja e kokës tre herë duke e depërtuar ujin deri në lëkurë me gishta.

 

7.Larja e të gjithë trupit duke i dhënë përparësi të djathtës.

 

Femrat për gusulin e menstruacioneve dhe lehonisë i lëshojnë gërshetat kurse për gusulin nga xhunubllëku mjafton që ti hedhin ujë të bollshëm deri në lëkurë.

 

Hadithet që tregojnë për gusulin e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) janë të shumta dhe një prej tyre është ky:

Aishja tregon: „Kur Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) merrte gusul pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale ai fillonte me larjen e duarve, pastaj me dorën e Tij të djathtë hidhte ujë mbi të majtën dhe lante organin e Tij gjenital, merrte abdes si për namaz, merrte pak ujë dhe i vendoste gishtërinjtë e tij në rrënjët e flokëve derisa e shihte se lëkura lagej, më pas hidhte ujë mbi kokën e Tij tre herë, dhe pastaj mbi pjesën tjetër të trupit“ Buhariu, Muslimi

Shënim: Duhet patur kujdes që të mos mbesë asnjë pjesë e trupit pa u lagur nga uji, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: „Edhe poshtë ç’do fije të floku ka xhunubllëk prandaj lajeni mirë flokun e pastrojeni lëkurën“ Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe.

Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 04 Januar 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com