Ballina arrow Fikh dhe Fetva arrow Nata e Kadrit dhe shenjat e saj
Nata e Kadrit dhe shenjat e saj PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 04 Januar 2012
Me emrin e Allahut të gjithëmëshirshmit mëshiruesit.

Falënderimi i takon vetëm Allahut që e ka zbritur Kura'nin në natën e bekuar, ndërsa salatet dhe selam qofshin mbi Pejgamberi alejhi selam, familjen e tij, shokët e tij .
Vërtet Alllahu teala e ka vequar këtë umet me disa veqori nga umetet  e mëparshme  dhe e ka ngritur këtë umete nga umetet tjera,ngase u ka dërguar pejgamber u ka zbritu libër të qartë , u ka zbritur Kur'anin e shenjët i cili është fjalë e Allahut teala

të cilin e ka zbritur në natën e bekuar në natën më të mirë; në natën të cilën e ka vequar Allahu teala nga netët tjera, në natën e cila është më e vlefshme se sa njëmij muaj,ajo është sa tetëdhjetë e tri vjet  e katër muaj , a nuk është ajo nata e kadrit?

Thotë Allahu teala:"Ne e zbritëm atë {Kur'anin} në natën e kadrit.
E q'të bëri ty të dijsh se q'është nata e Kadrit
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se njëmijë muaj
Me lejen e Allahut të tyre në të zbresin melekët  dhe shpirti {xhibrili} për secilën qështje
Ajo është paqë deri në agim të mëngjesit.
Gjithashtu thotë Allahu teala në suren Duhan:
إنا أنزلناهُ في ليلةٍ مباركةٍ إنا كنا مُنذٍرين * فيها يُفرَقُ كلُ أمرٍ حكيم "

Ne e zbritëm atë {Kur'anin} në natën e bekuar dhe me te ua terheqem verejtjen

 

Shkaqet përse është emërtuar Nata e Kadrit


Ka thënë Shejh Uthejmin Allahu e mëshiroftë
1-është emërtuar Nata e Kadrit për shkak  se është natë e ndershme .
2-Ngase në këtë natë  caktohet se qka do të ndodh brenda vitit.
3-Thuhet se këtë natë besimtarët e adhurojnë Allahun me bindje të thellë ,sikurse ka thënë Pejgamberi alejhi selam :" Kush e adhuron Allahun në Natën e Kadrit  duke qenë i bindur në shpërblimi e Tij, i falen mëkatet e mëparshme".

Shenjat e Natës së Kadrit janë shenjat krahasuese dhe pasuese

 

Shenjat krahasuese: العلامات المقارنة


1-Këtë natë është qielli i kthjellët , kurse këtë mund ta vërej vetëm ai që është në errësir të thellë.
2-Qetësia, pra qetësia e zemrës, zgjerimi i gjoksave të muslimanëve, musliamnët gjejnë rahati, qetësi dhe zgjerim të gjoksit në këtë natë më shumë se sa në netët tjera.
3-Nata është e freskët , pra koha do të jetë e përshtatshme.
4-Atë natë shohin ëndrra të vërteta, sikurse ka ndodhur me disa nga sahabët.
5-Atë natë muslimani gjenë kënaqësi në namaz më shum se herav tjera.

 

Shenjat pasuese:

Dielli të nesërmen do të lind pa rreze , më i ndritshëm se  herav tjera  për këtë është argument hadithi i Ebi Bin Ka'b RadijAllahu anhu se ka thënë :" Na ka treguar Pejgamberi alejhi selam "Dielli do të lind atë ditë pa rreze" {transmeton Muslimi}

 

Vlera e Natës së Kadrit

1- Natë në të cilën ka zbritur Kur'ani thotë Allahu teala :" Ne e zbritëm Kur'anin në natën e Kadrit"
2-Ajo është natë e bekuar, thotë Allahu teala:"Ne e zbritëm Kur'anin në natën e bekuar"
3-Allahu teala atë natë cakton egjelin, rrizkun  brenda një viti , thotë Allahu teala:" Në të caktohet për qdo qështje"
4-Vlera e ibadetit atë natën është më me vlerë se netëve tjera, thotë Allahu teala:" Nata e Kadrit është më me vler se njëmijë muaj"
5-Atë natë zbritin Melekët në tokë me hajr, bereqet, mëshirë dhe falje, thotë Allahu teala:"Me lejen e Allahut të tyre në të zbresin melekët  dhe shpirti {xhibrili} për secilën qështje"
6-Natë në të cilën shtohet devotshmëria,punët e mira, thotë Allahu teala :"Ajo {nata e kadrit} është paqë deri në agim të mëngjesit".
7-Atë natë i falen gjynahet atij që ka bërë ibadet duke qenë i bindur në shpërblimin e Allahut teala , ka thënë Pejgamberi alejhi selam :" Kush e adhuron Allahun në Natën e Kadrit  duke qenë i bindur në shpërblim e Tij, i falen mëkatet e mëparshme".

 

Paqja dhe mëshira e Allahut janë për Pejgamberin alejhi selam
Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 04 Januar 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com