Ballina arrow Fikh dhe Fetva arrow Vlera e Agjėrimit
Vlera e Agjėrimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 04 Januar 2012

Të nderuar besimtarë, kur flasim për vlerën e këtij muaji,vlera e agjërimit është shumë e madhe, këtë e tregojnë ajetet e Kur’anit dhe hadithet e të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] prej tyre :
Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’an thot:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ
(Bekare : 183) تَتَّقُون

 


O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
Gjithashtu Allahu [Subhanehu ve Teala] në të njëjtën sure thot:
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ اللّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُواْ الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ اللّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
(Bekare : 185)


(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).
E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme.


All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni. (bekare : 185)
Ndërsa hadithe kemi të shumta ,por do t’i cekim disa prej tyre :
Thot i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] :
“era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë se aroma e miskut” (Muslimi)


I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thot :
“Kur të vjen muaji i ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen shejtanët” (Buhariu).


I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thot :
“Agjërimi ndërmjetëson për robin në Ditën e Gjykimit dhe thot: O Zot, ai është ndaluar prej ushqimit dhe knaqësive gjatë ditës andaj unë ndërmjetësoj për të”


I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thot

قال رسول الله صلى الله عليه و سلّم: قال الله : كل عمل ابن آدم له إلا الصيام, فإنه لي و أنا أجزي به, و الصيام جنّة و إذا كان يوم صوم أحدكم فلا يرفث ولا يصخب فإن سابه أحد أو قاتله فليقل إنّى امرؤ صائم, و الذي نفس محمد بيده لخلوف فم الصائم أطيب عند الله من ريح المسك للصائم فرحتان يفرحهما اذا أفطر فرح بفطره و اذا لقي ربه فرح بصومه


Ka thënë Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : Ka thënë Allahu subhanehu ve te’ala: “Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të.
Agjërimi është mburojë (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të ndyta dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të thotë: Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm!”.
Dhe, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muahmmedit, aroma e pakëndshme që del nga goja e agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se sa era e miskut. Agjëruesi i përjeton dy gëzime: kur të hajë iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e vet gëzohet për agjërimin e vet (për shpërblimin)”. (Buhariu dhe Muslimi)


Gjithashtu i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thot :
“vërtetë, në xhenet është një derë i thuhet ERR-RREJAN, hynë në të agjëruesit dhe nuk hyn në të askush tjetër përpos tyre. E kur të mbaron hyrja mbyllet ajo derë dhe nuk hyn askush tjetër.” (Buhariu)
ka hadithe të shumta, po inshalla mjaftohemi me këto që i përmendëm me lartë duke e lutur Allahun [Subhanehu vfe Teala] që të na i pranoj dhe të na i lehtësoj agjërimin tonë, të na shumfishoj shpërblimin e agjërimit si dhe të leximit të Kur’anit e të ibadeteve tjera.


Vel hamdu lilahi Rabbil Alemiiijn

 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com