Ballina arrow Fikh dhe Fetva arrow Kujdesuni pėr namazin!
Kujdesuni pėr namazin! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 03 Januar 2012

 Namazi është një prej adhurimeve që përfshin në vete fjalë dhe veprime të posaçme. Ai fillon me tekbir (duke thënë: “All-llahu ekber”) dhe mbaron me teslim (“Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah”).

 

POZITA E TIJ NË ISLAM

 

 

Namazi në fenë islame gëzon një pozitë dhe gradë aq të lartë sa që asnjë adhurim (ibadet) tjetër nuk mund të krahasohet apo barazohet me të. Ai është shtylla e fesë, pa të cilën ajo nuk mund të qëndrojë e të ekzistojë. Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

“Boshti i të gjitha çështjeve është Islami, shtylla e tij është namazi, ndërsa kulmi i tij – xhihadi (lufta në rrugën e All-llahut)”.

 

Namazi është gjëja e parë të cilën All-llahu i Lartësuar ua obligoi robërve të Vet dhe këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësim, ia kumtoi pejgamberit a.s. natën e Mi’raxhit.

 

Enesi rrëfen: “Namazi i është obliguar pejgamberit a.s. natën e Israsë dhe Mi’raxhit 50 herë në ditë, më pas është pakësuar gjithnjë derisa arriti në pesë herë, e pastaj iu tha: “O Muhammed, vërtet, tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi), ai që i zbaton dhe i kryen me rregull këto pesë namaze, sikur t’i ketë kryer pesëdhjetë herë”.

 

Namazi është gjëja e parë për të cilën njeriu do të japë llogari në ditën e Gjykimit. I dërguari s.a.v.s. thotë:

“Gjëja e parë për të cilën njeriu do të japë llogari ditën e Gjykimit është namazi; nëse namazi i del i mirë (nëse e ka kryer me rregull), edhe veprat tjera do t’i dalin të mira, në të kundërtën, nëse e shpërfill dhe nuk e kryen, edhe veprat tjera do t’i ketë të njëjta”.

    

Namazi është porosia e fundit të cilën pejgamberi s.a.v.s. ia la popullit të tij para shkuarjes nga kjo botë. Në momentet e fundit të jetës së tij, pejgamberi s.a.v.s. përsëriste: “Kujdesuni për namazin dhe për ato çka janë nën mbikëqyrjen tuaj”.

  

Namazi, po ashtu, është gjëja e fundit që do të humbet dhe do të tretet nga feja. Kur të lihet e të shpërfillet namazi, do të humbet e tërë feja. Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

“Do të vijë një kohë kur do të lihen urdhërat dhe parimet e Islamit një nga një. Sa herë që të lihet një urdhër, njerëzit do të kapen pas atij që pason. Gjëja e parë që do të lihet është qeverisja, ndërsa e fundit – namazi”.

 

Po t’ia hidhnim një sy ajeteve të Kur’anit, do të shihnim se All-llahu i Madhëruar në disa prej tyre e përmend namazin së bashku me dhikrin (të përmendurit e All-llahut). Ja disa prej atyre ajeteve:

 

“Lexo atë që të shpallet nga Libri (Kur’ani) dhe fale namazin, vërtet namazi pengon nga amorali dhe nga çdo gjë e keqe, ndërsa të përmendurit e All-lllahut është më e madhe, e All-llahu e di se çka bëni.” (El-Ankebut : 45)

 

“Ka shpëtuar kush është pastruar, dhe e përmend emrin e Zotit të vet dhe falet!”                                                                                           (El-A’la : 14-15)

 

“Unë, pa dyshim, Unë jam All-llahu. Nuk ka Zot tjetër përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më përkujtuar”. (Ta Ha : 14)

 

Në disa vende tjera, e përmend së bashku me zekatin4. Namazi, po ashtu, përmendet së bashku me durimin5, e ndonjëherë së bashku me sakrificën (kurbanin). All-llahu i Lartësuar thotë:

 

“Ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (El-Kevther : 2)

 

“Thuaj: “vërtet, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë njëmend për All-llahun, Zotin e botërave. Ai nuk ka shok. Ashtu jam i urdhëruar dhe unë jam musliman i parë”. (El-En’am : 162-163)

 

Po ashtu, All-llahu i Madhëruar, në disa vende e përmend namazin së bashku me veprat e mira, si në suren “El-Me’arixh” dhe në fillimin e sures “El-Mu’minun : 1-2 deri tek ajetet 9-11”.

    

Feja islame ia kushtoi kujdes aq të madh namazit sa që urdhëroi për ruajtjen e tij gjithmonë dhe në çdo kohë, rast apo situatë, si në vendin ku njeriu banon po ashtu edhe kur është në udhëtim, kur është i sigurt, po ashtu edhe kur frikësohet nga armiku.

 

Poashtu, Kur’ani sqaron në hollësi mënyrën e kryerjes së tij në udhëtim, luftë dhe siguri.

I

slami i qorton dhe i kritikon ashpër ata që e shpërfillin dhe e lënë pas dore namazin. All-llahu i Lartësuar thotë:

 

“Por, pas tyre mbetën pasardhës të këqij, të cilët e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Ata, mbase, do të pësojnë”. (Merjem : 59)

 

“Mjerë ata që e kryejnë namazin, të cilët janë indiferentë në namazin e tyre”.                                                                                            (El-Ma’un : 4-5)

 

Kjo, për arsye se namazi është nga çështjet më madhore të cilat kërkojnë udhëzim të veçantë. Rrëfehet se Ibrahimi a.s. e luti All-llahun e Lartësuar ta bëjë atë dhe pasardhësit e tij nga ata që vazhdimisht e kryejnë namazin.

 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com