Ballina arrow Fikh dhe Fetva arrow Rregullat e shkuarjes nė xhami
Rregullat e shkuarjes nė xhami PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 03 Januar 2012
Çdo musliman ka nevojë të dijë disa rregulla për t’u përgatitur për namaz, pasi namazi është një adhurim i madh dhe për muslimanin duhet që kur të falë namazin të jetë në formën më të bukur.

Namazi falet me xhemat apo veçmas, siç thotë Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)

“Namazi me xhemat është më i vlefshëm 27 herë se sa namazi veçmas.”

Merr abdes mirë në shtëpinë tënde, pastaj dil me nijet të namazit me xhemat,duke ecur qetë, me shikim dhe zë të ulur,

 

nëse e bën këtë hyn në hadithin e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ku thotë:

“Kur dikush prej jush merr abdes mirë, pastaj del për në xhami, nuk del për tjetër vetëm se për në namaz,

për çdo hap që e ngre i ngriten veprat e mira dhe për çdo hap që e lëshon i fshihen mëkatet.”(Buhariu & Muslimi) 

Dije se je duke u drejtuar drejt një vendi ku do të dalësh para Allahut të Lartësuar, Krijuesit, Sunduesit të gjithësisë! 

Ne e dime që nëse dikush prej nesh drejtohet për në pallatin e mbretit, e shikon fytyrën e tij, veshjen e tij, me ecje të lehtë e i kujdesshëm.

E çfarë do të thotë t`i drejtohesh shtëpisë së Allahut të Lartësuar dhe të dalësh para Tij?

Nisu me kohë që të arrish tekbirin fillestar, e nëse vonohesh, mos shpejto edhe nëse frigohesh se do të të kalojë ndonjë rekatë,

pasi Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: 

“Kur të dëgjoni ikametin,ecni për në namaz dhe të jeni të qetë në lëvizje e sjellje, atë rekatë që e zini faleni, e ajo që ju ka kaluar plotësojeni!”(Buhariu & Muslimi)

Kur t`i afroheni xhamisë hyni në të me këmbën e djathtë dhe thoni duanë:

“Allahumme iftah li ebuabe rahmetike” e kur të dalësh, dil me këmbën e majtë duke thenë: “Allahumme inni eseluke min fadlike.”

Mos u ul, derisa të falësh dy rekatë tehijetul mesxhid. Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kur të hyjë dikush nga ju në xhami, mos të ulet derisa të falë dy rekate.” (Buhariu & Muslimi).Nëse keni hyrë pas ezanit faleni sunetin para farzit.


Gjatë pritjes tënde, deri sa të bëhet ikameti,lexo Kuran,bë dua,dhikër,largohu nga bisedat e kota,shakatë dhe mos i gërsheto gishtat,

pasi Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka ndaluar atë që është duke e pritur namazin,siç thotë:

''Kur të jetë dikush prej jush në xhami mos t`i gërshetojë gishtat, pasi gërshetimi është prej shejtanit.''

Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: 

“Rreshti më i mirë për burra është ai i pari.

Mos u lidh në namaz pa i drejtuar dhe plotësuar rreshtat!

 
< I mėparshmi
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com