Ballina arrow Artikujt arrow E ARDHMJA E ARSIMIMIT TĖ MĖTEJSHĖM TĖ IMAMĖVE NĖ AUSTRI DHE EVROPĖ
E ARDHMJA E ARSIMIMIT TĖ MĖTEJSHĖM TĖ IMAMĖVE NĖ AUSTRI DHE EVROPĖ PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Montag, 26 Dezember 2011
 
 
Me datën 17. 12. 2011 në Vjenë në Universitetin e vjenes -instituti për studime shkencore, u organizua Konferenca ndërkomëbtare "Trajnimi dhe arsimimi i imamëve në Evropë. Në këtë konferenecë referuan ekspertë nga vendet e ndryshme të Evropës, të cilët në fokus të diskutimeve të tyre paten temën "Trajnimi dhe arsimimi i mëtejshëm i imameve në Austri dhe më gjerë ne Evropë".  Kjo konferencë u organizuar me qëllim që përvojat e deritashme nga hapësirat evropane të nxisin dhe stimulojnë realzimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për islamin dhe muslimanët në Evropë.

Në konferencë u trajtuan dhe u diskutuan si aspketet shkencore dhe detyrat e një teologjie islame në kontekstin evropian, po ashtu edhe rendësia praktike dhe organizative e arsimit të ardhshëm të imamave.
Me qenë se pritjet dhe kërkesat e organizatave islame kanë rëndësi të madhe, në knferencë moren pjesë aktive edhe përfaqësuesit e shoqatave-Unioneve  islame që veprojnë në Austri.
Ç'është e vërteta, për të strukturuar një teologji islame në universitete, në një afatë më të gjatë, duhet arritur një konsenzus ndërislamik, por që njëkohësisht të jetë i pranuar edhe nga shoqëria austriake. Ky objketiv i gjithmbarshëm shoqëror është i realizueshëm vetëm nëmpërmjet një trajnimi dhe arsimimi islamik -autentik, por në të njëjtën kohë një arsimim i orinetuar për të ardhmën dhe i destinuar të shikojë përpara.
Promotor i organizimit të kësaj konference ishte Prof. Dr. Ednana Aslan (Universiteti i Vjenës) në kuadër të projektit “Kursi universitar (Lehrgang): “Muslimanët në Evropë”
Në konferencë morën pjesë studius dhe profesor nga unversitet e ndryshme nga Gjermania, Anglia, Holanda, Zvicra,  Austria etj. Përveç tjerash, vlen të përmendet se në këtë konferencë morën pjesë me referatët e tyre edhe 4 shqiptarë, tre nga Austria dhe nje nga Zvicra. Nga Zvicra ishte Bekim Alimi – imam dhe mësues i fesë ne Zvicer. Nga Austria: Mr. Muhidin Ahmeti – imam në Wels dhe kryetar i Unionit të shqiptarëve musliman në Austri, Vahidin Behluli –imam dhe mësues  i fesë në Linz dhe Wels, Mr. Zekeria Sejdini – Docent në Universitetin e Vjenës dhe Insbruck-ut.

Në fund konferenca u cilësua si e sukseshme duke marrë parasysh faktin se aty u vunë në pah roli dhe përgjegjësia e madhe e imamit që ka sot në Evropë dhe sfidat e persepktivat e teologjisë islame në kuadër të kontekstualizimit të islamit në Evropë.

Mr. Muhidn Ahmeti
Azhornuar sė fundi ( Dienstag, 27 Dezember 2011 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com