Ballina arrow Artikujt arrow ISLAMI DHE SHQIPTARĖT NĖ AUSTRI
ISLAMI DHE SHQIPTARĖT NĖ AUSTRI PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 07 Dezember 2011

DUAJA E HATMËS NË XHAMINË E SHQIPTARËVE “MESXHID ERR-RRESUL”

NË WELS –AUSTRI

 

 


 
 “Më të mirët janë ata të cilët e këndojnë
 Kur’anin dhe ua mësojnë edhe të tjerëve”  (Muhammedi SAVS)

 

Për shkak të politikës diskriminuese dhe represionit që ushtrohej në vazhdimësi ndaj shqiptarëve nga sistemi i atëhershëm në Ish-Jugosllavi, shumë shqiptarë që në vitet e shtatëdhjeta u detyruan të largohen nga trojet e tyre dhe të emigrojnë ne vendet e Evropës Perëndimore. Një pjesë prej tyre gjeti vendbanim të përshtatshëm dhe pritje të mirë në qytetin e Welsit të Austrisë së Eperme (Oberösterreich). Të shtyrë nga nevoja për t’u takuar, njohur dhe bashkuar me njëri tjetrin, Shqiptarët themeluan Bashkësinë e tyre të shqiptarëve muslimanë.

 

Bashkësia e Shqiptarëve mysliman është një organizatë jo-qeveritare, kulturore  që është themeluar me qëllim:
-    për ti ardhur në ndihmë komunitetit shqiptarë që këtu në Austri të ruajnë kulturën, gjuhën, fenë, zakonet dhe traditat e tyre. (në planin e brendshëm)
-    nevoja dhe domosdoshmëria e integrimit të Shqiptarëve në shoqërinë austriake dhe më gjerë atë evropiane. (në planin e marrëdhënieve publike (Öffentlichkeitsarbeit).
        Bashkësia e shqiptarëve musliman në Wels është themeluar në vitin 1994 dhe që nga ajo ditë ka vazhduar punën dhe aktivitetin e saj pa pushuar në shumë sfera të jetës njerëzore. Janë të shumta aktivitete  e kësaj Bashkësie, mirëpo këtë radhë po paraqesim vetëm një segment të veprimtarisë së saj, aktivitet ky që i bën nder xhematit, xhamisë dhe popullit në atë vend në përgjithësi. Sepse fusha ku ajo shkëlqen me punën e saj i përket infrastrukturës shpirtërore që i siguron ekzistencën dhe vazhdimësinë komunitetit shqiptarë në këtë vend të Evropës. Fjala është, pra për fushën e edukimit/ arsimimit, apo më mirë të themi mësim-besimit, i cili zhvillohet tashmë 6 vite në këtë bashkësi dhe atë çdo të Shtune dhe të Diele me nga dy orë akademike. Vërtet, ajo duhet të krenohet me sukseset e arritura në këtë fushë, sidomos kur e kemi parasysh se  aty çdo vit organizohet nga një manifestim i duasë së hatmes.
Vlen të theksohet se deri më tani kjo Bashkësi ka bërë tre manifestime të tilla ku,  janë diplomuar mbi 80 fëmijë të cilët e kanë përfunduar me sukses kursin e mësim besimit, por janë edhe 80 të tjerë të cilët janë në rrugë për ta realizuar këtë ëndërr të prindërve të tyre. Sa për informacion, ky kurs zgjat tre vjet dhe përfshin tre fusha të teologjisë islame: Akaidin (Themelet e besimit), Fikhul-ibadatin (jurisprudencën islame) dhe Ahlakun (etiken).
Më datën 03. 12. 2011 në  sallën sportive të një shkolle tetëvjeçare në Wesl të Austrisë së epërme u zhvillua manifestimi i katërt i duasë së hatmës, në të cilën morën pjesë 22 nxënës, të cilët e përfunduan me sukses kursin në fjalë. Interesimi për llojet këtilla të aktiviteteve është i jashtëzakonshëm. Për këtë dëshmon edhe pjesëmarrja e njerëzve të cilët e kishin mbushur sallën, por, edhe një pjesë jashtëzakonisht e madhe kishin mbetur jashtë saj.
Manifestimi filloi më këndimin e tekbireve të grupit të xhamisë dhe pastaj këndimi i Kuranit nga nxënësi i këtij mektebi  Amir Arifi, i cili më zërin e tij të shkëlqyeshëm emocionoi publikun dhe të pranishmit që ishin aty. Pastaj, tubin e përshëndeten kryetari i xhamisë z. Sadullah Fetai, imami i xhamisë shqiptare të Welsit, imami i xh. shqiptare  të Lincit Menderes ef Aliji etj. Imami i xhamisë së Welsit potencoi dhe vuri në pah rëndësinë e madhe që ka leximi  i Kur’anit me kuptim dhe me vetëdije të plotë se ai është Fjala e gjallë e All-llahut (xh. sh.) që pasqyron Realitetin e kësaj bote dhe të botës tjetër. Programi vazhdoi me këndimin e Kur’anit nga vijuesit e mektebit, të cilët po bënin hatme dhe të cilët kënduan pjesët e tyre kur’anore me rregullat e texhvidit dhe tertilit. Grupi i ilahive i udhëhequr nga Fersan Jahiu, po ashtu entuziazmoi shpirtrat e të pranishmeve me këndimin e ilahive me përmbajtje shumë domethënëse dhe mesazhe të qarta për popullatën e diasporës dhe për kombin tonë e ummetin në përgjithësi. Nuk munguan as recitimet e ndryshme lidhur më rëndësinë e leximit të Kur’anit dhe vlerën e zbatimit të tij në jetën praktike. Gjatë programit u vu në dukje edhe njeriu i cili kishte kontribuar më së shumti që të vinte ajo ditë e shënuar dhe ajo ishte mual-limja e kësaj xhamie z. Fahire Ahmeti.
Manifestimi përfundoi me duanë e hatmës dhe shpërndarjen e dhuratave të ndryshme enkas për nxënësit të dhuruara nga xhamia “Mesxhid Err-Rresul” dhe të përgatitura në kryetari i sj.
Përveç tjerash, nxënësit morën edhe nga një diplomë si dëshmi për arritjet e tyre në tre fushat e përmendura.

Në fund pjesëmarrësit patën mundësinë të shijonin edhe shumë specialitete të kuzhinës shqiptare të cilat i kishin përgatitur prindërit e fëmijëve  me rastin e këtij manifestimi dhe këtij gëzimi të shënuar.
Programin e udhëhoqën dhe e moderuan Esra Ahmeti dhe Bilal Ahmeti- vijues të mektebit nga e gjenerata e parë, të cilët kishin përfunduar dunë e hatmes.

Mr. Muhidin Ahmeti
Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 07 Dezember 2011 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com