Ballina arrow Da'wa arrow KUJDES EDUKATĖN ISLAME GJATĖ TELEFONATĖS !
KUJDES EDUKATĖN ISLAME GJATĖ TELEFONATĖS ! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 06 Dezember 2011
 Zoti i dhuroi ato që t’i shfrytëzojmë për të mirën tonë dhe për ta arritur përmes tyre kënaqësinë e Allahut, e jo për diç tjetër. Kurrë besimtari nuk duhet të harrojë se mirësitë e dhuruara nga Zoti i tij duhet ditur shfrytëzuar që t’ua japim hakun e tyre dhe të vazhdojë Allahu ne mos ndërprerjen dhe shtimin e tyre. Nëse mirësive të  shfrytëzuara  nuk ua plotësojmë dy kushte esenciale atëherë nuk e kemi falënderuar Allahun dhe nuk i kemi shfrytëzuar ashtu siç duhet dhe kërkohet nga ne. Këto kushte janë: 1: Falënderimi pandërprerë i Allahut për to, dhe  2: Shfrytëzim i këtyre të mirave sipas edukatës Islame duke pasur qëllim kënaqësinë e Allahut e pastaj plotësimin e nevojave të veta. 
Ndër këto të mira për të cilat duhet falënderuar pa ndërprerë Allahun është edhe telefoni, pa marrë parasysh ai fiks apo celularë. Mirësi përmes të cilës Allahu i ofroi vendet e largëta, i largoi mërzitë nga zemrat, futi gëzim në to, përmes tij shfrytëzohet koha, përhapen dhe shtohen gëzimet, ndahen dhe pakësohen hidhërimet. Prindi me fëmijën e tij e shuan mallin, burri me gruan gjen ngrohtësi, shoku me shokun e tij ngrohje dhe qetësi. Zemrat e hidhëruara pajtohen, nga mendjet dyshimet e shejtanit largohen. 
Por, për fat të keq ka të atillë që e keqpërdorin dhe keq shfrytëzojnë atë. Vepër kjo mjaftë e shëmtuar të cilën disa prej  tyre e bëjnë pa qëllim kurse, për fat të keq, ka aso që e veprojnë një gjë të tillë qëllimisht. 
Islami duke i pasur parasysh këto gjëra edhe ka vendosur rregulla për çdo çështje,  dhe i është përgjigjur atyre pa marrë parasysh zbulimin e tyre pas përfundimit të zbritjes së Kuranit dhe vdekjes së të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem. Kjo, për shkak se Islami në vete përmban rregulla esenciale të cilat i përgjigjen çdo çështje, vendi, kohe dhe shoqërie. 
Kështu që ka vendosur rregulla edhe për telefonin. Rregulla këto të cilat, gjatë analizimit të tyre, mund t’i ndajmë në tri pjese. Rregullat e thirrësit në telefon, të pranuesit të telefonatës dhe ato të përbashkëta për të dy palët.

 

Rregullat e thirrësit në telefon:
1- Të ketë qëllim të mirë me telefonatën tij e jo prapavija të këqija.
2- Mos thirrja në kohë të pa përshtatshme, siç është shumë herët në mëngjes, vonë në mbrëmje, gjatë kohës në pushimit në drekë, para apo pas sajë (Kajluleja). Përveç nëse telefonata është vërtetë urgjente e cila ja vlen thirrjen në çdo kohë. Po ashtu të jetë urgjente sipas traditës së vendit dhe për të dy palët ngase disa raste nuk janë urgjente për çdo kë, dhe  dikush tjetër çdo gje e konsideron urgjent. 
3- Nuk duhet lënë telefonin të cingërojë më shumë se tri herë, përveç nëse është i bindur së e ka larg apo nuk është duke e dëgjuar nga zhurma atë.
4- Thirrësi të japë selam e jo pranuesi i telefonatës.
5- Ta prezantojë  veten duke e cekur emrin dhe mbiemrin apo diç të ngjashme e cila ua lehtëson të tjerëve që sa më lehtë dhe shpejtë ta kuptojnë se kush je. Nuk është edukatë fetare të prezantohesh me fjalën: ‘’unë jam’’, apo duke e munduar tjetrin duke kërkuar prej tij që t’ia qëllojë se kush je. E para ndalohet për arsye se përmes kësaj fjale nuk arrihet prezantimi i merituar kurse e dyta e lodhë pranuesin e telefonatës dhe hargjon të holla dhe kohë ta nevojë thirrësi.
6- Mos zgjatja e telefonatës më tepër se sa duhet. Kjo për shkak se kushton të holla, humbje kohe, nga të dy palët dhe ngushtim të tjetrit i cili mund të jetë i nxënë por nuk mund ta shprehë një gjë të tillë shkak i së cilës mund të jetë humbja e dashurisë vëllazërore mes besimtarëve. 
7- mos shfrytëzimi i telefonave publik (kabinat, postat) pa nevojë kur të tjerët janë duke pritur në radhë dhe kanë punë urgjente. 
8- Thirrësi duhet të ketë kujdes ta mbyllë telefonatën e jo pranuesi. Kjo për arsye se ai i ngjanë mysafirit të cilit nuk lejohet ta përzësh nga shtëpia por largohet kur dëshiron ai, edhe3 pse tirreni në këtë rast nuk është mysafir në shtëpinë e tjetrit por ai është mysafir në telefonin e tjetrit i cili duhet të vazhdojë bisedën me të derisa i pari ta mbyllë telefonatën.
9- Vendosja e dëgjueses në vendin e saj qetë dhe butë nga të dyja palët që mos të mendojë tjetri se je hidhëruar apo prekur diç me të.

 

Edukata e pranuesit të telefonatës:
1- Telefonatat assesi nuk duhet t`i anashkalojë por duhet tu përgjigjet pa marrë parasysh e njeh apo jo numrin i cili është duke thirrur.  
2- Mos përgjigja e grave në telefon përveç në raste urgjente.
3- Mos përgjigja e gruas sapo është ngritur  nga gjumi sepse nuk ka mundësi ta kontrollojë zërin e saj.
4- mos zbukurimi i zërit të saj nëse i përgjigjet telefonatës e nëse zëri i saj nga natyrshmëria e vet është tërheqës atëherë mundohet të jetë sa më serioze, dhe ta largojë melankolinë e atij zëri.   
5- Edukimi i fëmijëve që mos të vrapojnë tek telefoni që t’i përgjigjen atij sidomos nëse janë në moshë shumë të vogël moshë kjo në të cilën akoma nuk është në gjendje të kuptojë dhe t’ia transmetojë të rriturve atë që u është thënë.
6- Telefonatës t’i përgjigjet me fjalën: ‘’Po’’, ‘’Urdhëro’’ e të ngjashme me të dhe të mundohet t’i ikë shprehjes ‘’Alo’’, ngase nuk është shprehje e gjuhës tonë.

 

Rregulla të përgjithshme:
1- Tingujt tregues për thirrje mos të jenë tinguj muzikorë, por zile të thjeshta. Gjithashtu duhet ikur sinjalizimit për thirrje me ajete kuranore, sepse një gjë e tillë tregon mos respekt të duhur për këto ajete. 
2- Shfrytëzimi i telefonit vetëm aty ku është i kënaqur Allahu.
3- Mos shfrytëzimi i tij në hidhërim të Zotit.
4- Mos lënia e telefonit në duar të fëmijëve, të cilët mund ta keqpërdorin. Atë dhe të sjellin probleme në familje.
5-  kjo nuk do të thotë mos t’i mësojmë ata ta shfrytëzojnë atë e sidomos në raste urgjente t’i telefonojnë policisë, ambulancës apo zjarrfikësve. 
6- Mos përgjimi i tjetrit duke biseduar qoftë nga larg apo përmes telefonit të tretë në linjë.
7- Mos shfrytëzimi i tij në momente kur ka mundësi të rrezikohen të tjerët, si p.sh. në aeroplan gjatë fluturimit, apo në makinë ku mund të shkaktojë dëme serioze një gjë e tillë.
8- Mbyllja e celularit në momentin që futesh në xhami, ose së paku heshtja e cingërimës së tij. Nëse harron ta bësh një gjë të tillë, atëherë nëse ndodhë të cingërojë në namaz është obligim të mbyllet në moment e jo të lihet ashtu duke cingëruar e tu pengojë besimtarëve në koncentrimin e tyre. Ka njerëz të cilët për fat të keq bëjnë një gjë të tillë duke menduar se lëvizja e dorës deri tek celulari dhe mbyllja e tij është humbje e koncentrimit. Gjë e cila edhe sikur të ishte e vërtetë në krahasim me dekoncentrimin e një xhemati të tërë nuk vjen në shprehje për tu krahasuar.]

9- Mos e shfrytëzo për mendjemadhësi se mund të lëshojë toka.

Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 04 Januar 2012 )
 
< I mėparshmi
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com