Ballina arrow Kur’ani dhe Akide arrow Miqėsia dhe armiqėsia nė Akiden e Ehli Sunnetit dhe xhematit
Miqėsia dhe armiqėsia nė Akiden e Ehli Sunnetit dhe xhematit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 06 Dezember 2011

Miqësia dhe armiqësia në Akiden e Ehli Sunnetit dhe xhematit

Miqësia dhe armiqësia në Akiden e Ehli Sunnetit dhe xhematit

Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë: "Për besimtarët vlen fakti që të kenë armiqësi për hir të Allahut dhe miqësi për hir të Allahut. Nëse personi është besimtar, atëherë e kemi obligim të shprehim miqësi ndaj tij, madje edhe nëse ai është i padrejtë ndaj jush. Kjo është për shkak se keqbërja nuk e shkëputë miqësimin [e cila është e nevojshme] për hir të këtij dini (el-mawaalaatul-eemaaniyya).

Allahu, teala, ka thënë: “Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata.” [el-Huxhurat: 9]

Pra, ata konsiderohen të jenë vëllezër, pamvarsisht prej faktit të luftimit dhe shkeljes që bëjnë ndaj njëri-tjetrit, dhe obligimi ynë është të bëjmë pajtimin ndërmjet tyre. Pra besimtari duhet marrë parasysh: Se është e obligueshme të tregojë besnikëri ndaj një besimtari, madje edhe nëse ai gabon dhe i kalon kufijtë në lidhje me ju.
Mirëpo gjithashtu duhet të keni parasysh se është e detyrueshme të shprehim armiqësi ndaj idhujtarit edhe nëse ai ju dhuron gjësende apo tregon mirësi ndaj jush.
Në të vërtetë Allahu dërgoi të dërguarit, dhe shpalli Librat në mënyrë që e gjithë jeta jonë të jetë për Allahun, ashtu që eulijatë (të dashurit) e Tij do të jenë të dashur, armiqtë e Tij do të jenë të urryer, nderimi dhe shpërblimi do të jetë për eulijat e Tij, dhe ç’nderimi e dënimi do të jetë për armiqtë e Tij.

Nëse një person kombinon në vetvete të dyja, të mirën dhe të keqen, bindjen dhe mosbindjen, drejtësinë dhe ligësinë, Sunetin dhe bidatin, atëherë ai meriton miqësinë dhe shpërblim në raport me të mirat (prej veprave) të tij, dhe ai meriton armiqësi dhe ndëshkimin në raport me të keqiat e tij.
Pra, kjo mund të jetë që një person posedon nga të dyja, nderi dhe turpi, dhe ai të ketë disa nga kjo.
Ky person është vetëm si një vjedhës që është i varfër, dora e të cilit është prerë për atë që ka vjedhur, por atij i është dhënë ajo që do të kënaqë nevojat e tij si shpërblim i bamirësisë që ka bërë. Pra, ky është një parim themelor i pranuar nga Ehlus-Suneh uel-Xhemat, por i kundërshtuar nga ana e Havarixhëve, Mu'tezilitë, dhe ata që pajtohen me këto ".

Në lidhje me Miqësinë dhe Armiqësinë njerëzit ndahen të tre kategori:

[I]: Ata të cilët sinqerisht i duam dhe kemi miqësi, duke mos shprehur asnjë armiqësi ndaj tyre: njerëzit e kësaj kategorie janë besimtarët e vërtetë, pejgamberët, shehidët, dhe të drejtët.

[II]: Ata për të cilët kemi vetëm urrejtje dhe armiqësi , pa treguar dashuri dhe besnikëri ndaj tyre: Në këtë kategori bien jobesimtarët, mushrikët, hipokritët, felëshuesit dhe ateistët. Dhe ky është rasti, që vlen edhe në qoftë se njerëzit e tillë janë të lidhur ngushtë (kanë lidhje familjare): “Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.” [el-Muxhedele: 22]

“O ju që besuat, mos u froni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesim kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë.” [et-Teube: 23]

[III]: Ata për të cilët në njërën anë shprehni dashuri dhe tregoni miqësi, e në anën tjetër ata duhet urryer dhe për to duhet të tregohet armiqësi: Në këtë kategori bien ato mëkatarët dhe të pabindurit prej radhëve të muslimanëve.
Pra, ne duhet ti duam për shkak të asaj çfarë posedojnë ata prej besimit (imanit), dhe ti urrejmë për mëkatet dhe mosbindjen ndaj Allahut. Dashuria ndaj tyre kërkon që sinqerisht ti këshillojmë ata, si dhe ti urdhërojmë ata në të mirë dhe ndalojmë nga e keqja.

Me përmbledhjen e akides së Ehlus-Sunetit në këtë çështje Shejhul-Islam Ibn Tejmije ka thënë: "Sa për lavdërimin dhe kritikën, dashurinë dhe urrejtjen, miqësinë dhe armiqësinë - këto janë gjëra për të cilat Allahu zbriti argumentet e tij, dhe argument i Tij është libri i Tij.
Pra, kushdo që është një besimtar (MU'MIN), atëherë është e obligueshme të tregoni miqësi ndaj tij. Por kush është jobesimtar (kafir), atëherë është e obligueshme të tregoni armiqësi ndaj tij...
Kushdo që ka në vete të dyja besimin dhe ligësinë, atij i është dhënë miqësi në proporcion me besimin e tij, dhe armiqësi në proporcion për ligësinë e tij.
Ai nuk është i përjashtuar tërësisht nga feja për shkak të kryerjes së mëkateve dhe veprave të mosbindjes, siç veprojnë në këtë çështje Havarixhëtdhe Mu'tezilitë".
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com