Ballina arrow Kur’ani dhe Akide arrow Pendimi dhe kėrkimi i faljes
Pendimi dhe kėrkimi i faljes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 06 Dezember 2011
 ET-TEVBE VE-L-ISTIGFAR – PENDIMI DHE KËRKIMI I FALJES
Ajete kur`anore:


“Dhe kush pendohet e bën vepra të mira, ai, vërtet, është penduar sinqerisht tek All-llahu.”

(El-Furkan: 71)

 

“ … dhe të gjithë pendohuni te All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.”

(En-Nur: 31)

 

“Ata të cilët i maltretojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, i pret dënim i xhehennemit dhe dënim me djegie.”

(El-Buruxh : 10)

 

“Ti madhëroje Zotin tënd me lavdërata dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin.”
(En-Nasr: 3)

 

“O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë.”
(Et-Tahrim: 8)

“Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj vetes e pastaj e lut All-llahun që t’ia falë – do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.”
(En-Nisa: 110)

“Unë, me siguri, jam falës i madh për atë, i cili, pendohet dhe beson e bën vepra të mira, mandej e vazhdon rrugën e drejtë.”
(Ta Ha: 82)

“Dhe Ai është i Cili pranon pendimin nga robërit e Vet dhe fal të këqiat dhe e di se çka punoni.”
(Esh-Shura: 25)

 

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët keni bërë gabim ndaj vetes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri, do t’ua falë tëra mëkatet; Ai, njëmend fal shumë dhe është i mëshirshëm.”
(Ez-Zumer: 53)

 

 

Hadithe pejgamberike

“Çdo njeri është mëkatar, ndërsa mëkatari më i mirë është ai që pendohet.”
(Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Darimiu dhe Ahmedi)

 

“All-llahu i Madhëruar e pranon pendimin e robit derisa nuk fillon të gargarisë (deri në frymën e fundit të jetës së tij).”
(Transmeton Tirmidhiu)

“O njerëz, drejtohuni All-llahut me pendim dhe kërkim për falje, ngase edhe unë pendohem tek Ai nga njëqind herë në ditë.“
(Transmeton Muslimi)

“Ai që pendohet nga mëkati, është sikur ai që s’ka bërë fare mëkat; kur All-llahu ta dojë një rob, nuk i bën dëm fare mëkati.”
(Transmeton Ibn Maxhe)

“Vini re! Në trupin e njeriut ndodhet një organ, i cili nëse është i shëndoshë, i tërë trupi është i shëndoshë, e nëse është i sëmurë (i prishur), i tërë trupi është i sëmurë. Ky organ është zemra.“
(Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

 

“Kur besimtari gabimtar kryen një mëkat, All-llahu i Lartësuar i urdhëron engjëllit, të autorizuar për regjistrimin e veprave, të presë gjashtë orë para se t’ia shkruajë mëkatin e bërë; nëse ai gjatë kësaj kohe pendohet dhe kërkon falje nga All-llahu, engjëlli e lëshon lapsin, e nëse jo, i regjistrohet një mëkat.”
(Transmeton Taberaniu dhe Bejhekiu)

 

“Pishmanllëku është pendim.”
(Transmetojnë Buhariu, Ahmedi, Taberani dhe Ibn Maxhe)

 

“Kushpendohet para se të lindë dielli nga perëndimi, All-llahu e pranon pendimin e tij.“
(Transmeton Muslimi)

 

“Kur robi bën një mëkat, në zemrën e tij paraqitet një njollë e zezë, kurse në momentin e pendimit, zemra pastrohet dhe ndriçohet përsëri.”
(Transmetojnë Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)

 

 

Thënie të ndryshme

 

“Pendim do të thotë: Lënia e shtyerjes (vonesës). “
(Sehl ibn Abdullah)

 

“Është pyetur Dhun-nun el-Misri mbi pendimin dhe është përgjigjur: “Pendimi i masës (njerëzve të rëndomtë) është nga mëkatet, ndërkaq pendimi i elitës (njerëzve të zgjedhur) – nga neglizhenca (indiferenca)”.

 

“Kërkimi i faljes pa u larguar nga mëkatet është pendim i rrenacakëve.”
(Dhun-nun el-Misri)

 

“Pendim do të thotë kujtimi i mëkatit, gjatë përmendjes së të cilit nuk ndien kurrfarë kënaqësie.”
(El-Bushenxhi)

 

“Pendimi i rrenacakëve mbetet tek majat e gjuhëve të tyre; thënë ndryshe, ata mjaftohen me shprehjen : “Kërkoj falje o Zot”.
(Disa dijetarë islamë)

“Një mëkat i vetëm pas pendimit është më i shëmtuar se shtatëdhjetë para tij (pendimit). “
(Jahja ibn Muadh er-Razi)

 

“Kur’ani ju njofton për sëmundjen dhe ilaçin tuaj; mëkatet janë sëmundje, ndërsa të kërkuarit e faljes – ilaç.
(Katade)

 

“Habitem me atë i cili ruhet nga ushqimet e ndryshme duke iu frikësuar sëmundjes, e nuk ruhet nga mëkatet që t’i shpëtojë zjarrit të xhehennemit
(Abdullah ibn Ikrime)

 

“Pendohuni tek All-llahu nga gjumi dhe ushqimi i tepërt.”
(El-Hasan el-Basri)

 

“O njeri, lënia e mëkatit është më e lehtë se sa kërkimi i pendimit”
(El-Hasan el-Basri)

 

“All-llahu i Lartësuar i kishte thënë Isaut  `alejhis selam.:

“O Isa, ngjyrosi sytë ty me lot kur t’i shohësh neglizhentët duke qeshur.”
(El-Hasan el-Basri)

 

“Kushbën mëkate duke qeshur, do të hyjë në zjarr duke qarë. “
(Bekr ibn Abdullah el-Muzni)

 

“Mendimi tek e mira fton në kryerjen e saj, ndërkaq pendimi nga e keqja fton në braktisjen e saj.”
(Abdullah ibn Abbas)

 

“Kushe dëshiron shëndetin e trupit, le ta pakësojë ushqimin dhe pijen; kush e dëshiron shëndetin e zemrës, le t’i largohet mëkateve. “
(Disa mjekë arabë)

“Qetësia e trupit qëndron në pakësimin e ushqimeve; qetësia e shpirtit – në pakësimin e mëkateve, ndërkaq qetësia e gjuhës – në pakësimin e fjalëve.”

(Thabit ibn Kurre)
Azhornuar sė fundi ( Dienstag, 06 Dezember 2011 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com