Ballina arrow Kur’ani dhe Akide arrow Feja e Ibrahimit Alejhi Selam
Feja e Ibrahimit Alejhi Selam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 06 Dezember 2011
 Mohimi i tagutit dhe njësimi i Allahut të Madhëruar, daveti i të gjithë Pejgamberëve (alejhim selam)

 

Dije, Allahu të mëshiroftë se gjëja e parë që Allahu i Madhëruar e ka bërë obligim për birin e Ademit alejhi selam, është mohimi i tagutit dhe njësimi i Allahut, një të vetëm pa shok. Kjo gjë është koka e fesë, baza dhe shtylla e tij. Allahu i Madhëruar ia ka bërë obligim birit të Ademit alejhi selam mësimin e teuhidit dhe punën me të, përpara namazit, zekatit dhe gjithë adhurimeve të tjera fetare. Robi fillimisht duhet ta mohojë tagutin, të largohet nga ai dhe të zhvishet nga çdo lloj petku i shirkut. Më pas, të vishet me petkun e teuhidit dhe ta njësojë vetëm Allahun e Madhëruar në adhurimin e Tij. Për këtë arsye Allahu i Madhëruar ka krijuar njerëzimin, ka dërguar të Dërguarit, ka zbritur librat, ka ligjëruar xhihdin dhe istish’hadin (rënien dëshmor).

Për shkak të kësaj thirrjeje, ka ndodhur konflikti midis miqve të Rrahmanit (Mëshiruesit) dhe miqve të shejtanit. Nga kjo bazë do të ngrihet shteti Islam dhe hilafeti i drejtë sipas metodologjisë profetike. Thotë Allahu i Madhëruar: “Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit, vetëpër të më adhuruar” (Dharijat 56)

Pra, që ta njësojnë vetëm Allahun në adhurimin e Tij.

Thotë Allahu i Madhëruar: “Me të vërtetë kemi dërguar në çdo popull të Dërguar, që t’u thonin atyre adhuroni vetëm Allahun dhe largohuni tagutit”. (Nahl, 36)

 

Kjo çështje është hallka më e fortë e Islamit, prandaj nuk pranohet namazi, agjërimi, zekati, haxhi, thirrja dhe xhihadi, vetëm se me këtë hallkë. Robi shpëton nga zjarri i xhehenemit, vetëm nëse kapet pas kësaj hallke, sepse kjo është e vetmja hallkë që Allahu i Madhëruar na ka garantuar neve se ajo nuk do të këputet. Kurse përsa i përket hallkave të tjera të Islamit nuk mjaftojnë vetëm ato për shpëtim, nëse robi nuk është kapur pas hallkës më të fortë.

Thotë Allahu i Madhëruar: “Është bërë e qartë e vërteta nga e pavërteta, prandaj kush mohon tagutin dhe beson Allahun, ai është kapur pas hallkës më të fortë që nuk ka më këputje për të”. (Bekare, 256)

Thotë Allahu i Madhëruar: “Ata të cilët i largohen tagutit duke mos e adhuruar atë dhe pendohen sinqerisht tek Allahu, për ata ka përgëzime. Pra, përgëzoi robërit e Allahut”. (Zumer, 17)

Medito, si Allahu i Madhëruar e ka vendosur në këto ajete mohimin e tagutit, përpara besimit dhe pendimin tek Ai. Në të njëjtën formë dhe në të njëjtin kuptim e ka vendosur pjesën mohore, përpara pjesës pohore tek fjala e teuhidit la ilahe il-lAlla. Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton adhurimin, është pjesa mohore e dëshmisë, përveç Allahut të Madhëruar, është pjesa pohore e saj. Nuk e ka bërë këtë, vetëm për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzve për këtë bazë të madhe nga kjo hallkë e fortë. Përndryshe, nuk i bën dobi besimi robit, vetëm nëse mohon tagutin dhe kjo është pjesa e parë e dëshmisë të fjalës la ilahe il-lAlla. Taguti, që e ke obligim mohimin dhe largimin nga adhurimi i tij, nuk është thjesht gurë, dru, statujë, pemë, varr etj, i cili adhurohet nëpërmjet sexhdes, duasë, tavafit, kurbanit, kërkimit ndihmë, kërkimit mbrojtje etj. Por, ai është më i përgjithshëm se të gjithë këto që përmendëm dhe përfshin; çdo të adhuruar i cili adhurohet përveç Allahut të Madhëruar, me çdo lloj nga llojet e adhurimit dhe ky nuk e urren këtë loj adhurimi që i bëhet atij.

(Dalin nga ky kusht Melekët, Profetët dhe njerëzit e mirë. Këto nuk janë të kënaqur me adhurimin që i bëhet atyre dhe nuk konsiderohen tagutë. Ne nuk distancohemi prej tyre, por distancohemi nga adhurimi që i bëhet atyre dhe nga ata qe e adhurojnë Isain, birin e Merjemes).

 
< I mėparshmi
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com