Ballina arrow Artikujt arrow Vlera e istigfarit (kėrkimit tė faljes)
Vlera e istigfarit (kėrkimit tė faljes) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 06 Dezember 2011
 Çdo falëndërim i përket All-llahut, Zotit të botëve, ndërsa paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Besnik, familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë me të mirë deri në Ditën e Kijametit. Më pas…

 

  1. Ai paraqet bindje ndaj All-llahut të Madhërishëm, si dhe shkak për faljen e mëkateve. E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh.(Nuh: 10)
  2. Është zbritës i shiut. Që Ai t`ju dërgojë shi të bollshëm.(Nuh: 11)
  3. Është shtues i fëmijëve dhe pasurisë. T`ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj. (Nuh: 12)
  4. Është (shkak) për hyrjen në Xhennete. Dhe të bëjë për ju Xhennete. (Nuh: 12)
  5. E shton fuqinë me plot kuptimin e saj. Dhe do t`ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. (Hud: 52)
  6. Është shijues i kënaqësive të bukura.Ai do t`ju japë të shijoni kënaqësi të bukura.(Hud: 3)
  7. Është largues i fatkeqësisë. All-llahu nuk do t`i ndëshkojë ata, përderisa kërkojnë falje prej Atij. (El-Enfal: 33)
  8. Është shakak për dhënien e çdo të miri shpërblimin e merituar. “… dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar.” (Hud : 3)
  9. Robërit janë më se të nevoshjëm të kërkojnë falje, për faktin se ata mëkatojnë gjatë ditës e natës. E, kur i kërkojnë falje All-llahut, All-llahu i fal.
  10. Është shkak për ta zbritur rahmetin (mëshirën).
  11. Është shlyes i tubimit (mëkateve që janë bërë në të).
  12. Është pasim i të Dërguarit, sal-lAll-llahu `alejhi ue sel-lem, se vërtet ai i kërkonte falje All-llahut në një tubim të vetëm shtatëdhjetë herë, ndërsa në një (tjetër) transmetim njëqind herë.
  13. I mbulon veprat e këqija, i shton veprat e mira si dhe i ngrit gradat.
  14. Jep fuqi dhe shëndet në trup. Është shpëtim nga të metat trupore e shpirtërore dhe sëmundjet.
  15.  E zgjeron kraharorin, e qetëson shpirtin, e kënaq zemrën, e rehaton mendjen si dhe paraqet kënaqësi të bukur.

 

E pas gjithë kësaj s`po thua `ES`TAGFIRULL-LLAH – KËRKOJ FALJEN E ALL-LLAHUT?!`

Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 07 Dezember 2011 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com