Ballina arrow Artikujt arrow T’I PĖRKUJTOJMĖ ATA QĖ U FLIJUAN PĖR
T’I PĖRKUJTOJMĖ ATA QĖ U FLIJUAN PĖR PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Freitag, 05 Juni 2009

Çdo  popull në historinë e vet ka momente të kthesave të mëdha, kur vendoset  për fatin se do të hyjë apo nuk do të hyjë ai popull në histori, me fjalë tjera, kur vendoset se do të jetojë ai popull me dinjitet e krenari apo do të jetë i detyruar të eleminohet nga skena e jetës dhe historisë. Ato janë momente hisotrike që jetojnë përgjithmonë në kujtesën e atij populli, bëhen burim i gjallë i fryzimeve të reja. Janë momente kur shpirti kolektiv i atij populli, nxjerr nga gjiri i  tij bijtë më të mirë për t’i bërë urëkaluëse e urëlidhëse ndërmjet së kaluares  e të tashmes dhe për t’i siguruar po atij  shpirti kolektiv të popullit, vazhdimësinë e mbamendjes  në shërbim të së ardhmes.

Këto ditë anembanë Kosovës po ripërtërihet dhe po rigjallërohet kujtesa dhe  mbamendja e një ngjarjeje me rëndësi vendimtare dhe detërminuese për fatin e vendit e të atdheut, për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Fjala është, pra, për  luftën e fundit të Kosovës dhe për ata të cilët u flijuan, u bënë kurban dhe dhanë jetën dhe shpirtin e tyre që ne të jetojmë të lirë, të qetë e në paqe në vendlindjen tanë. I pari prej tyre ishte deshmori e heroi më i madh  i kombit Adem Jahsari, i cili flijua me tërë familjen e farefisin e vet, duke u bërë legjendari i kombit dhe njëkohësisht edhe garancia më e madhe për kthimin në vendlindje të atyre njerëzve që ishin larguar me dhunë nga vendi. Këta njerëz, por edhe shumë të tjerë nga e gjithë Kosova, luftuan dhe me vepren e tyre u bënë dëshmorë, heroj të vendit, të cilët do të përkujtohen sa të jetë jeta, e përkujtimi i tyre më i mirë është shpërblimi i Zotit  në ahiret për shpirtërat e sakrifikuar ne dynja dhe për atë që realizuan vendosjen e atdheut të dyfishtë :  atdheut hapsinor dhe  atij shpirtëror.

Lidhur me këtë i dërguari ynë Muhammedi (s) ka thënë:

“U shoft njeriu që jepet pas arit, argjendit e luksit! Po iu dha, i vjen mirë, po s’iu dha, zemrohet. U shoft, vdektë; po iu ngul një gjemb, mos past kush për t’ia nxjerrë! Ç’lumturi për atë që i hip kalit e lufton në rrugën e Zotit dhe për hirë të popullit ballëpërballë me dushmanin, i mbytur në pluhur kokë e këmbë dhe kryen detyrën e vet. Qoftë në pararojë, qoftë në praparojë, e kryen detyrën trimërisht, qëndron si luan. Ai është një rob i tillë i All-llahut që midis njerëzve të gënjyer pas pamjes së jashtme sikur s’ka fare popullaritet. Për më tepër, po kërkoi leje s’i jepet, po kërkoi diçka, kërkesa nuk  i pranohet.” (Buhariu – kap. xhihadi)

A ka kënaqësi më të madhe se të vdesësh, të japësh shpirtin e ëmbël për popullin, vatanin, fenë lirinë dhe të ardhmen... Mendimtarët zhvillojnë filozofinë e kësaj, dijetarët përpiqen ta shpjegojnë. Poetët shkruajnë epope për këtë, politikanët bëjnë oratori nëpër podiume dhe e mbrojnë nëpër tavolinat e bisedimeve. Por janë  ushtarët, janë vetë ata që ballafaqohen me vdekjen, që bëjnë realitet fjalët dhe shkrimet. (B. Topallogllu)

Ushtarët janë ata që sakrifikojnë gjumin e tyre në mënyrë që një popull i tërë, burra e gra, të mëdhenjë e të vegjël, të dobët e të fuqishëm, ta shijojnë të qetë gjumin, ata që e konsumojnë veten me qëllim që populli të jetojë pa frikë dhe që e bëjnë mburojë ekzistencën e vet për sigurinë e të tjerëve. Ja, këta janë të denjë për t’u kujtuar me respekt. (Njëjtjtë...)

Të luftosh për mbrojtjen e vlerave themelore, sikurse  janë: mbrojtja e jetës, e nderit dhe e moralit, dinjitetit e krenarisë, besimit e atdheut dhe çdo gjëjë që është fisnike, e drejtë dhe madhështore,  d.m.th. të bësh rezistencë aktive kundër atij apo atyre që mbjellin urrejtje, shkaktojnë krime e dhunë dhe të japësh jetën tënde në mbrojtje të atyre vlerave, do të thotë të jesh shehid, dëshmitar, dëshmor edhe i kësaj bote edhe i botës tjetër (shehidu’d-dunja ve’l-ahireh) – dëshmor i dunjasë dhe i ahiretit. Deshmor që dëshmon për kalueshmërinë e dunjas dhe përjetshmërinë e ahiretit; dëshmon për zhbërjen e trupit dhe pavdekshmërinë e shpirtit.

Për shehidët e këtillë All-llahu (xh. sh.) në Kur’an thotë:

“E për ata që ranë në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, jo ata janë të gjalllë, por ju nuk e kuptoni (gjallërinë e tyre)”  (El-Bekare, 154)

Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Ata janë të gëzuar me atë që u dha  All-lahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frik as shqetësim. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.”  (Ali Imran, 169 – 171)

Dëshmori apo heroji, i cili bjer në luftë dhe me vetëdije e flijon jetën e vet për atdheun, shkatëron impulset themelore që janë të lindura në ne. Njëri nga ato impulse është që njeriu ta ruajë veten, të shpëtojë jetën e vet. Por, ja që heroi e flijon e flak të vetmën jetë që ka, duke u bërë martir, jep diçka që nuk mund ta kthejë më asnjëherë: jetën e vet të shtrejtë.

Mirëpo, shehidi – dëshmori lufton që të jetojë e jo që të vdes, d.m.th. ai nuk e lakmon vdekjen në mënyrë të verbër, as nuk e jep kokën në mënyrë të verbër për “kënaqësitë e xhennetit”... Jo, por vdekja e tij është e qëllimtë, e vetvetëdijshme, ka kuptimin dhe domethënien e saj më të thellë. Ajo e bën të vdekurin të gjallë dhe paralajmërues për të tjerët se ekziston edhe një jetë pas vdekjes. Dëshmori beson se njëherë vdes e dy herë jeton. Ai me vdekjen e tij të vetëdijshme, dëshmon për ekzistencën e jetës pas vdekjes, për ekzistencen e jetës më të mirë, më të drejtë më të lartë, më të lumtur dhe më cilësore në botën tjetër. Përndryshe ai nuk do ta flijonte jetën e vet. Deshmori e jep jetën e vet me vedëdije, jo se nuk ka frik nga vdekja,  por për shkak se motivi i tij për se e jep jetën është më i fuqishëm se vetë jeta. Jetën njeriu mund ta flijojë vetëm në emrin e atij, i cili i garanton përjetshmërinë, pavdekshmërinë dhe të gjitha ato që i përmendem më lartë, e këto kush mund t’i garantojë njeriut përveç Krijuesit të tij – Zotit të gjithësisë – All-lahut (xh. sh.).

Dëshmorët e Kosovës, janë dëshmitarë e shembujë të gjallë për të tjerët, për mirësinë dhe vetëflijimin për të mirën, drejtësinë, të vërtetën, humanitetin, por njëkohësisht edhe për ta dëshmohet se janë xhennetlinjë. Në vdekjen e tyre janë të pranishme melaqet, ata do të jenë te All-llahu në shkallën më të lartë, bashkë me pejgamberët dhe me të dashurit tjerë të All-llahut (xh. sh.). Të jesh dëshmor do të thotë të jesh nën mëshirën e përjetshme të më të Mëshirshmit, nën begatitë e përjetshme të më të Pasurit, i Cili të mirët i shpërblen e zullumqarët i dënon.

Ka shumë kategori shehidësh, por vetëm grada e parë e shehidit, d.m.th. ai që i del në mbrojtje të hapur jetës, nderit pasurisë, besimit dhe pragut të shtëpisë, meriton që gjaku i tij të jetë zëvëndësim për larjen e kufomës së xhenazës e rrobët e tij, janë zëvëndësim për çarçafët e bardhë  të qefinit. Sepse shehidi, dëshmori nuk e përjeton periudhën e jetës në varreza, nuk kalon nëpër berzah, as nuk del për të dhënë llogari, përkundrazi atë ditë, në ditën e Gjykimit kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit për t’u gjykuar, dëshmori do të paraqitet me plagët e tij dhe me gjakun e tij, me fytyrë të shndëritshme e me sy të gëzuar duke thënë: “T’kish dhënë Zoti të kisha vdekur dhjet (10) herë si dëshmor dhe po aq herë të isha ringjallë.”

Për ata që kanë rënë në rrugën   e drejtësisë, Muhammedi (s) ka thënë:

“Mos ua lani xhenazët (dhe mos i mbështillni me qefine),  sepse çdo plagë dhe i tërë gjaku i tyre, në ditën e Gjykimit do të lëshojnë aromën e miskut më të mirë.”

Prandaj të nderuar lexuesë, duhet t’i kujtojmë sot dëshmorët tanë, dëshmorët e Kosovës, e përkujtimi ynë më i mirë është, në radhë të parë, të paraqesim gjendjen e atyre që kanë  mbetur të jetojnë pa kujdesin e më të dashurëve të tyre dhe pastaj të tregojmë në praktik shpirtin tonë solidarizues e sakrifikues ndaj tyre. 

Nga sa u tha më lartë kuptojmë se të gjitha këto janë sprova të mëdha për ne, nëpër të cilat duhet të kalojë çdo popull, e  edhe populli shqiptar. Këto janë mjete që i përdor Krijuesi për të kalitur shpirtin dhe vullnetin kolektiv të një kombi. Individët bëhen të lavdishëm e të pavdekshëm vetëm nëpërmjet sakrificave e vetëmohimeve, e popujt të mëdhenj e të fuqishëm vetëm nëse janë të gatshëm për sakrifica për të mirën  e përgjithshme.

Kështu, para nesh janë obligime të mëdha që na presin dhe për të cilat jemi përgjegjës edhe si individë edhe si kolektivitet. Janë obligime e përgje-gjësi, para të cilave nuk mund t’i mbyllim sytë. Ka shumë të sëmurë e të plagosur në mesin e vëllezërve tanë. Shumë familje të shtypyra, të diskrimi-nuara që kanë mbetur pa kurrfarë përkujdesje, në mënyrë të veçantë familje të dëshmorëve të luftës, individë të gjymtuar, fëmijë jetimë e të përvujatur. Duhet të ejmi të vetëdijshëm për ta. Lufta e tmerrshme që na ndhodhi para katër vitesh, la pas vete pasoja të rënda dhe trauma ndër njerëz. Një nga ato është edhe numri i madh i jetimëve dhe grave pa burra. Ata janë një sprovë e madhe për ne, janë provim i pjekurisë sonë, besimit tanë, ndërgjegjies sonë, sprovë të cilën duhet ta kalojmë sikurse edhe shumë të tjera më herët. Është një shkallë edhe më e madhe e përgjegjësië, për shkak se ata janë fëmijë, janë krijesa të pastra të Zotit, janë fëmijët e shehidëve – dëshmorëve tanë, atyre që me jetët e tyre mbrojten atë që sot e kemi, mbrojten vendin, atdheun tanë. Të harruarit e shehidëve – dëshmorëve dhe fëmijëve të tyre, është të harruarit e vetvetes, gjë që nuk duhet të ndodh sepse kjo do të ishte rrugë për një gjenocid tjetër mbi ne. Kujdesi ndaj tyre është kujdes ndaj vetes tanë. Ata janë tash vija jonë e parë e frontit, dhe sikur baballarët e tyrë nuk e lanë dushmanin të kalojë, ashtu edhe ne nuk duhet të lejojmë që fëmijët e tyre të vuajnë e ta ndiejnë mungesën e prindërve. Jetimët janë si  njeriu pa çadër në shi, çadrat dhe mnbrojtja e tyre jemi ne.Pejgmabri ynë tha : “Kush kujdeset për dy vajza të vogla që kanë mbetur pa prindër, derisa të rriten e të bëhen të aftë për vete, unë dhe ai do të jemi së bashku në xhennet sikur këta dy gishta (duke bashkuar gishtin tregues me gishtin e madh)”.

Të nderuar lexuesë, sikur e shhni, në këtë sprovë të madhe, që na ka rënë për hise, xhnnetin e kemi në duart tona, sepse ndihma dhe kujdesi ynë ndaj tyre është rrugë për lumturinë tonë në të dyja botët.

Dhe së fundi të përmbyllim  këtë shkrim me lutjen:

O Zot i Mëshirshëm: të sëmurëve jepju shëndet, të varfërve furnizim, të burgosurve liri, mbrojtësve tanë ndihmë, dëshmorëve shpërblimin më të mirë, jetimëve përkujdesje e ngrohtësi, atdheut tanë paqe e liri. (Amin)

  

Literatura e pashfrytwzuar:

1. Muharem Omerdic, Sehidi – svjedoci vjere – Takvim, 1999/ Prizren.

2. Prijevod Kur’ana sa tefsirom i komentarom na bosanskom jeziku, knjiga  1, fq. 68.

3. Hisam al-Abdallah, Znanost i fenomeni Kur’ana, (Sehidi su zivi, ali vi ne osjecate), Sarajevw, 2002, fq. 67.

4.  Sehidske mezarje nije nas kult vec nas bunt protiv genocida, Saff, nr. 124, 2004/ fq. 28

5. Dzihad i sehid, Omer Onegut, Islamski ilmihal, Istanbul, 2002/ fq. 374.

 
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com