Ballina arrow Artikujt arrow ISLAMI - FORMULĖ E EKZISTENCĖS
ISLAMI - FORMULĖ E EKZISTENCĖS PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Freitag, 05 Juni 2009
-Të ruajmë me dinjitet dhe krenari identitetin tonë - 

Jetojmë në kohë dhe rrethana të vështira,  me sfida dhe provokime nga më të ndryshmet. Mbizotëron një konkurencë e tmershme e qarkullimit të mallrave, ideve e sistemeve. Presione të mëdha nga të gjitha anët  mbi identitetin tonë, kulturën dhe trashëgiminë shpirtërore, mbi fenë islame. Shikoni si rritet në mënyrë intensive gjakderdhja në botë. Dija njerëzore, në kundërshtim me atë hyjnore, përdoret për shkatërrime. Frytet e punës njerëzore hidhen në zjarr, shkatërrohen jetë të shtrenjta njerëzish sikurse grimcat e dheut.

Sot, të gjithë i ofrojnë muslimanëve  “shpëtimin” nga kjo situatë e vështirë, por vetëm me një qëllim të vetëm që t’i largojnë nga islami dhe vlerat islame. Të gjithë ata thërrasin për prosperitet, përparim, civilizim, kulturë... Po, këtë e duan edhe muslimanët dhe duhet të shkojnë rrugës së prosperitetit, përparimit, civilizimit. Por, është një problem dhe ai pikërisht në konceptimin e këtyre nocioneve. Sipas terminologjisë materialiste dhe kriterve të tyre paganike, civilizimi dhe progresi janë: sa më shumë “gra të lira” (lexo prostituta), sa më shumë  të rinj  të droguar e të shkatërruar, sa më shumë konsumim të alkoolit, sisteme ekonomike të mbështetura në fajde, dezintegrim dhe shpërbërje të familjes si qelizë e shoqërisë njerëzore etj.

Në këto kohë edhe njeriu çorientohet, dezintegrohet personaliteti i tij dhe çrregullohen raportet e marrëdhëniet ndërnjerëzore e shoqërore. Në kohë të tilla, të drejtat e njeriut nuk dhurohen (nuk falen), por fitohen me dije dhe përpjekje të mëdha. Shpesh në rrethana të tilla, gënjeshtra  shitet si e vërtetë, vepra e keqe si e mirë, që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë ashtu, madje po të qëndronin prapa tyre edhe më të fuqishmit e botës. Ne duhet të mbetemi këtu si shqiptarë muslimanë, përkundër të gjtithave, dhe të themi qart se Islami për ne është gjëja më e shenjtë që kemi. Kjo hapësirë e ky vend u takon të gjithë njerëzve të mirë, pavarësisht nga besimi dhe kombësia, dhe kërkon që aty të respektohen të drejtat dhe dinjiteti i çdokujt.

Fjalët vijuese të Muhamedit (s) këtë e shpjegojnë në këtë mënyrë: “Njeriu është tempulli i All-llahut, vepra e Tij, të ofendosh (të cenosh nderin) e njeriut është gjynah më i madh se të rrënosh Qaben”.

Këto fjalë flasin qartë se në atë zemër ku ka besim ka vend për çdo njeri dhe në të nuk ka urrejtje. Besimtari mundohet ta ruajë shpirtin e vet dhe të pastër t’ia kthejë All-llahut xh. sh. Ai është i gatshëm për pajtim e paqe. Është i gatshëm t’i shtrijë dorën dhe t’i ndihmojë çdokujt. Prandaj, besimi i duhet njeriut si ushqim, sepse ai shpirtërisht e ushqen dhe e trimëron, asnjëherë nuk e braktis, madje edhe në momentet e sprovave më të rënda. E ndihmon që të gjejë rrugëdalje dhe të dalë faqebardh prej çdo situate.

All-llahu (xh. sh.) na nderoi me Islamin dhe me arsyen dhe kërkoi nga ne të kujdesemi për veten dhe të shikjomë çfarë kemi përgatitur për nesër. T’i bashkojmë forcat dhe përpjkejet tona në rrugën e së mirës dhe të jemi të vetëdijshëm për fjalët e All-llahut (xh.sh.):

Ju për mik dhe mbrojtës keni All-llahun, Pejgamberin e Tij dhe besimtarët që falin namaz.....”, ndërsa ajeti tjetër thotë:

Mos e mbani krahun e atyre që veprojnë me padrejtësi (të cilët i shkelin ligjet e All-llahut) e t’ju djegë zjarri, ju nuk keni mbrojtës tjetër përveç All-llahut...”

  Koha në të cilën jetojmë dhe të gjitha dukuritë që po ndodhin  në të, në mënyrë më të mirë, përshkruajnë karakterin, dinjitetin dhe krenarinë tonë. Ne shpesh nuk e kuptojmë me seriozitet të plotë rolin tonë në këtë tokë, nuk e kuptojmë domethënien e të jetuarit tonë. Kjo jetë mashtruese e dynjasë dhe çdo gjë e saj që na preokupon, na bëjnë të harrojmë se ne jemi krijesa të vogla të All-llahut, të cilëve u është dhënë pasuria e kësaj bote dhe pushteti i kësaj bote, vetëm për sprovim dhe testim. Për të testuar fortësinë e imanit tonë, të qëndrimit tonë të sinqert ndaj All-llahut (xh. sh.). Zoti ynë i vetëm është  All-llahu (xh. sh.) e jo ata të cilëve u është dhënë pushteti tokësor, që shpesh herë i shpjer në shkatërrim dhe shkakton hidhërimin e All-llahut mbi ta, sepse njerëzit i harrojnë fjalët e të Lartësuarit:

 “Të All-llahut janë ç‘ka në qiej dhe ç‘ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.” (Ali Imran, 109)

A nuk e keni ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se   pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.” (El-Bekare, 107)

 Dy elemente për të cilat gjakon e madje edhe derdh gjak njeriu historik janë pasuria (paraja) dhe pushteti. Dy gjëra që janë në posedim absolut të Krijuesit. Dy ajetet e sipërpërmendura tregojnë: i pari: - pronar i vërtetë i pasurisë tokësore e qiellore është Zoti; i dyti tregon se pushtetin, jo vetëm mbi njerëzit, por mbi Tokën dhe qiejt e ka All-lllahu (xh. sh.). Prandaj, njeriu historikisht ka derdh dhe vazhdon të derdh gjak, sepse nuk e ka kuptuar dhe nuk po e kupton domethënien dhe mesazhin e Fjalës së Krijuesit. Njeriu i lasht, po edhe ky aktuali nuk e njohin mirëfilli ekzistencën e Një të Vërtete Absolute – ekzistencën e All-llahut (xh. sh.). Për këtë shpesh nuk u ka lejuar dëshira, vullneti për pushtet. Por, për ne që besojmë është ndryshe. Dhe në pyetjen se ç‘do të thotë të besosh dhe të sundosh? Do të përgjigjem me një formulë tepër frymëzuese që e kam hasur në literaturë, ajo thotë: “të besosh – do të thotë të kesh pushtet mbi vetën tënde, subjektivitetin tënd, e të sundosh – do të thotë të kesh pushtet mbi të tjerët, mbi subjektet e tyre, mbi liritë e tyre. Si nuk mbushet mend qenia njerëzore se vetëm njeriu historik e kundërshton pushtetin e Zotit, e shih si e shkelin pushtetet njerëzore! Përderisa ekzistojnë pushtetet njerëzore dhe përderisa në krye të tyre do të jenë njerëz të cilët nuk duan të besojnë, por të sundojnë, të cilët nuk duan të kenë pushtet mbi veten, por mbi të tjerët, të cilët duan të ndryshojnë botën, por jo edhe vetveten, atëherë shoqëria njerëzore, vazhdimisht do të vuajë nga ata që vuajnë për pushtet.

 Duke ditur për fjalët e larpërmendura të Zotit të Lartësuar, muslimani i kupton se çdo gjë në këtë botë është kalimtare, çdo lloj pasurie dhe çdo lloj pushteti njerëzor është i përkohshëm dhe  kështu ai bëhet i vetëdisjhëm për fjalët kur’anore:

Çdo gjë që është në tokë është kalimtare. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!” (Err-Rrahman,26-27)

Dhe meqë është këshu, atëherë muslimani i vërtetë asnjëherë dhe para askujt nuk lejon të nënçmohet, të poshtërohet, sepse besimi i tij refuzon  nënçmimin. Islami është fe e madhështisë dhe e krenarisë, prandaj dhe krenaria e dinjiteti ynë janë dy karakteristika të rëndësishme të imanit të vërtetë.

Për këtë arsye prej neve muslimanëve kërkohet dhe  na vëhet si obligim ta ruajmë krenarinë dhe dinjitetin tonë fetar e kombëtar e të mos lejojmë që të na rrezikohen ato. Si muslimanë duhet sa më parë të çlirohemi nga shpirti apologjetik në raport me fenë tonë. Muslimani duhet të jetojë  kokëlartë pse është i tillë. Duhet ta kuptojmë, në radhë të parë ne vetë, që jemi të veçantë dhe të ndryshëm nga të tjerët. Duhet të jemi krenar që jemi të ndryshëm. Çdo gjë që është e ngjashme, e njejtë dhe uniforme është monotone dhe e pavlerë. E veçantja dhe e  ndryshmja është interesante, ngjall kurreshtje dhe bëhet e çmuar dhe me vlerë. Për më tepër ne duhet ta ruajmë këtë dallueshmëri dhe ta shprehim guximshën në botë. Kjo është më mirë se tërë kohën të arsyetohemi dhe në fund të zhytemin  në rrethet e tjera kulturore.  Ne asnjëherë nuk duhet t’i lejojmë vetes nënçmimin, poshtërimin dhe përulësinë, sepse Pejgamberi a.s ka thënë:

 “Kush pajtohet vullnetarisht me poshtërimin, ai nuk bën pjesë në radhët tona.”

Asnjë civilizim dhe asnjë komb, po edhe kombi ynë, nuk mund të prosperojë, e as të mbijetojë, nëse e humb krenarinë dhe lidhjen e vet me të kaluarën vetanake. Rezultatet i këputjes së lidhjeve tona me të kaluarën tonë 500 vjeçare islame janë më se evidente. Kompleksi i infeioritetit  është bërë sindrom i shumë muslimanëve shqiptarë e sidomos shumë intelektualë kosovarë vaujnë nga ai. Vetëm nëse përsëri e fitojmë vetëbesimin e humbur, mund të presim që përsëri do të ecim përpara. Këtë do ta bëjmë, në qoftë se i rrimë besnik traditës sonë, kulturës dhe identitetit tonë. Ç’do të thotë kjo? T’i mbetesh besnik traditës do të thotë të bartësh nga vatra e stërgjyshërve, jo hirin, por flakën, pishtarin. Çdo largim i yni nga Tradita (Rruga e drejtë) do t’na kushtojë shtrenjtë dhe do të na shkaktojë humbje të mëdha si në palnin individual, ashtu edhe familjar dhe kombëtar. Të mos i besosh historisë tënde, kombit, traditës dhe vlerave të tij origjinale padyshim që për brezin e një kombi është robëria më e madhe dhe vetvrasja më e frikshme shpirtërore. Për ta mbrojtur vendin tonë nga një fatkeqësi e tillë, sado që t’i lutemi All-llahut është pak...

Historia na tregon që në skenën botërore kanë ekzistuar popuj, të cilët sot nuk janë. Njëri nga shkaqet e zhdukjes nga arena e botës është edhe sjellja indiferente ndaj identitetit vetanak.

Po kështu mund të ndodh edhe me ne, po që se vazhdojmë të jemi indifrent ndaj tashëgimisë sonë të pasur shpirtërore e morale, po që se do të  braktisim traditën dhe moralin dhe kështu të vëmë në rrezik edhe kulturën edhe identitetin tonë.

Në qoftë se një brez i një kombi përvetëson një kulturë të huaj, duke humbur identitetin e vet kombëtar, nga aspekti kulturor, kjo do të thotë se ai komb është i vdekur.

Sot në qytetin tonë, në Kosovën tonë, ku bien në sy ndikime dhe influenca të ndryshme, ne muslimanët jemi të pafuqishëm për ta shpëtuar veten, fëmijët dhe familjet tona nga mosbesimi dhe imoraliteti. Si t’i shpëtojmë fëmijët, djemt dhe vajzat tona, familjet tona nga revistat, gazetat, librat, mas-mediat – Radio dhe Televizioni, të cilët në vazhdimësi ushtrojnë dhunë mbi ta, mbi mendjet e tyre dhe deformojnë shpirtërat e pastër të këtyre qenieve të reja, të cilët sapo kanë hapëruar në jetë.

Po kështu bëjnë sokaqet, rrugët, parqet, plazhet, diskotekat kafenetë. Poashtu shokët e shkollës, fëmijët e lagjes, të rinjt e të rejat e zonës etj. Çfarë të bëjnë fëmijët dhe familjet tona përball vërshimit të imaoralitetit e të pornografisë, alkoolit, drogës e prostitucionit, bingove e lojrave të tjera të fatit dhe shumë negativitete të tjera. Mjedisi nuk reflketon respket. Të mëdhenjt të ndërsyer ndaj të vegjëlve, të vegjëlit pa respekt ndaj të mëdhenjëve. Sot vetëm të mendosh hallin e  një brezi të cilin e kanë bërë të harrojë të kaluarën e vet bashkë me të gjitha shpresat e tij, është diçka që rrënqeth.

Në qoftë se një musliman në fund të botës akuzohet për fundamentalizëm dhe muslimanizëm, ne duke shkelur mbi normat themelore të sjelljes islame, përpiqemi sa më parë të argumentojmë se nuk kemi asgjë të përbashkët me fundamentet e besimit, kulturës dhe traditave tona.

Në kohën kur për muslimanët është e ndaluar të punojnë (në kohën e namazit të xhumasë), shumë njerëz nga mesi ynë, të rinj e në mënyrë të veçantë intelektualë e funksionarë, ata që punojnë në administratë etj., braktisin namazin e xhumasë duke mos iu përgjigjur thirrjes së Zotit – të paktën njëherë në javë. Dhe ç‘është edhe më e keqja ata këtë e bëjnë nga ndjenja e inferioritetit dhe nga shkaku që para të huajve të paraqiten si ateistë e shekullaristë, të paraqiten si njerëz indiferentë ndaj dinit  dhe fesë së tyre, të cilët nuk kanë asgjë të përbashket me  besimin e tyre islam. Në vend se të themi se ajo është për ne ditë e lutjes javore dhe se atë ditë, për aq kohë sa zgjat namazi i xhumasë,  e kemi të ndaluar të punjmë, ne u përshtatemi kërkesave të tyre (jetës së tyre). Dhe kur takohemi me njerëz që nuk janë të besmit tonë (çdo respekt për ta) dhe kur ulemi me ta në dreka dhe darka të ndryshme solemne, apo edhe në mbledhje, ne nga turpi për fenë që i takojmë, duke pirë alkool bashkë me ta, përpiqemi t’u tregojmë atyre se neve aspak nuk na intereson feja jonë, duke menduar se kështu ata do të na vlerësojnë dhe respektojnë më shumë. E ne, në këtë mënyrë shkelim mbi krenarinë dhe dinjitetin tonë. Të nderuar vëllezër, po ju drejtohem juve, për të cilët e kam fjalën, nuk keni nevojë të paraqiteni para të tjerëve ashtu si nuk jeni, sepse ata e dinë shumë mirë thënien e urtë popullore: “Kush nuk e vlerëson dhe repekton veten dhe besimin e vet, ai nuk mund të vlerësojë e të respektojë as të huajin”.

Duhet të kemi parasysh edhe këtë të vërtetë: askush nuk do të na respektojë, askush nuk do të na vlerësojë përderisa nuk e sheh se ne jemi të gatshëm që për atë që besojmë dhe që është e jona, t’i japim edhe jetët tona. Prandaj, porosia e kësaj hutbe është që të ruajmë kontinuitetin, i cili do të na sigurojë vazhdimësinë në këto hapësira, e këtë vazhdimësi mund ta arrijmë vetëm me të vërtetën e vazhdueshme, e e Vërteta e vazhdueshme, drita e vazhdueshme që shkëlqen në këtë rruzull tokësor, është fjala e All-llahut që është e shkruar në Kur’an dhe të cilën Turqit na e përcollen ne, të cilëve u jemi mirnjohës për këtë. Prandaj duhet të kuptojmë që vazhdimësia jonë varet vetëm nga vazhdimësia  e së Vërtetës, e cila është dëshmuar në histori, e islami është dëshmuar në histori, prandaj i vetmi islami mund të na sigurojë vazhdimësinë në këto hapësira dhe sidomos sot kur vala e globalizmit mund t’i shkrijë shqiptarët dhe trashëgiminë e tyre duke i shndërruar nga një mal në një grusht dhe.

Ne jemi roja e Islamit në Evropë dhe me këtë edhe roli ynë është më i përgjegjshmi, e detyrat më të vështirat. D.m.th. detyra jonë ëhtë e dyfisht: së pari të ruajmë unitetin tonë të brendshëm shpirtëror e kulturor, pastaj të zgjidhim një varg të tërë problemësh ekonomike dhe social-kulturore dhe kështu të justifikojmë emrin – musliman dhe së dyti t’ia prezentojmë Evropës Islamin në dritën e së vërtetës  edhe me fjalën e gjallë edhe me atë të shkruar, e në mënyrë të veçantë, e theksoj, edhe me praktikën tonë, sepse ajo gjendet në kthesë të kërkimit të një njohjeje dhe orientimi të ri jetësor. Që të dyja këto detyra ne do t’i plotësojmë nëse i khehemi jetës morale, arsimit dhe shkencës, punës dhe shpirtit luftarak, vëllazërimit dhe ndihmës reciproke, e kjo do të thotë nëse i tkhehemi islamit.

Pas të gjithë atyre që na ndodhën dhjetë vjetë me radhë para luftës, gjatë luftës, por edhe pas luftës, megjithatë ne nuk mësuam dhe nuk po marrim mësim dhe kjo është fatkeqësia jonë më e madhe që po na shoqëron dhe po na përsëritet me shekuj. Përse? Sepse mësimi dhe paraljmërimi u bëjnë dobi njerëzve që kanë iman dhe që e ruajnë atë.

“Prandaj ti këshillo se këshilla bën dobi. Do t’i bëjë dobi atij që frikësohet” (El-A’la: 9-10)

Ne për fatin tonë të keq, jemi shkëputur nga infrastruktura jonë shpirtërore, dhe si pasojë jemi privuar nga të mirat dhe favoret e besimit tonë, imanit tonë, jemi shkëputur nga burim i krenarisë, dinjitetit, fuqisë morale, intelektuale e materiale. Kush është burimi i tyre? Burimi i këtyre energjive të mëdha është Libri i Zotit – Kur’ani. Neve po i vuajmë pasojat e shkëputjes nga Kur’ani, e të shkëputesh nga Kur’ani do të thotë të shkëputesh nga tradita, nga historia, kultura, dija e vetëdija për identitetin tënd personal e kolektiv. Ne po i vujamë pasojat e shkëputjes nga Ruga që e ka trasuar Pejgamberi i islamit për ne, jemi shkëputur nga mësimet e mesazhit hyjnor dhe nga alternativa e shpëtimit. Në Kur’an All-llahu xh. sh. thotë:

 Çfarëdo e keqe që mund t’ju ndodh është pasojë e veprave tuaja.” (Esh-Shura: 30)

Jemi shkëputur nga mësimet e vërteta të Kur’anit dhe nga praktika e Pejgmaberit a.s. dhe kemi ardhur në një situatë, të cilën Hasan Basriu qysh herët e ka përshkruar me  fjalët vijuese duke dhënë përgjigjien përse po ndodh me muslimanët ajo çfarë po ndodh. Më lejoni që të parafrazoj atë dhe mesazhin e fjalëve të tij për kohën tonë.  Jetojmë në kohën kur “më shumë kemi fjalë se  vepra, dituri kemi por jo edhe këmbëngulësi në të, besim kemi por jo edhe bindje të fuqishme.” Me ne po ndodh kështu, sepse “një pjesë e njerëzve hynë në fe dhe dolën prej saj. E dinë ç‘është e mirë, por me vepra e mohojnë. E dinë ç‘është haram, por me vepra e  lejojnë.” Kështu po ndodh me ne, sepse “besim kemi, por fuqi jo. Kemi njerëz të ditur, por sjelljet nuk i kanë të mira.” E ne themi. Kështu po ndodh me ne, sepse intelektualë kemi me bollëk, por nuk janë të devotshëm, nuk janë fetarë. Një pjesë e intelektualëve tanë shqiptarë akoma edhe sot kanë nostalgji për ideologjinë komuniste dhe krenohen me bindjet e tyre ateiste. Po them në radhë të parë për intelektualët, sepse ata janë koka e kombit dhe nëse diçka nuk është në rregull me kokën atëherë do të jetë i sëmur edhe trupi. Sepse ndryshimet fillojnë nga koka dhe zemra, me ndryshimin e vetë psikës. E nëse nuk ndodh kjo do të kemi status quo të përjetshme.

Kështu po ndodh me ne, sepse të pasurit shkelin mbi të drejtat të varfërve. Sepse bëjmë veprime të padrejta, përgojojmë, e nënçmojmë njëri-tjetrin, shpifim njëri tjetrin, bëjmë spiunazh në mes vete,  smira dhe egoizmi ndaj të tjerëve na i ka vërbuar sytë, zemrën dhe shpirtin, i kërkojmë gjërat që nuk na takojnë, i marrim gjërat që nuk janë tonat, e mohojmë të vërtetën për interesa personale, e shesim dinin dhe intresin kombëtar për para, bëjmë dëshmi të rrejshme, i gëzohemi fatkeqësisë së tjetrit. Gabimet e tjerëve i shndërrojmë në virtytet tona. Asnjëherë nuk do të jemi të mirë pse të tjerërt janë të këqinj. Të mirë jemi vetëm nëse dhe në qoftë se posedojmë vlerat tona personale.

Kështu po nodh me ne, sepse shumë njerëz në mesin tonë po turpërohen nga vetvetja, nga origjina familjare, nga tradita, historia. Prandaj këtyre të fundit ju drejtohemi:

“Ndal mos u turpëro nga vetja jote dhe nga shamia e nënës tënde dhe nga xhamia që e shkatërruan. Mos u bën sikur trëndafili që i mori erë rrënjës së vet dhe tha kundërmon. Mos u tupëro nga dini islami. Islami është fisnik dhe i madh. Dhe nuk ka njolla të zeza në historinë islame për të cilat duhet të turpërohesh. Përkundrazi ai është i pastër si kristali dhe është krenaria e dinjiteti ynë, është dhurata më e madhe që na e dha Krijuesi i Gjithësisë. Islami është fe e paqes, fe e dinjitetit dhe mbi të gjitha është simbol i pastertisë morale të jetës njerëzore. Islami i tillë ka qenë dhe i tillë do të mbetet deri në Ditën e Gjykimit.

Gjendja e vështirë e muslimanëve të sotëm ka nevojë për reformë të shpejtë, sikurse edhe civilizimi që po shkatërrohet ka nevojë për shpëtim. Asgjë përveç islamit nuk është sa duhet i fuqishëm dhe i aftë që të përmirësojë dhe të shpëtojë njerëzimin në njerën anë dhe muslimanët në anën tjetër. Mirëpo, i mungon “elementi themelor”, i domosdoshëm për progres, e ai është daitë e mirëfilltë (misionarët – aktivistitët islamikë). Për çdo njeri të arsyeshëm që me xhelozi e ruan fenë e vet, e ka obligim të japë kontributin e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Është me rëndësi që gjatë këtij procesi të jemi në rrugë për të ndihmuar kauzën tonë, d.m.th. të jemi pjesë e zgjidhjes e jo pjesë e problemit, që edhe vdekja nëse  vjen, të na gjejë në rrugë.

Gjendja dëshpruese shpirtërore dhe materiale ku ndodhemi sot, këkron medoemos një përtëritje, ringjallje të gjithanshme morale të popullit tonë. Një transformim të brendshëm shpirtëror,  një sistem edukativo-arsimor që për qëllim ka  transformimin rrënjësor të njeriut. E këto të gjitha nuk mund të bëhen pa Zot dhe besim të fuqishëm në Krijuesin e gjithësisë dhe meqë besimi është çështje e zemrës dhe e shpirtit, askush dhe asgjë tjetër përveç tij s’mund të futet atje për të transformuar njeriun në bërthamë. Prandaj, tashmë është koha e fundit që ta ndyshojmë vetveten, ndjenjat tona, mendimet tona, sjelljet tona dhe veprat tona dhe atë t’i ndryshojmë ato për të mirë, përndryshe fundi do të jetë i pashmangshëm.

“Çdo popull (shoqëri) e ka fundin e vet, e kur i vjen ai, nuk mund ta shtyejë, as ta shpejtojë as edhe për një moment.” (Junus: 48)

Në qoftë se rrethanat sociale janë të papërballueshme e të vështira, ose gjendja ekonomike e popullit është në krizë të madhe, që të gjitha këto janë, thjesht pasoja të cilësive dhe kualiteteve tona intelektuale, shpirtërore e morale.

Nuk kemi të drejtë në mjerimin tonë të sotëm të mburremi me lavdinë tonë të shkuar. Por, na duhet patjetër të kuptojmë që indiferentizmi, neglizhenca e jonë e muslimanëve e jo mangësia e mësimit islam, ka shkaktuar mjerimin tonë të tanishëm.

Prandaj, të nderuar vëllezër besimtarë, tanimë është koha që ne musliamnët të vëmë në vend dinjitetin tonë kulturor dhe fetar, që të mos jemi objekt për shfrytëzim, por subjekt krijues. Kontributin më të madh që mund t’i japim islamit, ummetit islam dhe shoqërisë në përgjithësi është vepra dhe shembulli ynë personal. Pa këtë askush në botë nuk do të na kuptojë, as nuk do të na besojë, madje as fëmijët e familjet tona. Pa këtë nuk ka islam të realizuar në praktikë dhe në shoqërinë islame.

          Literaura:
  1. Glasnik – VIS-a, 6/80, Sarajevë, fq. 359.
  2. Glasnik – VIS-a, 6/91, Sarajevë, fq. 755.
  3. Rozhe Garodi, Gjallërimi islamik, Gjakovë, 1991, fq. 4, 5, 6.
  4. N. Horizonti, 50/ 2003, fq. 53.
  5. Dr. Mustafa Ceric, Vjera narod, i domovina, Sarejëv, 2002.
  6. Softa – nr. 10/ 2000, N.Pazar, fq. 4.
  7. Preporod, nr. 22, 15 Novembar, 2003, Sarajevë, fq. 9
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com