Ballina arrow Artikujt arrow SINDROMI I SHAMISĖ, PRESIDENTJA DHE ZGJEDHJET
SINDROMI I SHAMISĖ, PRESIDENTJA DHE ZGJEDHJET PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 05 November 2013
Mr. Muhidin Ahmeti

Debati pėr shaminė dhe shtetin laik tė Kosovės  arriti madje edhe deri te  presidentja e Kosovės. Pėrfshiu edhe majėn e shtetit. Debati pėr shaminė ėshtė ndėr debatėt mė tė nxehta jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė gjithė Evropėn e edhe  mė gjerė. Nė njėfarė mėnyrė ėshtė bėrė problem global dhe pikėrisht ky glabalizim i shamisė i jep vlera tė paēmuara atyre vajzave dhe nėnave muslimane qė e mbartin atė. Duhet tė jemi mirėnjohės ndaj presidentės sė Kosovės, e cila e ngriti vlerėn e shamisė deri nė nivelet mė tė larta shtetėrore duke e aktualizuar atė dhe duke i goditur edhe njėherė muslimanėt pėr t’i zgjuar nga letargjia dhe indiferentizmi ku kanė rėnė.
Popujt tė cilėt janė nė gjumė dhe letargji duhet goditur fortė pėr t’i zgjuar nga gjumi dhe paralajmėruar pėr zjarrin qė po uafrohet. Kam shpresėn se ajo duke goditur nė mėnyrė tė prerė arsimin e vajzave qė mbi kokat e tyre mbartin shami, njėkohėsisht tė ketė goditur edhe kokat e djemeve dhe burrave muslimanė, imamėt, xhematėt dhe komunitetin musliman tė Kosovės. Duke dėgjuar njė reagim tė njė imami lidhur me deklaratat e presidentės pėr shaminė mė bėnė pėrshtypje disa refleksione, tė cilat pėr mendim tim pasqyrojnė realitetin dhe mentalietin e njė pjesė tė konsiderueshme tė muslimanėve nė Kosovė qofshin ata nga popullata e thjeshtė apo “elita” fetare. Pyetjet e tilla si “pėrse ata nuk na njohin vlerėn dhe peshėn”, pėrse na diskriminojnė nė baza fetare, na shtypin, i cenojnė tė drejata e garve tonė, na trajtojnė nė kėtė mėnyrė sikur tė ishimn pakicė e jo shumicė, ne  jemi mbi 90% etj. etj., pėr mendimin tim janė njė reflektim dhe tregues i qartė i asaj ēfarė po ndodh jo kohėt, por edhe vitet dhe dekadat e fundit nė Kosovė dhe te shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Qasje e gabueshme ndaj sfidave  dhe realitetit. Ne, si muslimanė, shpesh, pėr shkak tė subjektivitetit, jemi tė prirė qė pėr mossukseset tona ose disavantazhet tjera tė fajsojmė  faktorėt e jashtėm (tė tjerėt), duke ikur sa mė shumė ėshtė e mundur nga ballafaqimi me mangėsitė tona personale. Duke dashur ta mbrojmė me ēdo kusht paraqitjen pozitive qė e kemi pėr veten, zhvillojmė njė spektėr tė tėrė mekanizmash pėr t’iu shmangur vetėkrikės sė thellė dhe ballafaqimit me boshlleqet nė personalitein tonė dhe nė komunitetin tonė. Kjo qasje quhet qasje nga jashtė brenda (ouseide-in) dhe  manifestohet nė tė kėrkuarit e alibive nė faktoret  e jashtėm pėr  vėndumrimin tonė .  

Qasja tjetėr ndaj sfidave jetėsore ėshtė qasja nga brenda jashtė (inside-out) dhe nėnkupton formimin maksimal tė vetes dhe ndėrrimin e personalietit vetanak. Fuqia e kėsaj qasjeje qėndron nė bindjen qė njeriut askush nuk mund t’i bėjė dhunė, pėrveē nėse ai/ajo e lejon vetė atė. Nga ana tjetėr, nuk mundet askush ta trupėrojė njeriun dhe t’i shakktojė dėm aq sa mund ai t’i bėjė  vetes sė tij. Prandaj, vėllėzėr tė dashur, tė dobėtin askush nuk e respekton, pėr tė dobėtin askush nuk ka mėshirė. I dobėti as te Zoti nuk ėshtė i preferuar. Tė dobėtit nuk i duhet mėshira, a ka nevojė pėr fuqi.Tė drejata e njeriut nuk janė donacione qė u jepen njerėzve si dhuratė. Ato duhet tė fitohen me dije dhe punė, me angazhim dhe vetėmohim duke vepruar vazhdimisht nė mėnyrė proaktive pėr realizimin e tyre.  Nuk mund t’na respektojnė tė tjerėt pėrderisa ne nuk resepektojmė veten tonė. Nuk mund ta njohin vlerėn dhe peshėn tonė tė tjerėt nėse nė si imamė dhe si komunitet muslimanė nuk jemi  tė vetėdijshėm pėr vlerėn, peshėn, fuqinė dhe potencialin qė na i ka dhėn Zot i madhėrishėm.  Ėshtė po ai i njėjti potencial qė Zoti i i lartėsuar ua dha gjeneratave tė para tė muslimanėve. Mirėpo, gjeneratat e para tė muslimanėve dallojnė  nga tė sotmet sipas asaj qė individėt e tyre kanė qenė njerėz tė mėdhenjė (sipas potencialit, ambicieve dhe interesimit), tė cilėt erdhen qė ta bėjnė tė lumtur kėtė planet tė vogėl, ndėrsa muslimanėt  e sotėm janė njerėz tė vegjėl (sipas dėshirave, interesave meskine dhe frikave), tė cilėt kanė ardhur tė kėrkojnė lumturi nė kėtė planet tė madh. Pėrqasja e fundit ėshtė njė shembull i dhunės moderne qė e bėn njeriu ndaj vetvetes, meqė me vetėdėshirė nėvlerėson potencialin e intelektit dhe shpirtit tė tij tė dhėnė nga Zoti duke e pranuar pozitėn e mjerueshme tė tė nėshtruarit. Vetėm personat me qėndrim mendor proaktivė – tė cilėt tmerrohen tė jetojnė sipas parimit tė topave reaktiv tė biliardos qė  pėrcaktohen dhe  formohen nga ngjarjet aktive mondane – e plotėsojnė pėrkufizimin e personaliteteve tė fuqishme dhe e justifikojnė banimin e tyre nė kėto hapėsira.


Tash e kanė radhėn imamėt qė nė hutbet dhe ligjėratat e ditės sė xhuma, tė vetėdijėsojnė xhematin e tyre pėr realitetin e kėsaj kohe dhe pėr goditjet qė po i bėhen tė drejatve fetare e njerėzore ndaj popullatės kosovare, tė proviniencės islame.. Tash e kanė rastin imamėt qė nė zgjedhjet lokale tė dėshmojnė veten duke vetėdijėsuar dhe sensibilizuar nė radhė tė parė veten e  pastaj edhe xhematet e tyre dhe qė tė gjithė sė bashku tė qėndrojnė fuqishėm nė nivelin e detyrės. E detyra e tė gjithėve bashkėrisht ėshtė qė tė mos sillemi indiferentė dhe me neglizhencė ndaj politikės dhe proceseve politike. Deviza e B. Islame se imamėt nuk duhet tė merern me politik ėshtė e qėlluar, por ėshtė gabim tė ndalohen imamėt tė bėjnė politikėn e tyre si brenda B. Islame po ashtu edhe nė raport me shoqėrinė dhe shtetin.  Nga ana tjetėr, nėse pohon se imamet duhet tė merren me politikė, pėrsėri nuk ėshtė gabim, sepse tė merersh dhe tė angazhohėn me/nė politikė do tė thotė tė merrėsh me atė qė e pėrmirėson gjendjen ekzistuese. Ndrėsa, nga ana tjetėr, nėse ti nuk merresh me politikė, ajo do tė merret me ty. Ajo do tė menaxhojė jeten tėnde, standardin jetėsor, tė drejat dhe liritė tuaja!  Kėtu ėshtė me rėndėsi tė citojmė dy hadithe tė Profetit (s) nė tė cilėt thuhet se nuk ėshtė musliman ai qė nuk interesohet dhe nuk angazhohet pėr problemet e bashkėsisė sė tij dhe qė mė i miri musliman ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr shoqėrinė. Janė imamėt pro pėrmirėsimit tė gjendjes ekzsituese tė muslimanėve apo nuk janė?! Situata nė tė cilėn jetojmė, problemet e grumbulluara, shkelja e tė dretjatve dhe lirive tė besimtarėve muslimanė, sulmet e vazhdueshme mbi idnetitetin tonė fetar si dhe situata e vėshtirė nė pėrgjithėsi, flet mė sė miri se ne duhet tė ndryshojmė qasjėn tonė ndaj politikės dhe partive politike. Ėshtė fakt i pakontestueshėm se muslimanėt  nė kėtė shtet, ndonėse jemi nė shek. 21, akoma nuk mirėkuptohen dhe nuk akceptohen nė mėnyrė tė drejtė. Atyre nuk u mundėsohet t’i gėzojnė frytet e lirisė, barazisė dhe demokracisė si tė gjithė tė tjerėt, por ata shikohen si element i huaj, si rrezik potencial, kėshtu qė mbi kėto baza sillen vėndime kundėr tyre, tė cilat nė vend se t’i avancojnė ua nxijnė dhe u vėshtirėsojnė jetėn e tyre.
Imamet dhe xhemati kosovarė duhet tė jenė tė udhėzuar nė realitetin e ri qė po krijohet nė Kosovė dhe nė botė dhe nė rrjedhat e ngjarjeve pėrreth tyre, sepse pasiviteti, indiferentizmi dhe mosinteresimi nuk janė rruga e vėrtetė e besimtarit. Vetėm ata qė janė ambiciozė mund ta ndryshojnė botėn, e ndryshimi ėshtė mė sė i nevojshėm, i domosdoshėm nėse dėshirojmė njė tė ardhme mė tė mirė. Ky ndryshim ėshtė i patjetėrsueshėm nė tre rrafshe: nė sistemin e korruptuar politik (ariu), nė sistemin e padrejtė ekonomik (ujku) dhe nė bashkėsitė poltronike fetare (dhelpra). Ky shtrėngim i trefishtė i personifikuar nė sitemet e lartėpėrmendura, me sukses e mban nė frikė tė shtresėzuar dhe nė ngėrē individin e frikėsuar (lepurin) qė ėshtė fshehur nė thellėsitė e vrimės sė lepurit duke britur pėr ndihmė nė procesin e patjetrsueshėm tė daljs nga errėsira e vetmisė dhe frikės pėr t’u transformuar nė njė zog tė lirė i cili do tė shkėputet dhe largohet pėrtej zingjirit ushqyes tė sistemeve  ekzistuese.  
Poltika ėshtė sė tepėrmi e rėndėsishme qė t’ua lėmė nė dorė individėve tė papargjegjshėm dhe tė pavetdijshėm, si A. Jahjaga  e shumė tė tjerė, tė cilėt ēėshtjen mė tė rėndishmė nė jetė e kanė interesin e tyre personal, pėr tė cilin janė tė gatshėm tė bėjėn gjithfarė kompromisėsh, duke pėrfshirė edhe ato qė shkojnė nė dem jo vetėm tė njė pjesė por tė tė gjithė popullit. Nuk mund t’ju lihet politika atyre, mbi bazėn e tė cilėve njėrėzit e ndershėm kanė sjell njė pėrfundim qė “poltika ėshtė gėnjeshtra mė e madhe” duke u distancuar prej saj, sepse angazhimi dhe pjesėmarrja nė politik ėshtė e vetmja mėnyrė qė tė ndikohet nė sjelljen e vėndimeve me rėndėsi jetėsore. Njė thėniė popullore thoėt: “Nė qoftė se tė ndershmit dhe tė mirėt nuk verpojnė, tė kėqinjtė do tė lulzojnė.

Vizatojeni nė formė diagrami linjėn tuaj jetėsore deri mė sot dhe shikojeni pėr ēfarė misioni po ju pergatit All-llahu (xh. sh). A kemi lindur qė tė hiqemi zvarrė nė margjinat e historise qe tė hamė mbeturinat e djathit nė vrimat e tij, tė shplajmė pluhurin nga kėmbėt e atyre qė sjellin ligje kundėr nesh dhe qė shkelin pa rezistencė mbi ne, mbi tė drejatat tona, apo jemi kėtu si irritues tė shėndetshėm nė brendėsinė e njė gėzhojė (shoqerie) tė caktuar. Njė pjesė madhe e muslimanėve (por edhe njė pjesė e konsiderueshme e imamėve, shoqatave dhe bashkėsive) jane tė bindur se gėzhojat janė ambienti i tyre i paracaktuar i tė jetuarit dhe qė mbėshtjellja nė gėzhojė ėshtė e vetmja mėnyrė pėr ta ruajtur pastėrtinė e besimit (fesė) sė tyre, duke ua lėnė njė hapėsirė kolosale pėr veprim njerėzve tė ideologjive tjera. Qėndrimi i muslimanėve ndaj vetes sė tyre dhe tė tjerėve nė historinė mė tė re nė mėnyrė tė mrekullueshme ėshtė pėrshkruar me njė aforizėm elokuent satirik tė autorit boshnjak Ramiz Letiq. Ai aforizėm thotė: " O mu'min, rri pupas (galiē) - ėshtė nevoja madhe" - e kjo pasqyron reagimin mė tė shpeshtė tė individėve dhe kolektivėve muslimane karshi sfidave tė jetės, e kjo ėshtė strategjia e popullit tė Nuhit e futjės sė kokės nė rėrė.


Prandaj, prej neve muslimanėve kėrkohet dhe  na vihet si obligim ta ruajmė  krenarinė dhe dinjitetin tonė fetar e kombėtar e tė mos lejojmė qė tė na rrezikohen ato. Si muslimanė duhet sa mė parė tė ēlirohemi nga shpirti apologjetik nė raport me fenė tonė. Muslimani duhet tė jetojė  kokėlartė dhe krenar pse ėshtė i tillė. Ne asnjėherė nuk duhet t’i lejojmė vetes nėnēmimin, poshtėrimin dhe pėrulėsinė, sepse Pejgamberi a.s ka thėnė:
 “Kush pajtohet vullnetarisht me poshtėrimin, ai nuk bėn pjesė nė radhėt tona.”
All-llahu i lartėsuar e nderoi dhe e lartėsoi ummetin mysliman duke i dhėnė begatinė mė tė madhe tė pazėvendėsueshme Islamin. Islamin Ai e bėri udhėzim dhe rrugė tė drejtė. H. Omeri pati thėnė: “All-llahu na ngriti dhe na lartėsoi me islamin, kush dėshiron tė lartėsohet me diēka tjetėr, All-llahu do ta poshtėrojė.”
Nuk kemi tė drejtė nė mjerimin tonė tė sotėm tė mburremi me lavdinė tonė tė shkuar. Por, na duhet patjetėr tė kuptojmė qė indiferentizmi, neglizhenca e jonė e muslimanėve e jo mangėsia e mėsimit islam, ka shkaktuar mjerimin tonė tė tanishėm.

Prandaj, tė dashur vėllezėr, tanimė ėshtė koha qė ne musliamnėt tė vėmė nė vend dinjitetin tonė kulturor dhe fetar, qė tė mos jemi objekt pėr shfrytėzim, por subjekt krijues. Ēdo njeri aktiv deri nė fund tė jetės ėshtė “under construction” dhe nė qoftė se dėshiron tė  shndėrrohet nė njė godinė luksoze intelektualo-morale, e cila me qėndrushmėrinė dhe bukruinė e saj tė lė pa frymė, duhet tė dijė t’i dėgjojė kritikuesit e vet, e tė konsultohet me arkitektėt e identiteti tė tij.


Duhet kuptuar dhe pranuar se, nėn fushatėn agresive mediatike globale e drejtuar kundėr muslimanėve nė dekadėn e fundit, janė indoktrinuar individė tė shumtė tė rritur, ashtu qė pėrėsėritja adoleshentike e epiteteve, tė cilat i dėgjojnė nė media duhet trajtuar me durim dhe dinjitet.
Shikuar nga ana tjetėr, personalitete tė fuqishme dhe karizmatikė nuk ka pa njė pėrvojė tė dhimbshme tė stigmatizimit, i cili ėshtė aty qė t’i bėjė tė mprehta shqisat tona, tė aktivizojė krenari tė shėndetshme dhe tė nxis pėr njė rritje dhe zhvillim mė tė shpejtė. Tė gjithė ne si fėmijė kemi ėndėrruar qė njė ditė do tė bėhemi heronj, tė cilėt e ndėrrojnė dhe e shpėtojnė botėn, e heronjtė asnjehrė nuk kanė lindur nė kushte idilike. Ata tė cilėt nga monotonia, miopia (shkurtpamėsia) apo intoleranca na stigmatizojnė, janė dėrguar nė jetėt tona pėr tė forcuar karakteret tona, pėr t’i mprehur shpirtrat tonė dhe pėr t’i forcuar artikulimin e qėndrimeve tona – dhe pėr ne si tė tillė janė me vlerė prej ari.
    Nė fund tė ktij shkrimi nuk mund tė lė pa i cituar kėtu para jush disa ajete kur’anore qė flasin rreth aktiviteteve politke tė muslimanėve:

    “O ju qė besuat! Bėhuni plotėsisht tė vendosur pėr hir tė All-llahut, duke dėshmuar tė drejtėn, dhe tė mos u shtyjė urrejtja ndaj disa njerėzve e t’i shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollėsisht pėr atė qė veproni. “ (El-Maide, 8 )


    “O ju qė besuat, vazhdimisht tė jeni dėshmues tė drejtė pėr hirė tė All-llahut edhe nėse ėshtė kundėr (interesit) vetvetes suaj, kundėr prindėrve ose kundėr tė afėrmve, le tė jetė ai (pėr tė cilin dėshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di mė mirė pėr ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtėsisė. Nėse shtrėmbėroni ose tėrhiqeni, All-llahu hollėsisht di ē’ka punoni.” (En-Nisa’, 135)
“Zoti ju urdhėron qė punėt me pėrgjegjėsi t'ua besoni atyre qė janė tė denjė pėr to, dhe kur tė gjykoni, ju urdhėron tė gjykoni me drejtėsi nė mes njerėzve`  Sa e mirė ėshtė kjo qė ju kėshillon. All-llahu dėgjon dhe sheh si veproni. O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė.” (En-Nisa’, 58-59)


Nė vend tė pėrmbylljės: Disa nga urdhėrat e parkourit mendor:

1.    Mos kėrkoni  qendra tė fuqisė nėpėr botė, sepse Ai ėshtė mbi ju dhe pret prej jush qė tė bėheni inteligjenca qendrore e kohės  suaj;
2.    Kapėrceni muret kohore dhe hapsinore me njė devocion dhe disiplinė tė tillė ashtu qė masat e mėdha morale dhe intelektuale nga fillimi deri nė fund tė botės, do tė dėshironin t’ju takonin nė botėn e ardhshme;
3.    Bėhuni qendra tė fuqisė nė planin ndėrnjerėzor, tė cilėt do tė edukonin njerėz-institucione, ndėrtues tė objeketeve institucionale;
4.    Fryjini ēdo gjėje rreth vetes nga fryma juja e kultivuar nė atė mėnyrė siē u fry nė ju nė procesin e ringjalljės se baltės;
5.    Ndėrprejani ushqimin lugetėrve bashkėkohor, tė cilėt ushqehen me frikat tuaja;
6.    Bėhuni  ēmontues tė mureve tė montuara tė kompleksit tė inferioritetit;
7.    Vėzhgoni miliona mėnyra nėpėrmjet tė cilave Zoti fascinon  ēdo gjė tė gjallė me kreativitetin e Tij dhe zgjidheni tė paktėn njė qė edhe ju tė fascinoni botėn.

Referencat:
1.    Edin Tule , trilogjia e librave: dimensionet socio-psikologjike tė Kur’anit, trajtimi kur’anor i stresit dhe parkouri mendor...
2.    www.sites.google.com
3.    www.novihorizonti.ba

 
Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com