Ballina arrow Artikujt arrow Nė natėn e e Lejletul-Kadrit ēdo gjė dallohet dhe vendoset nė vendin e vet
Nė natėn e e Lejletul-Kadrit ēdo gjė dallohet dhe vendoset nė vendin e vet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Donnerstag, 01 August 2013
Dr. Mustafa  Ceriq

Nata e Kadrit ėshtė momenti mė i rėndėsishėm nė historinė e njerėzimit. Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj:
-    sepse atė natė hapet qielli qė Toka ta shohė ku e ka vendin
-    sepse atė natė hapet lehvi mahfudhi qė njeriu ta kuptojė kush ėshtė dhe ēka ėshtė. Sepse melaqet dhe Xhibrili zbresin pėr ēdo ēėshtje. Sepse atė natė ndahet ēdo gjė dhe vendoset nė vendin e vet tė vėrtetė. Sepse atė natė ka filluar tė shkruajė lapsi dhe tė lexohet fjala. Pėr arsye se nė natėn e bekuar tė Kadrit All-llahu (xh. sh.) e shpalli librin e pėrjetshėm  Kur’anin nė tė cilin veēohet e pavėrteta nga gėnjeshtra, nė tė cilin pėrkrahet drejtėsia e dėnohet padrejtėsia,  nė tė cilin premtohet se do tė triumfojė e mira, e do  tė jetė e dėshtuar keqja.


-    A e dėgjon Toka zėrin nga qielli i cili i thotė qė nuk do tė ishte ajo qė ėshtė po tė mos ishte qielli i stolisur me yllėsi edhe Dielli me dritėn e tij edhe Hėna qė shkon pas tij edhe yjet qė  ndriēojnė nė errėsirė edhe malet tė cilat sikur janė tė palėvizshme, por ato lėvizin siē lėvizin retė dhe po tė mos ishte deti nė tė cilin notojnė anijet si kodra edhe erėrat tė cilat mbarėsojnė edhe shiu qė gjelbėron, edhe nata qė i shtrinė errėsirat edhe dita qė agon, nuk do tė ishte Toka ajo qė ėshtė.
-    A e di Toka ēfarė do tė bėhet kur tė ēahet qielli dhe ta dėgjojė Zotin e vet dhe kur Dielli ta humbė shkėlqimin dhe kur Hėna tė pėrgjysmohet dhe kur tė bien yjet edhe malet tė lėvizin dhe kur detet tė mbushėn me zjarr dhe tė derdhėt njėri mbi tjetrin, dhe kur Toka tė zgjerohet dhe kur tė dridhet me dridhjen mė tė fuqishme dhe kur ta nxjerrė barrėn e vet dhe njeriu tė thirr: Ēfarė ka?!
Atė ditė, Toka lajmet e veta do t’i tregojė, sepse Zoti do ta urdhėrojė.
-    A e lexon njeriu nė emėr tė Zotit tė vet atė qė i ka zbritur natėn e Kadrit nga Lehvi Mahfudhi qė ta mėsojė se nuk do tė ishte ai qė ėshtė po tė mos ishte krijuar nga gjaku i ngjizur (mpiksur), qė nuk do tė ishte ai qė ėshtė, po tė mos ishte krijuar nga lėngu qė hidhet, i cili del  mes shpinės (kurrizit) dhe kraharorit, qė nuk do tė ishte ai qė ėshtė po tė mos ishte krijuar nga pėrzierja e farės qė tė dėgjojė dhe shohė, qė nuk do tė ishte ai qė ėshtė, po tė mos ishte krijuar qė tė pėrpiqet, qė nuk do tė ishte ai qė ėshtė, po tė mos ishte krijuar nė kohė tė saktė dhe i drejtuar.
-    A e ka mėsuar njeriu qė nuk ėshtė humbės (i dėshtuar) vetėm nėse beson dhe bėn vepra tė mira dhe nėse fletė drejtė dhe i porositė pėr kėtė edhe tė tjerėt, dhe nėse ėshtė kėmbėngulės nė tė mirėn, por edhe tė tjerėt i porosit pėr kėtė. A mendon  njeriu se eshtrat e tij nuk do t’i tubohen? Gjithsesi, edhe shenjat nė gishtin e tij tregues pėrsėri do tė krijohen. A mendon ai se do tė jetė i lirė tė bėjė ēfarė tė dojė, se nuk do tė pėrgjigjet? A nuk ka qenė pikė e farės qė hidhet, pastaj gjak i mpiksur, tė cilit All-llahu pastaj i caktoi madhėsinė dhe ia bėri formėn e harmonizuar dhe prej tij pastaj krijoi dy lloje mashkull dhe femėr, dhe Ai, vallė, a nuk ėshtė nė gjendje t’i ngjallė tė vdekurit?!
-    A mendon ai se askush atij s’mund t’i bėjė asgjė? A mendon se askush nuk e sheh? A nuk i ka dhėnė All-llahu dy sy, gjuhėn dhe dy buzė, dhe i shpjegoi edhe tė mirėn edhe tė keqėn? A mendon ai se pasuria e tij do ta bėjė tė pavdekshėm?! A i beson njeriu asaj qė i shpallet nga Zoti i vet – qė tė besojė nė All-llahun, edhe melaqet e Tij, edhe librat e Tij, edhe Pejgamberet e Tij? A beson se nuk ėshtė mirėsi qė vetėm ta kthejė fytyrėn e vet nga lindja dhe perėndimi.
-    A beson, vėrtet,  qė njeri i ndershėm (i mirė) ėshtė ai qė beson nė All-llahun dhe botėn tjetėr, edhe nė melaqet, edhe nė librat, edhe nė pejgamberet dhe i cili nga pasuria, edhe pse e do, u jep kushėrirave tė vet edhe jetimeve, edhe tė varfėrve, edhe udhėtarėve – mysafirė, edhe tė pastrehėve, edhe pėr lirim nga robėria,  dhe ai qė e fal namazin dhe  e jep zekatin, dhe qė kur e merr njė gjė obligim, e plotėson atė, dhe i ndershėm ( i mirė) ėshtė nė mėnyrė tė veēantė ai qė ėshtė i durueshėm nė skamje, edhe nė sėmundje, edhe nė fushė betejė.
Ky njeri mund tė thotė se ėshtė besimtar i sinqertė.
-    Ai e ka frikė All-llahun dhe largohet nga veprat e kėqija. A e di njeriu qė All-llahu dėshiron t’i a lehtėsojė, pėr shkak se ėshtė krijuar qenie e pafuqishme,  a e di njeriu qė dėshiron tė mallkojė dhe tė bekojė, sepse ėshtė i ngutshėm, qė dėshiron tė debatojė mė shumė se askush mbi atė qė nuk e di. A e di njeriu se ėshtė krijuar pėr i ngutshėm, qė ėshtė mendjelehtė dhe i padrejtė ndaj vetvetes, qė ėshtė mosmirėnjohės i hapėt, kur e ndjen begatinė, ai gėzohet pėr tė, e kur i ndodhė ndonjė fatkeqėsi pėr shkak tė asaj qė ia kanė bėrė duart  e veta, atėherė njeriu nuk e pranon begatinė.
-    A e di njeriu qė e harron atė qė duhet tė mbajė mend? A di ta mbajė mend atė qė nuk guxon ta harrojė? Ademi e harroi atė qė duhej ta mbante mend. Nuk qe i vendosur. Prandaj i ėshtė thėnė lapsit ta shkruajė fjalėn qė filloi tė zbresė Natėn e Kadrit nė mėnyrė qė njeriu tė mos ketė arsyetim qė nuk e ka ditė, sepse e ka humbur fjalėn.
Prandaj,  Kur’ani ėshtė libėr qė lexohet nė mėnyrė qė njeriu tė mos thotė qė nuk ka ditė, sepse e ka harruar fjalėn.
-    Prandaj Kur’ani ėshtė nė gjuhėn arabe qė njeriu tė mos ketė mundėsi tė thotė qė e ka tė paqartė fjalėn. Prandaj, Kur’ani ėshtė libėr qė pėrkujton dhe i cili pėrkujtohet me lexim tė vazhdueshėm, nė mėnyrė qė njeriu tė mos thotė qė nuk e ka dėgjuar fjalėn e Zotit. Pėr kėtė arsye melaqet dhe Xhibrili zbresin qė t’ia pėrkujtojnė atij qė i bėn dobi pėrkujtimi, e dobi i bėn atij qė  e ka frikė All-llahun.
E nuk ka dobi prej tij ai qė ėshtė mė i keqi...
-    Melaqet dhe Xhibrili sjellin pėrgjigje pėr ēdo ēėshtje tė cilėn duhet ta mėsojė njeriu, mbi tė cilėn duhet mendojė drejtė, nė tė cilėn duhet tė besojė dhe tė cilėn duhet ta dije me siguri. Nė natėn e Kadrit qė ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj, ēdo gjėje i jepet kuptimi i vėrtetė pikėrisht sikur Pejgamberit tė fundit Muahmmedit (s) atė natė nė malin Hira All-llahu e caktoi qė ėndrrat, sikur nė agun e dritės, t’i dalin tė qarta sikur Ylli i mėngjesit, ylli i ndritshėm.
-    Pėr ēfarė ka ėndėrruar Muhammedi (s), sikur se thotė H. Aishja, pasi  ishte tėrhequr nė vetmi tė devotshme nė malin Hira:  qė tė pret pėrgjigjet nė pyetjen kush ėshtė njeriu, prej nga ėshtė njeriu dhe ku shkon ai njeri? Ėndėrronte Muhammedi (s) pėr botėn nė tė cilėn njeriu nuk do tė jetė i humbur, i harruar, i mposhtur dhe i nėnēmuar. Muhammedi (s) ėndėrronte pėr njė botė nė tė cilėn jetojnė njerėz tė cilėt janė krijuar prej njė gruaje dhe njė burri, prej tė cilėve kanė lindur popuj dhe fise qė tė njihen  dhe tė pranohen mes vete dhe midis tė cilėve mė i miri ėshtė ai i cili mė shumė e ka frikė Zotin. Ėndėrronte Muhammedi (s) pėr njė botė nė tė cilėn njerėzit do ta pėrkrahin tė mirėn, e do ta dėnojnė tė keqėn.
-    Ėndrrat e tij janė njėmendėsuar, sepse ummeti i tij u dėshmua si mė i miri nė histori pikėrisht pėr shkak se promovoi tė mirėn dhe e luftoi tė keqėn nė botė.

Pėrktheu: Mr. Muhidin Ahmeti


 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com