Ballina arrow Artikujt arrow VLERA DHE RĖNDĖSIA E AGJĖRIMIT NĖ RAMAZAN
VLERA DHE RĖNDĖSIA E AGJĖRIMIT NĖ RAMAZAN PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 24 Juli 2013
Tė nderuar besimtarė!
Nė llogarinė (planin) e All-llahut asgjė nuk ėshtė e rastėsishme dhe asgjė nuk ėshtė e paqėllimtė. Ēdo gjė ka masėn e vet tė vėrtetė dhe ēdo gjė ka qėllimin  e vet tė vėrtetė. Edhe Ramazani, nė kėtė rast, ėshtė qėllimi i  vėrtetė nė jetėn e njeriut, nė tė cilėn ai mund tė paranjohė suksesin e kėsaj botė dhe shpėtimin e lumturinė e asaj bote. Sepse nė Ramazan ėshtė pėrcaktuar agjėrimi nė tė cilin njeriu mund tė ndiejė dlirėsinė (pastėrtinė) e shpirtit tė fėmijės, tė pėrjetojė gėzimin e lirisė nga robėria trupore, tė kuptojė barrėn e pėrgjegjėsisė sė adoleshentit para Zotit dhe vetes.

Njeriu jeton nė kėtė botė nė labirinthin e rrugėve tė gabuara dhe kurthave tė ndryshme qė duan t’ia robėrojnė shpirin, t’ia pushtojnė mendjen dhe t’ia pėrvetėsojnė zemrėn. Numri  i tyre ėshtė i madh, por ne kėtu po pėrmendim vetėm dy kurthat e mėdha tė kėsaj kohe qė janė droga dhe alkooli. E nė kėtė rast roli i agjėrimit ėshtė i pazėvėndėsueshėm. Ai ėshtė mėnyra dhe mjeti me i fuqishėm i shpėtimit nga kurthat e dukurive negative dhe tė kobshme tė kėsaj kohe dhe rruga mė e mirė pėr tė dalė nga jomorali dhe pashpresa.

Trupi ėshtė si guaska me shume kapakė. Ata kapakė e mbrojnė shpirtin nga tė ftohtit dhe tė nxehtit e dunjallėkut, por ato janė barrė pėr shpirtin, atėherė kur shpirti u dorėzohet atyre dhe kėshtu kapakėt e shtypin me shkaqet e dunjas qė tė heq dorė nga liria e tij qiellore dhe tė pranojė robėrinė trupore. E skllavėria trupore jo vetėm qė ėshtė mėkati mė i madh ndaj Zotit  dhe shpirtit vetjak, por ai ėshtė forma mė e keqe dhe mė e rrėzikshme e robėrisė, e cila jo vetėm njėherė i ka sjell fatkeqėsi njerėzimit. Vazhdimisht gjatė historisė kur shipri njerėzor nuk ka mundur t’i rezistojė kėrkesave lakmitare tė trupit, dhe ėshtė pajtuar tė bėhet rob i tij, e jo zotėri i vetes, njerėzimi ka vuajtur dhe e ka pėsuar nga sėmundja e SID –ės dhe nga fatkeqėsia e bombės. Kanė rėnė mbretėri, janė rrėnuar qytete, janė djegur tempuj, janė vrarė fėmijė, janė pėrdhunuar gra, e keqja ėshtė quajtur e mirė, e shėmtuara ėshtė dukur e bukur, atėherė kur shpirti i pastėr njerėzor ėshtė pėrlyer me kėrkesat e sėmura tė trupit. Sė kėtejmi duhet tė na jetė i qartė edhe hadithi i Pejgamberit tė All-llahut (s), tė cilin e transmeton Ebu Hurejre, e i cili thotė: “Janė tri gjėra qė e shpėtojnė dhe tri tė tjera qė e shkatėrrojnė njeriun. E shpetojnė ndėrgjegjia pėr praninė e All-llahut tė Lartėsuar nė fshehtėsinė dhe jofshehtėsinė e shpirtit tė tij, pastaj tė thėnėt e sė vėrtetės nė tė dyja rastet edhe kur ėshtė njeriu i gėzuar edhe kur ėshtė i hidhėruar, dhe maturia e njeriut kur ėshtė nė bollėk edhe kur ėshtė nė varfėri.„Dhe tri gjėra qė  e shkatėrrojnė: E shkatėrron lakmia e dunjas, pastaj koprracia e vetėdijshme dhe mendjemadhėsia qė ėshtė edhe mė e rrezikshmja.”
Nuk ka ilaē  pėr kėto sėmundje, pėrveē se nė besimin nė Zot, nė namaz dhe zekat, ndėrsa agjėrimi nė kėtė rast ėshtė i pazėvėndėsuseshėm.

Prandaj, vlera e muajit tė Ramazanit,  qėndron nė begatitė e tij dhe dobitė e tij tė mėdha, mirėpo besimtari duhet ta dije se edhe shpėrblimet pėr tė janė tė mėdha, madje mė tė mėdha se veprimet e njerėzve. Pėr tė kuptuar shkallėn e shpėrblimit tė agjėrimit, po citoj disa hadithe tė Muhammedit (S):
 “Kush  agjėron njė ditė pėr hir tė kėnaqėsisė sė Zotit, All-llahu (xh. sh.) do t’ia mbrojė fytyrėn e tij pėr 70 vjet nga zjarri i xhehennemit.”

Ebu Hurejre transmeton hadithin nė tė cilin Muhammedi (a,s) ka thėnė:
“Ēdo punė tė mirė tė bijve tė Ademit, Zoti (xh.sh.) e shpėrblen dhjetėfish deri nė 700 shkallė, pėrveē agjėrimit. Pėr agjėrimin ka shpėrblim qė s’mund tė matet me asgjė, sepse agjėrimi nuk mund tė bėhet pa sabėr, pa durim, All-llahu (xh.sh.) pėr durimtarėt ka thėnėn: “Vetėm ata qė janė tė durueshėm (tė qėndrueshėm) do tė shpėrblehen pamasė.” (Ez-Zuber: 10).
All-llahu (xh. sh.) nė njė hadith kudsijj thotė:
“O djal i ri, o ti qė frenon epshin tėnd nė emrin Tim dhe kalon rininė i nėnshtruar ndaj Meje, ti nė sytė e Mij je si meleku im.”
All-llahu (xh.sh.) pėrsėri thotė: “Shpirti s’mund tė dijė se ēfarė kėnaqėsish tė fshehta e presin atė. Ky ėshtė shpėrblimi pėr atė ēfarė keni punuar.”
Tė gjitha ibadet i takojnė All-llahut (xh.sh.), por agjėrimi ėshtė krenar sikur Qabja. Ēdo gjė nė kėtė botė ka njė karakteristikė, karakteristika e agjėrimit ėshtė abstenimi dhe sakrifica, ai ėshtė vepėr e shpirtit, i fshehur nga shikimi publik, kurse vepart tjera tė mira shihen. Askush, pėrveē All-llahut nuk e sheh agjerimin, sepse agjėrimi ėshtė ibadet i fshehur nė durim tė sinqert.

Koha e Ramazanit ėshtė koha e mendimeve tė pastra dhe veprave tė mira. Agjėrimi nė kėtė muaj, e ngre jetėn tonė individuale dhe kolektive nė njė shkallė mė tė lartė devotshmėrie, butėsie, dinjiteti e pėrgjegjėsie. Agjėrimi ėshtė gjendje e veēantė e shpirtit, ku forcohet rezistenca jonė pėrball sprovave tė dynjasė dhe bėhet mė i fuqishėm vullneti ynė pėr ēdo gjė qė ėshtė e mirė dhe e drejtė.
Duke agjėruar, forcojmė vullnetin dhe e mėsojmė atė pėr durim; agjėruesi pėrballon urinė edhe pse e ka pėrpara ushqimin e kėndshėm, pėrballon etjen e para tij ėshtė uji i ftohtė, askush nuk e pėrcjell pėrveē Zotit tė tij dhe nuk e drejton pėrveē ndėrgjegjies sė tij, askush nuk e ndihmon pėrveē vullnetit tė tij tė fuqishėm , e kjo zgjat 15 orė a mė shumė, pėr ēdo ditė, njė muaj tė tėrė, pėr ēdo vit. Cila shkollė e edukon vullnetin e njeriut dhe e mėson pėr durim tė qėndrueshėm sikur shkolla e agjėrimit, qė e hapi Islami dhe e bėri tė obligueshme nė kohėn e Ramazanait dhe fakultative jashtė Ramazanit. 

Ramazani ėshtė njė rast qė t’i mbledhim forcat e seriozitetit tonė dhe nėnshtrimit ndaj vlerave, tė cilat gjithmonė e kanė bėrė tė shkėlqejė populli ynė: pastėrtia e shpirtit dhe e trupit, gėzimi nė fytyrė, sinqeriteti nė zemėr dhe vėndosmėria nė rrugėn  e drejtė. Ky muaj, nuk ėshtė vetėm rast, por edhe obligim qė tėrė jetėn tonė, si nė aspektin shpirtėror ashtu edhe material, tė pėrpiqemi ta harmonizojmė me parimet dhe frymėn e Islamit.
O Gjtihfuqishme All-lla, na shpėto nga robėria trupore dhe na dhuro lirinė shpirtėrore.
O All-llahu i Gjithdijshėm, na mėso si tė luftojmė me agjėrim kundėr tė keqės, e cila e shkatėrron trupin tonė dhe shpirtin tonė. Amin



 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com