Ballina arrow Aktivitete arrow ISLAMI DHE SHQIPTARĖT NĖ AUSTRI
ISLAMI DHE SHQIPTARĖT NĖ AUSTRI PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Donnerstag, 04 Juli 2013
DUAJA E HATMĖS NĖ XHAMINĖ E SHQIPTARĖVE “MESXHID ERR-RRESUL” NĖ WELS – AUSTRI
“Mė tė mirėt janė ata tė cilėt e kėndojnė
 Kur’anin dhe ua mėsojnė edhe tė tjerėve” 
(Muhammedi SAVS)



Pėr shkak tė politikės diskriminuese dhe represionit qė ushtrohej nė vazhdimėsi ndaj shqiptarėve nga sistemi i atėhershėm nė Ish-Jugosllavi, shumė shqiptarė qė nė vitet e shtatėdhjeta u detyruan tė largohen nga trojet e tyre dhe tė emigrojnė ne vendet e Evropės Perėndimore. Njė pjesė prej tyre gjeti vendbanim tė pėrshtatshėm dhe pritje tė mirė nė qytetin e Welsit tė Austrisė sė Eperme (Oberösterreich). Tė shtyrė nga nevoja pėr t’u takuar, njohur dhe bashkuar me njėri tjetrin, Shqiptarėt themeluan Bashkėsinė e tyre tė shqiptarėve muslimanė.



Bashkėsia e Shqiptarėve mysliman ėshtė njė organizatė jo-qeveritare, kulturore  qė ėshtė themeluar me qėllim:
-    pėr ti ardhur nė ndihmė komunitetit shqiptarė qė kėtu nė Austri tė ruajnė kulturėn, gjuhėn, fenė, zakonet dhe traditat e tyre. (nė planin e brendshėm)
-    nevoja dhe domosdoshmėria e integrimit tė Shqiptarėve nė shoqėrinė austriake dhe mė gjerė atė evropiane. (nė planin e marrėdhėnieve publike (Öffentlichkeitsarbeit).

Bashkėsia e shqiptarėve musliman nė Wels ėshtė themeluar nė vitin 1994 dhe qė nga ajo ditė ka vazhduar punėn dhe aktivitetin e saj pa pushuar nė shumė sfera tė jetės njerėzore. Janė tė shumta aktivitete  e kėsaj Bashkėsie, mirėpo kėtė radhė po paraqesim vetėm njė segment tė veprimtarisė sė saj, aktivitet ky qė i bėn nder xhematit, xhamisė dhe popullit nė atė vend nė pėrgjithėsi. Sepse fusha ku ajo shkėlqen me punėn e saj i pėrket infrastrukturės shpirtėrore qė i siguron ekzistencėn dhe vazhdimėsinė komunitetit shqiptarė nė kėtė vend tė Evropės. Fjala ėshtė, pra pėr fushėn e edukimit/ arsimimit, apo mė mirė tė themi mėsim-besimit, i cili zhvillohet tashmė 6 vite nė kėtė bashkėsi dhe atė ēdo tė Shtune dhe tė Diele me nga dy orė akademike. Vėrtet, ajo duhet tė krenohet me sukseset e arritura nė kėtė fushė, sidomos kur e kemi parasysh se  aty ēdo vit organizohet nga njė manifestim i duasė sė hatmes.
Vlen tė theksohet se deri mė tani kjo Bashkėsi ka bėrė 6 manifestime tė tilla ku,  janė diplomuar mbi 150 fėmijė tė cilėt e kanė pėrfunduar me sukses kursin e mėsim besimit, por janė edhe 80 tė tjerė tė cilėt janė nė rrugė pėr ta realizuar kėtė ėndėrr tė prindėrve tė tyre. Sa pėr informacion, ky kurs zgjat tre vjet dhe pėrfshin tre fusha tė teologjisė islame: Akaidin (Themelet e besimit), Fikhul-ibadatin (jurisprudencėn islame) dhe Ahlakun (etiken).

Mė datėn 23. 06. 2013 nė  sallėn sportive nė Wesl tė Austrisė sė epėrme u zhvillua manifestimi i 6-tė i duasė sė hatmės, nė tė cilėn morėn pjesė 26 nxėnės, tė cilėt e pėrfunduan me sukses kursin nė fjalė. Interesimi pėr llojet kėtilla tė aktiviteteve ėshtė i jashtėzakonshėm. Pėr kėtė dėshmon edhe pjesėmarrja e njerėzve tė cilėt e kishin mbushur sallėn, por, edhe njė pjesė jashtėzakonisht e madhe kishin mbetur jashtė saj.

Manifestimi filloi mė kėndimin e tekbireve tė grupit tė xhamisė dhe pastaj kėndimi i Kuranit nga nxėnėsi i kėtij mektebi  Amir Arifi, i cili mė zėrin e tij tė shkėlqyeshėm emocionoi publikun dhe tė pranishmit qė ishin aty. Pastaj, tubimin e pėrshėndeten kryetari i xhamisė z. Sadullah Fetai, imami i xhamisė shqiptare tė Welsit Mr. Muhidin Ahmeti, mual’limja e xhamise z. Fahire Ahmeti,  kryetari i Unionit tė shqiptarėve musliman nė Austri z. Vahidin Behluli, imami i xh. shqiptare  tė Lincit Menderes ef Aliji, imami i xh. S. Pölten, z. Emrullah Kamberi etj. Imami i xhamisė sė Welsit potencoi dhe vuri nė pah rėndėsinė e madhe qė ka leximi  i Kur’anit me kuptim dhe me vetėdije tė plotė se ai ėshtė Fjala e gjallė e All-llahut (xh. sh.) qė pasqyron Realitetin e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr. Programi vazhdoi me kėndimin e Kur’anit nga vijuesit e mektebit, tė cilėt po bėnin hatme dhe tė cilėt kėnduan pjesėt e tyre kur’anore me rregullat e texhvidit dhe tertilit. Grupi i ilahive i udhėhequr nga Fersan Jahiu dhe Menderes Alijli po ashtu entuziazmoi shpirtrat e tė pranishmeve me kėndimin e ilahive me pėrmbajtje shumė domethėnėse dhe mesazhe tė qarta pėr popullatėn e diasporės dhe pėr kombin tonė e ummetin nė pėrgjithėsi. U kėnduan edhe shume ilahi tjera nga nxėnėsit  e kėtij mektebi sikurse janė: Selvije Ibrahimi, Amir Arifi, Rufadije Misini, Edmir Halimi etj. Nuk munguan as recitimet e ndryshme lidhur mė rėndėsinė e leximit tė Kur’anit dhe vlerėn e zbatimit tė tij nė jetėn praktike. Gjatė programit u vu nė dukje edhe njeriu i cili kishte kontribuar mė sė shumti qė tė vinte ajo ditė e shėnuar dhe ajo ishte mual-limja e kėsaj xhamie z. Fahire Ahmeti.

Manifestimi pėrfundoi me duanė e hatmės dhe shpėrndarjen e dhuratave tė ndryshme enkas pėr nxėnėsit tė dhuruara nga xhamia “Mesxhid Err-Rresul” dhe tė pėrgatitura nga kryetari i saj. Pėrveē tjerash, nxėnėsit morėn edhe nga njė diplomė si dėshmi pėr arritjet e tyre nė tre fushat e pėrmendura.
Nė fund pjesėmarrėsit patėn mundėsinė tė shijonin edhe shumė specialitete tė kuzhinės shqiptare tė cilat i kishin pėrgatitur prindėrit e fėmijėve  me rastin e kėtij manifestimi dhe kėtij gėzimi tė shėnuar.
 Programin e udhėhoqėn dhe e moderuan Esra Ahmeti dhe Hafsa ahmeti ish- vijueset e mektebit nga e gjenerata e parė, tė cilėt kishin pėrfunduar dunė e hatmes.


Azhornuar sė fundi ( Donnerstag, 04 Juli 2013 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com