Ballina
PĖRSE E NDEROJMĖ DHE I BINDEMI PROFETIT (S) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 29 Januar 2013

Mr. Muhidin Ahmeti

Ndjej kėnaqėsi  tė veēantė qė sot jam prezent nė kėtė manifestim qė  organizohet me rastin e kremtimit tė ditėlindjes  sė  njeriut dhe personalitetit mė tė madh qė ka njohur ndonjė herė historia botėrore, jo vetėm njeriut por, mbi tė gjithė profetit, tė dėrguarit dhe tė zgjedhurit  tė Zotit Muhamed ibn  Adullaut .


Sot po nderojmė njė njeri tė madh nė historinė e njerėzimit. Po nderojmė njeriun, i cili i dha shumė  tė mira kulturės dhe  civilizimit botėror. Po nderojmė atė tė cilin Krijuesi i Universit e zgjodhi  pėr Profet tė Vetin dhe e ngarkoi me mesazhin universal tė pėrgjegjėsisė dhe tė drejtimit tė banorėve tė Planetit. Po e nderojmė  dhe po evokojmė pėrkujtimet mė tė mira pėr tė Dėrguarin e Zotit pėr   Pejgamberin e dashur Muhamed Ibėn  Abdullahun. Ne jemi krenar qė i takojmė ummetit tė tij dhe qė ecim rrugės sė tij.  Pėrse, sepse ky ėshtė njeriu qė i  dha njė kahe tjetėr, njė drejtim tė ri zhvillimit tė mendimit dhe civilizimit botėror.  Ai hapi njė faqe tė re nė epokėn e zhvillimit intelektual dhe shpirtėror. Muhammedi i nderuar, Pejgamberi i All-llahut, ishte ai qė vendosi kritere tė reja pėr diferencimin e vlerave njerėzore nga antivlerat.  Frymėzoi dhe  plotėsoi vakuumin e shpirtrave tė njerėzve duke edukuar njerėzit dhe duke i bėrė tė jenė tė gatshėm pėr flijime dhe vetėmohime si dhe duke i trasuar rrugėn sė vėrtetės (islamit), e cila mbeti e pacenuar deri nė ditėt tona. Shkurt ai qe njeriu i cili e ndėrroi fizionominė morale, shpirtėrore dhe intelektuale tė planetit tonė tė vetmit nė gjithėsi, mbi sipėrfaqen e tė cilit ec qenia njerėzore.

Ai erdhi nė dynja  qė tė vendoset nė rrjedhėn e kohės, me qėllim qė t’i kontrollojė fuqitė e historisė dhe nė kėtė mėnyrė tė krijojė njė botė tė re tė idealeve. Njė rend tė ri botėror i cili mbėshtet mbi idealin e paqes, drejtėsisė dhe respektimin e drejtave tė njeriut. Rend i Ri Botėror qė nė themel ka Boshtin e sė Mirės i cili ruhet dhe mbrohet nga parimi dhe maksima La ilahe ilall-llah. E kjo dot thotė se ka vetėm Njė Zot. Vetėm Zoti ėshtė Njė, tjerėt janė nė shumės. Njerėzit janė shumė, por tė gjithė janė tė barabartė tek Ai.

Nuk ka popull, komb tė privilegjuar, mė i mi ri  prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i mirė nė marrėdhėnie me njerėzit.  Ai deshi qė pėrvojėn e tij fetare ta shohė tė shndėrruar nė fuqi tė gjallė universale. Ai u kthye madje edhe prej qiellit me njė energji qė ishte nė gjendje tė tronditė botėn dhe tė ndėrrojė plotėsisht gjininė njerėzore. Ai ishte personifikimi i potencialit mė tė mirė njerėzor.
Prandaj ėshtė organizuar ky manifestim pėr tė shėnuar ditėlindjen e tij me qėllim tė njohjes sė jetės dhe biografisė sė tij, njohjes sė personalitetit tė tij. Shqetėson fakti se si Evropa dhe evropianėt sa pak e njohin kėtė njeri, pėr tė mos thėnė fare. Nuk e njohin njeriun, tė cilin e duan  njė miliard e gjysmė e  njerėzve tė planetit.

Ne si mysliman nuk duhet tė shqetėsohemi (edhe pse nuk mund tė mos revoltohemi nė shpirt, por duhet tė pėrmbahemi, tė durojmė), sepse koha punon pėr ne, e ne duhet tė punojmė nė kohėn tonė pėr kohėn e atyre qė po vijnė dhe tė lėmė gjurmėt tona nė histori, qė t’i lexojnė shenjat nė rrugė ata qė do tė kalojnė maratonėn deri te qėllimi dhe caku pėrfundimtar. Sepse  vetė Pejgamberi (a. s.) kėshtu na ka mėsuar – nė Taif, nė Uhud, nė Mekke. “Nuk kam ardhur qė tė mallkoj dhe tė shkatėrroj popuj, por All-llahu mė ka dėrguar qė sa tė mundem tė udhėzoj. O Zot mos i shkatėrro ata, sepse pasardhėsit e tyre mbase do tė udhėzohen..” (nė Taif). Ndėrsa nė  Uhud thotė: Fali o Zot se ata nuk dinė.” Pastaj kur e ēliroi Mekken armiqve tė tij tė pėrbetuar iu drejtua: “shkoni tė gjithė jeni tė lirė”.

Sa herė qė na vjen dhe na afrohet muaji Rebiu-l-Evvel, muaji nė tė cilin lindi krijesa mė e shkėlqyer nė botė, ne duhet tė gėzohemi pėr lindjen e tij sikurse gėzohemi pėr lindjen e Diellit pas errėsirės sė  madhe tė natės. T’i gėzohemi dritės me tė cilėn ai erdhi, dritė dhe pishtar qė nuk do tė shuhet deri sa tė ketė ditė dhe natė nė Dynja. Shkėlqimi i nurit tė tij  shndriti zemrat dhe shpirtrat e njerėzve edhe pas vdekjes sė tij do t’i shndrit derisa tė ketė jetė nė gjithėsi.
Tashmė ėshtė e njohur pėr tė gjithė se asnjėherė mė parė sikur sot nuk ėshtė folur dhe shkruar aq shumė mbi  Muhammedin (a. s.) dhe asnjėherė sikur sot nuk ėshtė ndjerė njė nevojė kaq e madhe qė tė kuptohet, tė ndjehet  dhe tė prezantohet personaliteti i Pejgamberit (s) dhe mesazhi i tij pėr njerėzimin.

Kjo nuk i habit ata tė cilėt e dinė dhe besojnė qė Muhammedi (s) ėshtė mėshirė dhe gėzim pėr botėt; qė ai ėshtė i dėrguari i fundit, edhe dėshmitari, edhe prurėsi i lajmit tė gėzueshėm, edhe pishtari i pashuar, edhe shembulli mė i mirė, edhe miku mė i besueshėm, edhe kėshilltari i vazhdueshėm, edhe mbrojtės ynė, edhe bashkudhėtari fisnik,  i cili na prinė nė rrugėn e  drejtė deri te qėllimi mė i lartė. Nuk ka fjalė njerėzore qė mund ta shprehė tėrė madhėshtinė e njeriut dhe pejgamberit - Muhammedit (s), por atė e bėn fjala e All-llahut: “Ti o Muhammed je i lartė nė moralin  tėnd” thotė All-llahu i Lartėsuar.

Nuk ėshtė, pra,  madhėshtia e Muhammedit  (s)nė pasuri, sepse ai ishte i varfėr; as nuk ėshtė nė fuqi, sepse ai ishte i dobėt. Madhėshtia e Muhammedit (s) ėshtė nė modestinė e tij karshi tė dobėtėve, nė guximin e tij karshi tė fuqishmėve, dhe nė angazhimin e tij para miqve tė sinqertė. Ai vet nuk ėshtė njė mister, por ndikimi i tij ėshtė misterioz, sidomos mbi ata tė cilėt pėrpiqen ta kundėrshtojnė; ai vet nuk ėshtė hyjni, por porosia e tij ka fuqi hyjnore; ai nuk veēohej prej njerėzve, por mėnyra e tij e jetės ishte mbinjerėzore. Vetėm ai ka mundur t’i lejojė pjesėtarėt e  vet qė armiku t’ua mėsojė shkrim-leximin; vetėm ai ka mundur kundėrshtarėt e tij tė pėrbetuar t’i shndėrrojė nė miq tė pasionuar; vetėm Muhammedi (a. s.) ka mundur tė mbetėt nė memorien e vazhdueshme tė njerėzve, tė cilėt nuk e kanė parė, por e ndjejnė frymėn e tij dhe e prekin dorėn e  tij tė shpėtimit nė botėn, e cila gjithnjė e mė shumė po pushtohet nga errėsira e jo-moralit.

Prandaj, derisa sot e kujtojmė  ditėlindjen (mevludin) e Muhammedit (s) mos tė na rrėmbejė dėshira pėr ta parė figurėn e tij, por pėr t’ na forcuar besimin nė vlerat e larta tė moralit, pikėrisht ashtu sikur besoi dhe veproi pejgamberi Muhammed (s).

Mevlud do tė thotė jetė e re, sjellje e pėrditshme sipas dipozitave tė Zotit, falje e  pesė kohėve tė namazit, ringjallja e xhematit, e jo vetėm shkuarje nė manifestim apo njė tubim njė herė nė vit nė shtėpi. Nėse e duam Pejgamberin (s), e me siguri se e duam, tė mundohemi qė kurr  tė mos i harrojmė fjalėt e tij: “Mė mirė pėr ty ėshtė qė t’i kesh veshėt e mbushur me plumb tė shkrirė, se tė dėgjosh “hajje ales-salah!, hajje alelfelah!” (eja nė namaz, eja nė shėptim!),  e tė mos i pėrgjigjėsh!” All-llahu ekber! O Allah, na bėn pasuesė tė denjė tė Pejgamberit  Tėnd (s). Ji i kėnaqur me ne, e neve na bėn tė kėnqur me Ty. Na gėzo nė takimin me tė dashurin Tėnd Muhamedin (s). Tė gėzohemi pėr nėjri tjetrin.

Nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme se besimi ynė  qė nuk jemi tė vetėm nė kėtė botė dhe qė na pret miku nė botėn tjetėr; nuk ka asgjė mė madhėshtore se njohja jonė qė jemi nė rrugėn e Pejgamberit(s); nuk ka gjė mė tė bukur se dashuria jonė ndaj Muhammedit tė dashur, tė cilėn e ndjemė ne shpirt dhe e mbajmė nė zemėr; nuk ka gjė mė  tė mirė se dėshira jonė qė tė jetojmė nė dashurinė vėllazėrore, tė cilėn na e dhuroi Pejgamberi ynė.

Ja pėrse mevludi nė shtėpitė  dhe xhamitė tona ka kuptim – qė tė zgjojė tek ne tė gjitha ato mendime fisnike dhe tė gjitha ato vepra tė mira, tė cilat e stolisin mė tė mirin midis njerėzve mė tė mirė dhe mė tė dashurin midis tė dashurve tė All-llahut (xh. sh.) dhe mė tė nderuarin midis pejgambereve tė nderuar.

Pėrkujtimi i Muhammedit (s), e vazhdon besimin tonė dhe e forcon qėllimin tonė qė tė jemi dhe tė mbetemi si njė trup i vetėm dhe njė shpirt i vetėm nė luftė pėr tė drejtat dhe lirinė tonė.
Ju ftoj juve qė t’i ndani disa minuta qė tė zbuloni tė kuptuarit e ri tė drejtimeve religjioze dhe duke e bėrė kėtė ta njihni njeriun tė cilin e duan njė e pesta e njerėzve tė kėtij planeti. 

Azhornuar sė fundi ( Dienstag, 29 Januar 2013 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com