Ballina
ARMIKU I VĖRTETĖ I ISLAMIT DHE MUSLIMANĖVE ĖSHTĖ INJORANCA – PADITURIA PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Donnerstag, 17 Januar 2013
Mr. Muhidin Ahmeti

“Kush dėshiron madhėshti (krenari e fuqi), e tėrė
madhėshtia ėshtė tek All-lahu. Te Ai shkojnė
fjalėt e mira dhe veprat e mira i pranon. “  (Fatir, 10)

„Nė kushtet e sotme tė jetės, zotėron ky ligj absolut: Ajo racė qė nuk i vlerėson talentet e vet, ajo ėshtė e dėnuar nė shkatėrrim…Sot ne e ēojmė pėrpara jetėn tonė, por nesėr shkenca do tė shkojė edhe njė hap mė pėrpara, e pėr fatin e njerėzve analfabetė nuk do tė ketė mėshirė.“ (Alfred North Ėitehead)

Nė kohėt e vėshtira tė ditėve tona, nė kėto kohė, kur vala e materializmit vrastar ka pushtuar shpirtrat e dėshpėruar tė njerėzve, tek tė cilėt ėshtė zbehur dhe dobėsuar besimi nė Zotin dhe shpresa nė mėshirėn e All-llahut (xh. sh.), nė mėnyrė tė veēantė duhet kushtuar kujdes qė kjo epidemi e rrezikshme e materializmit dhe individualizmit  tė mos rrėnjoset nė shtresat e gjėra popullore.

Me kujdesin mė tė madh, nga ky rrezik, duhet ruajtur rininė tonė muslimane, shpresėn e Kosovės, shpresėn e Islamit nė Kosovė dhe nuk duhet lejuar qė kjo epidemi e rrezikshme qė na ka kapluar ne mė tė vjetėrve, tė fillojė t’i shkatėrrojė radhėt e rinisė. Edhe pse mendoj se virusi i epidemisė sė xhunglės ka filluar t’i prek edhe ata, megjithatė besoj se ende ka kohė derisa nuk ėshtė bėrė vonė.
Pėr tė pasur siguri dhe garanci pėr ruajtjen e identitetit tė gjeneratės sė ardhme janė dy elemente tė pandashme qė njėkohėsisht janė edhe alternativa e shpėtimit tonė dhe fėmijėve tonė. Ato janė: besimi (edukimi) dhe arsimimi (dituria).

Besimi paraqet ikje nga dimri i ftohtė dhe i errėt i materializmit drejt dritės sė diellit veror tė besimtarit.  Ai do tė thotė jetė dhe shpresė nė ardhmėri. Njeriu pa shpresė ėshtė depresiv dhe i trishtuar. Bota bashkėkohore qė pėrpėlitet nė vorbullėn e mosbesimit e tė nihilizmit ėshtė njė botė e tjetėrsuar nga Zoti dhe nė pikėn pėrfundimtare e tjetėrsuar edhe nga vetvetja dhe e hutuar. Jo vetėm qė e ka humbur Zotin, por e ka humbur edhe veten.  Prandaj, sot si asnjėherė mė parė i duhet rinisė sonė besimi nė Zotin e Madhėrishėm pėr t’ia kthyer asaj besimin nė vetvete, pėr t’i lidhur hallkat e ekuilibrit nė jetėn e idndividit dhe tė shoqėrisė. Ai ėshtė identiteti mė madhėshtor i njeriut si kontinuitet i mbamendjes sė shpirtit, ndėrsa njohja ėshtė e drejta mė e madhe e njeriut si kėrkesė pėr liri.

Pranadaj, tė besosh sot do tė thotė tė dish se gėnjeshtra nuk ėshtė e vėrtetė; se errėsira nuk ėshtė dritė; qė e keqja nuk ėshtė e mirė;  qė dhuna nuk ėshtė drejtėsi; qė parsyeshmėria (marrėzia) nuk ėshtė urtėsi. Tė besosh, pra ėshtė tė kthjelltėsohesh,  tė zgjohesh nga gjumi (letargjia), tė vetėdijesohesh dhe t’i shohėsh gjėrat me syrin e besimit, me syrin e shpirtit. Pejgamberi (s) ka thėnė: “Njerėzit janė nė gjumė, kur vdesin zgjohen”. Ndėrsa ajetėt vijuese pėrshkruajnė shumė qartė gjendjen e mė sipėrme: “Nuk ėshtė i barabartė i verbėri me atė qė sheh. As errėsirat me dritėn. As hija me vapėn. As nuk janė tė njėjtė  tė gjallėt me tė vdekurit... (Fatir: 19-22)
Tė besosh do tė thotė tė dish se besimi ėshtė ēėshtje publike e mosbesimi ēėshtje private. Nuk ka popull nė histori, qė nuk e ka pasur besimin e vet, kulturėn e vet dhe traditat e veta. Besimi nuk mund tė imponohet me forcė, pėr arsye sė ėshtė i natyrshėm. Mosbesimi imponohet me dhunė (siē e bėri komunizmi), sepse ėshtė jo i natyrshėm.

Ndėrsa tė dish do tė thotė tė besosh qė Zoti i ndihmon ata qė e ndihmojnė veten e tyre, qė Zoti nuk do ta ndryshojė gjendjen e njė populli, pėrderisa ai vetė nuk ndėrrohet.
Tė dish do tė thotė tė besosh qė dituria ėshtė pasuri qė s’mund tė plaēkitet, qė dituria ėshtė dhuratė  e Zotit, tė cilėn duhet ruajtur; qė dituria ėshtė lumturi tė cilėn s’guxojmė ta humbasim; qė dituria ėshtė sigurimi dhe investimi i jetės; qė dituria ėshtė pushtet dhe fuqi qė sjell paqen dhe lirinė.
Nga kjo kuptojmė se nuk ka gjė mė tė fuqishme se dituria; mbretėrit sundojnė popujt, por dijetarėt sundojnė mbretėrit.  Njė dijetar ėshtė mė i fuqishėm kundėr shejtanit se njėmijė njerėz tė devotshėm. Dituria mund t’i lėvizė malet dhe asnjė forcė nė botė nuk mund ta mposhtė atė.
Jam i paaftė t’i pėrmendi tė gjitha veēoritė e dijes. Dija-mėsimi ėshtė- dritė qė  tė ruan nga verbėria. Dituria ėshtė maja e malit, qė  ofron mbrojtje-  dhe kushdo qė strehohet dhe  ngryset  nė gjirin e saj ėshtė i sigurt nga fatkeqėsia. Dituria (mėsimi) tė shpėton, deri sa bota pėrmbytet. Mbėshtetu tek ajo edhe kur shpirti ėshtė duke dalė. Njeriu me atė ndėrmjetėson pėr atė qė shkon si mėkatar nė pjesėn mė tė ultė tė   xhehenemit, e qė ėshtė pasojė fatale. Kush e dėshiron dhe e kėrkon diturinė, do t’i plotėsojė shumė dėshira. Nė qoftė se e nxė  i ka realizuar tė gjitha qėllimet. O  mendje! Ajo (dituria) ėshtė pozitė e lartė. Nėse e merr atė nuk ka rėndėsi pozita e pushteti.

Prandaj,  hutbėn e sotme e kam titulluar: “Armiku i vėrtetė i islamit dhe muslimanėve ėshtė padituria – injoranca”.
Mbanjeni nė mend si musliman, armiku i islamit nuk ėshtė as Perėndimi as Lindja. Armiku i vėrtetė i islamit ėshtė xhahilijjeti, padituria, injoranca, ėshtė konfuzioni dhe topitja (letargjia), ėshtė mosinformimi dhe indiferentizmi i muslimanėve karshi dukurive dhe ngjarjeve qė u pėrkasin vetė atyre, e pastaj besimit tė tyre, kulturės dhe politikės etj.
Prandaj, armiku i vėrtetė i islamit ėshtė egoizmi, smira dhe pėrtacia e shpirtit tė ulemasė,  mospėrdorimi i arsyes sė intelektualėve dhe qėndrimi pasiv i studentėve ndaj tė ardhmes sė tyre vetanake.

Dituria zbulon pasurinė e besimit, ndėrsa besimi nxit dėshirėn pėr dije. Me shtimin, zgjerimin, e horizontit tė diturisė e forcojmė besimin, fenė, i zbulojmė sekretet e jetės dhe bėhemi tė aftė tė jetojmė nė pajtim me urdhrat e Zotit (xh. sh).
Por qė tė jetojmė nė pajtim me urdhrat e Zotit (xh. sh.), duhet tė armatosemi me armėn mė tė fuqishme qė na e dhuroi vetė Ai. Ajo ėshtė dituria, dituria pėr individin, familjen dhe kombin. Popujt , tė cilėt shpesh i shtrohen therjes sikurse jemi ne shqiptarėt, me kufijtė tonė tė pėrgjakshėm, me shtetet fqinjė qė nuk na duan tė mirėn, duhet t’i mbledhim tė gjitha forcat qė nga venat e kėmbės deri te damarėt e qafės bashkė me tė edhe fuqinė e kokės e tė trurit, qė tė vijmė te vitaliteti (gjallėria) qė me ndonjė gisht sekret tė Zotit ripėrtėrihet. Para se gjithash neve na duhet njė ripėrtėritje e mendimit, shpirtit, mentalitetit. Na duhet  lindja e pėrgjegjėsisė sė mendimit, shpirtit dhe qėndrimit ndaj jetės. 
D.m.th. asgjė nuk do tė ndryshojė nė jetėn tonė po qė se ne nuk fillojmė vetė ta ēajmė detin, e pastaj All-lahu do t’ na i hapė jo  dymbėdhjetė, por dymbėdhjetėmijė rrugė dhe po aq mėnyra pėr t’ na shpėtuar. Kėtė Kur’ani vazhdimisht e thotė dhe pėr kėtė vetė me gjak jemi bindur  .
Jemi bindur se tė dobėtit i duhet fuqia, e jo mėshira e humanizmi. Kjo tregon se ripėrtėritja jonė duhet tė  jetė nė mendje e fuqi e jo nė lot e vaj. Xhihadi ynė nuk duhet tė shkojė rrugėve tė shkatėrrimit, urrejtjės e vrasjes sė  njerėzve, por, xhihadi ynė duhet tė shkojė rrugėve tė mėsimit e tė ndėrtimit. Shpata e  islamit ėshtė penda (lapsi). Zoti ėshtė betuar me lapsin dhe atė qė shkruhet me laps. Shpallja e besimit islam filloi me fjalėn “mėso (lexo)”.

Islamu nuk ka nevojė pėr shpatėn. Shpata paraqitet atje ku nuk ėshtė e pranishme logjika. Mirėpo, karshi nesh nuk janė gjithmonė luftėtarėt e logjikės. Pėr kėtė arsye, kur ėshtė fjala pėr pėrdorimin e shpatės, islami ėshtė realist e jo idealistė. Ideale do tė ishte tė thyhen tė gjitha shpatat, mirėpo a ėshtė e mundur diēka e tillė...?
Prandaj, na duhet dija, mėsimi, zhvillimi dhe krijimi i kushteve dhe realizimi i fuqive tė mėdha tė dynjallėkut. Tė kesh  shumė dynjallėk aspak nuk do ta dėmtonte vendin dhe pozitėn tonė nė Ahiret, vetėm nėse me atė dynjallėk do tė dimė ēfarė tė bėjmė. Ēėshtja e tė gjitha ēėshtjeve, jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr popujt tjerė muslimanė, ėshtė se a do t’i bėjnė ata, mė nė fund vetes njė vend dinjitoz nė botėn bashkėkohore. Nuk ėshtė blasfemi (gjynah) tė thuash qė shkalla e tyre nė  atė botė do tė varet nga shkalla e tyre e kėsaj bote dhe ndarja dinjitoze e kulaēit tė dynjasė me tė tjerėt.

Dhe sė fundi  o Zot i Mėshirshėm: Forcojė besimin nė zemrat tona! Udhėzoji nė rrugė tė mbarė familjet tona! Forcojė unitetin nė xhematet tona! Forcojė paqen nė atdheun tonė! Shpejtojė lirinė e plotė dhe pavarėsinė e shtetėsinė e Kosovės! Jepi fuqi Ummetit tonė!  Zot i Mshirshėm: Jepju tė sėmurėve shėndet! Fukarave furnizim! Tė persekutuarėve kthim nė shtėpitė e tyre! Tė burgosurve lirinė! Mbrojtsėve tonė (ushtrisė sonė tė ardhshme) ndihmė e forcė! Pasuroji tė parėt tonė (liderėt) me urtėsi dhe guxim! Ulematė tonė  me dituri dhe sinqeritet!  O All-llah i Mėshirshėm: Fisnikėroji tė gjithė njerėzit me dashuri e mėshirė! Pastroji zemrat e njerėzve nga smira, urrejtja dhe e keqja! O Zot pashė mirėsinė Tėnde tė pakufishme dhuroji gjithė botės udhėzimin dhe mėshirėn Tėnde! AMIN!


 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com