Ballina arrow Artikujt arrow Qėndrimi i islamit ndaj festave dhe festimit nė pėrgjithėsi
Qėndrimi i islamit ndaj festave dhe festimit nė pėrgjithėsi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 06 Januar 2013
Sipas fjalėve tė dijetarit Atijje Sakari, festat (el-a’jad) lidhen pėr ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat kthehen dhe pėrsėriten (jeudu) nė shoqėri, fshat dhe familje. Kremtimi i atyre festave ėshtė manifest i interesimit pėr ngjarjet qė kanė ndodhur nė ndonjė datė tė caktuar.  Rastet pėr shkak tė cilave festohet nganjėherė janė thjesht laike, e herė - herė  janė fetare ose marrin epitetin fetar. Islami nuk e ndalon kremtimin e festave tė kėsaj bote (festave profane) gjithnjė derisa qėllimi nė to ėshtė i mirė, e mėnyra e festimit ėshtė nė kufijtė e sheriatit. 
Pėr sa i pėrket festave fetare, thekson ai, ato nganjėherė janė tė pėrcaktuara me Tekst siē ėshtė Bajrami i Ramazanit dhe i Kurbanit, e herė -  herė jo, siē ėshtė hixhreti, Isra dhe mi’raxhi, pastaj mevludi i Pejgamberit (s). Festat, tė cilat janė tė pėrcaktuara me Tekst, njėherazi janė tė rregulluara dhe tė kushtėzuara qė tė festohen nė pėrputhshmėri me sheriatin, qė tė mos dalin jashtė kornizave tė fesė. Pėr sa i pėrket festave, tė cilat nuk janė tė pėrcaktuara me Kur’an dhe sunnet tė Pejgamberit (s), dijetarėt janė ndarė nė dy mendime.

Mendimi i parė ėshtė qė kremtimi i atyre festave ėshtė i ndaluar  duke i trajtuar si risi (inovacione) apo bidate, ndėrsa mendimi i dytė qė festimi i tyre ėshtė i lejuar, sepse nuk ekziston Tekst qė e ndalon kėtė. Ata, tė cilėt e ndalojnė festimin e tyre kanė argument hadithin e Pejgamberit (s), tė cilin e transmeton Nesaiu dhe Ibni Hibbani me zinxhir korrekt tė transmetueseve, qė Enesi (r. a.) ka thėnė: “ Kur erdhi Pejgamberi (s) nė Medine, banorėt e saj kishin dy ditė, tė cilat i festonin, e Pejgamberi (a. s.) iu tha: “All-llahu ua ka zėvendėsuar festat tuaja me festa mė tė mira: me Bajramin e Ramazanit dhe me Bajramin e Kurbanit”.  Prandaj, sipas mendimit tė tyre, tė gjitha festat pėrveē dy Bajrameve, janė inovacione (risi).

Grupi tjetėr, mė liberal i dijetarėve pėrgjigjet qė hadithi i  pėrmendur nuk i kufizon festat  nė  dy tė pėrmendurat, veē se tregon superioritetin e tyre ndaj festave tė cilat i kishin marrė prej Persianėve, e ato janė, sikurse kėtė na transmeton Neveviu nė “Nihajetu-l-erbu”, viti i Ri persian qė ėshtė nė pranverė dhe festivali i  vjeshtės, duke pėrfshirė kėtu, pėrveē kėsaj, edhe argumentin qė dita e xhuma ėshtė quajtur festė (Idun). Nuk ekziston Tekst, i cili e ndalon gėzimin dhe argėtimin nė ditėt tjera pėrveē dy bajrameve, sepse Kur’ani ka shėnuar gėzimin e besimtarėve pėr shkak tė fitores sė Romakėve ndaj Persianėve, pasi kėta tė parėt kishin pėsuar disfatė. (Shiko fillimin e sures Err-Rrum – Romakėt).
Gjithashtu, pėr kėtė mund tė replikohet se ēdo risi (inovacion) nuk ėshtė negative, sepse kur muslimanėt u mblodhėn pėr ta falur teravin me xhemat pas njė imami, Omeri (r. a.) atėherė pati thėnė: “Sa risi (bidat) e mirė ėshtė kjo!”     
Asnjė festim nuk ėshtė i ndaluar pėrderisa qėllimi dhe synimi (intencioni) i tij ėshtė nė frymėn e sheriatit dhe mėnyra e festimit ėshtė nė kufijtė e sheriatit. Nuk ka kurrfarė dėmi qė ndonjė gėzim tė quhet festė (el-Id), sepse kuptimi nuk qėndron nė  emėr, por nė atė ēka ėshtė emėruar (nė koncept).

Fatkeqėsisht te ne muslimanėt shpesh gabimisht kuptohen nocionet e bid’atit. Nė vend se bid’ati tė pėrfaqėsohet nė tė jetuarit tonė, ai ėshtė i pėrfaqėsuar nė fe; nė vend se taklidi tė jetė i pėrfaqėsuar nė fenė tonė, ai ėshtė i pėrfaqėsuar nė jetėn tonė. E do  tė duhej e kundėrta. Trajtimi i kėtillė problemit tė ri do tė garantojė dhe afirmojė pėrparimin fetar dhe botėror pėr ne muslimanėt dhe njerėzit nė pėrgjithėsi.
Ēfarė qėndrimi duhet tė marrin muslimanėt gjatė festave tė jomuslimanėve, tė cilėt jetojnė nė paqe me ta dhe tė cilėt nuk i sulmojnė, nuk i luftojnė pėr shkak tė fesė, nuk i ndjekin nga vatrat  e tyre dhe nuk i ndihmojnė tė tjerėt pėr kėtė? Nė kėtė pyetje pėrgjigjen mė tė mirė e ka dhėnė  Akademia evropiane pėr fetva dhe studime me nė krye shejhun e nderuar Dr. Jusuf el-Kardavi:

FETVAJA (33)
URIMI I JOMUSLIMANĖVE PĖR FESTAT E TYRE
VENDIMI I AKADEMISĖ:
Nuk ka dyshim se kjo ēėshtje ėshtė e rėndėsishme dhe e ndjeshme, nė veēanti pėr muslimanėt qė jetojnė nė Perėndim. Akademisė i kanė arritur shumė pyetje nga vėllezėr dhe motra tė cilėt jetojnė nė ato vende, bashkėjetojnė me banorėt e atjeshėm jo muslimanė dhe kanė lidhje mes vete tė cilat i imponon jeta, si pėr shembull fqinjėsia, vendi i pėrbashkėt i punės, shoqėria nė shkollė, e ndoshta muslimani mund tė mendojė se jo muslimani ėshtė mė bamirės se ai nė rrethana tė caktuara, siē ėshtė rast me arsimtarin i cili i ndihmon sinqerisht nxėnėsit muslimanė, mjekun i cili e mjekon sinqerisht tė sėmurin musliman etj. Ėshtė thėnė: “Njeriu ėshtė rob i mirėsisė”.

Njė poet thotė:
Bėju mirėsi njerėzve, do t’i robėrosh zemrat e tyre
Sepse ēdo herė njeriun e ka robėruar mirėsia!
Cili duhet tė jetė qėndrimi i muslimanit ndaj jo muslimanėve qė jetojnė nė paqe dhe nuk i armiqėsojnė muslimanėt, nuk i luftojnė nė fé, nuk i nxjerrin prej shtėpive tė tyre dhe nuk ndihmojnė tė nxirren prej atje?
Kur’ani Fisnik e ka miratuar kushtetutėn e raportit mes muslimanėve dhe tė tjerėve nė dy ajete nė kaptinėn El-Mumtehine, tė cilat ajete kanė zbritur pėrkitazi me politeistėt idhujtarė. All-llahu i Madhėrishėm thotė:
 “All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftojnė pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbojnė prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė. All-llahu ju ndalon t’u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetes.” (El-Mumtehine: 8-9)  
Kėto dy ajete kanė bėrė dallim nė mes atyre qė janė nė paqe dhe atyre qė i luftojnė muslimanėt:  
a. Tė parėt (ata qė janė nė paqe), sipas ajetit, e gėzojnė mirėsinė dhe drejtėsinė e muslimanėve. Termi i pėrmendur “el-birr” (mirėsi) ėshtė mbi drejtėsinė, pėrkatėsisht drejtėsi ėshtė qė ta marrėsh hakun tėnd qė tė takon, ndėrkaq “el-birr” (mirėsia) ėshtė qė tė heqėsh dorė nga disa tė drejta tua. Drejtėsi ėshtė qė t’ia japėsh njeriut tė drejtėn e plotė, pa mos lėnė mangėt diēka, ndėrkaq “el-birr” (mirėsi) ėshtė qė t’i japėsh atij mė tepėr se haku i tij nė formė mirėsie.
b. Pala tjetėr, pėr tė cilėt ajeti ndaloi tė miqėsohen, janė ata tė cilėt i armiqėsuan dhe i luftuan muslimanėt, i dėbuan prej shtėpive tė tyre pa tė drejtė, dhe vetėm pse thonė: “Zoti ynė ėshtė All-llahu”, sikur qė vepruan kurejshėt dhe idhujtarėt e Mekės me tė Dėrguarin e All-llahut dhe shokėt e tij.
Kur’ani Fisnik, pėr raportin ndaj jo muslimanėve qė janė nė paqe me ne, e zgjodhi termin “el-birr” (mirėsia) kur tha: “... tė bėni mirė...”, ndėrkaq ky term pėrdoret pėr obligimin mė tė madh qė ka njeriu pas obligimit ndaj All-llahut, pėrkatėisht “birru-l-validejn” (mirėsinė ndaj prindėrve).

Buhariu dhe Muslimi transmetojnė prej Esmasė, vajzės sė Ebu Bekrit [r.a.], e cila erdhi tek i Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [s.], dhe i tha: “Nėna ime erdhi tek unė, e ajo ėshtė idhujtare, por dėshiron (tė tregojė mirėsi dhe t’i japė dhurata). Andaj, a tė tregoj mirėsi ndaj saj?” I Dėrguari i All-llahut i tha: “Trego mirėsi ndaj nėnės tėnde”3.
Kjo pra ishte pėrgjigja e tė Dėrguarit tė All-llahut pėr atė grua qė ishte idhujtare, kurse dihet se qėndrimi i Islamit ndaj ithtarėve tė librit ėshtė mė tolerant se sa qėndrimi i tij ndaj politeistėve idhujtarė.
Kur’ani Fisnik ka lejuar qė tė hahet mishi qė e therin ithtarėt e librit, e po ashtu edhe tė martohemi me femrat e tyre. All-llahu i Madhėrishėm nė kaptinėn El-Maide thotė: “... edhe ushqimet (tė therurat) e ithtarėve tė librit janė tė lejuara (hallall) pėr ju, edhe ushqimet (tė therurat) tuaja janė tė lejuara pėr ta (u janė lejuar). Gratė e ndershme besimtare dhe (gra) tė ndershme nga ata tė cilėve u ėshtė dhėnė libri para jush...” (El-Maide: 5)
Prej fryteve dhe elementeve tė domosdoshme tė kėsaj martese ėshtė ekzistimi dashurisė mes bashkėshortėve, siē qėndron nė ajetin kur’anor: “Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri e mėshirė...” (Er-Rrum: 21)
E si mundet njeriu tė mos e dashurojė bashkėshorten e tij, zonjėn e shtėpisė, shokun e jetės dhe nėnėn e fėmijėve tė tij? All-llahu i Madhėrishėm, raportin e bashkėshortėve mes vete, e ka sqaruar me ajetin vijues: “... ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato...” (El-Bekare: 187)
Prej fryteve tė kėsaj martese ėshtė edhe vjehėrria-miqėsia ndėrmjet dy familjeve, qė nė fakt paraqet njėrėn nga lidhjet esenciale natyrore mes njerėzve. Nė kėtė sinjalizon Kur’ani nė ajetin: “Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, e bėri atė tė ketė fis dhe tė ketė miqėsi...” (El-Furkan: 54)
Po ashtu, kjo martesė dikton ekzistimin e nėnės dhe tė drejtave tė saj tė konfirmuara ndaj fėmijės tė vet nė Islam. Andaj, a ėshtė mirėsi dhe sjellje solide ndaj saj qė ajo tė ketė ndonjė festė tė madhe, e ai mos t’ia urojė? Po ashtu, cili do tė jetė qėndrimi i tij ndaj tė afėrmve tė vet qė i ka nga ana e nėnės, si: gjyshi, gjyshja, daja, tezja, fėmijėt e dajallarėve dhe tezeve, tė cilėt i gėzojnė tė drejtat e farefisit dhe tė afėrmve. All-llahu i Madhėrishėm thotė: “... E (sipas dispozitave tė Zotit), farefisi ka mė pėrparėsi ndaj njėri-tjetrit...” (El-Enfal: 75),
 “All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve...” (En-Nahl: 70)
Nėse obligimet ndaj nėnės dhe tė afėrmve ia imponojnė muslimanit dhe muslimanes respektin ndaj nėnės dhe tė afėrmve, gjė qė e demonstron moralin e lartė tė muslimanit, zemėrgjerėsinė e tij dhe mirėsinė ndaj tė afėrmve, obligimet tjera ia imponojnė muslimanit qė tė tregohet se ėshtė njeri me moral tė lartė. I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [s], e porositi Ebu Dherrin duke i thėnė: “Frikoju All-llahut ku tė jesh, veprat e liga pasoi me vepra tė mira, qė t’i shlyejnė tė parat, dhe me njerėzit sillu mirė”4. Pra, ai tha: “Me njerėzit sillu”, e nuk tha: “Me muslimanėt sillu mirė”.
I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [s], ka nxitur pėr butėsi nė sjelljen ndaj jo muslimanėve dhe ka ndaluar nga vrazhdėsia dhe ashpėrsia nė kėtė drejtim.
Njė herė hynė disa hebrenj tek i Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [s]. Ata e shtrembėruan pėrshėndetjen dhe i thanė tė Dėrguarit tė All-llahut: “Es-Sam alejke ja Muhammed”, ndėrkaq fjala “Es-Sam” do tė thotė “shkatėrrim dhe vdekje”. Pra, nė vend “Es-Selam” (paqa), i thanė “Es-Sam” (vdekja) qoftė mbi ty. Aisheja [r.a.] i dėgjoi dhe tha: “Edhe mbi ju qoftė vdekja dhe mallkimi o armiq tė All-llahut”. I Dėrguari i All-llahut e qortoi pėr kėto fjalė, kurse ajo i tha: “A nuk e dėgjove ēka tė thanė, o i Dėrguar i All-llahut?” I Dėrguari i All-llahut tha: “I dėgjova dhe ua ktheva me fjalėt: edhe mbi ju”, (d.m.th.: vdekja vlen pėr ju, sikur qė vlen edhe pėr mua). “Oj Aishe, All-llahu e do butėsinė nė ēdo gjė”5.
Legjitimiteti i urimit tė popullatės pėrkatėse pėr festat e kėtilla konfirmohet nėse ata ua urojnė muslimanėve festat e tyre fetare, sikur qė pėrmend pyetėsi. Ne jemi urdhėruar qė ta kthejmė tė mirėn me tė mirė, pėrshėndetjen ta kthejmė me pėrshėndetje mė tė mirė se ajo qė na ėshtė thėnė neve, apo mė sė paku tė ngjashme me tė, konform ajetit: “Kur pėrshėndeteni me ndonjė pėrshėndetje, ju kthejeni atė me pėrshėndetje edhe mė tė mirė, ose kthejeni ashtu...” (En-Nisa: 86)
Nuk ėshtė mirė qė muslimani tė jetė mė pak respektues dhe me mė pak hise tė moralit tė mirė se sa tė tjerėt, por muslimani duhet tė jetė mė i ngritur nė aspektin e moralit se tjerėt. I Dėrguari i All-llahut nė njė hadith thotė: “Besimtarėt me besim mė tė plotė janė ata qė kanė moral mė tė mirė”6. Po ashtu i Dėrguari i All-llahut thotė: “Me tė vėrtetė jam dėrguar t’i plotėsoj vlerat e larta tė moralit”7.
Kjo edhe mė tepėr forcohet nėse duam t’i thėrrasim ata nė Islam, t’i afrojmė kah kjo fé, t’ua bėjmė tė dashur  muslimanėt,  gjė qė ėshtė obligim pėr neve, e kjo nuk mund tė realizohet me distancimin tonė nga ata, por me raporte tė mira.
I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [s], ka pasur moral tė mirė dhe sjellje fisnike me idhujtarėt kurejsh gjatė gjithė periudhės mekase, edhe pse ata e kanė torturuar edhe tė Dėrguarin edhe shokėt e tij. Madje, idhujtarėt aq shumė kishin besim nė tė Dėrguarin e All-llahut, saqė ia lenin atij nė besim gjėrat pėr tė cilat frikėsoheshin se mund t’u vidhen nga dikush. I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [s], kur u shpėrngul pėr nė Medine, e la Aliun [r.a.] qė t’ua kthejė gjėrat qė ia kishin lėnė nė besim pronarėve tė tyre.

Andaj, nuk ėshtė e ndaluar qė individi musliman apo Qendra Islame t’u dėrgojė urim jo muslimanėve pėr festė, qoftė gojarisht apo me letėr, e cila nuk pėrmban simbole apo shprehje fetare tė cilat bien ndesh me parimet islame, si pėr shembull kryqi, sepse Islami e mohon vetė konceptin e kryqit: “... Po ata as nuk e mbytėn, as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė gozhda), por atyre u pėrngjau...” (En-Nisa: 157)
Fjalėt e zakonshme pėr urime nė rastet e kėtilla nuk pėrmbajnė asnjė miratim tė pėrkatėsisė sė tyre fetare apo pėlqim me njė gjė tė tillė, por ato janė fjalė tė bukura qė i kanė bėrė zakon njerėzit.
Po ashtu, nuk ka pengesė qė tė pranohen edhe dhuratat e tyre, sepse edhe i Dėrguari i All-llahut i pranoi dhuratat e jo muslimanėve, siē ishte rast me Mukavkisin, tė parin e koptėve 8 nė Egjipt dhe tė tjerė. Mirėpo, kusht ėshtė qė kėto dhurata tė mos jenė tė ndaluara pėr muslimanin, si pėr shembull alkooli, mishi i derrit etj.
Kėtu duhet pėrmendur se disa juristė islamė, si Ibn Tejmijje dhe nxėnėsi i tij Ibn El-Kajjim, ishin shumė tė ashpėr pėrkitazi me ēėshtjen e festave tė idhujtarėve dhe ithtarėve tė librit dhe pjesėmarrjes nė to. Ne pajtohemi me ata nė ndalimin e festimit tė muslimanėve festat fetare tė idhujtarėve dhe ithtarėve tė librit, sikur qė shohim disa muslimanė neglizhent, tė cilėt i festojnė kėrshėndellat sikur qė e festojnė Fitėr dhe Kurban Bajramin, e madje edhe mė tepėr. Kjo ėshtė e ndaluar, sepse ne i kemi festat tona, kurse ata i kanė festat e veta. Mirėpo, nuk shohim pengesė qė t’u dėrgohen urime pėr festa personave me tė cilėt kanė marrėdhėnie afėrsie, fqinjėsie, kolegjiale apo marrėdhėnie tjera shoqėrore, tė cilat konsistojnė nė raporte solide dhe sjellje tė butė qė e pranon tradita e shėndoshė.
Pėr sa u pėrket festave kombėtare dhe shoqėrore, siē ėshtė dita e pavarėsisė, unitetit, dita e fėmijėve apo e nėnės etj, nuk ka asnjė ndalesė pėr muslimanin qė t’u dėrgojė telegram urimi, madje edhe tė merr pjesė nė festat e tilla, nisur nga ajo se ai ėshtė qytetar apo banon nė atė vend, mirėpo gjithsesi duhet t’u ikė harameve-gjėrave tė ndaluara tė cilat ndodhin nė solemnitetet e kėtilla 9.

[VENDIMI 3/6]

Fusnotat:
1 Hadithin e transmetojnė Buhariu (nr. 2391, 4968, 6287) dhe Muslimi (nr. 127).
2 Te Ibn Maxhe ėshtė nėn nr. 1847.
3 Hadithin e transmetojnė Buhariu (nr. 2477, 3012, 5633, 5634) dhe Muslimi (nr. 1003).
4 Hadithin e transmetojnė Ahmedi, vėll. V, fq. 153, 177, Tirmidhiu (nr. 1987), Darimiu (nr. 2688) dhe Hakimi (nr. 178) prej hadithit tė Ebu Dherit. Tirmidhiu thotė: Hadithi ėshtė i mirė, i saktė (hasenun sahih). Po ashtu edhe Hakimi e konsideron tė saktė.
5 Hadithin e transmeton Buhariu (nr. 2777 dhe nė vende tjera) dhe Muslimi (nr. 2165) prej hadithit tė Aishes.
6 Hadithi ėshtė i vėrtetė (sahih), e transmeton Ahmedi (nr. 7402, 10106, 10817), Ebu Davudi (nr. 4682), Tirmidhiu (nr. 1162) dhe Darimiu (nr. 2689) prej hadithit tė Ebu Hurejres. Tirmidhiu thotė: Hadithi ėshtė i mirė, i vėrtetė (hasenun sahih).
7 Hadithi ėshtė i saktė, e transmeton Ahmedi (nr. 8952), Buhariu nė veprėn El-Edeb el-mufred (nr. 273) dhe Bezzari (nr. 2470 Keshfu-l-estar) me kėtė tekst. Senedi i hadithit ėshtė i saktė. Po ashtu e klasifikon tė saktė edhe Ibn Abdu-l-Berri nė veprėn Et-Temhid, vėll. XXIV, 333.
8 Transmetimet pėr kėtė janė tė shumta, kurse argumentueshmėria e tyre ėshtė e saktė. I pėrmend Tahaviu nė veprėn Sherhu mushkili-l-athar me rrugė tė gradės “xhejjid” (e mirė) nė dy kapituj, vėll. VI, 399, dhe vėll. XI, fq. 128.
9 Me kėtė nuk u pajtua anėtari i Akademisė, Dr. Muhamed Fuad, dhe pėrkitazi me kėtė vendim tha: “Nuk pajtohem qė t’u dėrgohen telegrame urimi apo t’u dėrgohen dhurata nė festat e tyre fetare”.
10 Hadithin e transmetojnė Ahmedi (nr. 114, 177) dhe Tirmidhiu (nr. 2165) prej hadithit tė Omer ibn Hattabit. Tirmidhiu thotė: Hadithi ėshtė i mirė, i saktė-hasenun sahih.
11 Mahrem quhet personi me tė cilin femra e ka tė ndaluar tė martohet.
12 Hadithin e transmetojnė Buhariu (nr. 1038) dhe Muslimi (nr. 1339) prej hadithit tė Ebu Hurejres.
13 Transmetimin e shėnon Buhariu (nr. 1761) dhe Bejhekiu, vėll. IV, fq. 326-327.
14 Qytet nė Irak.
15 Hadithin e transmeton Buhariu (nr. 3400) prej hadithit tė Adij ibn Hatimit.

Literatura:
1.    Jusuf el-Karadavi, Fikh muslimanskih manjina, Sarajevė, 2004
2.    Izbor hutbi i vazova. (tekstet i zgjodhi Bilal Hasanoviq, Sarajevė, 1979.
3.    Ramzanski vazovi, Visoko, 1990.
4.    Ibrahim Hoxhiq, “Mbi tė kuptuarit intelektual dhe primitiv tė fesė dhe sipozitave fetare”, Sarajevė, 1971.
5.    www.politika.rs/rubrike/
6.    www.furkan.com.mk/
7.    www.drita-islame.org
8.    www.monteislam.com/
9.    www.fjalaebukur.com

 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com