Ballina
FENOMENOLOGJIA E FESTAVE PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 19 Dezember 2012
Nuk ekziston pothuajse as edhe njė bashkėsi e vetme njerėzore nė botė qė nuk ėshtė e lidhur pėr disa ideale tė larta, qėllime dhe aspirata. Nė rrugėn e realizimit tė atyre qėllimeve, ajo kalon nėpėr faza te ndryshme, disa prej tė cilave lėnė gjurmė tė thella nė qenien emocionale tė anėtarėve tė saj. Ato janė momente gėzimi dhe trishtimi, shpėtimi tė lumtur nga disa situata tė pakėndshme e tė vėshtira dhe pėsimesh tė mbizotėruara. Ato mund tė jenė suksese tė arritura pas krizave shpirtėrore, intelektuale dhe materiale vėshtirė tė kapėrcyeshme. Ēdo gjė ėshtė nė lidhje me data, vende dhe njerėz. Disa prej kėtyre festave, me kohen, bėhen universale dhe i pranojnė edhe gjeneratat dhe bashkėsitė tjera, larg nga vendi dhe koha e paraqitjes sė tyre. Ato janė festa qė pėrmbajnė nė vete njė substancė tė pėrgjithshme njerėzore dhe elemente  universale.
A do ta ketė njė ngjarje apo datė njė karakteristikė tė tillė, kjo varet mė shumė nga idealėt mbi tė cilat bazohet dhe pėr tė cilat ajo thėrret.
Festat janė ndėr karakteristikat e identitetit tė njeriut: fetar, nacional, familjar, personal. Por njėkohėsisht ato janė edhe karakteristika tė identitetit tė njerėzve tjerė. Kėshtu qė duke respektuar  identitetin tėnd, respekton identitetin e atij tjetrit. Duke respektuar festat tua, presupozon edhe respektimin e festave tė tjerėve.

Njeriu sipas natyrės sė tij, pėrveē tjerash, ėshtė edhe homo adorans, qenie  qė gėzohet dhe feston. Nė tė gjitha epokat dhe kulturat njeriu ka rėnkuar dhe rėnkon pėr pavdekshmėrinė dhe kohėn e pėrjetshme. Gjatė festave ēdo gjė „pėrmbyset“ dhe vendosen rregulla tė reja tė jetės,  tė cilat nuk vlejnė nė pėrditshmėrinė e mundimshme. Deri nė kohėt moderne, festat kanė qenė festime me plotė kuptimin e fjalės. Dikur festat kanė qenė tė rralla dhe tė shenjta, ose tė paktėn burimin e kanė pasur tek gjėrat e shenjta. Dikur ndjehej ndryshe dhe pėrjetohej ndryshe gėzimi dhe kėnaqėsia e festave. Kur vinte koha e ndonjė feste njerėzit e pėrjetonin atė nė tė gjitha komponentėt e saj. Kur vinte koha e festave, sidomos Bajrameve, e mbajmė mend tė gjithė edhe si fėmijė, na dukej se me fillimin e festes sė Bajramit po fillon njė kohė tjetėr, ndryshe nga kjo e Dynjasė, e pėrjetonim festėn sikur po jetonim nė njė botė tjetėr, nė njė kohė tjetėr. Dukej sikur po fillonte njė kohė e pėrjetshme, e mbushur me gėzim, entuziazėm, ngazėllim e gjallėrim. Dikur festat nė vete kishin sikur edhe njeriu shpirt.

Sot, si janė ato...?
Sot ato kanė mbetur tė zbrazėta, kanė mbetur pa shpirt. Pėrshkrimin mė tė mirė tė festave tė sotme e pėrshkruan termi i serbo-kroatishtes “Praznik-Praznovanje”.

Qytetėrimi bashkėkohor  ka krijuar „industrinė e festave“. I ka shndėrruar ato nė „ditė tė zbrazėta“, „ditė  pushimi e mospune“, “nė ditė ngeje e ahengu“,  „ditė zbavitjesh“,  „relaksimesh“, „sorollatjesh“, „dėfrimesh“, „stėrngopje“,  „prostitucion komercial“, „kėnaqėsi tė programuara“ dhe konsume tė pakufishme. Shumė njerėz  pėrdorin „tableta“ pėr ta vrarė „atė kohė tė zbrazėt festive“. Shumica e njerėzve nuk dinė ēfarė tė bėjnė me veten e tyre nė „ditėt e pushimit“, prandaj pėrpiqen tė ikin  „diku larg“.
Nė kulturat e lashta koha ndahej nė „e shenjtė „  dhe „profane“. Festat atėbotė ishin burim  i kohės „sė shenjtė“. Koha „profane“ ėshtė historike, shoqėrore, e mundimshme dhe e zakonshme. Koha e „shenjtė“ ėshtė metahistorike, e pėrjetshme, e gėzueshme, e pavdekshme, e ngazėllyer. Pėrmes festave koha „profane“ pėrjetonte katarzėn e vet dhe shndėrrohej nė atė sakrale.   Deri nė kohėt moderne ndjehej harmonia midis festave dhe  ritmit tė gjithėmbarshėm kozmik. Shekullarizimi i pėrgjithshėm sot ka  shekullarizuar edhe festat.
Festa ėshtė pjesė e jetės, ashtu si edhe dhimbja. Festė dhe gėzim ėshtė ajo qė tė largon stresin dhe hallin, qoftė edhe pėr pak kohė.

Festat janė njė rast i mirė pėr t’u gėzuar, por ai gėzim nuk mund tė jetė i plotė po nuk buroi nga shpirti. Sa herė kemi thėnė se nė festat islame gėzohet edhe  trupi edhe shpirti, por nuk ka gėzim pėr trupin nėse shpirti ėshtė  i shqetėsuar.

Nuk mund tė jetė trupi i qetė nėse shpirti i njeriut ėshtė i kapur nga mėkati. Por ta dini se edhe shpirti nuk ėshtė i qetė kur trupi ka probleme, sepse ata janė tė lidhur ngushtė me njėri tjetrin dhe tė pandashėm. Mė sė miri kėtė e vėrteton ky ajet kur’anor nėtė cilin All-llahu (xh. sh.) thotė:
وَابْتَغِ فِيمَا آتَاكَ اللَّهُ الدَّارَ الْآخِرَةَ وَلَا تَنسَنَصِيبَكَ مِنَ الدُّنْيَا
”Pėrpiqu me atė qė tė ka dhėnė Allahu tė fitosh jetėn e botės sė ardhshme, duke mos harruar pjesėn tėnde nė kėtė botė.” ( el-Kasas: 77).

    Me kėtė ajet dijetarėt nėnkuptojnė se pėrveē qė duhet tė kėnaqemi me mekanizmat qė na i ka dhėnė All-llahu pėr ta fituar Ahiretin, po ashtu nuk duhet t’i harrojmė as mjetet dhe  tė mirat e Dynjasė. Gėzimi dhe festimi, pra ėshtė njė e mirė e kėsaj dynjaje. Prandaj edhe Pejgamberi (s) i tha Ebu Bekrit, lidhur me ato vajzat qė kėndonin nė shtėpinė e Pejgamberit (s) nė ditėn e Bajramit, “lėri o Ebu Bekr le tė gėzohen se sot e kanė festė.” 

Festat, sidomos ato fetare, duhet tė jenė, para se gjithash,  ditė tė ripėrtėritjes sė frymės sė bashkimit, bashkėsisė dhe ditė gėzimi. Festat dhe shėnimi i tyre janė mėnyra e dhėnies kuptim dhe rėndėsi ekzistencės vetanake.
Ato duhet tė transformojnė punėn  e pėrditshme tė mundimshme nė ndjenja gėzimi tė jetės. Vėshtruar nga aspekti sociologjik, gjatė festave ndodh takimi i miqve dhe tė afėrmeve, solidariteti dhe ndihma e shtuar, kėmbimi i urimeve, thirrjet telefonike, mesazhe SMS dhe e-maile. Njerėzit atėherė pėrsėri e gjejnė njėri tjetrin, bisedojnė, afrohen. Mėrgimtarėt kthehen nė vendlindje etj.

    Gjatė festave reduktohen tensionet sociale, madje pezullohen edhe veprimet luftarake. Por, festat kanė edhe njė bazė mė tė thellė. Ato janė shprehje e nevojės sė njeriut pėr tjetrin – pėr Zotin, lėvizje nė drejtim tė Tij, takim me Tė. Ato janė ditėt kur njeriu bėn njė hap pėrpara dhe ēlirohet nga rregulli natyror i gjėrave, nga rutina, ditė kur e pret njė jetė dhe botė tė re ( jo vetėm mė tė mirė).

    Devocioni (takvallėku nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės) ėshtė qėllimi dhe esenca e ēdo feste dhe kremtimi.
    Pėrmes festimit tė kėtillė shfaqet gėzimi qiellor, shenjtėrohet koha, njerėzit dhe tė gjitha krijesat, i  tėrė kozmosi, hiqen kufijtė mes njerėzve, kufijtė mes kohės dhe pėrjetshmėrisė. Nė kėtė kontekst, festat nuk janė vetėm „pėrkujtime“ tė personaliteteve dhe ngjarjeve nga e kaluara, por eksperiencė e asaj qė duhet tė ndodh. Ky ėshtė vizioni i „qiellit tė ri dhe tokės sė re“. Atėherė festat bėhen ditėt e jetės dhe  gėzimit tė pastėr, ngjarje, tė cilat riorientojnė drejtimin e lėvizjes jetėsore, duke vendosur vizionin e gėzimit dhe perspektivėn e jetės.

Mėnyra e tė festuarit nė islam

Ēdo popull ka ngjarjet e veta historike tė cilat i mban  mend, i feston dhe i transmeton nga brezi nė brez. Ato janė ditėt e tubimeve masive pėrkushtuar manifestimit tė ndjenjave tė tij kombėtare, shoqėrore - politike apo fetare me tė cilat ngre dhe pėrforcon ndėrgjegjen ideologjike tė shoqėrisė sė vet.
Tė kremtuarit e festave tek shumė popuj tė Botės ėshtė shndėrruar nė formalitet, duke mospėrfillur qėllimin e tyre moral dhe ngjalljen e ndjenjave humanitare. Nė traditat e tyre edukative tė festės u infiltruan edhe shumė tradita tė kėqija, tė cilat spostuan tė mirat dhe kėshtu festave u humbi qėllimi fisnik i kremtimit. Tekat e pakufishme nė ushqim dhe nė veshje luksoze u sollėn njerėzve mė shumė dėm se dobi.
Edhe bashkėsitė fetare kanė festat e tyre javore apo vjetore, tė cilat sadopak i ringjallin besimtarėt, u japin vrull e forcė tė re pėr jetėn e tyre fetare mė tė fortė.

Ne myslimanėt, si njė ndėr bashkėsitė mė tė mėdha nė botė, kemi festat tona, tė cilat na pėrkujtojnė ngjarjet mė tė rėndėsishme nga historia islame. Mirėpo tek ne festat nuk janė ditė tė rrėmujės apo tė dehjeve, nuk janė momente tė vetėharresės. Ato nuk janė ēaste shfrenimi tė shoqėruara me muzikė degjeneruese, as nuk janė shfaqje televizive me humor e skena tė zhveshura nga morali. Qėllimi dhe domethėnia e festave islame nuk ėshtė kjo. Ditėt e festave islame nuk janė ēaste nė tė cilat kėndellen instinktet dhe emocionet e festuesve tė tyre, veē janė ēaste tė ushtrimeve maksimale shpirtėrore pėr njė luftė mė tė vendosur kundėr tė metave dhe poshtėrsive tė shoqėrisė. Domethėnia e festave islame ėshtė logjike, kurse qėllimi i shumėfishtė. Me programe edukativo-morale, ato zgjojnė forcat pozitive tė muslimanėve nė ndėrtimin e ardhmėrisė mė tė mirė e mė tė lumtur tė kėsaj dhe asaj bote. Islami ėshtė fe e shpirtit dhe e trupit dhe tė gjitha veprat tona duhen harmonizuar sipas nevojave tė tyre.

Jeta festive islame i aktivizon besimtarėt nė meditime mė tė thella mbi Zotin, i cili, me gjithė pėrpjekjet e tyre, iu dha tė mira materiale dhe shumė begati pėrmes tė cilave u mundėsoi njė jetė mė tė mirė e mė tė kėndshme nė botė. Njeriu i menēur, kėtė e kupton dhe ēdo ditė, duke falėnderuar nė namaz, i lutet dhe i falet duke e vėnė ballin nė tokė (duke bėrė sexhde).

Komponenti dhe ngjyrosja shpirtėrore ėshtė karakteristika e parė e festave islame. Mirėpo shpirti i festės islame nuk ėshtė memec e i padėgjueshėm; ai thėrret e ėshtė plot muzikalitet. Dėgjoje kėtė himn i cili shtrihet nėpėr rrugė nga goja e atyre qė shkojnė tė falin namazin e Bajramit, dėgjoje nė xhami nė gojėn e musal-live, dėgjoje nėpėr shtėpi nė ditėt e “tekbiri - teshrikut”, dėgjoje nė Mine nga goja haxhinjve gjatė kohės sė hedhjes sė guralecėve nė xhemre. Ky ėshtė zė qė del nga shpirti, pėr tė shprehur kėnaqėsinė dhe gėzimin e pėrfundimit tė rrugės sė suksesshme, tė rrugės sė agjėrimit, a tė haxhillėkut. Ky ėshtė simbol i fitores pėr sprovat e ardhshme: “All-llahu ekber ve lil-lahil hamd!”
Kėshtu pra nė festat islame takohet komponenti shpirtėror i vrullshėm, i lartė dhe ai material i bukur, i pastėr dhe i padjallėzuar. Mirėpo Islami nuk kėnaqet vetėm me kėto dy elemente tė festės, ai e forcon atė edhe me elementin e tretė, mė tė fuqishmin dhe pėr Islamin mė tė dashurin. Kjo ėshtė ana sociale-humanitare, e cila nėpėrmjet inkuadrimit tė institucionit tė zekatit nė Bajramin e Ramazanit dhe sakrificės sė Kurbanit nė Bajramin e Kurbanit nga populli formon njė unitet: “Andaj ti falu dhe preje kurbanin...” (El-Kevther, 2). 

Festat, pėrbėjnė mjetin mė kryesor tė krijimit tė vlerave tė reja sociale dhe kulturore pėr njė shoqėri. Festat nė vetvete ngėrthejnė ēaste dhe momente hareje, gėzimi, lumturie, kėnaqėsie, afrimi mes njerėzve e kėshtu me radhė. Si parim islami nuk ėshtė kundėr festave dhe manifestimeve tė cilat nuk i tejkalojnė dhe nuk shkelin normat e ligjshmėrisė islame dhe janė nė pėrputhje me moralin islam.
Ngase ndėr misionet mė kryesore tė festave janė edhe perceptimi i tyre si mundėsi qė njeriu tė kuptoi identitetin qė ka si dhe kthimin nė vetvete d.m.th. nė kulturėn dhe civilizimin qė i pėrket.

Prandaj nuk duhet marrė islamin si njė koncept shumė i mbyllur dhe konservativ, qė disa pėrpiqen t’ia veshin atij pa tė drejtė. Feja islame nė pėrgjithėsi merret dhe rreh problematika tė ndryshme pa marrė parasysh fushėn qė i pėrkasin ato. Dhe nė kėtė drejtim pėrkrah manifestimet dhe festat tė cilat ngjallin kureshtjen dhe kėrshėrinė mes njerėzve, pėr vepra bamirėsie ndaj tė varfėrve, skamnorėve, bonjakėve dhe farefisit nė pėrgjithėsi.

Festat nė islam gjithmonė vijnė pas kryerjes sė ndonjė obligimi tė rėndėsishėm dhe atė si kurorėzim dhe shpėrblim i suksesit tė arritur.
Pėrveē aspektit fetar, gėzimit dhe haresė, festat  islame pėrmbajnė, siē thamė,  edhe anėn sociale  duke ua shtrirė dorėn e  ndihmės atyre qė kanė nevojė, me qėllim qė ta ndajnė bashkėrisht gėzimin e festės. Nuk ka lumturi personale pa lumturinė e  kolektive. Pejgamberi (a. s.) lidhur me kėtė thotė: “Bėni ata qė mos ta ndiejnė skamjen nė kėtė ditė!”
Kjo nuk ėshtė vetėm teori, por edhe praktikė e gjallė qė funksionon edhe sot e kėsaj dite. Islami ka ndėrtuar njė sistem tė tėrė obligimesh qė kanė tė bėjnė me ndihmėn dhe financimin pėr njerėzit nė nevojė. E tillė ėshtė festa e Fitėr Bajramit, festa e Kurban Bajramit, zekati, sadakaja, bamirėsia, humaniteti dhe solidariteti etj.

Nė festat islame nė ēdo aspekt mbizotėron arsyshmėria dhe maturia, modestia dhe reflektimi. Aty nuk shfaqen shenja tė teprimit, dalldisė, shkapėrderdhjes sė ushqimit. Gėzimi nė festat islame mbetet gjithmonė nė kufijtė e normales dhe nuk i tejkalon ata asnjėherė. Gėzimi nė festa islame nuk ėshtė njė rast pėr t’i hidhėruar dhe shqetėsuar tė tjerėt. Gėzimi nė festat islame nuk shpėrfytyrohet, nuk deformohet, mbetet gėzim jo pasion, mbetet nė natyrshmėrinė e tij dhe nuk del prej saj. Edhe nė gėzimet mė tė mėdhja myslimani mbetet mysliman – rob i All-llahut dhe nuk i dorėzohet askujt tjetėr, madje as epshit tė vet. Kėshtu thotė All-llahu i madhėrishėm.
فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِحَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِاللَّهِ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِلَا يَعْلَمُونَ
“Drejtohu me pėrkushtim nė fenė e pastėr monoteiste, natyrėn fillestare, nė tė cilėn Allahu i ka krijuar njerėzit. S’ka ndryshim tė krijimit tė Allahut. Kjo ėshtė feja e drejtė, por shumica  njerėzve nuk e dinė”. ( Er-rum:30).
    Gjatė festave islame kultivohen dhe forcohen lidhjet familjare, duke  filluar me dashurinė ndaj prindėrve, forcimin e lidhjeve me tė afėrmit, farefisin e gjerė,  fqinjėt, miqėt dhe shokėt. Nėse do tė realizohej kjo filozofi, atėherė nuk do tė kishte vend as pėr smirė, as urrejtje as armiqėsi tė ndėrsjellė.

    Nė fesat islame ripėrtėrihen lidhjet ndėrnjerėzore,  ngjallėt entuziazmi dhe rigjallėrohen virtytet morale, sjellja e mirė dhe filantropia.
Festat janė njė rast i mirė pėr reflektim. Janė edhe njė mundėsi pėr ta analizuar jetėn e kaluar. Sidomos kėto festat  e fundvitit janė edhe njė shans pėr ta analizuar, vlerėsuar jetėn dhe punėn tonė gjatė njė vitit, e jo, pėr ta shkatėrruar brenda njė nate ēdo gjė tė mirė qė kemi arritur brenda njė viti, sikurse shpesh ndodh me festėn e vitit tė ri gregorian.
Vazhdim:
Qėndrimi i islamit ndaj festave dhe festimit  nė pėrgjithėsi

Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 19 Dezember 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com