Ballina
Unioni Shqiptar nė Austri pret komisionin qeveritar pėr liritė fetare nė Kosovė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Freitag, 30 November 2012

 

Unioni i Shqiptarėve Musliman nė Austri priti sot komisionin qeveritar pėr liritė fetare nė Republikėn Kosovės.

Komision i pėrbėrė nga:
1. Amir Ahmeti - Kryetar i komisionit si dhe deputet nė parlamentin e Kosovės
2. Habit Hajredini - Drejtor i zyrės sė Kryeministrit pėr qeverisje tė mirė, pėr tė drejtat e njeriut dhe trashėgiminė kulturore nė Kosovė.
3. Sabri Bajgora – Kryeimam i Kosovės.

Ky komision i formuar nga qeveria e Kosovės dhe kryeministri do tė hulumtojė pėrvojat dhe praktikat e shteteve evropiane lidhur me liritė fetare nė pėrgjithėsi dhe aplikimin e mėsimit fetar nė veēanti.

Pas grumbullimit tė pėrvojave dhe praktikave mė tė mira nga kėto shtete, komisioni do tė formulojė modelin e vet mė tė mirė duke i pasur gjithmonė parasysh karakteristikat dhe veēantitė e Kosovės dhe atė model do t’ia paraqesė Qeverisė pėr aprovim.
Komisionin qeveritar nga Kosova e priti kryetari i Unionit Mag. Muhidin Ahmeti, nėnkryetari: Abdurahim Kamili, Mag. Ademsafi Bajrami - imam nė xhaminė shqiptare  nė Wien(16 Bezirk), Rushan Bajrami, Mahir Zeqiri arsimtarė tė mėsimit fetar nė shkollat shtetėrore tė Austrisė, Alajdin Jashari (Imam dhe mėsues i fesė), Kryesia e xhamisė shqiptare nė Wien.

Kryetari i Unionit dhe anėtarė e Kuvendit  e informuan komisionin qeveritar pėr pėrvojėn austriake dhe pėr mundėsitė e mėdha qė i ofron shteti i Austrisė nė pikėpamje tė sigurimit tė lirive fetare dhe pozites sė mėsimit fetar nė shkollat shtetėrore tė Austrisė. Austria nė ktė aspekt ėshtė model nė tė gjithė Evropėn. Kėtė vit ne shqiptarėt  nė Austri  festojme dy 100 vjetore:  100 vjetorin e pavarėsisė sė shqipėrisė dhe 100 vjetorin e “Ligjit Islam” (Islam Gesetz), njė ligj, i cili qė nė vitin 1912 i dha fesė islame dhe B. Islame statusin juridik tė barabartė me Kishėn katolike dhe tė gjitha komunitete tjera tė krishtera.

Abdrrahim Kamili (Nėnkryetari i Unionit)

Azhornuar sė fundi ( Freitag, 30 November 2012 )
 
Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com