Ballina arrow Artikujt arrow KURBAN BAJRAMI MĖ SHUMĖ SE NJĖ FESTĖ
KURBAN BAJRAMI MĖ SHUMĖ SE NJĖ FESTĖ PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Mittwoch, 24 Oktober 2012
Mr. Muhidin Ahmeti

- Pėrmbajtjet thelbėsore tė Kurban Bajramit -

Hyrje

All-llahu ekber, All-llahu ekber…
Lebejjkell-llahumme lebbejk…

   
Po tė pėrgjigjemi o Zot, po tė pėrgjigjemi, duke tė lavdėruar dhe falėnderuar nė kėtė ditė tė madhe tė Kurban – Bajramit. Po tė pėrgjigjemi o Zot sikurse tė jenė pėrgjigjur bijtė e Ademit, bijtė e Ibrahimit dhe ummeti i Muhammedit (s). Tė pėrgjigjemi, tė falėnderojmė, tė lavdėrojmė dhe tė lutemi ta dėgjosh thirrjen tonė.
Sot jemi nė ditėn e  Bajramit, Kurban Bajramit, jemi nė momentet mė madhėshtore, tė cilat i pėrjetojnė pjesėtarėt e islamit. Sot jemi nė  momentet e para tė Bajramit, festės mė tė madhe tė muslimanėve. Kemi ardhur sot tė falim namazin e Bajramit  dhe me kėtė akt tė tregojmė se jemi prej atyre tė cilėt e kanė  pranuar All-llahun pėr Zot, Islamin pėr fe, Muhammedin pėr Pejgamber dhe udhėheqės, Kur’anin pėr Libėr, Qabenė pėr Kible, besimtarėt pėr vėllezėr dhe Bajramin si festėn e tyre mė tė madhe.


Kjo ėshtė njė ditė qė na pėrkujton njerėz tė mėdhenj dhe ngjarje tė paharruara qė e pėrcaktuan historinė e njerėzimit. Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammedi (a. s.) janė figura qė na pėrkujtojnė fatin e gjinisė njerėzore. Xhebelu-l-Rahmeh, Arefati, Mekami Ibrahim, Sinaji, Kudsi, Mekkeja dhe Medineja, Qabeja e madhnueshme, janė vendet e ngjarjeve qė tregojnė rrugėn deri te ekzistenca e njeriut nėn udhėzimin dhe mėshirėn  e Zotit (xh. sh.)
Tė nderuar vėllezėr, na erdhi Bajrami i Kurbanit – dita e falėnderimit dhe e gėzimit. Falėnderimin ia kemi borxh Krijuesit, i cili na jep jetė e gjallėri dhe na jep fuqi qė tė jetojmė me besim e shpresė. Gėzimin e ndjejmė nėn mėshirėn e All-llahut qė shprehet nė dritėn e ditės sė sotme dhe nė bashkimin e mendimeve tona. Tė vėrtetėn ia kemi borxh vetes, drejtėsinė ia kemi borxh tė tjerėve, ndėrsa paqen e bashkėjetesėn ia kemi borxh xhematit tonė, popullit tonė. 

Tė kremtuarit e kėtyre ditėve na pėrkujtojnė ditėt e lavdishme tė se kaluarės se ndritshme islame dhe nxisin besimtarėt muslimanė nė angazhime mė tė vendosura, pėr detyra mė tė reja dhe energji mė tė mėdha nė organizimin dhe krijimin e njė ardhmėrie mė tė mirė e mė tė lumtur.
Kur'ani, Haxhi dhe Kurbani janė pėrmbajtjet themelore tė Kurban Bajramit, tė cilėt paraqesin tri ideale tė larta Islame. Kur'ani paraqet arsimimin dhe devotshmėrinė, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani - sakrificėn pėr tė tjerėt.

Vetaktualizimi i njeriut pėrmes arsimimit


Gjatė historisė, profesioni mė i rėndėsishėm i njeriut – krijesės mė tė pėrkryer tė Zotit, ka qenė arsimimi.  Kjo pėr arsye se pėrparimi shoqėror, lėvizjet pėrpara nė tė gjitha rrafshėt, zhvillimi ekonomik dhe kultura e popujve ka qenė  e mundur tė pėrcillen  vetėm pėrmes arsimimit nga gjenerata nė gjeneratė. Zhvillimi njerėzor dhe nxėnia e diturisė, sjellja dhe zhvillimi i aftėsive, janė tė mundur vetėm me anė tė arsimimit. Ata qė janė arsimuar kanė arritur majėn e piramidės sociale duke fituar statuse tė reja, e bashkė me to edhe ndonjė titull. Pėrveē kėsaj, arsimimi profesional do tė pėrmirėsojė kualitetin dhe do tė sigurojė rezultate mė tė mira, e kjo do tė ishte me rėndėsi tė madhe. Pėr kėtė arsye zhvillimi i dijes dhe i aftėsive ėshtė parė si njė degė e „industrisė“. Ai person qė me anė tė arsimimit i siguron vetes njė status tė caktuar, ka rastin tė bėhet i barabartė me tė tjerėt.“

Prioritet i myslimanėve nė Evropė dhe Perėndim ėshtė tė themelojnė institucione tė diturisė sė shenjtė dhe tė pėrkrahin studentėt, kėrkuesit e diturisė, tė cilėt kanė vendosur ta kalojnė jetėn e tyre nė shėrbim tė kėsaj feje. Ne duhet ta bėjmė ēdo xhami institucion tė gjallė, me studentė dhe mėsues duke kėmbyer njohjet pėr fenė dhe duke u kujdesur pėr gjeneratėn e ardhshme nė Evropė dhe Perėndim.

Prandaj porosia e parė e kėtij bajrami pėr tė gjithė besimtarėt musliman ėshtė tė kėrkuarit e diturisė dhe shfrytėzimi i mendjes dhe i trurit tė tyre pėr tė prodhuar dituri potenciale, e cila mė pastaj do tė ishte nė gjendje tė transformohej nė dituri aktive dhe kreative. Feja Islame, edhe nė burimet e saja fetare por edhe nė traditėn historike, shumė qartė e ka theksuar faktin qė faktori intelektual ėshtė mbartės i afirmimit tė njeriut nė ēdo aspekt tė jetės sė tij. Jo vetėm kaq, por edhe fuqia e fesė nė Islam matet me arsyen. Pejgamberi  ynė, Muhammedi (a.s.) thoshte:
"Feja e njė njeriu ėshtė arsyeja e tij, ai qė nuk ka arsye nuk ka fe."
Kur'ani dhe Muhammedi (a. s.) lavdėrojnė ēdo punė fizike e mendore qė i sjell dobi individit, familjes bashkėsisė, shtetit, njerėzimit. Janė disa citate tė cilat e bėjnė tė qartė obligimin e muslimanėve pėr punė fizike e mendore (pėr shkencė, filozofi, tregti, zanate, bujqėsi etj.)
"Thuaj, o Muhammed, a mund tė jenė njėsoj ata qė dinė me ata qė nuk dinė." (Kur’ani)
"Allahun e kanė frikė nga robėrit e Tij vetėm shkencėtarėt." (Kur’ani)
"Shkencėtarėt janė trashėgimtarėt e profetėve tė Zotit." (Muhammedi a.s.)
"Nė ditėn e gjykimit do tė matet ngjyra e lapsit tė dijetarit me gjakun e dėshmorit - shehidit."
(Muhammedi a. s.)

Konstatimi qė "Shkenca dhe tė mėsuarit ėshtė farz - detyrim pėr tė gjithė pjesėtarėt e Islamit" (Ibni Maxhe), vė nė dukje vlerėn e madhe tė thirrjes Islame pėr kėtė, aktivitetin mė human dhe mė tė rėndėsishėm tė tė gjithė njerėzve. Kėrkimi i diturisė, mėsimi dhe studimi ėshtė aktiviteti mė i pėlqyeshėm i cili nuk duhet tė pushojė deri nė fund tė jetės. Thirrja pėr arsimimin e gruas ėshtė thirrja e parė nė histori qė me dituri duhet tė armatoset njėsoj si mashkulli dhe femra. Ky qė njė hap deri te barazia e plotė midis mashkullit dhe femrės.
Lidhur me ēėshtjen nė fjalė dhe situatėn qė po kalojnė shqiptarėt duhet vėnė nė dukje gjithashtu edhe rolin e intelektualėve me vullnet dhe qėllime tė mira.  Ata janė shpresa mė e madhe e njerėzimit. Sikurse ėshtė thėnė, dijetarėt - intelektualėt janė kripa e kėsaj bote, nė qoftė se prishet kripa, do tė prishet bota. Ata janė zemra e kombit ! Nga intelektualėt kėrkohet tė flasin mė shumė, duhet tė dėgjohet zėri i tyre, mendimi dhe qėndrimi i tyre, sepse kjo ėshtė nė dobi tė tė gjithė njerėzve. Nė qoftė se ata heshtin, hesht njerėzimi ose flasin ato qė nuk janė kompetent. Shenjė e shkatėrrimit tė kėsaj bote ėshtė kur flet injoranti ndėrsa hesht i menēuri. Mendimet e intelektualit nuk duhet tė jenė tė programuara me interesat e individėve apo grupeve madje as me interesat personale. Ata duhet tė flasin pėr hir tė sė vėrtetės dhe drejtėsisė, pėr hir tė atdheut, kombit dhe ata duhet tė jenė inkurajuesit dhe luftėtarė tė kėtyre idealeve. Kėshtu u shpreh Pejgamberi (a. s.) duke thėnė qė :
"Kontributi mė i madh qė i bėhet tė vėrtetės ėshtė kur njeriut tė padrejtė ia thua tė vėrtetėn nė fytyrė."

Po ashtu Muhammedi a.s. tha: "Pasardhėsit e mi do tė pėrparojnė dhe me ta do tė jetė ndihma e Allahut gjithnjė derisa mbartėsit e pushtetit nuk u nėnshtrohen (nuk dėgjojnė fjalėn) bartėsve tė diturisė (intelektualėve)."
Tė kuptuarit drejtė tė domethėnies sė dispozitave dhe institucioneve Islame nė mėnyrė tė domosdoshme kėrkon arsimim. A ėshtė e mundur, vallė, qė njė njeri i paditur tė kuptojė domethėnien e lartė tė dispozitave Islame, me tė cilat admirohen edhe shkencėtarėt mė tė mėdhenj. Islami ėshtė fe e jetės, i cili gjithmonė zhvillohet, shkon pėrpara duke e ndėrruar stilin dhe formėn e vet. Ēdo musliman e muslimane nė pėrgjithėsi dhe tė rinjtė e tė rejat nė veēanti u duhet patjetėr tė pranojnė e pėrvetėsojnė shkrim - leximin, arsimimin dhe shkencėn, si mjete tė domosdoshme pėr afirmimin mė fisnik dhe progresin jetėsor nė gjirin e fesė sė tyre tė lartė.

Haxhi – vendi i rigjetjes dhe riaktualizimit personal


Haxhi ėshtė ibadet nė tė cilin njeriu e njeh vendin e vet nė botėn universale – nė Arefat, aty  ku njeriu i parė e njohu vendin  e vet nė Tokė. Kjo ėshtė rruga e tokėsore e njeriut, i cili nė dėshminė personale tė besimit (fesė) e gjen kuptimin universal tė jetės dhe nė porosinė Hyjnore tė Kur’anit e gjen shpresėn nė shpėtimin personal.
Prandaj, porosia e dytė e Kurban Bajramit ėshtė Haxhi dhe ne pėrsėri jemi nė ditėt e tij. Pėrsėri jemi dėshmitarė tė mbajtjes sė manifestimit numerikisht mė tė madh njerėzor qė e mban mend historia. Miliona njerėz nga vendet mė tė ndryshme tė botės, me mund e sakrifica tė mėdha, u nisėn nė udhėtimin mė tė gjatė dhe mė tė dashur, udhėtimi i cili shpie nė takim me Zotin, historinė dhe njeriun. Haxhi i kėtij viti ėshtė takimi i 1433-tė i muslimanėve nga gjithė bota. 

Mė se 14 shekuj muslimanėt nga tė gjitha anėt e botės i pėrgjigjėn thirrjes sė Allahut dhe me nxitim nisėn me mjetet mė tė pėrshtatshme drejt Qabesė tė cilėt i ngjajnė rrjedhės sė njė deti nė tė cilin nga tė gjitha anėt derdhėn lumenjtė tė vegjėl e tė mėdhenj. 

Haxhi, sikurse e thamė, ėshtė manifestimi i unitetit, harmonisė dhe vėllazėrisė sė vėrtetė Islame. Sipas dispozitave fetare tė gjithė haxhinjtė gjatė kohės sė bėrjes sė haxhit, kanė tė njėjtėn uniformė (ihramin) dhe qė tė gjithė pavarėsisht nga profesioni, pozita e klasa, kanė tė drejta tė barabarta pėr tė hyrė nė faltoren e Zotit nė Qabe. Titujt e nderit dhe tė famės sė kėsaj bote aty nuk merren parasysh, jo mė t'u jepet prioritet, para dyerve tė mėshirės se Zotit tė gjithė janė tė barabartė. Aty nė mėnyrė tė veēantė manifestohen fjalėt kur'anore: "Besimtarėt janė vėllezėr". Ndoshta vetėm nė kėtė vend dhe vetėm nė kėtė rast mund tė shohim si ofiqarėt e lartė musliman tė vendeve tė ndryshme futen nė bashkėsi me tė tjerėt. Kėtu na jepet shembulli mė i mirė se si njerėz me ngjyrė, gjak dhe gjuhė tė ndryshme mund tė jenė vėllezėr kur nė mjedisin e tyre i japin pak mė shumė vend njerzishmėrisė dhe tė menduarit. Kėtu mund tė shihet mirė se si muslimanėt Gjermanė, Amerikanė, Rusė, Kinezė, Japonezė, Turq, Boshnjakė, Shqiptarė etj. nė mėnyrė vėllazėrore i shtrėngojnė dorėn njėri - tjetrit dhe me lot nė sy pėrqafohen. Ata bėjnė kėshtu sepse gjenden nė vendin ku egoizmi dhe interesat materiale tė kėsaj bote nuk kanė ndikim, ku flet ndėrgjegjja e pastėr, zemra e pastėr dhe morali i pastėr, ku vėllazėria dhe paqja nuk lidhėn me fjalė dhe kushte, por me ndjenjėn e sinqertė tė zemrės sė kalitur me shkencėn e pastėr Islame.

Kėtu njeriu ka rastin mė tė mirė qė tė njihet me popujt e tjerė dhe me kushtet e tyre, ndėrsa nėpėrmjet njohjeve tė tilla reciproke duhet tė vijė deri te solidariteti i ndėrsjellė pėr tė cilin populli gjithmonė ka nevojė tė domosdoshme. Allahu (xh. sh.) nė Kur'an thotė:
"O njerėz. Ne ju kemi krijuar juve prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju kemi bėrė tė ndarė nė popuj e fise qė tė njiheni mes vete.. Mė i miri tek Allahu ėshtė ai i cili bėn vepra tė mira." (Huxhurat, 13)
Fjalimi i fundit i Muhammedit (a. s.) nė Haxhin lamtumirės ėshtė njė mesazh i mirė edhe pėr popullin shqiptarė dhe pėr gjendjen nėpėr tė cilin ai po kalon. 

Duke festuar Bajramin ne i konfirmojmė dhe i pėrtėrimė kėto porosi dhe qėllime tė larta, duke sakrifikuar ēdo gjė, pėr tė mirėn, paqen, harmoninė dhe mirėqenien ndėrnjerzore. Meqė flasim si muslimanė atėherė duhet tė nisemi nga vetja, duhet tė dimė cilat janė themelet paqes sonė, si e pėrjetojmė atė dhe si arrijmė deri te pėrbėrja shpirtėrore e paqes nė vete. Pėrndryshe paqe tė vėrtetė nuk do tė ketė pėrderisa paqja nuk ngadhėnjen qenien njerėzore, pėrderisa nuk bėhet dimensioni shpirtėror i njeriut. E kjo do tė arrihet kur tė jetojmė plotėsisht sipas dispozitave tė Zotit (xh. sh.). Nėse nuk e pėrfillim fjalėn e Zotit (xh. sh.), nėse krahas ligjeve njerėzore nuk pėrfillim edhe ligjet hyjnore dhe normat e pėrcaktuara nė to, do tė jemi tė detyruar t'i pėrjetojmė sanksionet e ligjit natyror si ndėshkim dhe goditje paralajmėruese pėr moszbatimin e ligjit tė parė. Kėtė e shpjegon qartė Muhammedi a.s. duke thėnė: "Pesė pėr pesė. Kur njė popull nuk e kryen obligimin ndaj Zotit, Ai do t'ju dėrgoj armikun pėr sundimtar. Nė qoftė se gjykojnė ndryshe nga ajo qė ka urdhėruar Zoti, do t'ju shfaqet varfėria. Kur tė pėrhapet nė popull imoraliteti e prostitucioni, pritni shtimin e sėmundjeve e tė vdekjeve. Nėse heqin nė peshė (mashtrojnė nė peshė), nuk do tė ketė bereqet nė tė mbjella dhe do tė jetė vit i lig. Dhe kur tė pengojnė dhėnien e zekatit, do t'i zėnė thatėsia."

Ēėshtja e paqes dhe e pajtimit tė njerėzve ėshtė ēėshtje e shpirtit njerėzor. Paqja e vėrtetė ekziston nė shpirtrat e njerėzve o nuk ekziston fare. Marrėdhėniet reciproke nė mes njerėzve janė pasqyrė dhe reflektim i cilėsive shpirtėrore e morale. Ajo qė zihet dhe vlon nė shpirtin e njeriut patjetėr do tė shfaqėt nė veprat dhe raportet ndėrnjerėzore. Atje ku ka paqe nė shpirt atje ėshtė e vendosur, ndėrsa atje ku nuk ka paqe nė shpirt atje duhet mbrojtur. Nuk duhet filozofi e madhe pėr tė treguar sa e keqe ėshtė njė luftė. Vetėm njė pėrfytyrim i njė lufte tė mundshme ėshtė i mjaftueshėm pėr ata qė kanė mend tė kuptojnė sa fisnik ėshtė ai zė i cili ngrihet nė mbrojtje tė paqes dhe marrėdhėnieve tė mira ndėrmjet popujve, feve dhe racave tė ndryshme.

Antagonizmat qė lindin nė mes besimtarėve tė feve tė ndryshme tregojnė pėr mosnjohjen e fesė. Ata tė cilėt kanė raporte tė tilla antagoniste, nuk e kanė kuptuar esencėn e fesė, shpalljen e urdhėresave e porosive dhe ligjeve tė Zotit tė cilat kanė zbritur sipas etapave nė pajtim me zhvillimin shpirtėror e intelektual te njerėzit. 
Edhe e ardhmja e shqiptarėve, kudo qė janė dhe ēfarėdo besimi i takojnė,  do tė jetė e lumtur, nė qoftė se pjesėtarėt e fesė Islame, Katolike e Ortodokse do tė pėrqafojnė e tė pėrvetėsojnė secili fenė e vetė me dije e vepėr dhe tė respektojnė fenė e tjetrit me sjellje tė mirė. Si vėllezėr nga gjuha, por edhe si besimtarė musliman e tė krishterė duhet ta kuptojmė njėherė e pėrgjithmonė se realiteti dhe fati jo vetėm i yni, por i gjithė botės, qė nga fillimi e deri nė mbarim tė saj ėshtė larmi besimesh dhe  diversitet kulturash. Ky ėshtė vullneti i Zotit dhe cili musliman apo i krishterė do ta merrte guximin tė ngrihej kundėr vullnetit tė Zotit. Njeriu ėshtė vepėr madhore e Zotit, shkatėrrim pėr atė qė cenon nderin dhe dinjitetin e veprės sė Tij. Shqiptarėt nuk do tė kenė pėrēarje fetare pėrderisa tė besojnė se fetė te Shqiptarė janė pasuri e jo fatkeqėsi dhe se Zoti i vetėm ėshtė pėr tė gjithė i njėjtė.

Ardhmėria, jo vetėm e Shqiptarėve, por e gjithė njerėzimit ėshtė nė maksimėn : "Beso Zotin dhe bėn vepra tė mira".

Besimi dhe sakrifica – karakteristikė e Kurban Bajramit

Kurbani ėshtė rruga njerėzore e afrimit tė njeriut nga Krijuesi, sikurse ėshtė edhe namazi kurban i secilit njeri tė devotshėm, d. th. ēdo njeri i devotshėm dėshiron qė pėrmes namazit t’i afrohet Zotit tė tij. Sepse ai qė ėshtė i afėrt me Zotin, ėshtė i afėrt edhe me njeriun, i cili ka nevojė pėr dashuri dhe ndihmė njerėzore.
Tė nderuar vėllezėr sot, pra, ėshtė dita e sakrificės. Ajo ėshtė karakteristikė e kėtij Bajrami. Pa sakrifica nuk ka ngritje dhe progres. Ibrahimi (a. s.) ishte i gatshėm tė flijojė edhe djalin e vet pėr hir tė All-llahut (xh. sh.) sikurse pėr idealin mė madhėshtor. Vetėm nė emėr tė idealėve tė larta, vetėm nė emėr tė All-lahut, mund tė bėhen sakrifica tė mėdha pėr tė mirėn e tė tjerėve, pėr tė mirėn e popullit, pėr tė mirėn e atdheut dhe tė njerėzimit nė pėrgjithėsi.

Duke i festuar ditėt e madhėrishme tė Bajramit ne pėrkujtojmė sakrificat e mėdha qė janė bėrė gjatė historisė pėr realizimin e atyre qėllimeve e synimeve sublime tė jetės njerėzore. Pėr parimin e bashkėjetesės, pėr atė qė tė realizohet atmosfera e lirisė dhe e dashurisė, shumė popuj tė botės kanė dhėnė sakrifica tė mėdha. Pa sakrifica nuk mund tė ketė as vepra tė mėdha. Njerėzit do tė bėhen tė shquar dhe tė pavdekshėm vetėm nėse janė tė gatshėm tė sakrifikojnė, ndėrsa popujt bėhen tė mėdhenj dhe tė fuqishėm vetėm nėse stolisėn me virtyte e ndjenja sakrifikuese pėr tė mirėn e pėrgjithshme pėr tė mirėn e kombit, tė atdheut, tė njerėzimit.
Ditėt e gėzuara tė kėtij bajrami na pėrkujtojnė Ibrahimin, Ismailin a.s. dhe gatishmėrinė e tyre pėr tė sakrifikuar ēdo gjė pėr hir tė Zotit dhe veprės sė mirė.

Vendosmėria e Ibrahimit tė bėje sakrificė dhe gatishmėria e Ismailit tė bėhet sakrificė, ka qenė sprovė shumė e madhe dhe e pa precedent nė histori. I gatshėm tė flijoj djalin, lindja e tė cilit ka qenė fryt i lutjes dhe i shpresės modeste nė pleqėri, gėzim i pritur gjithė jetėn. Dhuratė e Zotit qė duhej kthyer Zotit. Ta bėsh kurban atė, mendja njerėzore do tė thoshte ta presėsh palmėn e gjelbėr qė shkretėtirės sė vdekur i premton shpresė nė zgjatjen e jetės, ndėrsa pėr mendjen profetike do tė thotė tė vėrtetuarit e nėnshtrueshmėrisė ndaj pėrcaktimit tė Zotit.
Kjo ėshtė ngritja e njeriut deri tek dashuria mė e lartė, dashuria qė shkrin ēdo dashuri tjetėr, deri te vullneti i ēeliktė i cili eviton ēdo gjė qė rrezikon dorėzimin e plotė ndaj Zotit. Ai na jep ēdo tė mirė, e ne nė shenjė mirėnjohjeje falim namaz dhe presim kurban. Ai qė nuk na do, do tė mbetet i pa pėrkujtuar, ndėrsa pėrkujtimi i ynė ėshtė Ibrahimi pėr brezat e ardhshėm.

Nga sa u tha mė lartė, mund tė konkludojmė qė sakrifica ėshtė ajo rruga kryesore, e cila ēon te mėshira e Zotit, pse jo edhe te miqėsia e Zotit, ashtu si e fitoi Ibrahimi (a. s.) dhe u bė Halilullah (Mik i Allahut).
Ēdo musliman e ka pėr detyrė tė ndjekė kėtė rrugė, rrugėn e atyre prijėsve shpirtėrorė tė cilėt i ndihmuan popujt e tyre sa herė qė ata e sillnin vetėn buzė greminės. Rrugėn e profetit tė Zotit Muhammedit (a. s.) i cili thoshte se drejtimi i popujve ėshtė amaneti dhe pėrgjegjėsia mė e madhe nė kėtė botė dhe se popujt kanė  ata prijės qė i meritojnė. 
Trashėgimtari i parė i Muhammedit (a. s.) Ebu Bekri (r. a.) duke pasur para sysh kėtė, ju drejtua populli dhe i tha: "Mė vendosėt si udhėheqės tuajin, por kjo nuk do tė thotė se unė jam mė i miri prej jush. Nė qoftė se do tė punoj mirė, mė ndihmoni, nėse gaboj mė korrigjoni. Jini tė bindur ndaj meje derisa unė i bindėm Zotit dhe Profetit tė Tij. Nė qoftė se unė heq dorė nga ajo bindshmėri, mė braktisni edhe ju mua".
Njė halif tjetėr Malik Ibn Mervan i nxitur nga halifet e mėparshėm, tha: "Njerėzit mė tė mirė janė ata tė cilėn falin kur kanė mundėsi tė dėnojnė, tė cilėt janė modestė kur janė nė pozita tė larta, dhe kur janė nė piramidėn e pushtetit sillėn me drejtėsinė mė tė madhe.“
Duke iu afruar fundit tė pėrkujtojmė edhe njėherė se kurbani ėshtė rruga njerėzore e afrimit tė njeriut nga Krijuesi, sikurse ėshtė edhe namazi kurban i secilit njeri tė devotshėm, d. th. ēdo njeri i devotshėm dėshiron qė pėrmes namazit t’i afrohet Zotit tė tij. Sepse ai qė ėshtė i afėrt me Zotin, ėshtė i afėrt edhe me njeriun, i cili ka nevojė pėr dashuri dhe ndihmė njerėzore.
Prandaj dėshiro pėr vėllanė tėnd atė ēfarė i dėshiron vetvetes!
Ji pėrkrahės i vėllait tėnd, se edhe ai do tė jetė pėrkrahės i yti!
Vepra mė e dashur pėr Zotin ėshtė qė njeriu ta gėzojė vėllanė e vet!

Virtyti mė i mirė i Bajramit ėshtė qė t’i pėrtėrish lidhjet e shkėputura mė farefisin dhe miqtė, qė t’i dhurosh atij qė tė ka hidhėruar, qė t’ia falėsh atij qė tė ka bėrė padrejtėsi!

Kurban –Bajrami, pra, ėshtė gėzim i individit, familjes dhe i ummetit universal tė muslimanėve. Porosia themelore e Bajramit ėshtė qė njeriu t’ i afrohet All-llahut (xh. sh.) pėrmes ibadetit tė kurbanit, i cili ka pėr qėllim ndihmėn e njeriut. D.m.th., feja (besimi) nė thelb ėshtė afrim i njerėzve nė dashuri dhe bamirėsi. Prandaj, edhe nė kėtė Bajram, gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė tė jemi sė bashku, qė t’ia falim njeri tjetrit, qė t’i ndihmojmė njėri tjetrit, nė mėnyrė tė veēantė atyre tė cilėt nė mesin tanė janė tė moshuar, tė paaftė dhe tė sėmurė. Le tė mbretėrojė midis nesh besimi dhe le tė mbretėrojė nė tė gjithė botėn paqja dhe mirėsia.

Kurban Bajrami mė shumė se njė festė


Bajrami i Kurbanit nuk ėshtė njė feste e zakonshme fetare, ai,  bile nuk ėshtė as festė, ai ėshtė thjeshtė Bajrami i Bekuar (Mubarek). Ka mbėshtetje fetare, por edhe domethėnie tradicionale nė kulturėn e tė gjithė muslimanėve, pra edhe tė shqiptarėve. Tė theksuarit e aspekteve tė tij kulturo-historike, psikologjike folklorike (popullore) i jep karakter specifik shoqėror dhe krijon njė ambient dhe atmosferė tė veēantė, tė cilėn e ndjejnė besimtarėt, dhe tė cilėn duhet studiuar dhe hulumtuar. Pėrveē se Bajrami ėshtė simbol i gėzimit, ai ėshtė edhe simbol i besnikėrisė praktike ndaj islamit tė shprehur pėrmes sakrificės dhe flijimit nė rrugėn e Zotit, tė shprehur pėrmes ngadhėnjimit tė egoizmit dhe vetiakizmit, fitorės mbi shejtanin nė rrugėn e ngritjes shpirtėrore drejt mėshirės sė All-llahut (xh. sh.). Vetėm pėrmes sakrificės dhe flijimit mund tė ruajmė bėrthamėn fetare Kur'anore, e cila si muslimanė na pėrcakton dhe pozicionon nė botė e edhe kėtu nė Evropė dhe Perėndim. Identitetin e Shqiptarit, muslimanit nė Perėndim, pėrveē besimit nė All-llahun (xh. sh.) dhe pasimit tė pejgamberit Muhammedit (a. s.) e pėrcakton edhe ndjenja e solidaritetit me besimtarėt tjerė.
„Kush nuk kujdeset (nuk tregon interes) pėr msulimanėt, ai nuk u pėrket atyre“, thotė Muhammedi (a. s.) duke na i caktuar rrethet e atij solidariteti. Pozicionimi ynė i kėtillė nuk mund tė jetė nė mėnyrėn e getoizimit dhe izolimit, sepse identiteti fetar i muslimanėve nė botėn perėndimore mbėshtet nė vlerat universale, tė cilat provohen nė ekzistencėn e tyre kėtu, dhe tani.

Sė kėtejmi rrjedh rėndėsia e madhe e Kurba-Bajramit, i cili ėshtė jo vetėm njė obligim fetar, por shumė mė tepėr - njė komponent thelbėsor i kulturės sonė tė pėrgjithshme dhe njė tregues i fortė i identitetit tonė.
Prandaj, shqiptarėt duhet tė mėsohen nė tė ardhmen tė organizojnė forma tė ndryshme tė avancuara sikurse janė akademitė me rastin e ditėve tė shėnuara tė Bajrameve, nė kėtė rast Kurban – Bajramit.  Akademitė e tilla ofrojnė mundėsinė e pėrmbajtjeve dhe formave  tė reja kualitative, tė cilat i kontribuojnė ruajtjes sė vlerave dhe porosive tė vjetra dhe promovimit tė vlerave tė reja kulturore, shkencore, artistike – universale tė Bajramit tė Bekuar.  Ato nuk nėnkuptojnė  tė mėsuarit e ri tė islamit, veē se janė forma tė reja, tė modernizuara tė prezantimit tė tij. Ato janė dėshmi  qė askujt nuk mund t‘i merret identiteti i tij e qė mė parė tė mos shkėputet nga e kaluara e tij, kultura dhe tradita e tij.  E kur tė ndodh kjo, atėherė ėshtė lehtė personi i tillė tė mashtrohet dhe tė sundohet. Pėr kėtė arsye janė ditėt e Bajramit tė bekuar, ditėt e Kurbanit dhe pėrmbajtjet e Qendrave kulturore islame, qė tė pėrkujtojnė, paralajmėrojnė dhe trimėrojnė.  

Nė ditėt e Kurban - bajramit me kthimin e njerėzve nga xhamia nė shtėpi, fillojnė menjėherė pėrgatitjet pėr therjen e Kurbanit. Pasi tė mbarojnė me therjen e kurbanit, mishi i tij ndahet nė tre pjesė tė barabarta. Njė pjesė u jepet tė varfėrve, pjesa tjetėr u jepet fqinjėve, farefisit dhe miqve, ndėrsa njė pjesė i mbetet kryefamiljarit dhe anėtarėve tė tij.  Fėmijėt shpėrndajnė mishin e kurbanit me qėllim qė tė gjithė ata tė cilėve u ndahet kurbani tė kenė mundėsi me kohė tė pėrgatisin sillėn e Bajramit.  Tė vizituarit e farefisit gjatė kohės sė Bajramit ka njė qėllim dhe domethėnie unike. Besimtarėt gjatė kohės sė Bajramit janė tė lumtur dhe tė gėzuar, e gėzimin gjithmonė ėshtė mė mirė ta ndash me tė afėrmit.

Pėrveē kėsaj, Bajramet janė koha ideale qė disa mospajtime qė ekzistojnė pėrbrenda familjes tė zbuten, e ata, tė cilėt eventualisht janė tė hidhėruar me njėri tjetrin, tė pajtohen. E gjithė kjo ėshtė e rrėnjosur thellė nė fenė tonė - dini   Islamin, i cili kėrkon nga besimtarėt qė tė jetojnė nė harmoni, nė mirėkuptim dhe dashuri vėllazėrore. Mė nė fund ditėt e Bajramit janė ditė gėzimi, hareje dhe lumturie. Fytyrat e besimtarėve shkėlqejnė nga  gėzimi, kėnaqėsia dhe lumturia nė ditė e Bajramit. Pejgamberi (s) gjatė Bajramit lejonte disa forma tė argėtimit dhe dėfrimit me kėngė dhe lojėra tė ndryshme, tė cilat ishin nė pajtueshmėri me dispozita dhe parimet e sheriatit islam.
Ditėt e bajramit janė  ditė tė kėndimit tė tekbirėve me tė cilėt e falėnderojmė All-llahun (xh. sh.) pėr begatitė tė cilat na  ka dhuruar dhe na i ofron vazhdimisht gjatė jetės sonė tė kėsaj bote. Tė gjitha traditat e shqiptarėve musliman qė kanė tė bėjnė me bajramin janė thellė tė rrėnjosura nė traditėn islame dhe sunnetin e Pejgamberit tė nderuar (a. s.). Bajramet, edhe pse janė festa fetare islame, ato tashmė janė shndėrruar nė festa gjithė popullore, tė cilat kanė marr edhe epitetin e festave kombėtare, shqiptare.
   
Pėrmbyllja
Nė fund duhet tė konstatojmė qė bajramet duhet tė na frymėzojnė pėr fitore tė reja dhe tė jenė momente tė pushimit tė shpirtit dhe trupit, tė cilėt do t’ na forcojnė pėr realizimin ideve dhe projekteve tė reja, e jo tė jenė raste tė argėtimeve tė padobishme. Bajrami nuk duhet reduktuar nė njė manifestim tė thjeshtė tė kėnaqėsisė pa kurrfarė kuptimi dhe domethėnie. Ato duhet tė jenė ditė tė ripėrtėritjes sė fuqisė e jo ditė tė rritjes sė dobėsisė nga poshtėrimi dhe ditė tė manifestimit tė parimeve dhe moralit e jo ditė tė madhėrimit tė epshit, pasionit dhe  kėnaqėsive materiale.

Kėto janė ditė kur duhet tė ndjehet fuqia dhe aftėsia e ndryshimit tė gjendjes, e jo fuqia e ndėrrimit tė rrobave. Kėto janė ditė nė tė cilat i dėrgohet mesazh ummetit si tė vendoset dhe tė pėrhapet fryma e mirėkuptimit dhe bashkėpunimit. Ky ėshtė njė rast qė ky popull, ky ummet tė tregojė trashėgiminė e tij pozitive, tė dėshmojė se mundet tė shkojė nė hap me kohėn dhe t’i binde tė tjerėt qė nuk ėshtė bashkėsi e dobėt.

Pėr shkak tė kėtyre mesazheve dhe domethėnieve tė fuqishme nė islam ėshtė vendosur dita e bekuar e Bajramit si njė trashėgimi dhe shenjė e kohės nė mėnyrė qė secila gjeneratė tė mund t’i dhuronte gjeneratės sė ardhshme gjurmėt dhe shenjat e kohės sė vet  si dėshmi e njė zelli dhe vetėmohimi tė vazhdueshėm hierohistorik tė ummetit, i cili mendjen e tij kolektive do ta vėrtetonte duke u shėrbyer interesave tė tij vitale.

Dhe krejt nė fund duke e pėrfunduar kėtė shkrim, u dėshiroj nga zemra tė gjithė muslimanėve dhe muslimaneve,  gra e burra, atyre tė cilėt sot bėjnė tavaf rreth Qabesė dhe atyre tė cilėt janė nė shtėpi rreth kurbaneve, e gėzofshi Bajramin, duke iu lutur All-llahut tė dashur pėr shėndetin e tyre dhe suksese nė jetė dhe punė. Nė mėnyrė tė veēantė ua uroj Bajramin tė pėrndjekurve, tė persekutuarėve, tė sėmurėve dhe tė paaftėve duke iu lutur Krijuesit tė Lartėsuar qė t’ju vijė nė ndihmė!

Me dėshira tė veēanta Bajramin ua uroj edhe vėllezėrve tanė shqiptarė ku do qė janė nė Diasporė dhe tė gjithė muslimanėve nė botė:

E gėzofshi Bajramin e bekuar!


Literatura:
1.    Ibrahim Hoxhiq, “Mbi tė kuptuarit intelektual dhe primitiv tė fesė”, Sarajevė, 1971).
2.    Mr. Muhidin Ahmeti, Pėrmbledhje ligjėratash fetare, Shkodėr, 1996.
3.    Bilal Hasanoviq,“Izbor hutbi i vazova”, Sarajevė, 1990
4.    Mustafa Fetic, Kazivanja sa minebra, Novi Pazar, 2006
5.    Halil Mehtic, Vazovi, Zenica, 2004
6.    Ilmihal – Der Gelebte Islam, Frankfurt, pa vit botimi.
7.    N. Mual’lim, 2/ 2000)
8.    www.znaci.com _ Sarajevo-BiH _ 2001_2007 >
9.    www.brodarevo.net/
10.    www.scribd.com
11.    www.muslime-in-niederkassel.de/
12.    www.igmg.de/
13.    www.moforaja.com/thread
14.    www.ikc-berlin.de

Azhornuar sė fundi ( Mittwoch, 24 Oktober 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com