Ballina arrow Artikujt arrow Nata e madhe e Kadrit
Nata e madhe e Kadrit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 19 August 2012
Mr. Muhidin Ahmeti

NATA E MADHE E KADRIT


„Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit.
E ku e di ti se ē'ėshtė nata e Kadrit?
Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė
mijė muaj!Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė)
zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn
ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri
nė agim tė mėngjesit.” 
(El-Kadr: 1-5)

Ramazanit po i afrohet fundi. Ditėt e bekuara tė kėtij muaji kaluan shumė shpejtė. Sapo u mėsuam me kėtė regjim tė agjėrimit, me disiplinėn e trupit e tė shpirtit, sapo i zbuluam bukuritė e Ramazanit dhe pėrjetuam kėnaqėsitė e begatitė e pranverės qiellore tė Ramazanit, ja, pra, tani na duhet tė mendojmė nė ndarjen prej tij.


Jemi nė dhjetėditėshin e fundit dhe pikėrisht nė Natėn e madhe tė Kadrit.
Nė kėtė natė, nė natėn e sotme para 14 shekujve, nė shpellėn e malit Hira ndodhi diēka e jashtėzakonshme, ndodhi mrekullia mė e madhe e tė gjitha kohėve. Papritmas u ndėrpre nga tė gjitha anėt vetėdija njerėzore nga meleku mė i mirė – Xhebraili (a.s.). Kjo ishte njė natė kur u shndriti gjithėsia nga tė gjitha anėt. Nė natėn e sotme para 14 shekujve, prijėsi i melaqeve Xhibrili (a.s.) erdhi pėr herė tė parė te Muhammedi (s), tė cilin e gjeti nė shpellė duke medituar dhe duke u lutur  pėr zbulimin e sė vėrtetės. Dhe papritmas ndodhi zbulesa – zėri i sė vėrtetės absolute. Kjo qe njė kthesė e madhe ndėrmjet dy periudhave dhe pika e parė e mėshirės sė  Zotit qė erdhi t’i nxjerrė njerėzit nga errėsira nė dritė, nga errėsira e injorancės nė dritėn e diturisė e tė shkencės.

Kjo natė, pra ėshtė njė natė e vlefshme nė tė cilėn u shpall Kitabi i vlefshėm. Iu shpall tė dėrguarit tė vlefshėm nga njė popull i vlefshėm.
Vetėm nė natėn pranverore tė Ramazanit ėshtė nata e 27, Nata e Dritės mbi dritat, Nata mė shndritshme se ēdo ditė, mė e vlefshme se njė mijė muaj, mė e gjatė se ēdo zgjatje kohore, Nata e cila bėri pajtimin e Qiellit dhe Tokės – Nata e fatit tė botės dhe Nata e shkėlqimit tė diturisė. Pikėrisht nė kėtė natė na ėshtė dhuruar Fjala e Penda dhe Pllaka e Xhibrili dhe Pejgamberi e Libri – ato frytet e amshuara tė pranverės qiellore tė Ramazanit. Nė kėtė natė hapen tė gjitha dyert qiellore dhe koret e melaqeve me Ruhin nė krye, melaqet e fronit (Arshit) tė All-llahut, pelegrinojnė Tokėn dhe tokėsorėt. Dhe sikur dikur edhe sot nė Ramazan, nė Natėn e tij mė tė bekuar freskojnė dhe ruajnė kujtimin e gjallė pėr Pejgamberin e Islamit, tė cilit All- llahu (xh. sh.) pikėrisht atė natė ia dha nė trashėgim Kitabin (Librin) e pėrjetshėm, Lapsin, Lehvėn dhe tė gjitha mbretėritė qiellore e tokėsore. Nė kėtė natė, tė gjitha dritat qiellore dhe tokėsore e bashkojnė shkėlqimin e tyre me dritėn e Fjalės kur’anore qė shkėlqen  me pastėrtinė e sė vėrtetės. Nė  kėtė natė pėrzihen melaqet dhe njerėzit nė pamjet e tyre tė pastra e tė pa shtrembėruara  dhe pikėrisht nė kėtė natė, All-llahu (xh. sh.) u tregon edhe njėrės edhe palės tjetėr, mbretėritė e qiellit e tė tokės, deri atėherė tė papara dhe tė panjohura, tė fshehura nga sytė e dritės sė pėrditshme. U tregohet edhe Froni i tė Gjithėmėshirshmit nė lavdinė e tij qiellore, oborret dhe pallatet  rreth tij tė stolisura, ku janė vendosur shpirtrat e pejgambereve, evliave, shehidėve dhe tė  drejtėve tjerė, tė ndriēuar me afėrsinė e All-llahut. Dhe vetėm disave prej tyre, atyre, tė cilėt i kundrojnė gjėrat me syrin e zemrės,  atyre All-llahu (xh. sh.) ua zbulon plotėsinė e bukurisė sė Vet nė Natėn e ēdo pėrkryerjeje. 

Kėshtu duhet tė arrimė nė natėn e Kadrit ku frymėzimi do tė jetė aq i madh sa tė zbulojė tė Vėrtetėn absolute, e cila do t’i shndrit shpirtin e njeriut, do t’i hapė dyert e sė vėrtetės qiellore dhe duke ia zhvilluar shikimin e shpirtit, do tė pėrjetojė shkėlqimin e brendshėm shpirtėror. Dhe kėshtu nė kėtė pikė kulmore te ngritjes, ai do tė ndjejė kėnaqėsi tė papėrshkruara dhe njė shkallė tė lartė gėzimi e satisfaksioni sa qė do t’i duket se tė gjitha dėshirat i janė plotėsuar dhe se nuk ka nevojė mė pėr asgjė tjetėr, vetėm qė tė mos mbetet i privuar nga ato momente tė mrekullueshme. Kjo do tė arrihet pikėrisht nė Natėn e Kadrit dhe frymėzimi qė merr aty do ta pėrcjellė sa tė jetė gjallė (1000 muaj – 84 vjet). Atė natė do tė ketė frymėzim shtesė, sepse do tė zbresin melaqet dhe xhibrili. Pikėrisht nė kėtė Natė, Pejgamberit (s) iu zbulua drita e sė vėrtetės, nė natėn kur Xhibrili hoqi nga ai perden e shikimit shpirtėror.


Kush nuk e sheh, kush nuk e kupton tė vėrtetėn apo urtėsinė e vėrtetė, ajo fshihet nga ai sikurse pas ndonjė perdeje. Atij ēdo gjė i duke e paqartė, e errėt dhe e mjegulluar. Ndėrsa, kujt i zbulohet e vėrteta para shikimit tė tij shpirtėror, atij do t’i hiqet perdja “qiellore” dhe do t’i shfaqet e vėrteta dhe urtėsia  si drita qiellore e Zotit, sepse “All-llahu ėshtė dritė e qiejve dhe e tokės” dhe se vetėm prej Tij vjen drita, e vėrteta “E vėrteta ėshtė nga Zoti yt”. E ai qė e kupton kėtė  tė vėrtetė, atij nuk i duhet asgjė mė tepėr.

Kur’ani, natėn kur filloi shpallja e quan  “Lejletu’l-Kadri” qė do tė thotė natė respekti, nata e njohjes dhe e vlerėsimeve mė tė mėdha, nata e gjithėfuqisė.

Muhammedi (s) shpesh thoshte se Lejletu’l-kadri ėshtė nata mė e rėndėsishme nė historinė njerėzore. Njė thėnie e tij lidhur me kėtė thotė:
“Nė ramazan ėshtė njė natė, e cila vlen mė shumė se 1000 muaj. Kush nuk e shfrytėzon atė natė, kush mbetet i privuar nga ēdo mirėsi, ai edhe mė tej do tė jetė i pafat”.

Pejgamberi (s) pėrsėri thoshte: “Ēdo i dėrguar i Zotit ka pasur mrekullitė e veta, mrekullia ime ėshtė Kur’ani dhe i tillė do tė mbetet pėrgjithmonė.”
Nata e Kadrit ėshtė Nata e devotshmėrisė: Pejgmaberi (a.s.) ka thėnė:
“Kush e kalon Naten  Kadrit nė ibadet, duke besuar sinqerisht dhe duke llogaritur pėr fitimin e begative tė saj, do t’i falen gjynahet e kaluara”. (Bahariu)
Nata e Kadrit ėshtė nata e mėshirės sė All-llahut me tė cilėn erdhi Shpallja dhe pejgamberia e Muhammedit (s)
“Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha botėt.” (Ebija: 107)
Nata e Kadrit ėshta nata e qetėsisė shpirtėrore:
Tė arrish kėtė kėnaqėsi nė veten tėnde ėshtė gjurma mė e madhe e ndikimit tė besimit nė ty. Kulmi i kėsaj duhet tė jetė nė natėn e Kadrit.
Nata e sotme  ėshtė nata e lutjes sė pėrbashkėt tė melaqeve, njerėzve dhe gjithė universit. Xhamitė, mesxhidėt, shtėpitė dhe vendet tjera anė e kėnd botės marrin frymė me lutje tė qetė. Ēdo gjė ėshtė nė lėvizje: trupi, mendja, zemra dhe shpirti. Kjo lutje do tė zgjat tėrė natėn pa pushuar deri nė agimin e qetė. Pejgamberi (a.s.) thotė:
“Kur vjen nata eKadrit, zbret Xhibrili me grupe melaqesh  duke bėrė lutje dhe duke i pėrshėndetur tė gjithė ata qė janė duke u lutur nė kėmbė, ulur dhe duke pėrmendur All-llahun (xh. sh.).
Nata e kadrit ėshtė nata e lutjes, nė tė cilėn pranohet ēdo lutje e sinqertė.
“E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua.” (Bekare, 186)

   

Nata e  mbėshtetjes sė plotė nė All-llahun(xh. sh.):
“Kush i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dėshirėn e vet dhe All-llahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin).” (Talak, 3)

Nata e vėrtetimit tė besimit, nata e tevhidit dhe e deklarimit tė sinqertė tė  La ilahe il’lall-llah – Formula e monoteizmit.
Pejgamberi (s) ka thėnė: “Gjėja mė e mirė qė unė dhe pejgamberet para meje e kemi shpreh ėshtė: Nuk ka zot pėrveē All-llahut...”

Nata e tesbihit dhe e lavdėrimit tė All-lahut (xh. sh.)
Ebu hurejre thotė se pejgamberi (s) ka thėnė: Dy shprehje janė tė lehta nė gjuhė, por tė rėnda nė peshoren e ahiretit dhe tė dashura pėr tė Mėshirshmin:
“Madhėshtia dhe falėnderimi i takon All-llahut! Madhėshtia i takon All-llahut tė Lartėsuar! (Buharia+Muslimi)



Nata e leximit/kėndimit tė Kur’anit:
“E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre.”
(Enfal, 2)

Nata e vazeve dhe e mėsimit tė njerėzve
“Sadakaja mė e mirė ėshtė qė myslimani e mėson pėr vete, t’ia mėsojė edhe vėllait vet.”
Mė sa u tha mė lartė kuptojmė qė qėllimi i kėsaj nate ėshtė qė tė riedukojė njeriun, tė bėjė mė human, mė tė devotshėm dhe mė tė mirė. Ta bėjė tė vlefshėm pėr rolin dhe obligimet qė i ka marrė nga Krijuesi.

Tė gjithė ata, tė cilėt nga Nata e Kadrit  nuk dalin tė ripėrtėrirė, rilindur ėshtė shenjė qė ata nuk kanė qenė tė pranishėm aty dhe kanė mbetur tė privuar nga tė mirat, pėrfitimet dhe begatitė e saj, e kush mbetet pa tė mirat dhe vlerat e saj, ai ka humbur ēdo tė mirė, pikėrisht siē thotė Muhammedi (s):
“Po ju vjen Ramazani. Nė tė ėshtw njė natė mė e mirė se njė mijė muaj. Atė qė e anashkalon vlera e saj, ka mbetur i privuar nga ēdo e mirė, e ajo nuk e anashkalon askėnd pėrveē tė prishurit (devijuesit).”
Prandaj, Nata e Kadrit ėshtė data mė e rėndėsishme jo vetėm nė historinė islame, por edhe nė historinė botėrore.
Nė kėtė natė para 14 shekujve u vendos ura kalimtare prej njė epoke tė re nė tė cilėn do tė jetė i mjaftueshėm pėr njerėzit zhvillimi i tyre personal qė me ndihmėn e Kur’anit tė kėrkojnė e tė gjejnė zgjidhje pėr ēdo ēėshtje deri nė ditėn e Gjykimit.
Nė kėtė natė tėrė njerėzimi mori Librin qė s’mund tė vlerėsohet e tė krahasohet me asgjė. Nė kėtė natė, pėrmes Kur’anit, ēdo gjė qė ka njė domethėnie ėshtė arsyetuar shprehimisht dhe qartė, janė vendosur vlera tė reja dhe kritere tė reja, ėshtė caktuar fati i popujve tė tėrė. Nga injoranca dhe pėr fatin e tij tė keq, njerėzimi fare nuk dėshiron tė kuptojė domethėnien e vėrtetė tė kėsaj nate dhe kriteret e reja qė janė vendosur nė tė, e me kėtė humb paqen, suksesin dhe lumturinė mė madhėshtore qė i ofrohen pėrmes islamit: paqen, e cila i pėrket ndėrgjegjes, jetės familjare dhe bashkėsisė njerėzore.
O Zoti ynė, ne bėmė gabime (gjynahe) ndaj vetes tonė, nėse Ti nuk na fal e nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi tė humbur.
O Zoti ynė prano lutjet tona.
O Zot, na i hap dyert e Mėshirės Sate dhe na i lehtėso dyert e furnizimit Tėnd.
Lavdia dhe ēdo falėnderim ėshtė pėr Ty o Zoti im! Nuk ka Zot pėrveē Teje!     Prej Teje kėrkoj falje, Ty tė drejtohem dhe para Teje pendohem!
O Mėshirshmi All-llah, Nėse ne Ty tė harrojmė, Ti mos na harro ne!

O Zot ti je i mėshirshėm, e do mėshirėn, mė mėshiro mua”
 



 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com