Ballina
DIMENSIONET E MI’RAXHIT PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Dienstag, 19 Juni 2012
Mr. Muhidin Ahmeti   

Natyra ėshtė njė libėr i hapur,
Germėn e tė cilit askush s’mund ta kuptojė,
Njėqind vjet studijoj fijėn e barit,
Natyrėn e qenies sė saj, prap nuk do ta kuptosh.

Ismail Safa

Islami ėshtė i madh pėr nga gjėrat e tij tė zakonshme, tė pėrditshme, pėr nga dashuria qė e propagandon nė mes prindėrve dhe fėmijėve, nė mes besimtarėve dhe tė gjithė njerėzve, pėr nga drejtėsia, toleranca, durimi, maturia. Kėto tema, zaten janė edhe karakteristika e vėrtetė e islamit. Mirėpo, Islami ka edhe temat e tij tė mėdha qė e bėjnė atė madhėshtor, e pėr njeriun ėshtė qė tė bėjė pėrpjekje tė merret edhe me temat e tilla tė mėdha. “Qėllimi kryesor i Kur’anit ėshtė tė zgjojė tek njeriu vetėdijen mė tė lartė pėr raportet e tij tė shumėfishta me Zotin dhe universin.”


Sipas Ismail Safa, tė soditurit pėr fundin e gjithėsisė paralizon mendimin njerėzor. Prandaj, nuk ėshtė pėr t’u habitur qė Muhammed Ikballi tha se “kufirin e paskajshėm nuk duhet kėrkuar nė drejtim tė yjeve, por nė shpirtrorėsinė dhe jetėn e pakufishme kozmike”. Nėse qėllimi kryesor i Kur’anit ėshtė, e me siguri ėshtė, qė tė nxisė tek njeriu vetėdijen mė tė lartė pėr raportin e tij me Krijuesin e Universit dhe me Gjithėsinė, atėherė ėshtė shumė lehtė tė kuptojmė pėrse Pejgamberi i Islamit u nderua me dimensionet mė tė larta shpirtėrore dhe pėrse me ngritje mbinatyrore iu ndruēua Rrugėtimi me tė cilin e udhėzoi bashkėsinė njerėzore. Mi’raxhi qe pamje e jashtėzakonshme pėr syrin e pejgamberit. I frymėzuar me fuqi tė re pėr kumtesėn e Kur’anit, Resuli nxiti edhe LUBB-in (mendjen) edhe KALB-in (zemrėn) e njerėzimit qė t’ia hapė Fjalės sė All-llahut tė gjitha rrjedhjet e mundshme.

Elementet kryesore tė frymės sė Mi’raxhit janė zemra dhe mendja, pėrkatėsisht dashuria dhe tė kuptuarit. Ato Mi’raxhit i japin rėndėsinė e vėrtetė dhe dmethėnie largpamėse. Te Mi’raxhi i Pejgamberit, nė mėnyrė ideale janė fituar qė tė dy kėta elemente dhe fuqishėm janė manifestuar aty. Dashuria e papėrballueshme (ashku) ndaj All-llahut dhe shenjave tė Tij e bartėn atė drejtė qėllimit mė madhėshtor, e tė kuptuarit e shenjave tė Zotit (li nurijehu min ajatina) i dhanė orientim tė drejtė qė tė arrijė qėllimin e dėshiruar. Prandaj edhe Kur’ani nė mėnyrėn mė tė zėshme thekson bashkėpunimin e ngushtė tė zemrės dhe mendjes, pėrkatėsisht dashurisė dhe tė kuptuarit. Sepse nuk mjafton islamin vetėm ta duash, por atė duhet njohur dhe kuptuar dhe nė fund porosinė e tij duhet jetėsuar.
Prandaj, qė ta shohim dritėn e Mi’raxhit dhe qė t’i dėgjojmė e kuptojmė porositė  e tij, duhet tė jemi me zemėr dhe me shpirt nė shtegun e Mi’raxhit, tė cilin na e ndriēoi Kur’ani me fjalėt:
“Qoftė lartėsuar ai i cili e dėrgoi robin e Vet natėn prej Mesxhdi Haramit deri te Mesxhidi Aksa, rrethinėn e tė cilit e kemi bekuar, nė mėnyrė qė t’i tregojmė disa nga shenjat tona” (El-Isra:1)

Ky udhėtim nate ėshtė njė nga shenjat e All-llahut qė hap zemrat pėr pamjet e mrekullueshme tė kėsaj jete dhe zbulon mundėsitė e fshehura nė natyrėn e njeriut.  Sepse njeriu nė mėnyra tė ndryshme shquhet nga krijesat tjera dhe tek ai All-llahu ka vendosur kėto sekrete tė vlefshme.

Nė kėtė ajet ėshtė pėrmnedur vetėm njė pjesė e rrugės, d.m.th. prej Mekkes deri nė Jerusalem. Aty si qėllim ėshtė pėrmendur qė All-llahu Pejgamberit tė Vet deshi t’i tregojė disa nga shenjat e Tij. Kur’ani nuk pėrmend detaje tjera. Sipas sqarimeve tė literaturės sė hadithit, Pejgamberi fillimisht ėshtė dėrguar nė Jerusalem, ku nė bashkėsi me tė dėrguarit tjerė e ka falur namazin. Pastaj, ėshtė pėrcjellur pėr nė sferat mė tė larta, ku ka takuar disa nga Pejgamberėt mė tė mėdhenj, derisa  nė fund  arriti nė vendin mė tė lartė tė qiellit dhe  qėndroi pėrpara vetė All-llahut (xh. sh.). Kėtu midis detyrave tjera tė rėndėsishme iu urdhėrua falja e namazit pesė herė nė ditė.
Pėrsa i pėrket kėtij udhėtimi ka mendime tė ndryshme. Disa thonė se ka qenė ėndėrr,  tė tjerėt mendojnė qė Pejgmaberi ka qenė krejtėsisht i zgjuar dhe kėtė rrugė e ka kaluar  me trupin e tij fizik, ndėrsa njė pjesė tjetėr, pėrsėri mendojnė se ka qenė njė lloj vizioni mistik.

Dilemat dhe debatet rreth mėnyrės sė udhėtimit tė Pejgamberit (s) tė Israsė dhe Mi’raxhit janė tė panevojshme, e disa edhe tė pakėndshme dhe joproduktive. Personalisht mendoj se ata qė e kanė kuptuar Mi’raxhin dhe domethėniet e tij mė tė thella, ata tė cilėt e kanė kuptuar Mi’raxhin dhe esencėn e tij shumėdimensionale, pėr ta ēdo diskutim rreth mėnyres sė tij ėshtė i pakuptimt dhe i pavlerė. Sepse Mi’raxhi ėshtė njė mrekulli qė nuk mund ta pėrfshijmė tė tėrin me konceptet tona tė kohės dhe hapėsires, sepse njė pjesė e tij ndodh nė njė botė ku nuk funksionon koha dhe hapėsiara dhe ku zotėrojnė dimensione tjera tė panjohura pėr ne dhe tė cilat janė simbol i realizimit shpirtėror nė shkallėn e qenieve. Si pėrgjigjie nė kėtė pyetje, konsideroj se Xhelaludin Rumiu ka dhėnė, nėse mund tė themi, njė lloj pėrkufizimi  duke thėnė: Mi’raxhi – Ngritja - nuk ėshtė i ngjashėm me ngritjen e njeriut nga hėna: jo, por ėshtė i ngjashėm me ngritjen prej kallamit tė sheqerit nė sheqer. Nuk ėshtė i ngjashėm me ngritjen e avullit nga qielli: jo, por ėshtė i ngjashėm me ngritjen e embrionit  tek arsyeja”. Esencėn dhe gjuhėn e tillė universale dhe shumėdimensionale tė Mi’raxhit e paraqet edhe Kur’ani me fjalėt vijuese:

“Zemra nuk e mohoi atė ēka e pa... Shikimin nuk ia ktheu e as e hutoi!... Pa mrekullitė mė madhėshtore tė Zotit tė vet...” (En-Nexhm, 11,17)
Ndėrsa pejgamberi (s) atė gjendje e pėrshkruan me fajlėt vijuese: “Ka qenė diku nė mes ėndėrrės dhe realitetit” (Buhariu)
Mi’raxhi i Pejgamberit (s) pėrbėhet prej tri pjesėve apo tri dimensioneve: pjesa tokėsore apo gjysmėhorizontalja e  parė e drejtuar nga e kaluarja; pjesa qiellore apo dimensioni vertikal dhe pjesa e tretė – pėrsėri ajo tokėsore apo gjysmėhorizontalja  e dytė e kthyer nga e ardhmja.

E para tregon rėndėsinė hitorike tė Israsė nė raport me tė kaluarėn dhe hulumtimin e saj; pjesa e dytė shėnon rėndėsinė historike nė raport me kohėn dhe gjendjen momentale dhe pjesa  e tretė i jep kahje dhe orientim tė ardhmes.
Me fjalė tjera pjesa e parė pėrbėhet nė udhėtimin e Muhammedit (s)  prej Mesxhidul- Haramit nė Mekke deri te Mesxhidul-Aksa nė Jerusalim. Kjo do tė thotė se Mesxhidul- harami ėshtė vendi i zbritjes sė Shpalljes sė Ibrahimit dhe Ismailit (a.s.) Ndėrsa Mesxhidul-Aksa ėshtė vendi i shpalljeve tė Musaut dhe Isaut (a.s.). Muhammedi (s) si i dėrguari i fundit, me misionin e tij dhe pranimin e Shpalljes nga All-llahu (xh. sh.), nė mėnyrėn mė tė fuqishme bėn lidhjen dhe bashkimin e atyre dy vendeve tė shenjta tė Islamit. Drita reflektuese e tyre mė pas do tė ndriēojė tėrė botėn, nė mėnyrė qė tė shihen shenjat qė e lidhin qiellin me Tokėn, qė i tregojnė njeriut rrugėn nga rrėshqitja deri te ngritja, nga indiferentizmi deri te zgjuarėsia, nga hakmarrja deri te falja, nga shkatėrrimi deri te shpėtimi.

Nė kėtė pikė do tė ndahemi nga elementi i parė qė pėrbėn spektrin historik tė ngjarjes nė pėrgjithėsi, sepse ky nuk ėshtė objekt i kėtij shkrimi. Me theks tė veēantė do tė fokusohemi tek pjesa e dytė e Mi’raxhit dhe natyrisht duke potencuar mesazhin e dimensionit tė tretė pėr tė ardhmen e ummetit.

Ngjarja e Mi’raxhit ndodhi nė momentet kur Pejgamberi (s) dhe muslimanėt e parė pėrjetuan krizėn mė tė madhe dhe ēastet mė tė vėshtira dhe mė dramatike nė historinė e tyre. Pėrveē imanit dhe shpirtit tė fuqishėm ēdo gjė e kėsaj bote u mungonte. Uria, persekutimet, torturat, tradhtitė, intrigat, keqtrajtimet dhe nėnēmimi i muslimanėve ishin pėrditshmėria e Mekkės idolatorike. Mi’raxhi ngjalli shpresa tė reja te muslimanėt e shtypur e tė nėnēmuar. Me kėtė ngjarje u hap njė faqe  dhe  periudhė e re e Islamit.

Mi’raxhit i paraprijnė edhe disa ndodhi qė  e dėshpėruan nė masė tė madhe Pejgamberin (s). Fillimisht vdekja e bashkėshortes – Hatixhes – muslimaneja e parė, e cila qė nė fillim iu kushtua Islamit me tėrė qenien dhe i dha Muhammedit (s) ndihmėn mė tė madhe morale dhe materiale pikėrisht atėherė kur kishte mė shumė nevojė. Pastaj vdekja e axhės sė tij Ebu Talibit, mbrojtėsi mė i sinqert dhe mė i madhė i Pejgmaberit (s). Filloi viti i dėshprimit dhe Pejgmaberi (s) shkoi nė Taif duke shpresuar se atje do tė gjejė gjuhė tė pėrbashkėt dhe do tė ketė sukses nė misionin e tij fisnik. Mirėpo, edhe atje, Fjalės sė All-llahut nuk ariti t’i sigurojė zhvillim tė lirė dhe publik. Taifasit nuk e pritėn mirė. Pėrkundrazi e sulmuan me gur dhe e bėn tė dėshprohej edhe mė tepėr. Ashtu nė atė gjendje dėshprimi dhe i pėrgjakur me sy nga qielli i ngirti duart lartė dhe tha:
O Zoti im, Ty tė ankohem pėr dobėsinė e paaftėsinė time dhe pėr njerėzit qė nuk mė kuptojnė.“O Zot shpejtoje ngadhėnjimin e sė vėrtetės ose thirre robin Tėnd tek Vetja Jote, nė botėn tjetėr mė tė mirė”.
Nė ato ēaste tė jetės sė tij, All-llahu (xh. sh.), njė natė tė qetė dhe tė kėndshme, e pėrgėzoi me Mi’raxhin. Kjo qe njė pėrkrahje, njė ndihmė, njė shpėrblim i madh pėr tė dėrguarin Muhammed (s). Vėrtet kjo ishte njė risi pėr tė, e njėjtė me atė tė shpellės Hira. U ngrit nė sferat mė tė larta qiellore, kaloi kufijt kohor dhe hapėsinor tė botės dhe arriti nė mbretėrinė shpirtėrore tė Zotit, ku pėrjetoi takimin me All-llahun dhe me harmoninė e kosmosit duke parė “mrekullitė mė madhėshtore tė Zotit tė vet.”

Ngritja e Pejgmaberit (s) nė qiell ėshtė e papėrsėritshme nė ēdo pikėpamje. Edhe nė nivlet mė tė larta tė ngritjes, Muhammedi (s) mbeti i vetėdijshėm. Ai nuk e humbi vetėdijen madje edhe nė praninė  e tij tė plotė me tė Vėrtetėn Absolute.  “Shikimin nuk i ktheu as  e hutoi! Pa mrekullitė mė madhėshtore tė Zotit tė vet” (Kur’an). Ky ėshtė ideali i humanitetit tė pėrkryer nė Islam. Kjo ėshtė shprehur shkėlqyeshėm me njė shprehje letrare nė vargjet persiane:

“Musau e humbi vetėdijen nga njė fije e vogėl e dritės sė Vėrtetės: Ti e shikon   me buzėqeshje vetė subsatncėn e sė Vėrtetės.”
Muhammedi (s) e pėrjetoi Mi’raxhin nė gjendje tė vetėdijes sė plotė. U ngrit nė shkallėt mė tė larta shpirtėrore dhe u shpėrblye me afėrsinė e All-llahut (xh. sh.) Kjo ėshtė shkalla mė e lartė tė cilėn mund ta arrijė njeriu nė kėtė botė, e kjo dhunti u ėshtė dhėnė vetėm disa Pejgamberėve mė tė zgjedhur tė All-lllahut.
Edhe ne si njerėz tė thjeshtė i kemi tė hapura dyert dhe mundėsitė e njohjes dhe tė kuptuarit e arritjeve mė tė larta tė niveleve tė larta shpirtėrore. Edhe ne kemi Mi’raxhin tonė nė namaz, kur me tėrė qenien tonė i dorėzohemi shkėlqimit tė sexhdes, kur bindja jonė, dashuria jonė dhe pėrkushtimi ynė ndaj All-llahut tė Dashur arrinė bukuritė e shkėlqyeshme tė shpirtit njerėzor.

Njė poet thotė se “Muhammedi i ka marrė me vete edhe ata tė cilėt e kanė kuptuar Mi’raxhin, ndonėse  nuk e kanė pėrvetėsuar atė njohjen e thellė qė shkrin vellot e misteries sė “Fronit tė Zotit”.

Muhammedi (s) nė Mi’raxh “pa mrekullitė mė madhėshtore tė Zotit tė vet”. All-llahu (xh. sh.) e pėrgėzoi tė dashurin e Vet me satisfaksione tė papėrshkrueshme. Ia tregoi hapėsirat mė tė mėdha tė gjithėsisė. Arriti nė Sidretul-Munteha – nė kufirin mė tė skajshėm tė botės materiale. Sidren e kishte mbuluar drita e All-llahut dhe e kishin rrethuar melaqet. Aty pa strukturėn e “shtatė qiejve”, bukuritė e xhennetit dhe tmerret e xhehennemit. Pėr ty sot s’ka fshehtėsi o Pejgamber i dashur. I heq sot tė gjitha vellot nė mes Meje dhe teje dhe urdhėro shiko... Pejgamberi (s) i mahnitur dhe i frymėzuar me dritė hyjnore tha: “Et-Tehijatu...” Pas gjithė kėtyre mrekullive dhe madhėshtive tė pakapshme pėr mendjen e aq mė pak tė mundshme tė shprehen e tė pėrshkruhen, All-llahu (xh. sh) e bindi tė dėrguarin e Vet pėr perspektivat e Islamit. Njė poet me emrin Abdu-l- Kuddus, duke e lavdėruar Muhammedin (s) dhe dashurinė e tij ndaj ummetit, me siguri  ka pasur parasysh tė gjitha kėto dhunti tė Mi’raxhit, kur i frymėzuar tha:

“Muhammedi Arab u ngjit  nė Qiellin mė tė lartė dhe u kthye. Betohem me Zotin,  po tė kisha shkuar  atje, kurr nuk do t’u kthehesha  nė Tokė”.
Muhammedi (s) tė gjitha ato mrekullira i pa me shkėlqimin e shpirtit tė tij tė madh dhe me fuqinė e besimit nė zemėr, me fuqinė e imanit, me ndihmėn e All-llahut (xh. sh.). Ai i pa ato, sepse All-llahu (xh. sh.) deshi t’ia tregojė dhe pėr kėtė arsye e pėrgatiti atė qė tė tejkalojė ēdo pengesė nė kėtė udhėtim nate tė papėrsėritshėm.  Pėr kėtė tregon Kur’ani nė surėn En-Nexhm:

Pasha yllin kur perėndon
Shoku juaj nuk ėshtė larguar nga rruga e drejtė, as nuk ėshtė i humbur.
Ai nuk flet me hamendje,
Ajo nuk ėshtė tjetėr, vetėm se shpallje qė po i zbret.
E mėson njė engjėll me forcė tė madhe
Mendjehollė, qė u paraqit nė formėn e vet
Nė horizontin mė tė lartė
Pastaj iu afrua dhe iu afrua shumė
Afėr sa dy harqe apo mė afėr
Dhe i shpalli robit tė vet atė ēka i shpalli
Zemra nuk e mohoi atė ēka e pa
A po polemizoni me tė pėr atė qė ka parė
Ai e ka parė edhe herėn tjetėr
Nė Sidre-i- Munteha
Aty ėshtė vendbanim xhenneti
Kur Sidrėn e mbuloi ēka e mbuloi
Shikimin nuk ia ktheu e as e hutoi
Pa mrekullitė mė madhėshtore tė Zoytit tė vet.

(En-Nexhm: 1-18)

Kthimi i Muhammedit (s) nga Mi’raxhi
Ēfarė ėshtė ajo mbretėri, nga e cila njeriu nuk don tė kthehet? Cila ėshtė ajo mbretėri tė cilėn aq shumė  e dėshiruan edhe Ademi e Hava, Musau dhe shumė pejgamberė tjerė, po edhe shumė njerėz tė zakonshėm? Ēfarė ėshtė ajo mbretėri pėr tė cilėn janė derdhur lot si lumi duke synuar arritjen e saj? Cila ėshtė ajo mbretėri pėr tė cilėn janė dhėnė jetė tė tėra njerėzish?
Nė Bhagavad Gita qėndron se Zoti ka thėnė:

“Mbretėrinė time nuk e ndriēon as Dielli as Hėna, e as elektriciteti. Njėherė kush arrinė atje kurr nuk kthehet mė nė botėn materiale”.
Mirėpo, Muhammedi (s)  duke e kryer misionin e Mi’raxhit, duke e kryer atė udhėtim tė shenjt e tė madhėruar, kthehet nė Tokė, midis njerėzve, sepse ai ėshtė shprehje e mėshirės sė All-llahut pėr njerėzit, pėr mbarė njerėzimin dhe tė gjithė botėt.
Muhammedi (s) pra, pėrveē njohurive, frymėzimeve, ballafaqimeve dhe pėrvojave tė fituara  mi’raxhore, mori detyrė tė madhe qė tė jetė shembull i pėrhershėm i luftėtarit tė gjallė dhe tė paluhatshėm pėr drejtėsi, progres dhe pėrparim dhe qė eho-ja e misionit tė tij, thirrja e islamit, tė mbetet beden i pathyeshėm kundėr idhujtarisė, prapambeturisė, analafabetizmit dhe tė gjitha llojeve tė mashtrimeve derisa ekziston jeta. Ai nuk e ndėrmori udhėtimin e Mi’raxhit vetėm pėr veten e tij, veē pėrkundrazi, mė shumė pėr hir tė brezave islamik sikur edhe namazi i ēdo personi nuk ėshtė qėllim nė vetvete, por pėr shkak tė sendėrtimit tė sistemit tė lartė tė moralit dhe dashurisė nė shoqėri dhe bashkėsi. Pėrveē kėsaj,  tė gjitha ibadetet islame janė tė orientuara drejt qėllimit tė lartė tė respektimit tė ligjeve dhe dispozitave tė Zotit, pėr shkak tė paqes, rendit dhe lumturisė sė pėrbashkėt tė gjithė njerėzve.
Jo vetėm Mi’raxhin, por edhe ēdo veprim dhe punė tjetėr, Pejgamberi (s)  e bėri jo pėr vete, por pėr ummetin, qė ta shpėtojė njerėzimin.
Ai i bėri ēdo gjė pėr ummetin e tij, sepse ai ishte Fjala e gjallė e Zotit. Muhammedi (s) nuk e shkatėrron veten pėr mėkatet e tėrė botės. Kėtė pėr shkak se Fjala e gjallė e Zotit nuk ėshtė bėrė Gjak dhe Trup, veē ėshtė bėrė Ligj dhe Rrugė e kthimit tė sėrishėm te Zoti.

Prej Mi’raxhit kthehet nė Tokė. Kthimi i tij ėshtė kreativ. Ai  kthehet qė tė jetojė jo i vetmuar dhe i izoluar sikur mistiku, por qė tė vendoset nė rrjedhėn e kohės, me qėllim qė t’i kontrollojė fuqitė e historisė dhe nė kėtė mėnyrė tė krijojė njė botė tė re tė idealeve. Ai deshi qė pėrvojėn e tij fetare ta shohė tė shndėrruar nė fuqi tė gjallė universale. Ai u kthye prej qiellit me njė energji qė qe nė gjendje tė tronditė botėn dhe qe e natyrės sė tillė qė tė ndėrrojė plotėsisht gjininė njerėzore. Nė kėtė mėnyrė kthimi i tij ėshtė njė lloj eksperimenti praktik i vlerės sė pėrvojės sė tij fetare.

Sikur Pejgamberi i Zotit tė mos ia dhuronte frytet e Mi’raxhit ardhmėrisė mė tė mirė tė brezave, atėherė edhe Mi’raxhi nuk do tė kishte vlerė tė vazhdueshme. Mi’raxhi qe dhe mbeti pishtar i pėrjetshėm i shpirtit religjioz musliman, nė mėnyrė tė veēantė me imitacionin e tij besnik tė pesė namazve nė ditė, qė u pėrcaktuan pikėrisht nė kohėn e Mi’raxhit dhe pėr tė cilin Pejgamberi (s) tha se ėshtė Mi’raxhi i vogėl i muslimanit. Tė pėrkujtuarit e kėsaj nate akoma vazhdon tė jetė forcė frymėzuese dhe lėvizėse nė Islam thotė njė historian i krishter pėr Mi’raxhin. Vetėm se ne duhet tė jemi tė aftė e tė fuqishėm shpirtėrisht  qė t’i kuptojmė drejtė vlerat e mėdha tė Mi’raxhit dhe t’i shfrytėzojmė drejtė frytet e tij.

Gjithėsesi  shtrohet pyetja a ėshtė pjekur njerėzimi i sotem qė tė kuptojė porosinė e Mi’raxhit, tė atij udhėtimi prej Tokės nė qiej ku janė fshehtėsitė e lumturisė a tė fatkeqėsisė sonė, gėzimit  a tė hidhrimit tonė, shpėtimit apo shkatėrrimit tonė. A ėshtė njerėzimi, nė tė vėrtetė, i aftė tė kuptojė qė vlera mė e madhe nė Sidretu-l-munteha ėshtė ajo fshehtėsia e cila na mėson se si tė jemi miq, e jo armiqė tė njėri tjetrit, sepse pėr tė gjithė ne, ėshtė Njė dhe i Njėjti Krijues dhe sepse pėr tė gjithė ne planeti i Tokės, ėshtė banim i pėrkohshėm, tė cilin e kemi trashėguar nė mėnyrė tė barabart dhe ku kemi tė drejta dhe obligime tė barabarta tė jetojmė me dinjitet dhe njerėzishmėri, ku askush nuk ka monopol mbi jetėn, dhe ku askush s’ka tė drejtė tė vrasė njė tjetėr njeri  vetėm pėr shkak se refuzon t’i nėnshtrohet si hyjni. Ja, pra, pėrse namazi ėshtė
Mi’raxh i ēdo muslimani dhe muslimaneje, qė nė atė udhėtimin e tij  personal tė pėrditshėm, tė gjejė qetėsi nė shpirt dhe siguri nė jetė, gjė qė askush tjetėr kėtė s’mund tė na dhurojė, pėrveē All-llahut tė Lartėsuar, i Cili mund tė bėjė qė zemra tė mos e mohojė atė qė e ka parė.

E zemra ėshtė duke parė mirė se njerėzimi nuk ka shpėtim, po e harroj Librin e Musaut, dhe nėse  bijtė e Israilit nuk e paranjohin udhėzimin e Musaut, i cili i nxit qė tė heqin dorė nga mendjemadhėsia dhe tė pranojnė nėnshtrimin ndaj urdhėrave tė Zotit, pastaj tė heqin dorė nga hakmarrja e tė parnojnė bashkėjetesėn nė paqe dhe nė respektimin e ndėrsjellė gjithėnjerėzor.
Ėshtė e njohur qė Mi’raxhi madhėshtor i Pejgamberit (s), moralisht i frymėzoi muslimanėt e parė dhe ua ktheu frymėn dhe optimizmin, qė kishin filluar ta humbisnin pas terrorit tė mushrikėve. Ndonėse nė numėr tė vogėl dhe nėn terror, muslimanėt Mi’raxhin e shikuan si shenjė tė fitores pėrfundimtare dhe krijuan njė bazė tė fuqishme morale pėr pėrhapjen e Islamit. Rėndėsia e Mi’raxhit ėshtė pikėrisht nė atė qė kualitetin  shpirtėror e paraqet si bazė pėr qėllimin madhėshtor. Mi’raxhi i dha  kontribut tė konsiderueshėm kualitetit shpirtėror tė Islamit tė ri.  Prandaj, pėr pėrparimin e vazhdueshėm tė Islamit, gjithnjė nė mesin e muslimanėve duhet tė dominojė fryma e Mi’raxhit e cila ėshtė kundėr verbėrisė shpirtėrore, shurdhėsisė shpirtėrore dhe ngathtėsisė shpirtėrore.         
  
Prandaj, tė dashur lexues, qė tė kuptojmė Mi’raxhin duhet tė posedojmė sy shpirtėror dhe tė braktisim njėherė e pėrgjithmonė verbėrinė shpirtėrore. Verėbėria shpirtėrore nė tė vėrtetė paraqet mungesėn e dijes, vetėdijes dhe njohjes, nė radhė tė parė, paraqet mungesėn e njohjes (tė kuptuarit) sė ligjeve tė Zotit pėr jetėn dhe zhvillimin e pėrparimin jetėsor. Tė marret edhe atė qė e shohin me sy tė zakonshėm, e shikojnė nė mėnyrė tė paarsyeshme, sipėrfaqėsisht, gabimisht apo mbrapsht – sikur ai i vėrbėri, i cili duke e mbajtur elefandin pėr bishti, kėmbėngulėsisht pohonte se elefanti i pėrngjan gjarpėrit. Kėta janė ata pėr tė cilėt Kur’ani thotė se “kanė sy por nuk shohin.”
Pėr kėtė arsye ėshtė i nevojshėm vullneti dhe zemra e shndritshme, mendja e iluminuar qė tė kuptojmė ēfarė pėrjetoi Pejgamberi (s) nė Mi’raxh. Qė tek njeriu tė nxitet vetėdija mė  e lartė pėr lidhjet e tij tė shumėfishta me Zotin dhe kosmosin, ai patjetėr duhet ta njohė dhe ta kryejė namazin dhe tė jetė vazhdimisht nė sexhde.
“Bėj sexhde dhe afroju (Zotit tėnd).” (Alek, 19).

Kėshtu, Pejgamberi (s) u kthye nė Tokė qė tė edukojė shpirtin e njeriut dhe tė shpėtojė gjininė njerėzore nga shkatėrrimi i kėsaj bote dhe dėnimi i botės tjetėr. Shpirti njerėzor me tė gjitha atributet e tij ėshtė i pavdekshėm. Me ēfarė atributesh dhe kualitetesh e edukojmė atė nė kėtė botė me tė tilla atribute do tė jetojė nė amshueshmėri. Kush ka qenė i urtė dhe i menēur nė kėtė botė i tillė do tė shfaqet edhe nė botėn e ardhshme, ndėrsa injorantėt dhe tė marrėt e kėsaj bote do tė jetojnė tė tillė edhe nė amshueshmėri. Kėtė Kur’ani zėshėm  e thekson dhe atė pikėrisht nė kaptinėn e cila fillon me pėrshkrimin e Mi’raxhit, pėrkatėsisht Israsė. “Kush ka qenė i verbėr nė kėtė botė do tė jetė i verbėr edhe nė atė botė dhe e ka humbur rrugėn keq.” (El-Isra, 72)

Edhepse Mi’raxhi ėshtė shumė largė si nga pikėpamja kohore ashtu edhe hapėsinore, fryma e tij ėshtė vazhdimisht e gjallė dhe e pranishme, thėnė mė mirė, gjithnjė e mė e pranishme te muslimanėt. Praktikisht kjo do tė thotė qė muslimanėt duhet pėrjetėsisht tė synojnė nga ngritja e vazhdueshme dhe nga pėrparimi i parreshtur nė tė gjitha fushat e jetės dhe qė nė ato raste tė mos demoralizohen nga pengesat e ndryshme  qė mund t’ju paraqiten pėr t’i penguar nė atė rrugė. Nuk duhet, pra tė lejojnė t’i pengojė asgjė nė rrugėn e progresit e tė pėrparimit. Kjo do tė thotė se Mi’raxhi i Resulull-llahut duhet tė na stimulojė tė kėrkojmė forcė dhe fuqi nga burimi i pashtershėm nga i cili ėshtė furnizuar Muhammedi (s)  nė rastet mė tė vėshtira, duke ngadhėnjyer mbi vėshtirėsitė  e pėrditshme jetėsore dhe duke i zgjidhur problemet e vėshtira jetėsore dhe njėkohėsisht duke pėrballuar nga vetja vetmohimin, durimin dhe sakrificat e fundit tė mundshmėrisė. E gjithė kjo me qėllim qė ta ruajė dhe t’i dalė zot kauzės kryesore, qė t’i sigurojė ekzistnecė, zhvillim dhe pėrparim normal fesė sonė tė lartė Islamit.

Pejgamberi u kthye nga Mi’raxhi duke bartur dhuratėn e Zotit pėr besimtarėt: Mi’raxhin e pėrditshėm, shpėrblimin e shumėfishtė pėr veprat e  mira dhe faljen e gjynaheve atyre qė sinqerisht pendohen. Nė kėtė qėndron rėndėsia e pėrjetshme e Mi’raxhit, si pėr Pejgamberin ashtu edhe pėr pjestarėt e tij.
Prandaj, gjithnjė duhet t’i kthehemi  kėsaj teme duke evokuar pėrkujtime pėr  Muhammedin (s), udhėtimin e tij tė natės sė Israsė dhe Mi’raxhit, pėr gostitė e tij shpirtėrore nėpėr tė cilat kaloi Pejgamberi  mė i zgjedhur, e veēanėrisht pėr porositė dhe mesazhet e atij udhėtimi, qė na obligojnė tė gjithė ne pjestarėve tė tij sa tė jetė jeta.

Literatura:
1.  Abdulhalim Mahmud, Isra’ i Mi’raxh, Udhėtimi kozmik i Muhammedit (s), Sarjevė, 1995.
2.  Eva de Vitray Meyrovitch, Anatologija sufiskih tekstova, fq. 75.
3.  Dennis E. Clarc, Zivot i ucenje Isusa iz Nazareta Mesije, Duhoovna Stavrnost,  Zagreb, 1986.
4.  Glasnik, 7-8, 1974 Sarajevė.
5.  Glasnik – VIS-a nr. 1, Sarajevė, 1989
6.  Ibrahim Hodzic, O intelektualnom i primitivnom shavatnju vjere i vjerskih propisa, Sarajevė, 1971.
7.  Ismet Spahiq, Hutbe, Sarjevė, 2000.
8.  Islamska misao, nr. 75/ 1985.
9.  Ismet U. Sheibrahimoviq, Snagom vjere do savrsenstva duse, Sarajevė, 1984
10. Muhammed Ikball, Obnova vjerske misli u Islamu, Sarajevė, 1979
11. Mustafa Ceric, Vjera, narod i domovina, Sarajevė, 2002.
12. Novi Horizonti, nr. 38/ Zenica, 2002.
13. Preporod, Tekste tė zgjedhura, 1970- 2000.
14. Prijevod Kur’ana sa tefsirom na bosnskom jeziku, knjiga 5, Munchen, 2001.
15. Reshid Hafizovic, Logos molitve od edena do es’hatona, Takvim, Sarajevė, 1985.
16. Shri Shrimad A.C. Bhktivedanta Sėami Prabhupada, Nauka o Samospoznaji, Lubljan, 1986.



 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com