Ballina arrow Artikujt arrow IMAMĖT DHE PRIFTĖRINJT NĖ NDESHJEN MIQĖSORE TĖ FUTBOLLIT
IMAMĖT DHE PRIFTĖRINJT NĖ NDESHJEN MIQĖSORE TĖ FUTBOLLIT PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
Sonntag, 10 Juni 2012

 

Integrimi i muslimanėve nė Austri ėshtė njė nga prioritet e Bashkėsisė islame tė Austrisė dhe e muslimanėve nė pėrgjithėsi.  Nė Austri zhvillohen shumė aktivitete multikulturore dhe multireligjioze si nga Bashkėsia Islame, po ashtu edhe nga qendrat islame anekėnd Austrisė. Nė kuadėr tė kėtyre veprimtarive dhe me qėllim tė afrimit, njohjes dhe tė bashkėjetesės midis dy religjioneve dhe pjesėtarėve tė dy feve, asaj katolike dhe  islame, me datėn 02.06. 2012, nė Linz u zhvillua ndeshja miqėsore e futbollit nė mes priftėrinjve dhe imamėve.


Nė kėtė ndeshje, e cila u zhvillua nė njė atmosferė shumė tė kėndshme dhe miqėsore, imamėt fituan 4:1 ndaj  priftėrinjve, dhe me kėtė rezultat pėrfundoi loja, ndėrsa mė pastaj u  zhvillua njė lojė tjetėr miqėsore e pėrzier imamėt dhe priftėrinjtė kundėr imamėve dhe priftėrinjve dhe kėshtu pėrfundoi nė mėnyrėn mė tė mirė ky aktivitetet sportiv duke u ndarė  kupa pėr fituesin dhe duke shkėmbyer ėmbėlsirat nė mes njėri tjetrit. Vlen po ashtu tė theksohet se nė hapjen e kėtij aktiviteti morėn pjesė me fjalimet e tyre edhe autoritetet shtetėrore nga komuna e Linzit.

Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė se ky aktivitet u organizua me rastin e njėqind vjetorit tė njohjes sė islamit dhe muslimanėve nė Austri si njė komunitet dhe bashkėsi e barabartė me bashkėsinė vendėse katolike. Me 1912 Austria solli “Ligjin Islam”, me tė cilin feja Islame njihet ligjėrisht dhe juridikisht si fe e barabartė me katolicizmin dhe Kishėn katolike.


Mr. Muhidin Ahmeti
Azhornuar sė fundi ( Sonntag, 10 Juni 2012 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >
© 2008-2012 Xhamia - Mesxhid El Resul Wels | Xhamia-Wels.Com